Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vemendja eshte dalta e kujteses.
--- Duc de Levis

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Politike :: Zgjedhjet, presidenti Moisiu ne prove
Postuar nga: Albo

Politike Presidenti Alfred Moisiu eshte e vetmi perfaqesues institucional i Shqiperise qe gezon autoritetin dhe respektin e duhur si ne rradhet e elektoratit shqiptar, qofshin keta te majte apo te djathte, edhe ne rradhet e faktorit nderkombetar qe sponsorizuan dhe mundesuan ngritjen e tij ne kryet e shtetit shqiptar. Me shume se 1 vit ka kaluar nga mandati i presidentit Moisiu dhe ai ka bere nje pune te lavderueshme per te kthyer sado pak autoritetin e ligjit ne syte e shtetasve shqiptare te lodhur sa nga inkopetenca ne qeverisje edhe nga krimi e korrupsioni qeveritar.

Pavaresisht nga kjo, zgjedhjet e tetorit do te testojne jo vetem raportet politike ne vend, por edhe lidershipin e presidentit Moisiu. Misioni i tij ne krye te institucionit te presidences eshte pikerisht garantimi i zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne Shqiperi.

Moisiu, nje president konsensual

Zgjedhja e presidentit Moisiu si nje president konsensual, eshte e paprecedente per shoqerite demokratike, por e gjen te aplikohet ne mase ne vende qe perjetojne kriza dhe situata e jashtezakonshme. Gjendja e jashtezakonshme politike qe mbreteron ne Shqiperi dikton vendime politike te jashtezakonshme. Presidenti Moisiu u zgjodh president i vendit fale mirekuptimit pozite-opozite nen nje diktat te forte nderkombetar. Ai u propozua nga lideri i opozites Berisha dhe u pranua nga lideri i pozites Nano. Moisiu ishte kostoja politike qe te majtet shqiptare paguan per vjedhjen e votave te qershorit 2001 dhe ne te njejten kohe kompesimi politik i opozites per mungesen e nje procesi te pranueshem zgjedhor. Zgjidhja ishte jo perfekte por ishte alternativa me e mire e momentit per nje vend si Shqiperia ku shteti ne vend qe te garantoje voten e cdo shqipari, e manipulon ate fare hapur. Mandati i presidentit Moisiu ishte politik por jo ligjor, zgjedhjen e tij nuk e diktoi vota e shqiptareve, por komuniteti nderkombetar dhe kompromisi politik i paleve diktuar nga situata post-zgjedhore.

Moisiu, perfaqesuesi i vetem i denje i shtetit shqiptar

Presidenti Moisiu eshte i vetmi perfaqesues i denje i shtetit shqiptar si brenda edhe jashte Shqiperise. Ai eshte i vetmi perfaqesues institucional mbi te cilin nuk rendon faji politik i manipulimit te zgjedhjeve te qershor 2001. Ju kujtoj se ne ato zgjedhje manipulimet me te medha ne zgjedhje u kryen nga KQZ, Gjykata Kushtetuese, SHISH, policia shqiptare dhe njerez me pushtet ekzekutiv. Te gjithe keta jane krere institucionesh shqiptare dhe barra e fajit te deshtimit ne zgjedhje nuk bie vetem mbi nje person por mbi gjithe shtetin shqiptar qe eshte uzurpuar nga njerez trafikante te gjithanshem, qe nuk e kane per gje as trafikimin e votave te shqiptareve. Moisiu eshte ai perfaqesues i cili si mision te tij kish korrigjimin e gjithe ketyre shkeljeve flagrante te te drejtave kushtetuese dhe kthimin e legjitimitetit dhe drejtesise ne qeverisjen e vendit. Ju kujtoj se shkarkimet e kryeprotektorit te krimit Rakipi, ish-kryetarit te SHISH Klosi, ish-kryeministrit te vendit Meta, ish kryetarit te kuvendit Gjinushi, erdhen ne kuadrin e pastrimit te institucioneve nga njerezit e inkriminuar. Presidenti Moisiu ka bere te mundur dhe ka firmosur te gjitha keto shkarkime duke i hapur rrugen keshtu reformave radikale ne institucionet shqiptare.

Ky qendrim i presidentit Moisiu, ishte risia e politikes shqiptare vitin qe kaloi. Qendrimi i tij i palekundur beri te mundur te gjitha ndryshimet e mesiperme qe jane ndryshime te medha te ndodhura ne nje kohe relativisht te shkurter. Sigurisht, qe atij nuk i ka munguar mbeshtetja e gjithe shqiptareve te ndershem qe te tilla qendrime u rikthejne shpresen se nje dite Shqiperise do ti kthehet shteti ligjor dhe drejtesia e vonuar. Teksa shqiptaret e kane mbeshtetur presidentin ne heshtje, komuniteti nderkombetar e ka mbeshtetur ate ne menyre te hapur. Presidenti Moisiu ka takuar kreret me te medhenj te politikes nderkombetare brenda 1 viti, ata krere qe kryeministri Nano ka 12 vjet qe nuk ka patur nderin ti takoje. Izolimi i qeverise shqiptare socialiste eshte i dukshem per kedo qe do te merrte mundimin te krahasonte axhendat e impenjimeve zyrtare nderkombetare te presidentit Moisiu, me ate te kreut te qeverise shqiptare. Ky kontrast i thelle eshte arsyeja qe partia ne pushtet dhe mediat e paguara te tyre, nuk i kane rreshtur sulmet e tyre ndaj figures se presidentit Moisiu, qe nga dita qe ai u zgjodh president. Kane arritur deri atje sa kane kercenuar hapur presidentin me shkarkim nga detyra ne kuvend, por harrojne qe Moisiu aktualisht eshte i vetmi perfaqesues i shtetit shqiptar ne komunitetin nderkombetar. Cdo kercenim ndaj figures se presidentit eshte nje kercenim qe nuk kapercehet kollaj nga sponsorit e presidentit ne Perendim qe jane Miqte e Shqiperise.

Moisiu, sfidues i krizes ne qeverisje

A-ja e demokracise eshte respektimi i votes se zgjedhesve dhe pa respektimin e ketij parimi, nuk ka demokraci, nuk ka pluralizem, nuk ka pushtet te ligjshem. Zgjedhjet jane ato qe tregojne shkallen e demokratizimit te nje shoqerie ne tranzicion. Zgjedhjet e qershorit 2001 e bene mese te qarte qe ne Shqiperi nuk mund te mbahen zgjedhje te lira pasi shteti shqiptar nga garantues i tyre eshte manipulatori dhe vrasesi i vullnetit te lire politik te shqiptareve. Shume analiste shqiptare i kaluan zgjedhjet e 2001 pa u dhene rendesine e duhur historike. Ato zgjedhje ishin projektuar nga Perendimi si zgjedhjet ku Shqiperia do te dilte nga hendeku i pushtetit ilegjitim te zgjedhjeve te pranueshme te 1997, per tu kthyer tek shteti ligjor ku zgjedhjet do te reflektonin raportet e verteta politike ne vend dhe do ti jepnin fund krizes institucionale te 1997. Realiteti politik shqiptar ne 2001 ishte i tille, qe zgjedhjet u manipuluan nga gjithe strukturat e shtetit me implikim direkt te njerezve ne qeveri, SHISH, polici e deri gjykate kushtetuese. Ishte e qarte si per perendimin dhe per opoziten qe perseritja e zgjedhjeve nuk ishte nje opcion pasi kush do te garantonte qe ai skenar nuk do te pergatitej perseri nga njerezit ne pushtet?! U be mese e qarte qe kriza institucionale ne vend jo vetem qe nuk kishte perfunduar por ishte thelluar. Reforma te rrenjesishme ishin te nevojshme si ne pastrimin e institucioneve nga njerezit e implikuar ne keto zgjedhje dhe ne korrigjimin e kodit elektoral. Mjeti i vetem efikas qe Perendimi ndermer per te diktuar ndryshim ne Shqiperi eshte izolimi i njerezve te implikuar dhe pushtetit te tyre ilegjitim, derisa keta te permbushin nje per nje te gjitha parakushtet e Perendimit, qe ne kete rast perkonin plotesisht edhe me kerkesat legjitime te opozites shqiptare. Largimet e Rakipit, Metes, Klosit dhe Mejdanit, e transferuan krizen institucionale ne partine socialiste. Shpresa e Nanos ishte qe keto largime do te mjaftonin per te hequr baren e fajit te zgjedhjeve nga partia qe ai kryesonte dhe perendimi do ta hiqte bllokaden ndaj qeverise shqiptare qe socialistet kryesojne. Rizgjedhja e Majkos si kryeminister per 1 vit, ishte nje truk per te fituar kohe nga Nano me shprese se Majko do te ishte ne gjendje te rregullonte disi maredheniet e qeverise socialiste me nderkombetaret dhe ne te njejten kohe do te mundesonte nje armepushim brenda luftes partiake. Opozita nga ana e saj kete kohe e perdori per te bere ndryshimet e duhura ne kodin elektoral dhe duke perdorur krizen brenda partise socialiste per qellimet e saja ne votimet ne kuvend. Pas 1 viti, Nano dhe Meta ndruan rolet e tyre, Meta nga i akuzuar u kthye ne denocues i Nanos ne kryesine e partise kurse Nano nga denoncues i Metes, u kthye ne i akuzuar, kesaj here jo vetem nga opozita, por nga vete socialistet. Duke qene se mbeshtetja e Nanos ne kryesine e partise apo ne kuvend ishte me e vogel se ajo e Metes, pushteti ekzekutiv ishte streha e vetme per koken e nje kryetari socialist qe krahas izolimit nderkombetare dhe problemeve te shumta sociale ne vend, i duhej te perballej edhe me kercenimin me te medh te pushtetit te tij brenda PS ne keto 12 vjet. Nano u be serrisht kryeminister, duke marre keshtu drejtimin e lokomotives socialiste teksa i afrohen kryqezim Kasandra. Kryqezimi Kasandra eshte shmangur ne menyre te frikshme si nga Nano edhe nga rivali i tij Meta duke e shtyre kongresin e partise socialiste per ne fund te vitit pas zgjedhjeve.

Qendrimi i presidentit Moisiu ka qene teper i ashper ndaj krizes institucionale qe egziston ne vend qe duket tek paralizimi total i administrates civile dhe mungesat e sherbimeve jetike per jeten tek shqiptaret sic jane furnizimi me uje dhe energji elektrike. Presidenti ka kerkuar me insistim reformimin e pushtetit gjyqesor dhe ndarjen e ketij pushteti nga diktati i pushtetit ekzekutiv apo politikes. Nga ana tjeter, presidenti eshte munduar te sensibilizoje te dy palet ne kuvend, se e ardhmja e negociatave te integrimit te Shqiperise ne BE, varet pikerisht nga permbushja me sukses e reformave institucionale qe Perendimi kerkon si parakusht. Keto qendrime principore kane bere qe shqiptaret e thjeshte te krijojne respekt per presidentin Moisiu qe edhe pse mund te mos kete kompetencat e duhura per ti vene ne jete keto reforma, te pakten ka kurajon qytetare qe te mbroje interesat e gjithe shqiptareve. Keto qendrime te presidentit krijojne nje kontrast te thelle me qendrimet e qeverise shqiptare, qe jo pak here ka perdorur njerezit e saj ne kuvend, media apo administrate per te kercenuar hapur personin dhe institucionin qe presidenti Moisiu drejton.

Moisiu, garanti i vetem institucional i procesit elektoral

Presidenti eshte mese i ndergjegjshem se misioni i tij ne kreun e shtetit shqiptar eshte pikerisht nxjerrja e Shqiperise nga qarku i krizave te njepasnjeshme institucionale. Ka vetem nje menyre qe Shqiperia mund te dale nga kjo krize institucionale dhe kjo eshte mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ku rezultati nuk reflekton manipulimet e njerezve ne pushtet por vullnetin e shumices se shqiptareve. Presidenti ka nje pergjegjesi perballe zgjedhesve shqiptare qe te beje te pamunduren per te garantuar qe cdo vote e tyre te numerohet dhe respektohet; ka nje pergjegjesi perballe opozites shqiptare dhe gjithe partive politike ne Shqiperi qe kerkojne nje proces elektoral te drejte dhe transparent; ka pergjegjesi perballe komunitetit nderkombetar te cilet mundesuan ngritjen e tij ne krye te presidences shqiptare. Presidenti Moisiu nuk eshte nje njeri politik, ai nuk ka ambicie politike dhe interesi i vetem i tij ne keto zgjedhje eshte reputacioni i tij perballe shqiptareve, klases politike dhe komunitetit nderkombetar. Detyra e tij eshte mbajtja e nje qendrimi te drejte kushtetues qe u pret rrugen abuzimeve dhe mashtrimeve ne keto zgjedhje. Per nje vend si Shqiperia, kjo eshte me e lehte e thene se sa e bere.

Aktualisht presidenti ka ndermarre nje fushate sensibilizimi te gjithe institucioneve shteterore te implikuara ne zgjedhjet e qershorit 2001. Ai u ka bere te qarte krereve te ketyre institucioneve se qendrimet e tyre ne keto zgjedhje duhet te jene konform ligjeve kushtetuese te atij vendi dhe nuk duhen te behen vegla te njerezve me pushtet ne keto zgjedhje. Kompetencat e tij si president nuk i lejojne atij kontroll te plote te ketyre institucioneve, por vete fakti qe ai u ka bere te qarte administrates shteterore qendrimin e tij, perben nje mesazh te forte sensibilizues jo vetem per nenpunesit e administrates zgjedhore, por edhe per kreret e ekzekutivit shqiptar. Ky mesazh eshte i thjeshte dhe i qarte: presidenti Moisiu, ndryshe nga parardhesi i tij, nuk do te toleroje aspak nje perseritje te skenarit te qershor 2001. Ai do te beje maksimumin brenda kompetencave te tij per tu siguruar shqiptareve zgjedhje te lira dhe demokratike.

Ndermarrja e fushates se sensibizimit te administrates shteterore eshte nje hap qe duhet pershendetur, por kjo nuk mjafton per te garantuar procesin elektoral ne Shqiperi. Pasi te kete perfunduar fushaten e tij sensibilizuese, pasi tu kete dhene zgjidhje krizes politike ne lidhje me perberjen e KQZ, presidenti duhet te therrese nje tavoline te rrumbullaket te gjithe partive politike, ku tu percjelli te njejtin mesazh fort dhe qarte.

Eshte kompetence e presidentit te republikes se Shqiperise qe te ndergjegjesoje partite politike ne vend ne lidhje me rendesine historike te mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe demokratike qe nuk lene vend per kontestime. Eshte detyra e presidentit te vendit, qe tu beje te qarte klases politike dhe gjithe shqiptareve implikimet e mundshme ne rast se Shqiperia edhe ne 12 tetor deshton te mbajtjen e zgjedhjeve te lira.

Eshte kompetence e presidentit te republikes se Shqiperise qe te monitoroje punen e institucioneve shqiptare dhe ne kete kuader, presidenti duhet te emeroje perfaqesues te vecante te institucionit qe ai drejton per te monitoruar punen e gjithe atyre institucioneve qe kane krijuar precendente negative anti-kushtetuese ne te shkuaren. Sensibilizimi qe nuk shoqerohet me monitorim eshte i pavlere. Keta perfaqesues do te monitorojne punen e institucioneve dhe do ti raportojne presidentit qendrimet e ketyre institucioneve para dhe pas zgjedhjeve.

Eshte kompetence e presidentit te republikes qe te aktivizoje organizatat jo-qeveritare dhe shoqerine civile ne monitorimin e zgjedhjeve lokale. Monitorimi i ketyre zgjedhjeve nuk duhet te jete vetem detyra e nderkombetareve, por edhe vete institucionit te presidences. Presidenti duhet te krijoje nje shtab te tij monitorues ne keto zgjedhje me njerez te zgjedhur nga shoqeria civile apo shoqata jo-qeveritare te cilet do te jene vezhgues se zgjedhjeve ne mbare Shqiperine. Ne fund te ketyre zgjedhjeve, keta do te perpilojne nje raport ku do te dokumentojne te gjitha shkeljet dhe verejtjet ne lidhje me zgjedhjet dhe kete raport mund tia servirin jo vetem presidentit por mbare opinionit publik shqiptar. Misioni per mbajtjen e zgjedhjeve te lira ne Shqiperi nuk eshte ekskluzivitet vetem i presidentit, por cdo shqiptari te ndershem qe aspiron nje Shqiperi te lire dhe demokratike.

Moisiu, peng apo garant i zgjedhjeve?

Te gjitha pergatitjet e presidentit perpara zgjedhjeve behen me qellim qe misioni i tij te kryet me sukses diten e zgjedhjeve. Duke u nisur nga precedentet e se shkuarres dhe levizjet e fundit te partise ne pushtet, misioni i presidentit veshtiresohet por nuk eshte i pamundur. Menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve syte e shqiptareve dhe gjithe komunitetit nderkombetar do te kthehen nga presidenti dhe qendrimi qe ai do te mbaje karshi zgjedhjeve. Eshte kjo arsyeja qe presidenti duhet te vere ne levizje te gjithe stafin e tij dhe te angazhoje sa me shume njerez ne monitorimin e procesit zgjedhor diten e zgjedhjeve. Risia e ketyre zgjedhjeve, ndryshe nga zgjedhjet e tjera, do te jete pikerisht raporti qe duhet te leshoje presidenca si institucion mbi keto zgjedhje, krahas raportet te KQZ dhe atij nderkombetar.

Misioni i presidentit eshte nje mision i veshtire dhe duhet mbeshtetur e ndihmuar ne punen e tij nga te gjithe shqiptaret e interesuar qe te shohin nje proces elektoral te lire e demokratik. Njerezit ne pushtet nuk i kane rreshtur perpjekjet e tyre per te minuar kete proces pasi per ta e rendesishme nuk eshte respektimi i votes se shqiptareve por mbajtja e pushtetit me cdo forme. Kjo nuk duhet te dekurajoje asnje shqiptar, perkundrazi, duhet te na motivoje akoma me shume per te mbrojtur lirine dhe te ardhmen tone si komb. Kush ve dore mbi voten, ka vene dore mbi lirine e cdo shqiptari duke na vjedhur keshtu jo vetem nje vote por te ardhmen tone. Nuk duhet te lejojme ne asnje menyre qe nje klike e vogel njerezish te mbajne peng te ardhmen e 7 milion shqiptareve ne Ballkan. Kthimi i shtetit ligjor ne Shqiperi nuk eshte me nje objektiv politik por nje nevoje imediate e ceshtjes tone kombetare. Ju kujtoj se Shqiperia nuk eshte vetem republika e 3 milion shqiptareve, por shteti am i 7 milion shqiptareve ne Ballkan. Te gjithe shqiptaret ne bote syte do ti kene tek ju ne 12 tetor me shprese se kesaj here shqiptaret do te fitojne ne keto zgjedhje. Beteja per mbrojtjen e votes se lire nuk eshte vetem nje beteje per partite politike apo per presidentin e vendit, por per gjithe shqiptaret liridashes dhe perparimtare.

Ilirjan Papa - SHBA
21 Shtator 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.