Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Presidenti Klinton rikthehet ne Prishtine
Postuar nga: Albo

Lajme Klinton: Kosova te vendose vete

Ish-Presidenti amerikan viziton Kosoven dhe nderohet me titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtines: "Ju takon juve te vendosni se cfare duhet te beni tani qe Milloshevici eshte larguar (...) A doni te hakmerreni? Shpresoj se jo"

PRISHTINE - Ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Klinton, deklaroi dje ne Prishtine se e njeh dhe e cmon te drejten per vetevendosje, por beri thirrje per ripajtim ndermjet te gjitha komuniteteve ne Kosove. Ai e beri kete koment gjate nje ceremonie ne Universitetin e Prishtines, ku u nderua me titullin "Honoris Causa", ne shenje mirenjohje per rolin e tij gjate luftes ne Kosove.

Mijera qytetare dolen dje per te pritur ish-Presidentin Klinton ne viziten e tij te dyte ne Kosove pas luftes, e cila mori fund me nderhyrje e forcave te NATO-s, te udhehequra nga Shtetet e Bashkuara. Mijera veta, te cilet mbanin lule e flamuj amerikane e shqiptare, ndoqen nga sheshi i universitetit fjalimin e tij. Klinton tha se ishte i nderuar me ndihmen qe i ka dhene Kosoves per t'i dhene fund dhunes, per te kthyer nje milion persona ne shtepi dhe per te mos lejuar qe numri i viktimave te arrinte permasat qe u shenuan ne Bosnje. Ai tha si ish-Presidenti jugosllav, Sllobodan Milloshevic, tashme i akuzuar per krime lufte, propagandoi urrejtjen ne Kosove dhe Bosnje, duke e ditur se me ngjalljen e frikesimit ne radhet e serbeve mund te shtonte edhe mbeshtetjen per synimet e tij. Por, bota, tha ai, kishte mesuar nga pervoja e tmerrshme ne Bosnje-Hercegovine dhe nuk deshironte perseritjen e saj. Qytetaret e Kosoves, nderkaq, ndihmuan me durimin e tyre per liri dhe drejtesi. Ish-Presidenti Klinton u tha qytetareve te Kosoves se "duhet te punojne per ripajtimin, jo vetem qe te jene te drejte ndaj pakices serbe, por edhe per te miren e tyre". Prandaj, - theksoi ai, - duhet te punohet per pajtim, respektimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe vetvendosjen. Kosova duhet te behet shembull pozitiv per pjesen tjeter te botes, e cila e di sesa vuajtje ka perjetuar ky popull.

Klinton tha se "gjate vizites se kaluar ne Kosove kishte nenvizuar se nuk mud te harrohen padrejtesite dhe veprimet cnjerezore. Askush nga jashte nuk mund te detyroje qytetaret e

Kosoves te falin, por ata duhet te perpiqen ta bejne nje gje te tille, jo per te tjeret, por per veten qe te jene te lire. Te gjithe duhet te ngrihen kunder cdo forme te dhunes sepse Kosova e re nuk mund te nderohet me ane te dhunes, por duhet vendosur shteti ligjor, nga i cili varen edhe investimet

ekonomike ne Kosove". Prandaj, tha ai, qytetaret e Kosove duhet te bejne ate qe iu takon, ndersa pjesen tjeter do ta bejne miqte amerikane. Ne kete kuader, ai tha se trupat amerikane duhet te qendrojne ne Kosove derisa te perfundojne misionin e tyre.

Klinton tha se e di cili eshte qellimi politik i shqiptareve. Ish-Presidenti amerikan tha se "beson ne vetvendosjen dhe deshiron qe qytetaret e Kosoves te mund te ndertojne te ardhmen e tyre". Por, ai theksoi se ceshtja eshte sesi te realizohet ajo. Ne kete kuader, ai shprehu perkrahjen e tij per bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit per zgjidhjen e ceshtjeve teknike. Ai tha se keto bisedime nuk mund te zgjidhin problemet brenda nates, por jane nje zhvillim i rendesishem psikologjik, meqe do te krijonte nje atmosfere qe nuk ka ekzistuar deri tash.

Kjo, tha ai, eshte pjese e ardhmerise se Kosoves, e cila ka shenuar perparime te medha qe nga viti 1999, por ende ka shume sfida perpara saj.

Te gjitha keto ceshtje jane diskutuar edhe ne takimet e tij me dyer te mbyllura me shefin e Misionit te Kombeve te Bashkuara, Harri Holkeri, dhe Presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova. Rugova, i cili e priti ish-Presidentin Klinton ne aeroportin e Prishtines, tha se shpreson qe miku i madh i shqiptareve do te vazhdoje te angazhohet edhe me tej per Kosoven dhe njohjen e pavaresise se saj.

Pas nje vizite ne Universitetin Amerikan ne Prishtine, ish-Presidenti Klinton udhetoi per ne kampin e trupave amerikane ne Bondsteel afer Ferizajt, ndalesa e fundit e vizites se tij ne Kosove.



"Kosovaret te falin"

Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton i beri thirrje popullsise lokale te fale dhe te mos pranoje akte hakmarrjeje. "Ju takon juve te vendosni se cfare duhet te beni tani qe Milloshevici eshte larguar (...) A doni te hakmerreni? Shpresoj se jo", deklaroi ai. "Ju duhet te perpiqeni te falni. Jo per ata, por per ju. Une dua qe ju te jeni te lire", shtoi Klinton. Me se 200.000 serbe jane larguar nga Kosova per shkak te akteve te dhunes se ekstremisteve shqiptare. Ata qe kane mbetur, 80.000 deri 120.000, jetojne kryesisht ne enklava te mbrojtura nga ushtare te NATO-s dhe kane nje liri levizjeje shume te kufizuar.

Gjithashtu, Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton pershendeti perpjekjet e trupave amerikane ne Ballkan. Gjate nje vizite ne Kampin Bondsteel, ne lindje te Kosoves, qe me 2000 ushtare perben bazen me te madhe amerikane ne kete rajon te Ballkanit, Klinton u tha trupave se popullsia ne krahine "eshte e lire dhe sot jeton ne paqe per shkak te njerezve si ju". "Ne nje bote ne te cilen ju nuk mund te vrisni, te pushtoni ose te burgosni cdo armik, ne duhet te krijojme me shume partnere dhe me pak terroriste. Kjo eshte ajo qe ju beni ketu cdo dite", deklaroi ai. Klinton beri te ditur se puna e trupave amerikane ne Ballkan nuk ka perfunduar. "Ndihmoni femijet te kapercejne urrejtjen qe ka dominuar jeten e prinderve te tyre", tha ai. "Sic po e shohim ne Irak, fitoret ushtarake sot jane vetem hapi i pare ne ndertimin e nje bote me me shume partnere dhe me pak terroriste", deklaroi Klinton. Pas vizites ne Kosove, Bill Klinton mberriti dje ne mbremje ne Sarajeve, per te marre pjese neser ne perurimin e nje varreze qe do te perkujtoje masakren e kryer ne Srebrenice (ne lindje) nga forcat serbe kunder me se 7.000 myslimaneve te Bosnjes.

Kortezi e gazetes Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.