|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ideja eshte me e demshme se sa e bera. Ajo eshte armiku kryesor i sovraneve.
--- Bonaparte
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman
Vokshi.
Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e
gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku",
"Udhėkryqi", etj.
Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike
dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si
dedektor.
Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i
teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr
problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh
Nobel.
|
|
|
|
| |
|
Presidenti sugjeron krijimin e xhandarmėrisė. Segmente nė rend, tė inkriminuara
Kush cėnon votėn e fshehtė ka cėnuar rėndė integritetin politik e moral tė Shqipėrisė
TIRANĖ Presidenti i Republikės Alfred Moisiu deklaroi dje, para deputetėve nė Kuvend se ka ardhur koha ti jepet fund trafikut dhe pazareve me votėn dhe zgjedhjet e tetorit tė jenė tė lira dhe tė ndershme. Nga kjo tribunė e Kuvendit, organit mė tė lartė kushtetues nė Shqipėri, dėshiroj tė theksoj se zgjedhjet lokale tė tetorit janė testi mė i rėndėsishėm politik i shtetit dhe shoqėrisė, institucioneve dhe partive politike shqiptare. Ato janė pasaporta e Shqipėrisė nė rrugėn e integrimit, sprova jonė mė e madhe. Suksesi i tyre nuk pėrcaktohet nga fituesi, por nga mėnyra se si ato organizohen, menaxhohen dhe mbyllen. Mė e rėndėsishmja ėshtė tė fitojė Shqipėria, -u shpreh presidenti. Ka ardhur koha, tha ai, ti japim fund trafikut dhe pazareve me votėn, kush cėnon votėn e fshehtė ka cėnuar rėndė integritetin politik e moral tė Shqipėrisė. Vullneti i lirė dhe demokratik i qytetarėve ėshtė mbi tė gjitha vullnetet e tjera, ai duhet njohur, respektuar dhe mbrojtur me tė gjitha kapacitetet tona politike e ligjore. Ai shprehu vullnetin e tij, tė palėkundur pėr tė ndėrmarrė tė gjithė hapat e nevojshėm politikė e ligjore qė garantojnė zhvillimin me sukses tė zgjedhjeve lokale tė tetorit. Moisiu kujtoi se fushata elektorale ėshtė njė fushatė konkurrimi midis kandidatėve dhe forcave politike tė ndryshme dhe jo midis shtetit dhe ndonjė grupimi tė caktuar politik. Shteti, tha ai, e ka pėr detyrė kushtetuese tė garantojė zgjedhje tė lira e tė ndershme, tė sigurojė votėn dhe barazinė e konkurrimit si dhe tė garantojė sigurinė, stabilitetin e vazhdimėsinė e institucioneve. Ai nuk ka tė drejtė dhe nuk duhet tė bėhet nė asnjė rast e rrethanė direkt ose indirekt pjesė konkurruese e fushatės, -u shpreh presidenti. Sipas tij, buxheti dhe fondet e tjera shtetėrore, zyrtarėt e lartė tė administratės dhe tė shėrbimit civil, zyrat e shtetit dhe simbolet e tij, institucionet qė drejtohen nga individė me angazhime partiake, organet e pavarura si policia, shėrbimi informativ, organet e drejtėsisė etj., i pėrkasin shtetit dhe tė gjithė qytetarėve shqiptarė. Ato duhet tė veprojnė nė bazė tė ligjeve dhe jo tė porosive. Nė asnjė rast nuk duhen lejuar qė ato tė keqpėrdoren pėr qėllime politike, siē ka ndodhur fatkeqėsisht nė fushatat e mėparshme elektorale dhe siē flet aktualisht edhe ndonjė rast i padėshirueshėm. Presidenti tha se, KQZ, Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit dhe institucionet e tjera pėrgjegjėse pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, duhet tė zbatojnė me korrektėsi Kushtetutėn dhe ligjin. Praktika abuzive si ato tė sė kaluarės sė largėt e tė afėrt do tė jenė tė patolerueshme.
Xhandarmėria
Presidenti tha se ka ardhur koha tė studiohet ngritja e xhandarmėrisė, si njė forcė e re e kontrollit mbi zbatimin e ligjit dhe e shėndoshjes sė sigurisė. Kėtė propozim, ai e bėri ndėrsa analizonte prirjen nė rritje tė krimit sidomos nė familje dhe goditjen e shtetit nga krimi, rritjen e numrit tė viktimave tė abuzimeve nė emėr tė kanunit, shoqėruar kėto me bashkėpunimin e segmenteve tė rendit me krimin si dhe me pafuqinė pėr tė ndaluar realisht dhe maksimalisht trafikun, kontrabandėn dhe korrupsionin.
Varfėria
Ai vuri nė dukje se shqiptarėt vazhdojnė tė mbeten qytetarėt mė tė varfėr nė Evropė. Lufta kundėr varfėrisė duhet tė shndėrrohet prioritet i prioriteteve pėr Parlamentin, ekzekutivin, pushtetin qendror e lokal dhe tė gjitha grupet e biznesit nė vend. Askush nuk duhet tė ndjehet i qetė nė kėtė sallė e jashtė saj, ndėrsa vetėm pak kilometra mė larg zgjerohen radhėt e gjata tė tė papunėve, analfabetėve dhe tė ushqimit me lista, -tha Moisiu. Darina Tanushi
|
|
|
|