Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aktiviteti i gjuhes eshte pergjithesisht i lidhur me pertacine e shpirtit.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Art :: Biografia e te madhit Aleksander Moisiu
Postuar nga: Albo

Art Nga Triestja, nė Durrės, Berlin, Nju Jork…, nė tė gjithė botėn. Jeta-udhėtim plot zhgėnjime, lavdi dhe dashuri tė fshehta e aktorit tė madh shqiptar Aleksandėr Moisiu, vjen nė biografinė e kritikut dhe gazetarit gjerman Rudiger Schaper. Njė libėr nė kujtim tė magjistarit tė skenės

Gazetari gjerman, nė kėrkim tė fantazmės sė Moisiut

Alma Mile

Ende nuk e ka kuptuar nė bėhej fjalė pėr njė rastėsi, apo pėr njė paracaktim. Ishin kaq shumė shenja tė vogla, qė e drejtonin pėr tek aktori i madh, saqė tashmė, kur gjithēka ka pėrfunduar, ėshtė i mendimit qė ka kryer njė mision. Arsyeja qė e shtyu gazetarin dhe kritikun gjerman, Rudiger Schaper, pėr tė shkruar njė biografi pėr Aleksandėr Moisiun, nuk ishte ndonjė pėrkujtimore pėr aktorin e madh, por takimi me njė libėr. Nė njė vėllimth tė Arnold Bronenit, i titulluar “Takime me aktorė”, mes dhjetėra emra artistėsh pėrmendej edhe ai i Moisiut. “Moisi, ky emėr nuk po mė linte tė qetė. Ē’mund tė kishte ndodhur vallė qė ky personalitet i ndritur, kjo karrierė e jashtėzakonshme europiane artisti, kishte rėnė nė tėrė ato sita tė historiografisė?” Kėtė pyetje i kishte bėrė me qindra herė vetes, Schaperi, duke bluar nė mendje arsyet se pėrse u nėnvlerėsua nė fillimet e tij, pse e mbivlerėsuan mė pas dhe pse brezat e mėvonshėm, jo vetėm qė nuk i thurėn kurora, por e trajtuan si tė mos kishte ekzistuar kurrė. Nuk arrinte tė kuptonte se si ky aktor, i cili theu rregullat e ngurta tė teatrit, kur interpretoi rolin e Hamletit, veshur me pulovėr tė zi, xhaketė dhe mushama, duke shkaktuar njė skandal tė vėrtetė, u quajt papritur demode dhe kujtimi i tij pėrvijohej si fantazėm. Qėllimi i gazetarit dhe kritikut ishte tė ringjallte edhe njė herė kujtimin e aktorit tė madh, t’ia risillte edhe njėherė publikut Hamletin, Faustin, Orestin, Edipin, Tartufin…duke mos e lėnė vetėm nė memorien e njė tabele rruge nė njė zonė industriale tė braktisur tė Berlinit, apo tė njė fotoje nė hollin e teatrit. Donte tė rikthente kujtimin e artistit, tė cilit njėri prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė, Ernest Lubiē, i ka thėnė: “Zoti Moisi, lejomėni t’ju pėrqafoj, qė njerėzit tė mendojnė se edhe unė jam dikushi”. “Kur flasim pėr Evropėn, duhet tė flasim edhe pėr Moisiun. Nuk i pėrfillte kufijtė, ata nuk kishin ē’i duheshin”, - thotė Rudiger Schaper nė parathėnien e biografisė “Aleksandėr Moisiu”, pėrkthyer nga Sabina Dhrimo, nė botimin e parė nė shqip tė shtėpisė botuese “Dudaj”. “Arsyeja pse ne botuam kėtė libėr, ishte pėr t’i bėrė njė homazh aktorit tė madh Aleksandėr Moisiu, duke mos marrė parasysh ecurinė dhe shitjen nė treg”, thotė drejtorja e “Dudaj”, Arlinda Dudaj, duke shtuar se pas botimit tė dy monografive tė autorėve shqiptarė, ky libėr i shkruar nga njė i huaj, ėshtė i pari qė vjen nė vendin tonė. “Eshtė njė libėr, interesant, ku ndėrthuret jeta private dhe ajo artistike e aktorit. Ka shumė elementė qė zbulohen pėr herė tė parė pėr publikun dhe duke qenė se autori ėshtė gjerman, kėndvėshtrimi mund tė jetė mė objektiv”, -thotė ajo.

Nga varrmihės, nė vdekjen skenike

Biografinė e Moisiut, kritiku gjerman, Rudiger Schaper, e ka ndarė nė 15 kapituj, ku pa njė kronologji tė rregullt, pasqyron jetėn e njeriut tė madh, lindur nė Trieste nga shqiptari Konstandin Moisiu dhe italiania Amalia De Rada, nė 2 prill 1879, deri nė ditėn e vdekjes, nė 22 mars 1935. Njė jetė e trazuar, njė fillim i vėshtirė dhe mė pas njė karrierė brilante. Njė mori faktesh, shkėputur nga arkivat e vendeve tė ndryshme, nėpėr teatro, shtypin e kohės, monografi dhe biografi tė shkruara nga autorė tė ndryshėm. Ndonėse i pėrkasin epokave tė ndryshme, duket sikur autori udhėton sė bashku me aktorin e madh. Duket sikur ka jetuar bashkė me djalin harrakat nė brigjet e Durrėsit, mė pas nė Trieste, Grac, Vjenė, Berlin, ku Aleksandri kaloi vitet e rinisė. Atėherė, kur me njė gjermanishte tė ēalė dhe i shtyrė nga e ėma i futet rrugės sė kantos. Kishte njė zė tė mrekullueshėm, por sipas mėsuesve tė tij, ishte tepėr i padisiplinuar. “Njė talent natyror i egėrsuar, por nuk ka disiplinė. Thjesht kėndon pa asnjė rregull, me sa ka nė kokė”, - thoshin mėsuesit. Ky do tė ishte kontakti i parė i Moisiut tė ri me artin, por nuk u hodh menjėherė nė rrugėt e tij. Pėr disa kohė ai punoi nė njė varrezė tė Vjenės dhe mendohet se pikėrisht kjo e ka ndihmuar atė tė realizojė nė mėnyrė tė pėrsosur skenat e vdekjes. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur nė skenė sa Moisiu. Vetėm tek “Kufoma e gjallė” e Tolstoit, gjatė viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herė”, - thotė Schaper nė librin e tij. Ndėrsa vetė aktori, pėr realizimin e skenave tė vdekjes, do tė thoshte: “Ajo qė mė shtynte, ishte njė vrull i nėndheshėm pėr tė bėrė gjėnė e duhur nė ēastin e duhur”. Para se tė fitonte emėr, ai ėshtė quajtur i paaftė, madje kishte nga ata qė janė shprehur ashpėrsisht “Nuk bėn pėr aktor!”, pa nuhatur tek ai, “magjistarin” e ardhshėm tė skenės. Ishte dhjetor 1903, kur pėr herė tė parė, nė listėn e programit teatror, renditej emri i Moisiut. Shumė shpejt do tė fitonte zemrat e publikut me rolet e tij nė dramat “Elektra” e Hugo fon Hofmanstalit, “Papagalli i gjelbėr” i Artur Shniclerit, “Azili i natės” i Maksim Gorkit. Pas tre vjetėsh ai do tė bėhej protagonist i Teatrit tė Dhomės (vetėm me 2-3 aktorė) dhe do tė luante nė disa pjesė qė bėnė bujė nė atė kohė, pėr idetė iluministe, si “Zgjimi i pranverės” i Frank Vedekindsit dhe “Fantazmat” e Henrik Ibsenit. Ishte pikėrisht “Fantazma”, qė do hipte atė nė piedestalin e aktorit tė madh. Nė vitin 1912, zėri i tij i mrekullueshėm, nė interpretimin e monologut tė “Faustit” tė Gėtes, “Prometeut” dhe monologun e “Hamletit” tė Shekspirit, do tė incizohej nė pllaka gramafoni, duke e bėrė tė pavdekshėm. Ndonėse ishte munduar t’i bėnte ballė emocionit qė tė injektonte zėri dhe interpretimi i aktorit shqiptaro-italian, shkrimtari Franc Kafka, do tė thoshte pėr Moisiun: “Mezi ia shohim aty-kėtu lėvizjet e gojės, ngase e mban fytyrėn poshtė dhe nė vend qė t’i thotė ai vargjet, i lė ato tė flasin sipėr kokės sė tij. Ndonėse dėgjohen tėrė ato melodi, zėri dukej sikur drejtohej si varkė e lehtė mbi ujė, por melodia e vargjeve nuk dėgjohej, ē’ėshtė e vėrteta. Disa fjalė artikuloheshin nga ai zė sikur ēliroheshin, kapeshin me aq ėmbėlsi, saqė kėrcenin nė ajėr dhe nuk kishin mė fare tė bėnin me zėrin njerėzor…”. Ndėrkohė qė Stefan Cvajg, do tė shprehej pėr zėrin e tij: “Zėri pėrkėdhel vetveten, i rrėshqet mendimet e thurura poshtė e lart nėpėr shkallė si macja lėmshin nė oktava muzikore qė ngrihen dhe ulen pėrgjatė tėrė shkallės sė instrumentit kumbues tė fytit. Nganjėherė njeriu mbyll sytė vetėm pėr njė hop pėr ta ndier ligjėrimin e tij si muzikė…”.


Me Moisiun nėpėr skenat e botės

Qėllimi i Rudiger Schaperit, nė librin biografik pėr Aleksandėr Moisiun, ishte ta paraqiste atė si njė aktor botėror. “Shqiptar, italian, gjerman, europian - qytetar i botės”, - kėshtu do tė thoshte kritiku gjerman i teatrit, i cili ėshtė gjithashtu gazetar dhe autor i disa dramave. Duke pasur kėtė fije tė artė qė pėrshkon gjithė librin, Schaperi i kushton njė vėmendje tė veēantė turneve dhe shfaqjeve qė Moisiu, ka dhėnė nė skena tė mėdha botėrore, si nė Nju Jork, nė skenėn e famshme tė Broduejit. Aty ai ka interpretuar rolin qė e kishte bėrė tė famshėm, nė fillim tė karrierės sė tij, Osvaldin te “Fantazmat” e Ibsenit. Spektatorėt kėrkonin me brohorima, ridaljen e tij nė skenė, por askush nuk e dinte qė nė mes tė interpretimit, ai kishte marrė njoftimin pėr vdekjen e nėnės sė tij. Nė vitin 1927, i gjithė teatri i Berlinit, do tė transferohej nė Amerikė, ku kanė dhėnė shfaqje tė shkėlqyera, si “Endrra e njė nate vere”, “Kufoma e gjallė”, etj. Mė pas vijnė shfaqjet nė Buenos-Aires. I sėmurė me verdhėz, ka interpretuar nė teatrin “Odeon” dhe menjėherė prej andej, niset pėr nė Kili dhe sėrish nė SHBA. Gjatė vitit 1929, ka shėtitur skenat e Spanjės, Rumanisė, Bullgarisė, Austrisė dhe Berlinit. Nė vitin 1930, do tė shfaqej pėr publikun e Bratislavės, Londrės, Vjenės, Berlinit, Hamburgut, Zalcburgut, Moskės, etj. E ndėrsa korrte suksese njėra pas tjetrės nė skena tė mėdha botėrore, nė tė njėjtėn kohė, po shndrisnin dhe yje tė tjerė nė botėn e artit, si Karuzo, Valentino dhe Nijinski. Ishin vite tė artistėve tė mėdhenj. Kur flitej pėr Karuzon, dyshohej nė e kishte shpikur gramafoni Karuzon, apo ai gramafonin. Valentino, po korrte sukses nė kinematografi, kurse rusi Nijinski, quhej “Zoti i kėrcimit modern”. Por kur flitej pėr teatrin, padyshim qė ishte Moisiu “lojtari” kryesor. Talenti, mėnyra e tė jetuarit, skandalet, dashuritė, xhelozitė, i bashkonin tė gjithė, megjithatė, Moisiu konsiderohej mė i madhi.

Somario

Pėr disa kohė ai punoi nė njė varrezė tė Vjenės dhe mendohet se pikėrisht kjo e ka ndihmuar atė tė realizojė nė mėnyrė tė pėrsosur skenat e vdekjes. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur nė skenė sa Moisiu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.