Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen shpesh nga ata qė janė shumė tė uritur so shumė tė ngopur
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Kulture :: Doreshkrimet e Monsinjor Nikoll Mazreku
Postuar nga: Albo

Kulture Dorėshkrimet e Monsinjor Nikoll Mazrekut flenė nėn pluhurin e harresės. Gjuha e kėtyre shkrimeve ėshtė nė gegėrishten qė ka pėrdorur shkolla letrare e Klerit Katolik. Vepra letrare prej shtatė vėllimesh e franēeskanit, e gjitha nė dorėshkrim, nė pritje pėr botim apo marrjen e statusit si pasuri kombėtare

Letrat e palexuara tė franēeskanit tė burgosur

“Absurdi mė i madh jam un qė mė duhet tė shkruej realizmin socialist tė veshun nė velin e mesjetės pėr me mujtė me u shpėtue torturave qė mė kėrcėnohen kur tė m’i gjejnė nėn kontroll.” Kjo ishte pėrgjigja qė Dom Nikolla i dha shokut tė tij tė vuajtjeve tė burgut, At Zef Pėllumbit, kur ky do t’i shprehte se ē’mendonte pėr shkrimet e tij: “Dom Nikollė, kėto janė shumė tė bukura, por tash tingėllojnė si anakronike. Sot arti modern asht krejt i lirė nga ligjet e rregullat. Sot stilet e reja janė tė zgjidhuna: futuri, abstrakti, absurdi, kėto sundojnė.”
Sot, kur kanė kaluar 7 vjet nga vdekja e monsinjor Nikoll Mazrekut, falė kujdesit tė At Zef Pėllumbit, janė botuar nga ky autor vetėm dy vepra postume, poemat “Dukla” dhe “Sapjana”. Nė parathėnien e tyre, At Zefi shėnon se poemat e shkruara nga Dom Nikolla, i pėrkasin romanticizmit “ndėrsa kur i lexon tė ēojnė mallin e tė shkon mendja te romancat mesjetare tė zigematėve tė Evropės Perėndimore, paraardhėse tė tė gjitha letėrsive artistike tė qytetėrimit oksidental, baladat, idilet, eposet, vajtimet, dashnorėt, aventurat e rrezikshme kalorsiake me episode heroike…”
Nė burg Dom Nikolla nisi tė shkruajė nė vitin ’72, kur ishte nė Burrel. Shkrimet e tij shpėtuan nė sajė tė emrit tė Skanderbeut, shkrime qė u ruajtėn nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme. Nė vitin ’73 ai dhe Zef Pėllumbi u takuan nė burgun e Ballshit dhe tė dy i ndrynė nė njė bunker, nė birucat ngjitur. Ishin aty brenda 19 vetė, nė njė dhomė 6 me 4. Nė atė bunker Dom Nikolla shkroi poemėn “Dukla”, nė tė cilėn projektonte njė lėvizje popullore kundėr tė gjithė tiranėve. “Poemė e vogėl, por qė mund tė quhet kryevepra e tij poetike”, thotė At Zef Pėllumbi. Gjithashtu nė atė bunker projektoi edhe poemėn tjetėr “Sapjana”, ku pėrshkruhen, mes tė tjerash, vuajtjet e kampeve tė internimit ndėr fushat e Myzeqesė, Grykat e Tepelenės, pa guxuar t’i emėrtojė ato.
Vepra letrare e tij ėshtė e madhe dhe pėrfshihet nė 7 vėllime. Gjuha e kėtyre shkrimeve ėshtė nė gegėrishten qė ka pėrdorur shkolla letrare e Klerit Katolik. Ndėrsa kėto dy poema janė botuar nga Hylli i Dritės, pyetja qė vjen mė pas ėshtė: ē’do tė bėhet me dorėshkrimet letrare tė Dom Nikollės, njė prej figurave mė tė veēanta tė shkollės letrare tė veriut? Aktualisht ato janė nė dorė tė sė motrės, Marie, njė 80- vjeēare qė ka provuar kalvarin e internimeve nė kampet e regjimit. Ruajtja dhe botimi i tyre, nuk ėshtė mė njė detyrė e familjarėve apo trashėgimtarėve. Dhe rasti i Dom i Nikollės i shtohet, numrit tė madhe tė personaliteteve tė harruar, dorėshkrimet e tė cilėve rrezikojnė harrimin ose zhdukjen, nėse nuk vlerėsohen si pasuri kombėtare qė janė.

Nė shtėpinė e Maries

Ditė mė parė nė shtėpinė e Maries, motrės sė Monsinjor Nikoll Mazrekut nė Shkodėr shfletuam dorėshkrimet e tij, qė presin tė publikohen. Ishte njė punė voluminoze, e jashtėzakontė, shumėvjeēare qė flinte nė fletore tė trasha. Dom Nikoll Mazreku (1912-1996), alias Nikė Barcolla, u bė i famshėm me broshurėn polemike “Skandali Cordignano”, mė 1941, me Fulv Kordinjanon nė kohėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė. Studiuesi i njohur italian i dijes albanologjike, Kordinjano, nė rrethana delikate, kishte ndėrruar “rrjedhė” dhe kishte shkruar me neveri kundėr shqiptarėve, ndėrkohė qė pėr 30 vjet iu kishte ngritur monument nė studime serioze, skrupuloze. Nikoll Mazreku i pėrgjigjet atij me dinjitet, me njė polemikė tė gjėrė dhe tė argumentuar, qė e publikon nė formėn e njė libri. Ai gjen mbėshtetje nė njė tjetėr polemikė tė profesorėve tė shquar tė gjimnazit tė Shkodrės. Ngjarja bėri shumė jehonė pėr kohėn dhe Dom Nikoll Mazreku transferohet pėr dėnim nga zv.famullitar i Tiranės, nė famullinė e largėt tė Kryeziut nė Pukė, nė vitin 1942, siē paraqitet dhe nė disa foto tė ruajtura nga e motra.
Atdhetarinė e tij tė kulluar, pushteti komunist, qė erdhi nė fuqi pas Luftės e “shpėrbleu” me 37 vjet burg politik, pushkatimin e tė vėllait, Rrokut, dhe persekutimin e familjes dhe tė tė afėrmėve. Motra e tij Maria, afėr 80 vjeē, njė grua fisnike shkodrane, me kėrkesėn e tė afėrmėve ka publikuar kohėt e fundit fletoren e saj tė kujtimeve: “Cirka kujtimesh tė hidhura”, ku tė duket se lėviz nėpėr konturet e njė romani ngjethės. Pėrnjėherėsh mendon se njė film dokumentar pėr Mazrekėt, nėse kanė mbetur ende kineastė me shpirt tė madh, do tė ishte mė e pakta gjė qė do t’i bėnte nder tė vėrtetės sė panjohur.

1500 faqe bukurshkrim

Por le tė kthehemi tek dorėshkrimet e Nikoll Mazrekut (Nikė Barcolla), tė shkruara nė burg. Ky “armik i popullit”, i dėnuar mė 37 vjet burg, shkroi veprėn madhore “Flamujt e Kastriotėve”, rreth 1500 faqe, tė cilėn nė vitet ’70-’80 e kopjoi me bukurshkrim nė dy fletore tė vėllimshme, pajisur me shėnime tė imta anash fletėve. Dorėshkrimi tė mahnit sidomos me pastėrtinė e gjuhės, njė gegėrishte letrare, pikėrisht pak vite mbasi ishte mbajtur Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, si njė qortim nė heshtje pėr mospėrfilljen e kėtij dialekti, nė procesin e krijimit tė normės letrare. Duket se Mazreku e kishte pėr zemėr Heroin Kombėtar, Skėndėrbeun, pasi i kushton atij njė pafundėsi kėngėsh, nė dorėshkrimin mbi 400 faqe, qė gjithashtu pret tė publikohet. Nė sirtar presin edhe dorėshkrime tė tjera letrare, poezi, prozė etj. Deri tani dorėshkrimeve tė tij u ėshtė qasur At Zef Pllumbi, i cili ka qėmtuar nga fletoret e Mazrekut, duke botuar pa redaktime, ashtu siē i kishte lėnė autori, dy poemat “Sapjana” dhe “Dukla” dhe ėshtė pėr t’u pėrshėndetur pėr kėtė akt, kur dihen kontributet e At Zef Pėllumbit nė fushėn e botimeve pas vitit 1990, tė veprave tė franēeskanėve, tė revistės “Hylli i Dritės” etj.
Po me dorėshkrimet e tjera ē’do tė bėhet? Kush do tė ketė mirėsinė tė financojė pėr pėrgatitjen dhe botimin e tyre? Nikoll Zef Tuci nga Oroshi i Mirditės, njė bashkėvuajtės i Dom Nikoll Mazrekut, rezident nė Belgjikė, qė ishte dhe udhėrrėfyesi ynė pėr tek dorėshkrimet e pabotuara nė Shkodėr tė Mazrekut, sensibilizon kėtu, por mendon t’ju drejtohet dhe njerėzve me influencė nė diasporė si vėllezėrit Simon e Mikel Kuzhnini, qė dhe mė parė kanė kontribuar pėr ēėshtjen kombėtare.

Njė katalog pėr dorėshkrimet e humbura
Megjithatė, problemi ėshtė mė i gjerė. Ka dhe plot dorėshkrime tė tjera me vlerė, qė po harrohen dhe rrezikohen tė humbasin. Tė tjera ndodhen nė arkiva shtetėrorė a privatė, brenda dhe jashtė vendit, por qė nuk janė siguruar nga botuesit apo institucionet shkencore e kulturore, akademike apo universitare. Pa folur pėr dorėshkrimet e humbura, qė lėnė njė shpresė drite pėr t’i rigjetur. A nuk do tė ishte e domosdoshme qė tė kishte sė pari njė katalog apo bibliografi tė tyre, qė do t’u vinte nė ndihmė tė gjithė tė interesuarve? Sė fundi, Arkivi i Shtetit, Muzeu Historik Kombėtar, bibliotekat e specializuara lipsen tė thithin dhe mė shumė nga kėto dorėshkrime, nė mirėkuptim me familjet qė i mbajnė, qė ato tė bėhen pronė e kulturės kombėtare, qoftė dhe ashtu tė pabotuara. Shembulli i Maries, shkodranes 80- vjeēare, motrės sė Nikoll Mazrekut, pėr t’i ruajtur me fanatizėm dorėshkrimet e tė vėllait, qė kaluan dorė mė dorė pa u asgjėsuar nė 37 vjetėt e burgut tė tij, flet mė sė miri pėr kėtė gjė.


Ndue Dedaj*
Gjergj Marku

*drejtues i shtėpisė botuese “Mirdita”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.