Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė paaftėt gjejnė pretekse, tė aftėt mėsojnė dhe reagojnė.
--- I/e panjohur

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Gjuha :: Doreshkrimi elbasanas i ungjijve, 1776
Postuar nga: Albo

Gjuha Lufta per krijimin e nje alfabeti shqip.

1. Letėrsia e moēme shqiptare dhe problemi i alfabetit

Ndėr problemet e shumta pėr tu ballafaquar nė krijimin e njė letėrsie shqiptare ishte edhe mungesa e njė alfabeti tė pėrbashkėt nė gjuhėn shqipe1. Shqiptarėt katolikė, kryesisht nė veri tė vendit, pėrdorėn alfabetin latin, i cili u pėrputh mirė me nevojat e shtypshkronjave. Shqiptarėt orthodoksė nė jug pėrdorėn alfabetin grek, me tė cilin u krijua njė sasi e kufizuar veprash2. Shqiptarėt myslimanė preferuan pėr njė kohė tė gjatė alfabetin arab3, atė tė Kur'anit. Pėrdorimi i kėtyre alfabeteve tregonte njė identifikim tė qartė me njė fe dhe me njė kulturė tė huaj, njė identifikim i papranueshėm pėr shqiptarėt e besimeve tė tjera.

Pa pajtim kulturor mbi ēėshtjen e alfabetit, njė letėrsi kombėtare nuk mund tė zhvillohej. Stagnacioni nė letėrsinė shqiptare nė shekullin tetėmbėdhjetė rrjedh, tė paktėn pjesėrisht, nga ky problem, i cili vazhdonte tė ngacmonte intelektualėt shqiptarė deri nė shekullin njėzet.

Gjatė pėrpjekjeve tė para pėr tė shkruar gjuhėn shqipe, klerikėt dhe intelektualėt ishin nė dijeni qė tė gjitha alfabetet ekzistuese ishin tė huaj. Dinin gjithashtu qė popujt fqinjė kishin alfabete tė veta qė ndihmuan nė zhvillimin e shpejtė dhe nė afirmimin e kulturave dhe tė letėrsive pėrkatėse. Grekėt kishin njė alfabet tė vetė qė nga fillimi, dhe sllavėt ballkanas kishin zhvilluar dy sisteme origjinale: alfabeti glagolit dhe alfabeti kirilik tė cilėt lulėzuan nė Ohėr, mė pak se njėqind kilometra nga Elbasani. Edhe pushtuesit osmanė sollėn me vete njė alfabet tė ri, tė cilin e kishin marrė nga fqinjėt e tyre arabė dhe persianė.

Me siguri ekzistonte njė dėshirė tek intelektualėt shqiptarė qė kombi shqiptar tė ketė njė alfabet tė vetė, dhe nuk ėshtė e rastit qė kjo dėshirė pėr njė alfabet origjinal shqiptar ishte mė e theksuar nė Shqipėrine e Mesme. Njė prift katolik nė veri e kishte tė qartė se duhej tė shkruante nė alfabetin latin. Kuptohet gjithashtu qė njė pop orthodoks nuk imagjinonte dot njė alfabet tjetėr pėrveē alfabetit grek. Banorėt e Shqipėrisė sė Mesme nė kufirin kulturor midis botės latine dhe botės bizantine, domosdo, ishin mė tė dezorientuar. Hyrja e Islamit nė Shqipėri i solli njė zgjedhje vetėm shqiptarėve tė fesė islame.

Ishte atėherė nga krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme qė duhej tė bėnin pėrpjekjen e parė pėr krijimin e njė alfabeti origjinal, dhe pikėrisht nga ana e tyre u krijuan alfabetet e para origjinale nė periudhėn 1750-1850. Mė i herėt nga alfabetet origjinale, dhe nė tė njėtjėn kohė, mė i pėrshtatur nga tė gjithė, ishte alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve.

2. Alfabeti origjinal mė i vjetėr dhe Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve (1761)

Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i njohur deri tani thjesht si Anonimi i Elbasanit, ėshtė njė dorėshkrim i vogėl dhe i vetėm qė ruhet nė Arhivin e Shtetit nė Tiranė dhe qė ėshtė njė pėrpjekje e pashoqe pėr ta zgjidhur problemin e alfabetit. Ky dorėshkrim 10 x 7 cm. me njė rėndėsi historike pėrmban 30 fletė nė tė cilat gjėndet teksti mė i herėt shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Me pėrjashtimin e tekstit tė shkurtėr tė Ungjillit tė Pashkėve tė shekullit pesėmbėdhjetė4, Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve ėshtė vepra mė e vjetėr e letėrsisė orthodokse shqiptare dhe nė tė njėtjėn kohė pėrkthimi i parė orthodoks i Biblės.

59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6.113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: tridhjetė e pesė gėrma tė zakonshme dhe pesė gėrma tė rralla. Me gjithė se disa gėrma tė kujtojnė alfabetin grek, shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit duket tė jenė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė5.

Alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve i pėrshtatet mirė gjuhės shqipe. Mund tė thuhet bile se ai i pėrshtatet mė mirė se alfabeti shqip i sotėm. Me pak pėrjashtime, alfabeti i Elbasanit pėrdor njė gėrmė pėr ēdo fonemė. Ka tre gėrma pėr g (nga tė cilat, dy gėrma u pėrdorėn vetėm pėr fjalė tė huaja greke), dhe ndryshimi midis r dhe rr dhe midis l dhe ll bėhėt me anė tė njė pike mbi gėrmėn pėrkatėse. Njė pikė mbi d krijon nd. Nė pėrgjithėsi, sistemi grafik i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve ėshtė i qartė dhe i mirė-konceptuar nga krijuesi i tij.

3. Alfabete tė tjera origjinale shqiptare (1761-1844)

Alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve [1] nuk ėshtė i vetmi alfabet shqiptar origjinal i krijuar nė Shqiperinė e Mesme ose tė Jugut nė gjysmėn e dytė tė shekullit tetėmbėdhjetė. Bile kemi tė dhėna mbi njė total prej shtatė alfabetesh origjinale shqiptare nė kėtė periudhė.

Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve vetė gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė, emra vetiakė siē duket, tė shkruar me njė alfabet [2] i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit. Nuk ėshtė i deshifruar akoma, me gjithė se njė pėrpjekje ėshtė bėrė nga shkencėtari elbasanas Dhimitėr Shuteriqi.

Mė i njohur se kėta dy alfabete ėshtė i ashtuquajturi alfabeti i Todhrit [3], i krijuar nga njėfarė Todhri Haxhifilipi (1730-1805) nga Elbasani. Alfabeti i Todhrit u zbulua nga Johan Georg fon Hani (1811-1869), konsulli austriak nė Janinė dhe babai i Albanologjisė. Nė veprėn e tij, Studime Albanologjike, Hani e botoi alfabetin qė e cilėsoi si alfabetin e moēem shqiptar nga koha e lashtė6. Ky alfabet u studiua nga Leopold Geitler (1847-1885) si dhe nga studiuesi slloven Rajko Nahtigal7 (1877-1958). Alfabeti i Todhrit8 ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash i cili u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan qė nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė. Nuk i pėrshtatet mirė gjuhės shqipe.

Alfabeti i katėrt ėshtė ai i tė ashtuquajturit Kodeksit tė Beratit [4]. Ky dorėshkrim prej 154 faqesh i cili ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės ėshtė vepra e tė paktėn dy shkrimtarėve dhe u hartua midis viteve 1764 dhe 1798. Dorėshkrimi lidhet me njėfarė Kostė Berati (ca. 1745-ca. 1825). Thuhet se Kostė Berati ishte pronari i dorėshkrimit nga viti 1764 deri nė vitin 1822, me gjithė se nuk ka tė dhėna qė tregojnė se ishte ai autori. Kodeksi i Beratit pėrmban tekste tė ndryshme greqisht dhe shqip9: tekste biblike dhe liturgjike orthodokse shqip nė alfabetin grek, njė poemė shqip prej 44 radhėsh me titullin Zonja Shėn Mėri pėrpara kryqėsė, disa shėnime fetare, dhe njė kronikė greqisht tė ngjarjeve tė viteve 1764-1789. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara, siē thuhet, nga glagolishtja. Nė faqen 106 autori jep njė pasqyrė tė alfabetit tė tij. Edhe ky alfabet i pėrshtatet keq gjuhės shqipe.

Nga Gjirokastra nė jug, kemi disa tė dhėna mbi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė ose nga fillimi i shekullit nėntėmbėdhejtė. Edhe alfabeti i Gjirokastrės [5], njė sistem grafik prej 22 gėrmash, u zbulua dhe u botua nga Hani. Hani shkruan: "Mė nė fund, njė alfabet tjetėr nga Shqipėria e Jugut duhet shėnuar kėtu, tė cilin autori e zbuloi me ndihmen e Veso Beut, njė kryetari gjirokastrit nga familja e Alisot Pashalides-ve. Si djalė, Veso Bej e mėsoi alfabetin prej njė hoxhe shqiptar si njė alfabet sekret i trashėguar nga familja e tij dhe e pėrdorte vetė pėr letėrkėmbim me farefisin e tij10."

Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jan Vellarait11 (1771-1823), greqisht Ioannis Vilaras (Iōannźs Bźlaras). Vellarai, djali i njė mjeku, studioi mjekėsi nė Padovė nė 1789 dhe banoi mė vonė nė Venedik. Nė vitin 1801, u emėrua mjeku i Veliut, birit tė Ali Pasha Tepelenės (1741-1822). Jan Vellarai nuk ishte shqiptar. Ishte njė poet grek i njohur dhe autor i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal [6] prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes. Dorėshkrimi ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit (supplément grec 251, f. 138-187). Nė fund tė shėnimeve gjėndet edhe njė letėr nė gjuhėn shqipe e shkruar me kėtė alfabet nga Vellarai vetė nė fshatin Vokopolė me 30 tetor 1801.

Alfabeti i fundit shqip i kėsaj periudhe ėshtė ai i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa. Veqilharxhi shpiku njė alfabet prej 33 gėrmash [7] tė cilėn e botoi nė njė abetar shqip nė vitin 1844. Nė vitin tjetėr, 1845, shtypi botimin e dytė tė librezit me 48 faqe12 me titullin: Faré i ri abétor shqip per djélm nismetore. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt, duke qenė se autori vdiq njė vit mė vonė. Njė problem tjetėr qė lindi nė kėtė kohė kur shtypshkronjat po pėrhapeshin edhe nė Ballkan, lidhet me faktin se njė alfabet i veēantė shkaktonte shpenzime tė larta pėr botuesin, kėshtu qė, me gjithė se alfabeti i Veqilharxhit ishte pak a shumė fonetik dhe asnjanės nga pikėpamja fetare, ai nuk pati sukses.

Me Rilindjen Kombėtare Shqiptare, pėrpjekjet pėr krijimin e njė alfabeti origjinal filluan tė merrnin fund, duke i lėnė rrugėn njė lufte mė realiste pėr tė shkruar dhe pėr tė botuar shqip me alfabetet latin, grek dhe arab. Njė zgjidhje pėrfundimtare nuk u realizua para shekullit njėzet.

Siē e pamė, kjo periudhė njėqindvjeēare nga 1750 deri nė 1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie orthografike tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendura si dhe adaptime tė njohura tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr tu ēuditur qė kultura shqiptare arriti tė afirmohej, bile tė ketė mbijetuar me njė skizofreni tė tillė letrare.

4. Historia, autori dhe gjuha e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve

Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve na vjen nga manastiri orthodoks i Shėn Jon Vlladimirit, nė fshatin Shijon tė Elbasanit. Hyri nė pronėsinė e shkencėtarit elbasanas Lef Nosi para ose gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lef Nosi luajti njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e Kongresit tė Elbasanit nė gusht tė vitit 1909, gjatė tė cilit u themelua Shkolla Normale. Mė vonė u bė drejtor i kėsaj shkolle dhe botoi njė organ shtypi me emrin Tomorri nga 25 marsi 1910. Nė vitet e qeverisė sė pėrkohshme tė Ismail Qemal bej Vlorės (1844-1919), ai punoi si Ministėr i Postave. Nė vitin 1919 u zgjodh anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqės sė Parisit, i drejtuar nga Msgr. Luigj Bumēi (1872-1945). Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nosi ishte kryetar i lėvizjes anti-komuniste Balli Kombėtar dhe nė vitin 1943 u bė kryetar i kuvendit shqiptar dhe anėtar i Kėshillit tė Shtetit gjatė kohės sė pushtimit gjerman. Pas pushtimit komunist, u dėnua me vdejkje dhe u vra.

Thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekėn e dytė tė Shqipėrisė, pas bibliotekės sė Mid'hat bej Frashėrit (1880-1949), njė figure tjetėr tė qėndresės anti-komuniste. Tė dy bibliotekat u bėnė themelet e Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės ku dorėshkrimi ynė pėrfundoi nė fillim. Me 9 janar 1949, gazeta Zėri i Popullit shpalli zbulimin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve, tė quajtur Anonimi i Elbasanit. Dorėshkrimi u transkribua dhe u botua fillimisht nga historiani Injac Zamputi13 dhe u trajtua nė dy artikuj shkencorė nga Dhimitėr Shuteriqi14 dhe nga Mahir Domi15.

Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve pėrmban 59 faqe tekstesh biblike, duke pėrfshirė pėrkthime (kryesisht nga Shėn Mateu dhe Shėn Gjoni) dhe prozė origjinale mbi mundimin e Krishtit. Nė pėrgjithėsi, dorėshkrimi len pėrshtypjen si tė ishte njė pėrpjekje fillestare e pėrkthimit tė teksteve biblike, se njė pėrkthim pėrfundimtar i Dhiatės sė Re.

Ėshtė spekuluar shumė mbi autorin e Dorėshkrimit Elbasanas. Tė dhėnat historike dhe gjuhėsore qė kemi nė dispozicion na sjellin nė pėrfundim se autori quhej Gregori i Durrėsit (greqisht: Grźgorios ho Dyrrakhķu) , i njohur gjithashtu si Gregori i Voskopojės. Gregori ishte njė prift orthodoks i cili u emėrua Metropoliti i Durrėsit nė vitin 1768 dhe vdiq para majit tė vitit 1772. Dihet se Gregori kreu pėrkthime tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re me njė alfabet qė e shpiku vetė. Mendohet se Gregori erdhi nė Voskopojė para vitit 1730. Mahir Domi mendon se ishte nė Voskopojė qė nga themelimi i shtypshkronjes nė 1730 deri nė vitin 1744 kur u themelua Akademia e Re16. Nė vitin 1741 botoi veprėn e parė 'Jeta e Shėn Nikodemi' 17. Autori ynė duhet tė mos ngatėrrohet me njė Gregor tjetėr, Gregori Konstantinidhi ose Gregori Tipografos, i cili punonte edhe ai nė Voskopojė nė atė kohė.

Nė vitin 1744, Gregori ynė u zgjodh zėvendėsrektori i Akademisė sė Re dhe i botoi dy libra. Mė vonė banoi nė manastirin e lartėpėrmendur tė Shėn Jon Vlladimirit (ca. 1746-1772), me gjithė se nuk ka gjurmė pėrkatėse mbi tė atje. Metropolia e Durrėsit e kishte selinė jo nė Durrės vetė por nė manastirtin e Shėn Jon Vlladimirit, kėshtu qė ka tė ngjarė se Gregori jetoi dhe vdiq atje. Pėr Gregorin thuhet se ishte ndėr personat mė tė kulturuar tė kohės nė Shqipėrinė e Jugut. Pėr fat tė keq ne dimė fare pak mbi tė.

Burimi mė i mirė mbi Gregorin gjėndet nė veprėn Nea Hellas ź hellźnikon theatron (Athens 1872) e shkrimtarit bashkėkohor grek Geōrgios Zabiras (1744-1804) i cili banonte nė Budapesht. Nė njė shėnim tė vitit 1761, Zabiras thotė:

"Gregori i Durrėsit, nxėnės i Ioannes Ch., shkroi akolluthinė e tė shtatė shenjtorėve, d.m.th. Kiril, Klemens, Metodi, dhe Naum... e cila u botua nė Voskopojė; [njė traktat] mbi ditėt, muajt, dhe vitet; njė kanon uratash pėr Shėn Naumin, shkrime tė ndryshme; dhe pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr dhe Dhiatėn e Re dhe i shkroi nė shkronja shqipe qė i shpiku vetė18."

Pėr vitin 1767, Zabiras shton kėshtu:

"Gregori, Metropoliti i Durrėsit qė nė vitin 1767 ka vėnė nėnshkrimin si pjesėmarrės i njė Sinodhi nė Konstantinopol mbi martesat, shkroi disa shėnime mbi kohėn qė i botoi nė fund tė njė ekspozeje mbi epistolarėt e Koridhaleut nė vitin 1768 nė Hallė tė Saksonisė19."

Njė informatė tjetėr qė pėrputhet me shėnimet e Zabiras-it ėshtė njė letėr qė shkencėtari grek Joaqim Martiniani (Iōakeim Martinianos) ja dėrgonte kolegut tė tij shqiptar Ilo Mitkė Qafėzezi (1889-1964). Nė kėtė letėr shkruan:

"Sidozot Kavalioti, po ashtu edhe akademikėt e tjerė tė Voskopojės, tė cilėt janė marrė edhe me gjuhėn shqipe, kanė patur pėr mėsonjės ierodhaskalin Gregor, i cili pasi dha mėsim lart nga 30 vjet nė Voskopojė, u zgjodh Metropolit i Durrėsit mė 1748 [sic]. Ky pat lėnė shumė lėndė shqipe tė pabotuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit tė Elbasanit 20..."

Kjo informatė mjafton, sipas mendimit tim, pėr ta pandehur Gregorin si autorin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Megjithatė, Dhimitėr Shuteriqi ka propozuar njė autor tjetėr. Nė pėrpjekjen e tij pėr ta deshifruar tekstin nė kapakun e dorėshkrimit me alfabetin tjetėr tė lartėpėrmendur, Shuteriqi lexon emrat Theodoros Bogomilos dhe Papa Totasi. Duke qenė se puna shkencore e profesorit Shuteriqi kishte njė ndikim tė madh nė Shqipėri, kėta dy emra kanė hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare dhe u futėn nė tekstet mėsimore shqiptare si fakte dhe jo si hipotezė. Edhe pse nuk ka tė dhėna shkencore pėr ta kundėrshtuar teorinė e Shuteriqit, nuk ka tė dhėna nė favor tė kėsaj teorie. Leximi i alfabetit nė kapakun duhet shikuar si njė tentativė dhe jo si njė deshifrim pėrfundimtar.

Po ta pranojmė autorsinė e Gregorit tė Durrėsit dhe saktėsinė e tė dhėnave tė Zabiras-it, atėherė mund ta datojmė Dorėshkrimin Elbasanas nė vitin 1761. Gregori do tė kishte jetuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit pesėmbėdhjetė vjet. Shtatė vjet pas pėrkthimit, do tė ishte emėruar Metropolit i Durrėsit (1768). Megjithatė, mundet se dorėshkrimi ynė ishte vetėm njė pėrpjekje fillestare pėr njė pėrkthim mė tė gjėrė tė Biblės tė cilėn nuk e kemi zbuluar akoma. Atėherė dorėshkrimi ynė do tė ishtė akoma mė i vjetėr.

Pėrpjekje tė pavarura pėr ta datuar dorėshkrimin nga pikėpamja gjuhėsore kanė qenė tė vėshtira duke qenė se na mungojnė tekste krishtere nga kjo periudhė si krahasim. Por nuk ka tė dhėna gjuhėsore qė flasin kundėr mesit tė shekullit tetėmbėdhjetė si periudha e hartimit tė dorėshkrimit.

Dialekti, ose mė mirė nėn-dialekti i dorėshkrimit, ėshtė njė ēėshtje tjetėr kontradiktore. Ėshtė e qartė se pėrkthimet janė bėrė nė njė dialekt geg jugor, si dialekti i Elbasanit, por pėrmbajnė edhe disa elemente tė toskėrishtes qė nuk ekzistojnė nė dialektin e sotėm tė Elbasanit.

Tiparet gege tė dorėshkrimit shihen nė mungesėn e rotacizmit: urdhėn, sėmunė, tė lutuna, shkruam, pam, mbuluam, mbushun, ikun, nė infinitivin me thanė, nė kohėn e ardhme kini me gjetun. Njė tipar i dialektit tė Elbasanit ėshtė fjala njėme (tani). Nė anėn tjetėr shkruhet kudo nė dorėshkrim ėshtė tosk dhe jo asht geg. Tiparet e tjera toske janė pėr shembull tė jeē, tė diē dhe nuku. Shuteriqi mori pėrzierjen e dialekteve si vėrtetim i dialektit kalimtar tė Shpatit. Pėr fat tė keq, dimė fare pak mbi dialektet e Shqipėrisė sė Mesme para shekullit nėntėmbėdhjetė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė qartė. Megjithatė, mua mė duket e vėshtirė tė mund tė caktohet njė dialekt shqiptar qė tė pėrputhet me gjuhėn e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Ka mė shumė tė ngjarė se teksti ynė u hartua, me ose pa dijeni, nė njė pėrzjerje dialektesh.

Edhe nga pikėpamja gjuhėsore, Gregori i Durrėsit do tė ishte i besueshėm si autor. I lindur dhe i rritur nė Shqipėrinė e Jugut (Berat dhe Voskopojė), ai duket tė ketė kaluar pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ndoshta pėrpiqtej tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme.

Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas. Ka shumė pak fjalė tė huaja. Mospėrdorimi i fjalėve tė huaja na sjell nė pėrfundim nė njė anė se autori nuk pranonte islamizimin e plotė tė vendit dhe nė anėn tjetėr se donte tė pėrdorte njė gjuhė tė pastėr nė alfabetin e tij origjinal. Nė tė gjithė dorėshkrimin ka vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke:

Fjalėt latine

02.10 letėrorėtė = shkrimtarė, (lat. litterator)

06.06 mort = mort, vdekja, (lat. mors, mortis)

19.10 letėr = shkrim, (lat. littera)

Fjalėt turke

02.10 sarajet = pallatet, (turq. saray)

04.08 kabil = e mundur, (turq. kabil)

14.07 dushmanėvet = dushmanėve, armiqve, (turq. düşman)

28.09 sheher = qytet, (turq. şehir)

39.03 sahat = sahat, orė, (turq. saat)

44.14 paha = ēmim, (turq. paha)

53.02 qorrit = qorr, i verbėr, (turq. kör.)

Mė e habitshme ėshtė se ky tekst i pėrkthyer nga greqishtja e Dhiatės sė Re ka vetėm njėzet e njė fjalė greke:

Fjalėt greke

02.04 apostojtė = apostujt, (greq. apostolos)

02.09 upeshkėpintė = kryepeshkopėt, (greq. episkopos)

02.17 mb[o]dhisnjėnė = pengojnė, (greq. empodizō)

03.07 ergjand- = monedha argjendi. Njė neologjizėm nga greq. argyria

03.18 profitėvet = profetėve, (greq. profźtźs)

04.01 nomi = ligji, (greq. nomos)

05.06 dhidhaskale = mėsues, (greq. didaskalos)

07.15 parigori = ngushėllim, (greq. parźgoria)

13.11 dhaskali = mėsues, (greq. daskalos)

16.18 kustodhit = rojet, (greq. kustōdia)

26.01 stadhion = stad, (greq. stadion)

29.02 iğemoni = igumeni, guvernatori, (greq. hźgemōn)

33.01 adhit = ferrit, (greq. haidu)

35.01 laust = popull, (greq. laos)

41.07 kranio = kafkė, (greq. kranion)

42.02 kalamt = kallam, shkop, (greq. kalamos)

43.09 angjelli = ėngjelli, (greq. aggelos)

44.13 korvanat = thesar, (greq. korban) (hebreishtja)

46.19 χlamidhė = rrobė, (greq. khlamys, khlamydos)

48.01 kliron = short, (greq. klźros)

51.14 marturi = dėshmori, (greq. martyria.)

Duket qartė se, sipas mundėsive, ėshtė shmangur terminologjia greke e Dhiatės sė Re pėr tė pėrdorur fjalė shqipe. Kjo pėrpjekje pėr tė mos pėrdorur fjalė tė huaja del akoma mė qartė nė faqen 28, radhėn 9, ku autori shkruan fjalėn e lartėpėrmendur sheher dhe pastaj e zėvendėson me fjalėn shqipe qutet.

5. Pėrfundim

Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, pesėdhjetė ė nėntė faqe tė teksteve biblike nė njė dialekt jugor tė gegėrishtes dhe nė njė alfabet origjinal, ka njė rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare pėr disa arsye. Kjo vepėr ėshtė shembulli mė i herėt i njė alfabeti origjinal shqiptar, d.m.th. ėshtė pėrpjekja e parė pėr ta krijuar njė sistem grafik tė saktė pėr gjuhėn shqipe. Gjithashtu, me perjashtim tė tekstit tė shkurtėr tė Ungjillit tė Pashkėve, dorėshkrimi ynė ėshtė pėrkthimi i parė i rėndėsishėm biblik nga greqishtja si dhe proza mė e herėt shqipe nga komuniteti orthodoks i Shqipėrisė.

Pėrpjekjet e shumta, pjesėrisht anonime, nė periudhėn 1750-1850 pėr krijimin e njė alfabeti origjinal pėr gjuhėn shqipe nė Shqipėrine e Mesme na tregojnė se patriotizmi shqiptar ekzistonte shumė vjet para Rilindjes Kombėtare. Ka shumė tė ngjarė se Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, ky visar i kulturės shqiptare tė shekullit tetėmbėdhjetė, ėshtė vepra e Gregorit tė Durrėsit, njė figure tė madhe tė kėsaj periudhe e cila bėri shumė pėr afirmimin e kėsaj kulture dhe e cila na jep njė provė tė qartė tė kėtij patriotizmi.

6. Bibliografi

BORGIA, Nilo

Pericope evangelica in lingua albanese del secolo XIV da un manoscritto greco della Biblioteca Ambrosiana.

(Tip. Italo-Orientale S. Nilo, Grottaferrata 1930) 35 f.

DOMI, Mahir

Rreth autorit dhe kohės sė dorėshkrimit elbasanas me shqipėrim copash tė ungjillit.

nė: Konferenca e parė e Studimeve Albanologjike, f. 270-277. (Tiranė 1965)

ELSIE, Robert

Dictionary of Albanian literature.

(Greenwood, Nju Jork & Uestport 1986) 170 f.

- Albanian literature in Greek script. The eighteenth- and early nineteenth century Orthodox tradition in Albanian writing.

nė: Byzantine and Modern Greek Studies, Bėrmingėm, 15 (1991), f. 20-34.

- Albanian literature in the Moslem tradition. Eighteenth and early nineteenth century Albanian writing in Arabic script.

nė: Oriens, Journal of the International Society for Oriental Research, Laiden, 33 (1992), f. 287-306.

GEITLER, Leopold

Die albanesischen und slawischen Schriften.

(Hölder, Vienė 1883) 188 f.

GEŌRGIADŹS, Theofrastos

Moschopolis.

(Ekdosis syllogu pros diadosin tōn hellenikōn grammatōn, Athenė 1975) 176 f.

GKATSOPULOS, Stauros Matth.

Moschopolis.

(Hidryma Boreioźpeirōtikōn Ereunōn, Janinė 1979) 108 f.

GRŹGORIOS MOSKHOPOLITOS

Akoluthia tōn hagiōn heptarithmōn, poiźtheisa para tu en hieromonakhois Grigoriu Moskhopolitu.

(Voskopojė 1761)

HAHN, Johann Georg von

Albanesische Studien.

(Friedrich Mauke, Jena 1854, ribotim Karavias, Athenė 1981)

HETZER, Armin

Der sogenannte Kodex von Berat. Teil 1.

nė: Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg, 6 (1981), f. 125-195.

- Griechisches in Südalbanien im Zeitalter der Aufklärung. Untersuchung zu der einem Priester namens Konstantin zugeschriebenen Berater Handschrift vom Ende des 18. Jahrhunderts.

nė: Münchner Zeitschrift für Balkankunde, Mynih, 4 (1981-82), f. 169-218.

- Nachlese zu: Der sogenannte Kodex von Berat 1 (BA 6.125-195).

nė: Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg, 7 (1982) f. 57-75.

[= HETZER 1982a]

- Der sogenannte Kodex von Berat. II. Untersuchungen zu einer anonymen griechisch-albanischen Handschrift vom Ende des 18. Jahrhunderts.

nė: Südost-Forschungen, Mynih, 41 (1982), f. 131-179

[= HETZER 1982b]

- Zur Textüberlieferung des albanischen Gedichts "Maria vor dem Kreuz" aus der einem gewissen Konstantin zugeschriebenen anonymen Berater Handschrift.

nė: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 22 (1986), f. 11-36.

- Armenier und Albaner.

nė: Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg, 12 (1987), f. 29-148.

- Maria vor dem Kreuz (Paristamenź tōi staurōi). Die Textüberlieferung eines Gedichts als Beispiel für das Einwirken des byzantinischen Erbes in Südalbanien (Toskėria) über Venedig und seine griechischen Territorien (Kreta und Heptanźsos) am Ende des 18. Jahrhunderts.

nė: Balcanica Posnaniensia. Acta et Studia IV. Adam Mickiewicz University Press, Poznan 1989, f. 275-287.

HOXHA, Ibrahim D.

Nėpėr udhėn e penės shqiptare. Nga historiku i ABC-sė dhe i shkrimit shqip.

(Libri shkollor, Tiranė 1986) 329 f.

HYSA, Mahmud

Krestomaci e letėrsisė sė vjetėr shqiptare.

(Enti i teksteve, Prishtinė 1987) 317 f.

JANURA, Petro

Nga historia e alfabetit tė gjuhės shqipe.

(Nova Makedonija, Shkup 1969) 128 f.

JOCHALAS, Titos P. (= GIOCHALAS, Titos P.)

Stoicheia hellźno-albanikźs grammatikźs kai hellźno-albanikoi dialogoi. Anekdoto ergo tu Iōannź Bźlara. Filologikź ekdosź apo ton autografo kōdika tźs Ethnikźs Bibliothźkźs tōn Parisiōn. Institute for Balkan Studies.

(Selanik 1985) 317 f.

KODRA, Ziaudin

Letėrsia e vjetėr shqipe dhe arbėreshe. Tekst pėr Kl. III-tė tė shkollave tė mesme. Botim i dytė.

(Tiranė 1954)

LAMPROS, Spyridōn P.

To Christos anestź albanisti.

nė: Neos Hellźnomnźmōn. Trimźniaion periodikon syggramma, Athenė 3 (1906), f. 481-482.

MARTINIANOS, Iōakeim

Hź Moschopolis 1330-1930. Epimeleia Stylpōnos P. Kyriakidu. Hetaireia Makedonikōn Spudōn. Makedonikź Bibliothźkź 21.

(Selanikė 1957) 366 f.

MICHALOPOULOS, Phanźs

Moschopolis. Hai Athźnai tźs Turkokratias 1500-1769.

(Periźgźtikźs Leschźs, Athenė1941) 56 f.

NAHTIGAL, Rajko

O elbasanskem pismu in pismenstvu na njem.

nė: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, Beograd, 1 (1923), f. 160-195.

NOSI, Lef

Dhaskal Todhri.

nė: Kopėshti letrar. E pėrkohėshme e pėrmuejshme, Elbasan, 1918, Nr. 1. f. 13-14; Nr. 2, f. 13; nr. 3, f. 8; Nr.4, f. 11; Nr. 5, f. 2.

OSMANI, Tomor

Histori e alfabetit tė gjuhės shqipe.

(Libri shkollor, Tirane 1987) 295 f.

PEKMEZI, Georg

Vorläufiger Bericht über das Studium des albanesischen Dialekts von Elbasan.

nė: Anzeiger der kaiserlichen Akademie der Wissenschaften. Philosophisch-historische Classe 38, Vienė 1901, 9, f. 39-64

PETROTTA, Gaetano

Popolo, lingua e letteratura albanese. 2a tiratura con aggiunte e correzioni.

(Pontificia, Palermo 1932) 528 f.

PEYFUSS, Max Demeter

Die Akademie von Moschopolis und ihre Nachwirkungen im Geistesleben Südosteuropas.

nė: Studien zur Geschichte der Kulturbeziehungen in Mittel- und Osteuropa. Vėll. 3. Wissenschaftspolitik in Mittel- und Osteuropa. Berlin, 1976, f. 114-128

- Voskopojė und Wien. Österreichisch-albanische Beziehungen um 1800.

nė: Albanien-Symposion 1984. Referate der Tagung "Albanien. Mit besonderer Berücksichtigung der Volkskunde, Geschichte und Sozialgeschichte" am 22. und 23. November 1984 im Ethnographischen Museum Schloß Kittsee (Burgenland). Kittseer Schriften zur Volkskunde. Veröffentlichungen des Ethnographischen Museums Schloß Kittsee. Heft 3. Botues: Klaus Beitl. Kittsee 1986, f. 117-132.

- Die Druckerei von Moschopolis 1731-1769. Buchdruck und Heiligenverehrung im Erzbistum Achrida. Wiener Archiv für Geschichte des Slawentums und Osteuropas 13.

(Böhlau, Vienė & Kėln 1989) 256 f.

POGONI, Bardhyl

Albanian writing systems. Disertacion i pabotuar.

(Indiana University 1967)

- Some comments on the writing system of the oldest Albanian text: Meshari.

nė: Zeitschrift für Balkanologie 8, Berlin, (1971/1972), f. 118-122.

QAFĖZEZI, Ilo Mitkė
Theodhor Kavalioti dhe Dhaskal Todri-Haxhifilipi.

nė: Pėrpjekja shqiptare, Tiranė, 1937, 11-12, f. 247-250.

QOSJA, Rexhep

Ėvetari (1845) i Naum Veqilharxhit. Dokument i rėndėsishėm i Rilindjes kombėtare.

nė: Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave filologjike, Prishtinė, 13 (1983), f. 217-274.

RESSULI, Namik

Abecea e dorėshkrimit beratas dhe abecea e Thodhėr Haxhi Filipit.

nė: Leka, Shkodėr, 10 (1938), f. 181-185.

RROTA, Justin

Per historķn e alfabetit shqyp. Pasqyra e shembuj per shkolla tė mjesme.

(Shtypshkroja Franēeskane, Shkodėr 1936, ribotim Rilindja, Prishtinė 1968) 93 f.

SHUTERIQI, Dhimitėr

Anonimi i Elbasanit. Shkrimi shqip nė Elbasan nė shekujt XVIII-XIX dhe Dhaskal Todhri.

nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet, Tiranė 1949, 1, f. 33-54.

- Dhaskal Todhri.

nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet pėr Shkencat Shoqėrore, Tiranė, 1954, 4, f. 35-55.

- Shkrime tė Dhaskal Todhri dhe tė pasardhėsve tė tij elbasanas, shoqėruar me fjalorin e shkrimeve tė Todhrit.

nė: Buletin pėr shkencat shoqėrore, Tiranė 1959, 1, f. 165-198.

- Dhaskal Todhri.

nė: Shuteriqi. Nėpėr shekujt letrarė. Studime. (Naim Frashėri, Tiranė 1973), . 82-113.

- Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850.

(Akademia e Shkencave, Tiranė 1976) 316 f.

- Alfabeti i vjetėr origjinal i Gjirokastrės.

nė: Shuteriqi. Autorė dhe tekste. (Naim Frashėri, Tiranė 1977) f. 153-159.

- Njė alfabet origjinal nė Gjirokastėr.

nė: Studime filologjike, Tiranė, 3 (1979).

- Alfabetet e veēanta tė shqipes.

nė: Mėsuesi, Tiranė, 26 XI 1980.

- Grigor Voskopojari, i quajtur i Durrėsit.

nė: Shuteriqi. Marin Beēikemi dhe shkrime tė tjera. (Naim Frashėri, Tiranė 1987) f. 103-126.

SKENDERŹS, Kōnstantinos Ch.

Historia tźs archaias kai synchronu Moschopoleōs.

(I. Bartsos, Athinė 1928) 135 f.

SKENDI, Stavro

History of the Albanian alphabet. A case of complex cultural and political development.

nė: Südost-Forschungen, Mynih, 29 (1960), f. 263-284.

(rebotim nė: Balkan Cultural Studies, Nju Jork 1980)

ZABIRAS, Geōrgios Iōannos

Nea Hellas ź hellźnikon theatron. Ekdothen ypo Geōrgiu P. Kremu. Anekdota syggrammata.

(Typ. Efźmeridos tōn Syzźtźseōn, Athinė 1872, ribotim Athinė 1972) 561 f..

ZAMPUTI, Injac

Disa shėnime rreth alfabetit tė dorėshkrimit tė Anonimit elbasanas.

nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet, Tiranė 1949, 1, f. 55-57.

- Dorėshkrimi i Anonimit t'Elbasanit, Transliterim, transkriptim dhe koment.

nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet, Tiranė 1951. 3-4, f. 64-130.



--------------------------------------------------------------------------------

1 Pėr historinė e alfabeteve shqiptare, shih: Rrota 1936, Skendi 1960, Janura 1969, Hoxha 1986, dhe Osmani 1987.

2 shih: Elsie 1991.

3 shih: Elsie 1992.

4 Ungjilli i Pashkėve ėshtė njė tekst shqip nga fundi i shekullit pesėmbėdhjetė qė pėrmban 15 radhė nė shkronja greke tė pėrkthyer nga Ungjilli i Shėn Mateut (27:62-66). U zbulua nga historiani grek Spyridōn Lampros (1851-1919) nė vitin 1906 nė njė dorėshkrim grek tė Bibliotekės Ambrosiane tė Milanos (Kodeks 133, f. 63). Shih: Lampros 1906 dhe Borgia 1930.

5 Shuteriqi 1949, f. 38, dhe Domi 1965, f. 272, ngulin kėmbė pėr njė ndikim sllav tė fortė nė krijimin e kėtij alfabetit, gjė qė shpjegohet, sipas atyre, nė varėsinė, deri nė vitin 1767, e kishės orthodokse nė Shqipėri nga Partriarhati Bullgar i Ohrit. Nė vitin 1767, Ohėr u bashkua drejt me Partiarhatin Grek tė Stambollit.

6 shih: Hahn 1854, vėll. 1, f. 280-300.

7 shih: Geitler 1883 dhe Nahtigal 1923.

8 shih gjithashtu: Nosi 1918, Qafėzezi 1937, Ressuli 1938, Shuteriqi 1949, 1954, 1959, 1973, dhe Hetzer 1987.

9 shih: Ressuli 1938, Shuteriqi 1976, f. 121-122, dhe Hetzer 1981, 1981-82, 1982a, 1982b, 1986, 1989.

10 shih: Hahn 1854, vėll 1, f. 297.

11 shih: Jochalas 1985.

12 shih: Qosja 1983.

13 shih: Zamputi 1949 dhe 1951.

14 shih: Shuteriqi 1949.

15 shih: Domi 1965.

16 shih: Domi 1965, f. 274-276.

17 shih: Shuteriqi 1987.

18 shih: Zabiras 1872, f. 236.

19 shih: Zabiras 1872, f. 244.

20 shih: Domi 1965, f. 277.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.