Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Po qe se perendia na ka bere simbas vetes se vet, ne ia kemi shperblyer tamam.
--- Voltaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Shqiptaret e diaspores ne mbrojtje te Hiresise se Saj
Postuar nga: Skampa

Emigracion Me poshte do te mund te lexoni dy letra proteste per gazeten e mirenjohur amerikane New York Times, e cila ka botuar nje artikull mbi Nene Terezen ne te cilin mjegullohet identiteti i saj shqiptar. Letrat jane shkruajtur nga organizata shqiptaro-amerikane te diaspores.



Deklaratė pėr Shtyp

KKSHA i shkruan New York Times: Nėnė Tereza ėshtė shqiptare

Washington, DC, 8 gusht 2003: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan nxorri kėtė njoftim pėr shtyp nė lidhje me letrėn qė i ėshtė derguar sot gazetės New York Times rreth kombėsisė sė Nėnė Terezės.

I nderuar redaktor i gazetės "New York Times",
Nė artikullin e tij "Shpirti shenjtor kujtohet, ne njė mėnyrė vėrtetė ballkanike", botuar mė 6 gusht 2003, Ian Fisher raporton mbi njė argument nė
lidhje me identitin etnik tė Nėnė Terezės. Por ky argumet nuk ka asnjė meritė.
Artikulli i z. Fisher adopton njė tendencė tė re ballkanike qė faktet e pavolitshme i cek tepėr kalimthi. Jo vetėm qė autori nuk pėrmend faktin se
Nėnė Tereza e ka identifikuar veten haptazi si shqiptare, por ai citon njė deklaratė maqedone tė pavėrtetė se kinse Nėnė Tereza nuk ka folur shqip dhe si rrjedhojė nuk ka patur prejardhje shqiptare.
Nėnė Tereza gjatė gjithė jetės sė saj e ka shprehur qartė se ajo ka qenė shqiptare dhe, nė fakt, kur morri Ēmimin Nobel tė Paqes nė vitin 1979, ajo shkroi prej Oslos, "Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem shqiptar. Unė lutem pėr juve." Murgesha katolike mė e njohur nė botė pohoi tė njėjtėn gjė rreth njė dekade mė vonė gjatė njė vizite nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara (OKB). Gjatė njė meshe qė komuniteti shqiptar nė Bronx (New York) mbajti nė nder tė saj mė 17 qershor 1988, Nėnė Tereza foli nė shqip dhe
recitoi nė gjuhėn amtare "Punėn e Pendimit".
Ka shumė fakte tė tjera qė pohojnė etnicitetin shqiptar tė Nėnė Terezės.
Pėr shembull, nė faqen zyrtare tė Ēėshtjes sė Shenjtėrimit tė Nėnė Terezės (>>) shėnohet se "Agnes Gonxha Bojaxhiu, e njohur si Nėnė Tereza, ka lindur mė 26 gusht 1910, nė Shkup, Maqedoni, me prejardhje shqiptare."
Pėr mė tepėr, kohėt e fundit Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i akordoi ish-presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bill Clinton, ēmimin "Duart e Shpresės". Gjatė fjalimit tė tij mė 19 qershor 2003, Presidenti Clinton i kushtoi rėndėsi tė veēantė figurės sė nderuar tė Nėnė Terezės, duke thėnė, "Dėshiroj tė them njė fjalė falėnderimi pėr njė shqiptare madhėshtore e cila nuk jeton mė nė kėtė tokė. Do tė doja tė flas mė shumė pėr Nėnė Terezėn, tė cilėn unė kam pasur nderin ta njoh personalisht. Hillary [Clinton] ka punuar me tė [ Nėnė Terezen] pėr tė ndėrtuar njė qendėr spitali nė Washington, D.C...."
Nė artikullin e tij tė fundit z. Fisher gjithashtu shkruan se ēėshtja nė fjalė komplikohet edhe mė nga fakti se Nėnė Tereza i pėrkiste fesė katolike,
"ndėrkohė qė shumica e shqiptarėve janė muslimanė, gjė qė ka hapur njė shteg pėr spekulim rreth rrėnjėve etnike tė vėrteta tė Nėnė Terezės." Fjalia e mėsipėrme demonstron qė z. Fisher nuk ka hulumtuar aq sa duhet para shkrimit tė artikullit.
Autori nuk merr mundimin tė tregojė se Shqipėria historikisht ėshtė njohur si njė vend laik ku tė gjitha besimet fetare kryesore kanė bashkė-ekzistuar paqėsisht pėr shekuj me rradhė dhe martesat ndėr-fetare kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė mėse tė zakonshme. Shqipėria ėshtė vendi i tė gjithė besimeve kryesore tė botės - duke pėrfshirė fenė islame, katolicizmin, besimin ortodoks dhe atė hebre. Nė tė vėrtetė besimtarėt kristianė pėrbėjnė mė shumė se 30 pėr qind tė popullsisė sė Shqipėrisė.
Pėrqasja e autorit i bėn jehonė njė tendence tjetėr ballkanike: besimi fetar ėshtė baza nėpėrmjet tė cilės caktohet etniciteti i dikujt. Kjo metodė ėshtė pėrdorur herė pas here prej shteteve fqinje tė Shqipėrisė pėr tė vėnė nė pikėpyetje nė mėnyrė tė padrejtė etnicitetin e atyre shqiptarėve qė nuk i
pėrkasin fesė muslimane. Prandaj, vėrejtjet e z. Fisher janė ofenduese ndaj tė gjithė shqiptarėve - pavarėsisht nga besimet e tyre fetare - pėrderisa
ato nėnkuptojnė se vetėm ata individė qė i pėrkasin besimit musliman janė shqiptarė.
Evidencė e mėtejshme qė dėshmon pėr tolerancėn fetare tė shqiptarėve ėshtė parashtruar qartė edhe nė deklaratėn qė Kardinali O'Connor dha mė 28 korrik 1999 nė mbėshtetje tė nisjes sė procesit tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės.
Duke rikujtuar vizitėn e tij nė Shqipėri nė fillim tė viteve 90, Kardinali O'Connor thotė se, "kur pata privilegjin e madh qė tė vizitoj Shqipėrinė me Atin Tonė tė Shenjtė, Papa Gjon Palin II dhe Nėnė Terezėn e Kalkutės, pas kaq shumė vitesh qė ky vend ka qenė krejt i izoluar prej Perėndimit, unė
pashė se si muslimanė e tė krishterė bashkė e pėrshendetėn Nėnė Terezėn me tė njėjtin entuziazėm dhe pėrzemėrsi".
Pavarėsisht se kohėt e fundit kanė nisur tė qarkullojnė njė sėrė raportesh ndėrkombėtare qė bėjnė tė ditur se Shqipėria po planifikon tė shėnojė
shenjtėrimin e Nėnė Terezės me njė sėrė konferencash dhe simpoziumesh kombėtare, me publikimin e librave dhe albumeve rreth jetės sė saj, dhe me inagurimin e njė filimi tė ri dokumentar si dhe njė sėrė koncertesh, z. Fisher as qė nuk e merr mundimin tė pėrmendė ndonjė prej kėtyre ngjarjeve tė rėndėsishme nė artikullin e tij tė fundit. Ai lė jasht faktin se i vetmi aeroport ndėrkombėtar i Shqipėrisė mban emrin e hirėsisė sė saj tė nderuar, tė njėjtin emėr qė ka edhe Spitali Qendror i kryeqytetit tė Shqipėrisė, si dhe njė shesh i madh nė zemėr tė Tiranės ku qeveria shqiptare sė shpejti do tė ngrejė njė pėrmendore nė nder tė kėsaj bije shqiptare.
Sė fundi, mungesa e objektivitetit nė artikullin e z. Fisher nuk tregon asnjė pikė respekti ndaj vetė-identifikimit tė Nėnė Terezės si shqiptare, dhe duke dėshtuar tė respektojė kėtė ai pėrpiqet tė ndezė njė debat tė cilin vetė Nėnė Tereza i dha fund shumė vite mė parė.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ėshtė njė organizatė jo pėrfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj pėrkrahjes sė ēėshtjeve shqiptare, promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan pėr tė forcuar politikat demokratike, pėr tė inkurajuar respektin pėr tė drejtat e njeriut nėpėrmjet ofrimit tė programeve tė zhvillimit dhe edukative.

###




I nderuar Redaktor

Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė ka konsideratė tė lartė pėr gazetėn e respektueshme New York Times, prandaj i vjen keq kur botohen nė faqet e saj artikuj dizinformues ose qė shtrėmbėrojnė tė vėrtetėn. I tillė qe artikulli i Z. Ian Fisher botuar mė datė 6 gusht 2003, faqe 6, ku autori e mohon kombėsine shqiptare tė Nėnė Terezės, me argumente pa baza historike a shkencore. Ja argumentet kryesore qė paraqet zoti Fisher pėr tė mbrojtur tezėn e tij:

1. 'Nėnė Tereza nuk ka si tė jetė shqiptare a me kombėsi shqiptare, kur dihet se ishte katolike e ritit Latin, ndėrsa shqiptarėt janė moslemanė'.

Ēdo njeri qė ka sado pak dijeni mbi shqiptarėt, e di se ata u pėrkasin tre besimeve fetare myslimanė, ortodoksė tė ritit Bizantin dhe katolikė tė ritit Roman, pa llogaritur sektin Bektashi. E njėjta pėrbėrje fetare zotėron edhe nė trevat e banuara nga shqiptarėt, si nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi. Nė Maqedoni gjithmonė ka patur ortodoksė dhe katolikė shqiptarė, ashtu sikurse ka edhe sot. Dijetarėt dhe etnografėt e huaj kanė shfaqur admirim pėr tolerancėn fetare ndėrmjet shqiptarėve qė vazhdon prej shekujsh. Ndofta nė asnjė vend tė botės nuk ka aq martesa mikste sa te shqiptarėt, nė raport me popullsinė.

2. 'Mbiemri vajzėror i Nėnė Terezės, Gonxhe Bojaxhiu hedh dyshime mbi kombėsinė e saj, mbasi gjuha shqipe nuk ka mbaresa U pėr mbiemrat'.

Ky argument filologjik dėshmon se autori ka mangėsi nė fushėn e onomastikės shqipe. Edhe librin e telefonave sikur tė kishte shfletuar, do tė kishte gjetur njė tok mbiemrash me mbaresėn U. Shumica e mbiemrave tė shqiptarėve me prejardhje nga profesionet mbarojnė me U. Shembuj: Bojaxhiu, (painter); Kundraxhiu, (shoemaker); Terziu, (taylor); Furrxhiu (bakery); Djepaxhiu, (cradlemaker); Sapunxhiu, (soapmaker); Hanxhiu, (The owner of an Inn); etj.

3. 'Nėnė Tereza nuk dinte shqip dhe nuk fliste Shqip'.

Nėnė Tereza haste vėshtirėsi pėr tė folur rrjedhshėm shqip, pas njė emigrimi prej 7 dekadash, por ajo kurrė nuk e ka mohuar origjinėn e saj shqiptare. Kur ishte e re jo vetėm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi nė gjuhėn shqipe. A mund tė shkruante shqip po tė mos ishte shqiptare? Nė kohėn qė shkruajti poezinė, tė cilėn po ua servirim shqip e anglisht, ajo ishte 22 vjeēe. Besojmė se kjo dėshmi e patjetėrsueshme mjafton pėr tė bindur edhe mė skeptikėt pėr kombėsinė e saj Shqiptare.

Pėr Shoqatėn e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė.
Kryetari
Naum Prifti


Poezi e Nėnė Terezės - Gonxhe Bojaxhiu, hartuar mė 9 dhjetor 1928, kur po udhėtonte pėr nė Indi.



LAMTUMIRĖ


Po lė shtėpinė zemėrfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarė
Atje, nė tė largtin vis.

Lė tė njohurit nė mejtime
Tė afėrmit e vatrėn shqim,
Mė tėrheq zemra ime
T’i shėrbej Krishtit tim.

Nėnė e dashur, lamtumirė
Ju le shėnde’n miq tė mi
Mė djeg, o, njė fuqi e dlirė
Drejt tė pėrflakurės Indi…

Dhe anija lehtė lehtė lundron
Pret valėt e detit tė trazuar,
Pėr herė tė fundit syri vrojton
Brigjet e Evropės sė hakėrruar.

Qėndron nė anije e galduar
Fytyrė e pėrvuajtur gjithė hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomė e botės sė re,

Njė kryq hekuri n’dorė shtėrngon
Shpėtimi lėvarshėm kumbon nė tė,
E shpirti i gatshėm pranon
Blatėn e rėndė fli pėr tė,

Pranoje, kėtė flijim, o Zot,
Dėshmi e pėrbetimit qė tė dashuroj,
Ndihmoi gjallesės Tėnde sot
Qė emrin do tė madhėroj!

Si shpėrblim, Tė lus o i Hirt’,
O Ati ynė plot mirėsi
Tė mė japėsh vetėm atė shpirt
Atė shpirt qė-veēse Ti e di.

Dhe t’imtė, tė pastėr si n’ag vere vesojnė
Tė valėt lot rjedhin qetė, me mall,
Qė betimin pėr Ty prore e madhėrojnė
Pėr tė madhin blatim qė tani u shpall.



A Poem by Mother Teresa - Gonxhe Bojaxhiu, composed Dec. 9, 1928, en route to India.

GOODBYE

I am leaving the glowing hearth,
And my birthplace and kinsfolk;
To go to disease-wracked Bengal,
Far, far away.

I bid goodbye to fretful friends,
From hearth and relatives I turn away,
To obey my heart that tells me
To serve Christ.

Goodbye, dear mother,
Take care friends of mine;
A pure force stirs within me
And drives me toward inflamed India.

The boat sails ever so lightly,
As it awaits stormy scars;
For the last time, my eye surveys
The coastline of wrathful Europe.
On the boat, joy and exultation
Light up the face care-worn
Of a soul betrothed to Christ-
The tender bride of the new world.

An iron cross she clasps in her hand,
A cross that rings with the message of salvation;
And her spirit is ready
To sacrifice all for it.

Accept, oh, Lord, this sacrifice,
as a testimony of my love;
and on this day help my soul
that wants to exult Your name.

In return, oh, Gracious Lord,
Our kind Father,
I ask only that I be filled with the spirit
Known only to You.

Pure as a summer drizzle at dawn,
My hot, wistful tears roll softly down,
And uplift my public oath
To make my life a ceaseless prayer to You.


Translated from Albanian by Peter R. Prifti, San Diego 1991
ALBANIAN CATHOLIC BULLETIN, San Francisco, CA., Vol. XII, 1991








© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.