Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Emigracion :: Informacion per llotarine amerikane
Postuar nga: Albo

Emigracion Departamenti amerikan i Shtetit publikon procedurat e nevojshme per ata qe do te kerkojne nje vize qendrimi ne SHBA. Veshtiresite e sistemit te ri elektronik, adresa e faqes ne internet dhe specifikat qe duhet te kene fotot e aplikanteve

Elton METAJ

Departamenti i Shtetit ka publikuar procedurat qe duhet te ndiqen per te plotesuar formularet e llotarise amerikane per vitin 2005, qe kete vit do te jete elektronike. Per kete qellim, nje faqe e posacme interneti ne adresen www.dvlottery.gov do te jete ne funksionim prej 1 nentorit 2003 (e shtune) deri me 30 dhjetor 2003 (e marte). Ne kete adrese, te gjithe ata qe do te aplikojne per te marre nje vize amerikane per qellime punesimi mund te gjejne formularet dhe detajet qe kerkohen. "Korrieri" po boton sot procedurat qe duhet te ndiqen per t'iu shmangur nje skualifikimi te mundshem dhe per te plotesuar saktesisht kerkesat e bera publike nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sistemi i ri elektronik i aplikimit, ne dukje i veshtire dhe i komplikuar, synon ta beje Llotarine Amerikane me efikase dhe te shmange abuzimet qe jane vene re gjate viteve te fundit. Keto abuzime, sipas Departamentit te Shtetit, mund te perbejne edhe nje kercenim per interesat e sigurise se Shteteve te Bashkuara.

Programi i pervitshem, qe do te nise me 1 nentor 2003 dhe qe synon te dergoje aplikantet fitues ne SHBA ne vitin 2005, ka vene ne dispozicion 50 mije viza qendrimi ne "token e premtuar". Vizat do te shperndahen ne gjashte rajone gjeografike, qe kane nje norme te ulet emigrimi ne Shtetet e Bashkuara. Megjithate, asnje vend nuk mund te marre me teper se 7 % te totalit te vizave te vena ne dispozicion nga Uashingtoni. Ne llotarine qe do te nise kete vit eshte hequr Rusia, qe nuk do te jete me nje vend perfitues, duke rritur ne kete menyre shanset per vendet e tjera. Aplikantet nga Shqiperia arriten nje numer rekord ne seleksionimin e fazes se pare per llotarine e vitit 2004. Rreth 3.100 shqiptare u perzgjodhen ne fazen e pare te llotarise qe mbyllet vitin e ardhshem, ndersa 60 ditet e fundit te ketij viti shqiptaret duhet t'u drejtohen kompjuterave dhe internetit per te plotesuar formularet perkates per llotarine e vitit 2005. Ne numrat e ardhshem, "Korrieri" do te botoje tipet e formulareve, te dhenat qe duhet te plotesohen dhe menyren e seleksionimit. Prej 1 nentorit, ato do te jene ne adresen www.dvlottery.gov.

Procedurat per llotarine amerikane per vitin 2005
Te gjithe kerkesat e nisura nga nje aplikant do te skualifikohen, nese merret me teper se NJE kerkese, me perjashtim te atyre qe e zevendesojne kerkesen e bere. Aplikantet mund ta pergatisin dhe zevendesojne kerkesen e tyre.

Departamenti i Shtetit do te pranoje vetem Formularet Elektronike te Llotarise, te marra ne menyre elektronike ne adresen www.dvlottery.gov gjate 60 diteve te periudhes se regjistrimit, qe fillon nga 1 nentori 2003.

Departamenti i Shtetit do t'u dergoje aplikuesve te llotarise amerikane nje konfirmim elektronik, me marrjen dhe kompletimin e Formularit te Llotarise.

Kerkesat me leter nuk do te pranohen.

Kerkesa do te skualifikohet nese te gjitha fotot e kerkuara nuk i jane atashuar asaj. Fotot e aplikantit, bashkeshortit/es dhe te cdo femije nen 21 vjec mund te behen me aparate dixhitale ose duke skanuar fotografite ne leter. Ato duhet te nisen ne rruge elektronike.

Specifikat qe duhet te plotesojne fotot

Foto duhet te jete ne formatin JPEG (Joint Photographic Experts Group).

Foto mund te jete me ngjyra ose bardh e zi.

Nese fotot do behen me aparate dixhitale duhet te kene nje rezolucion 320 piksel gjeresi dhe 240 piksel gjatesi.

Nese fotoja do te skanohet duket te kete permasat 50mm x 50 mm.

Maksimumi i madhesise se fotos do te jete 62,500 bajt.

Ne fotot qe do te dergohen, fytyra e aplikantit, bashkeshortes dhe femijeve duhet te jene drejtuar nga objektivi dhe jo e ngritur lart, ulur poshte apo me kend. Fytyra duhet te mbuloje 50 % te siperfaqes se fotos.

Fotot ne te cilat fytyra e personit nuk eshte ne fokus nuk do te pranohen.

Fotot qe do te jene turbullta, te paqarta dhe jo te plota nuk do te pranohen.

Fotot e personave qe mbulojne koken jane te pranueshme vetem me veshjen fetare dhe ajo nuk duhet te zere asnje pjese te fytyres.

Fotot e ushtarakeve ose te llojeve te tjera te personelit nuk do te pranohen.

Fotot familjare nuk do te pranohen, por vetem te individeve vec e vec.


Llotaria amerikane, ja formulari i kerkuar

Departamenti i Shtetit ben te ditur te dhenat qe do te permbaje formulari i llotarise amerikane per vitin 2005. 14 pika, qe duhet te plotesohen me kujdes. Prej 1 nentorit 2003, ai do te jete i disponueshem per 60 dite ne internet ne adresen www.dvlottery.state.gov

Do te permbaje 14 pika formulari qe duhet te plotesojne aplikantet e llotarise amerikane per vitin 2005. "Korrieri" boton sot te gjitha te dhenat qe jane percaktuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe qe cdo aplikant duhet te permbushe per te patur nje vize punesimi ne SHBA. Ky formular do te jete i disponueshem per publikun vetem prej 1 nentorit 2003 deri me 30 dhjetor 2003, ne faqen e posacme te internetit, qe Departamenti i Shtetit do te vere ne funksionim ne adresen www.dvlottery.state.gov.

Ne formularin e llotarise amerikane, qe prej ketij viti do te kryhet vetem nepermjet internetit, vec gjeneraliteteve, kerkohen te dhena te detajuara per femijet, te cilet jane te pamartuar apo qe nuk kane mbushur moshen 21 vjec. Rastet e ndryshimit te shtetesise dhe fotoja, sipas specifikave te botuara ne numrin e djeshem te "Korrieri"-t, jane te tjera kerkesa te domosdoshme qe duhet te plotesoje aplikanti.

Prej te shtunes se 1 nentorit ne adresen www.dvlottery.state.gov, te gjithe shqiptaret mund te gjejne dhe plotesojne keta formulare. Ne dispozicion te tyre do te jene 60 dite, deri te marten e 30 dhjetorit 2003. Gjate kesaj kohe formulari duhet te jete plotesuar dhe nisur ne rruge elektronike. Sipas procedurave te percaktuara, te gjithe kerkesat e nisura nga nje aplikant do te skualifikohen, nese merret me teper se nje kerkese, me perjashtim te atyre qe e zevendesojne aplikimin e bere. Aplikantet mund ta pergatisin dhe zevendesojne kerkesen e tyre. Departamenti i Shtetit ka njoftuar gjithashtu ne menyre te perseritur se do te pranoje vetem Formularet Elektronike te Llotarise, te marra ne menyre elektronike ne adresen www.dvlottery.state.gov gjate 60 diteve te periudhes se regjistrimit, qe fillon nga 1 nentori 2003. Departamenti i Shtetit do t'u dergoje aplikuesve te llotarise amerikane nje konfirmim elektronik, me marrjen dhe kompletimin e Formularit te Llotarise, ndersa kerkesat me leter nuk do te pranohen.

Kerkesa do te skualifikohet nese te gjitha fotot e kerkuara nuk i jane atashuar asaj. Fotot e aplikantit, bashkeshortit/es dhe te cdo femije nen 21 vjec mund te behen me aparate dixhitale ose duke skanuar fotografite ne leter. Ato duhet te nisen ne rruge elektronike.

E.Metaj

1 - EMRI i PLOTE - Mbiemri, emri, emri i mesit.

2 - DATA e LINDJES - Dita, Muaji, Viti.

3 - GJINIA - Mashkull ose Femer

4 - QYTETI i LINDJES

5 - VENDI i LINDJES - Emri i vendit te lindjes duhet te jete ai qe perdoret aktualisht dhe jo emra te meparshem ose te nderruar shtetesh.

6 - FOTOJA e APLIKANTIT - Fotoja duhet te plotesoje te gjitha specifikat e kerkuara nga Llotaria.

7 - ADRESA POSTARE - Adresa e banimit, qyteti, distrikti/vendi/provinca/shteti, kodi postar, Vendi

8 - NUMRI i TELEFONIT

9 - Adresa e postes elektronike

10 - VENDI i LIGJSHEM, NESE SHTETESIA E APLIKANTIT ESHTE E NDRYSHME NGA AJO E VENDIT TE LINDJES. - Nese aplikanti po kerkon shtetesi ne nje shtet tjeter, nga vendi i tij i lindjes, ky informacion duhet te plotesohet ne formular. Nese nje aplikant po kerkon shtetesi nepermjet bashkeshortit/es ose prinderve, kjo duhet treguar ne formular.

11 - I MARTUAR - Po ose jo

12 - NUMRI I FEMIJEVE QE JANE TE PAMARTUAR DHE NEN 21 VJEC

13 - INFORMACIONE PER BASHKESHORTIN/EN - Emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi i lindjes, fotografia.

14 - INFORMACIONE PER FEMIJET - Emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi i lindjes, fotografia.

(Formulari duhet te permbaje emrin, daten dhe vendin e lindjes te bashkeshortit/es se aplikantit dhe te te gjithe femijeve naturale, si dhe te femijeve te adoptuar legalisht, te cilet jane te pamartuar dhe nen 21 vjec. Perjashtim bejen ata femije te cilet jane qytetare amerikane ose Rezident te Perhershem Legal. Mosdeklarimi i te gjithe te dhenave per femijet mund te sjelle skualifikimin e aplikantit).



Llotaria amerikane, si do perzgjidhen fituesit

Departamenti i Shtetit publikon rrugen qe do te ndiqet per te seleksionuar fituesit. Perzgjedhja e pare nga kompjuteri do te jete rastesore. Me pas, Qendra Konsullore ne Kentaki do te instruktoje aplikantet deri ne paraqitjen e tyre per interviste. 50 mije vizat leshohen nga 1 tetori 2004 deri me 30 shtator 2005

Elton METAJ

Departamenti i Shtetit te SHBA ka publikuar rrugen qe do te ndiqet per te seleksionuar fituesit e llotarise amerikane per vitin 2005. Nje procedure, qe do te nise me 1 nentor 2003, kur do te hapet periudha dymujore e plotesimit te formulareve, dhe qe do te kete si afat limit 30 shtatorin 2005. Ne kete menyre, ata qe do te tentojne "token e premtuar", brenda me pak se 23 muajve do te mund te realizojne endrren e tyre.

Aplikantet ne raundin e pare do te seleksionohen rastesisht nga kompjuteri midis te gjithe formulareve qe jane kualifikuar, pra qe jane plotesuar saktesisht sipas kerkesave te shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe te publikuara nga "Korrieri". Ata qe do te seleksionohen do te njoftohen nepermjet postes, nga maji deri ne korrik 2004 dhe do t'u dergohen te tjera instruksione, perfshire edhe informacione te lidhura me emigracionin ne Shtetet e Bashkuara. "Personat qe nuk do te seleksionohen nga kompjuteri ne raundin e pare nuk do te marrin asnje lloj lajmerimi. Ambasadat dhe konsulltat e Shteteve te Bashkuara ne bote nuk do te jene ne gjendje te japin nje liste te aplikanteve qe kane rezultuar te suksesshem ne kete perzgjedhje", thuhet ne njoftimin e Uashingtonit per llotarine amerikane. Bashkeshortet dhe femijet e pamartuar te aplikanteve te suksesshem nen 21 vjec, mund te aplikojne gjithashtu per vize per te shoqeruar ose ndjekur aplikantin kryesor. Vizat per llotarine DV-2005 do te leshohen nga 1 tetori 2004 deri me 30 shtator 2005. Por, ne menyre qe te marrin nje vize amerikane, aplikantet e seleksionuar rastesisht duhet te pranojne te gjitha kerkesat e ligjit amerikan.

Cdo vit miliona aplikime mberrijne ne Departamentin e Shtetit per te perfituar nga programi i vizave. Volumi i madh i formulareve krijon veshtiresi te ndjeshme per te selektuar aplikantet e suksesshem. Koha nga mbyllja e aplikimit deri ne njoftimin e aplikanteve te suksesshem do te perdoret pikerisht per te njoftuar ambasadat dhe konsullatat dhe per t'u dhene atyre kohen e nevojshme per te pergatitur leshimin e vizave. Leshimi i vizave te llotarise per aplikantet fitues dhe anetaret e familjeve te tyre do te mbyllet ne mesnaten e 30 shtatorit 2005.

Perzgjedhja

Ne Qendren Konsullore ne Kentaki (SHBA), te gjithe formularet e marre prej 1 nentorit deri me 30 dhjetor 2003, nga te gjitha rajonet e botes, do te kene nje numeracion individual. Pas mbylljes se periudhes se regjistrimit (kete vit do te jete 60 dite), nje kompjuter do te zgjedh rastesisht formularet mes totalit te te gjithe formulareve te mberritur nga te gjitha rajonet gjeografike te botes. Per cdo rajon, formulari i pare i zgjedhur rastesisht do te jete formulari i pare qe do te regjistrohet dhe keshtu me rradhe. "Te gjithe formularet e marre gjate periudhes dymujore te regjistrimit do te kene te njejten shans per t'u perzgjedhur per cdo rajon te botes", sigurojne organizatoret e llotarise amerikane. Sipas tyre, kur nje formular do te perzgjidhet, aplikantit do t'i dergohet nje leter njoftimi nga Qendra Konsullore ne Kentaki. Gjithashtu, aplikantit do t'i dergohen edhe instruksione per te aplikuar per vize. Qendra Konsullore ne Kentaki do te vazhdoje ta ndjeke ceshtjen, derisa ata qe jane seleksionuar do te instruktohen per te dale ne nje interviste per marrjen e vizes ne ne zyren konsullore te ambasades amerikane.

Njoftimi per intervisten

Per vitin 2005 jane te disponueshme 50 mije viza amerikane, por nje numer fituesish shume me i madh se ky do te seleksionohet. Kjo behet per faktin se midis 50 mije te pareve, qe do te seleksionohen, mund te kete nga ata qe nuk do te arrijne te marrin nje vize amerikane. "Pra jo te gjithe ata, qe do te njoftohen se jane te seleksionuar do te kene te sigurt marrjen e vizes ne momentin e paraqitjes ne zyren konsullore te ambasades amerikane", thuhet ne njoftimin e Departamentit te Shtetit te SHBA. Intervistat me ata qe jane perzgjedhur do te nisin ne tetor 2004. Qendra Konsullore ne Kentaki do t'u dergoje aplikanteve qe jane seleksionuar nje leter-takimi kater deri ne gjashte jave perpara intervistes se percaktuar ne zyrat konsullore te ambasades amerikane. Cdo muaj do te nxirren nga ambasada numri i vizave qe do te jene te gatshme per aplikantet. Kur numri 50 mije i vizave te leshuara ne te gjithe boten te plotesohet, programi per vitin 2005 do te mbyllet. Parimisht, numri i vizave mund te plotesohet edhe perpara 30 shtatorit 2005, kur perfundon programi.

Datat e perzgjedhjes

Formularet do te plotesohen ne internet nga 1 nentori-30 dhjetor 2003

Fituesit e raundit te pare njoftohen nga maji deri ne korrik 2004

Aplikantet, te cilet nuk jane te seleksionuar nuk do te marrin asnje pergjigje

Fituesve do t'u dergohen instruksione per intervisten ne ambasade

Per daten e intervistes, fituesit njoftohen 4-6 jave perpara

Me 1 tetor 2004 nis dhenia e vizave

Me 30 shtator 2005 mbyllet dhenia e vizave

Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.