Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Tangentet e qytetėrimit dhe shqipėruesit e Rubairave
Postuar nga: AsgjėSikurDielli

Letersi Omar Khajami ėshtė ndėr tė parėt kolosė tė letėrsisė botėrore qė zuri vend nė bibliotekėn shqiptare me njė vepėr tė plotė: "Rubairat". Ėshtė ndėr mė tė pėlqyerat, sepse u shqipėrua nga mjeshtra tė dėgjuar tė letrave shqipe: Nolit, Korēės, Shuteriqit, dhe Kokonės. Ėshtė i mirėseardhur, sepse vjen nga tri burime gjuhėsh tė ndryshme: anglishtes, persishtes dhe frėngjishtes.



Omar Khajami ėshtė ndėr tė parėt kolosė tė letėrsisė botėrore qė zuri vend nė bibliotekėn shqiptare me njė vepėr tė plotė: "Rubairat". Ėshtė ndėr mė tė pėlqyerat, sepse u shqipėrua nga mjeshtra tė dėgjuar tė letrave shqipe: Nolit, Korēės, Shuteriqit, dhe Kokonės. Ėshtė i mirėseardhur, sepse vjen nga tri burime gjuhėsh tė ndryshme: anglishtes, persishtes dhe frėngjishtes.
Shqipėrimin e parė tė rubairave e bėri F. Noli. Botimi i tyre shqip pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme sa kulturore aq edhe sociale pėr botėn shqiptare tė viteve `20. Nga njė analizė e thjeshtė historike, kuptojmė se kjo dukuri e letrave shqipe zė fill nga dy burime:

sė pari, nga shqetėsimi i intelektualėve shqiptarė se letėrsia jonė ėshtė e vonuar nė shqipėrimin e kryeveprave botėrore,
sė dyti, nga nevoja qė ndjenin mjediset e qarqeve tė gjera, jo elitare tė shoqėrisė shqiptare pėr tė krijuar marrėdhėnie me botėn e qytetėruar, pra si produkt i kėrkesave tė kohės.
Tė dy anėt e kėsaj dukurie e tregojnė se inteligjencia jonė po ndėrtonte urat e marrėdhėnieve tė reja me kulturat botėrore. Tė pėrfshirė nga kjo atmosferė, intelektualėt shqiptarė filluan me patos tė madh shqipėrimin e gjigantėve tė letėrsisė e tė mendimit botėror dhe paralelisht me ata edhe fillimin e studimeve vendase me karakter ekonomik, social, historik tė cilai i shtronte me ngut koha.
Disa, sidomos shkrimtarėt, u pėrqendruan nė pėrkthimin e kryeveprave tė letėrsisė botėrore. Noli shqipėroi Omar Khajamin, Shekspirin dhe bėri tė cicėrojnė shqip dhe njė tufė korifejsh tė tjerė tė panteonit anglez, amerikan, skandinav etj.
Naimi, Fishta e Frano Alkaj pėrkthyen Homerin. Hilė Mosi solli nė bibliotekėn shqiptare thesaret gjermane me vepra dhe pjesė tė Gėtes, Shilerit, Hainit, Lesingut, Ludving Uhlanit, Teodor Kordnerit, Ernest Koliqi pėrktheu poetėt e mėdhenj tė Italisė: Danten, Petrarkėn, Arioston, Tason, Parinin, Montin, Foskolon e Manzonin, Tajar Zavalani, Tolstoin, M. Gorkin. E kėshtu tė tjerėt nė vazhdim.
Disa tė tjerė, sidomos historianė e sociologė, nė vitet `30 u pėrqendruan nė fusha tė tjera. Beqir Ēela pėrktheu nga anglishtja kryeveprėn e Tomas Karlailit "Heronjt dhe kulti i heronjve Heronj si profet - Muhamedi dhe islamizma", njė vepėr qė kishte elektrizuar publikun anglishtfolės tė viteve `40 tė shekullit XVIII, 19 vjet mė parė se sa Fitzgeraldi tė pėrkthente rubairat. Introdukti qė Ismet Toto i bėri kėsaj vepre nė variantin shqip e bėri atė shumė tė vlerėsuar nė opinionin shqiptar tė kohės.
Qytetėrimet e tri kontinenteve me majat e tyre kishin prekur botėn shqiptare.
Ky fluks i gjenive botėrore nė fondin e bibliotekės sonė, e nė mes tė tyre edhe i Khajamit nė veprėn e tij, dėshmon se kultura shqiptare po hynte nė njė fazė tė re.
Shqiptarėt deri nė kohė tė vona nuk e kanė njohur zhvillimin kapitalist, e pėr pasojė nuk kanė pasur "elitė ekonomike", por atyre nuk u ka munguar kurrė elita intelektuale.
Trevat shqiptare u ndodhėn shpeshherė nėn presionin e qytetėrimeve lindore dhe perėndimore. Shqiptarėt u pajtuan, por nuk iu nėnshtruan as qytetėrimit grek, as atij latin dhe mė pas as atij bizantin dhe as atij turk, megjithėse qėndruan me shekuj tė pushtuar. Nėnshtrimi dhe toleranca kanė kufijtė e tyre ndarės.
Ėshtė fakt qė etiketa tė kėtyre qytetėrimeve kanė lėnė gjurmė nė nėnshtresėn dhe mbishtresėn tonė sociale, por vula origjinale shqiptare ka mbetur po ajo, si rrjedhojė e traditės etnopsikologjike tė mbėshtetur nė kuvendet e pėrbashkėta, tė bindur nė zbatimin e ligjeve kanunore, nė forcėn e fjalės tė transmetuar djalė pas djali pėrmes proverbave, aforizmave etj.
Nė fushėn e artit dhe tė kulturės, shqiptarėt nė pėrgjithėsi i dhanė rėndėsi tė veēantė binomit fjalė dhe arsye. Kjo sepse fjala e mbėshtetur nė arsye tė bind. Mesazhi i mbarsur me arsye tė mund. Arsyeja i prin sė drejtės. Ajo bėhet aleate me fitoren, siguron mbijetesėn dhe mbrun pavarėsisnė. Arsyeja ka mėmė lirinė. Ajo e lind atė. Por qė arsyeja tė jetė e shėndoshė duhet tė njohėsh. Tė njohėsh ėshtė njė nga elementet bazė tė qytetėrimit.
Shqiptarėt kanė qenė koshientė se tė njohėsh do tė thotė tė zbulosh themelet e ēėshtjeve dhe mbi kėtė bazė tė aftėsohesh pėr tė gjetur realitetin me pėrmasat e tij. Duke iu mbajtur kėtyre ligjeve ata e kanė pasuruar historinė edhe me ndonjė paradoks.
Njihet historikisht se ndeshjet mė tė ashpra nė mes tė qytetėrimeve kanė qenė dhe mbeten ato me karakter religjioz. Nė trevat tona historia nuk ka regjistruar ndonjė pėrleshje, ndonjė konflikt ose ndonjė betejė fetare. Me qindra herė gjatė shekujve fqinjėt tanė janė pėrpjekur tė ndezin urat e zjarrit nė mes tė shqiptarėve me fe tė ndryshme, por asnjėherė nuk ka zėnė vend synimi i tyre djallėzor. Nė kėshtjellat e qyteteve tona faltoret e feve tė ndryshme janė ngritur pranė e pranė, probotinia e gjakut ka lidhur individ e fise, kuvendet janė bėrė tė pėrbashkėta dhe tė gjithė u bindeshin tė njėjtave ligje kanunore. Njė paradoks historik.
Nė harkun e parė kohor kur u botuan "Rubairat" bota intelektuale shqiptare dha shenjat e njė bumi, qė veē shqipėrimeve tė theksuara mė sipėr u konkretizua edhe me arritje nė fusha tė tjera. Nė tetor tė vitit 1924 Luigj Gurakuqi paraqiti projektin e themelimit tė sistemit monetar dhe tė kreditit tė Shqipėrisė, pak vite mė vonė me nismėn e Lumo Skėndos u shtrua projekti i themelimit nė Tiranė tė Institutit tė Albanologjisė, u botua korpusi i vėllimeve "Visaret e Kombit", frut i njė pune tė gjatė tė folkoristėve shqiptarė, qė pasqyron ndjeshėm qytetėrimin tonė tradicional, shqiptar-autokton. Kėsaj periudhe i pėrket edhe botimi i plotė i kryeveprės sė epikės shqiptare "Lahuta e Malcis" e Gjergj Fishtės, ose nė gjuhėn e kėtij mjedisi, "Shahnameja" shqiptare. Binjake tė kėsaj periudhe janė edhe veprat "Financat e Shqipėrisė" e Haxhi Shkozės, "Mjeku i familjes" nė dy vėllime e dr. Ismet Gegės, "Lidhja e Prizrenit" e Xhafer Belegut e mė pas "Problemet shqiptare" tė Mehdi Frashėrit etj. Nga tė huajt u bėnė tė njohura veprat e Zigmund Froidit, Aleksis Karrel, Emil Durkhein. Nė skenėn e teatrit shqiptar pas Molierit e ndonjė autori tjetėr klasik, u paraqit kryevepra bashkėkohore "pėrtej horizontit" e nobelistit tė vitit 1936, Eugen O`Neill.
B) Shqiptarėt hynė nė shekullin XX pa u asimiluar nga qytetėrimet e huaja, duke e pėrqafuar atė, por pa u ndotur nga sėmundjet qė shoqėrojnė sipėrfaqen e tij.
X X X
"Rubairat" pėrēuan nė Evropė famėn e Khajamit, e bashkė me idetė qė pėrshkonin veprėn e tij bėnė tė njohur dhe qytetėrimin persian. Shqipėruesit e Khajamit te ne, Noli, Korēa, Shuteriqi e Kokona, me pėrkthimet e tyre kanė qenė pėrēues tė fuqishėm tė qytetėrimeve tė Lindjes dhe tė Perėndimit.
F. Noli, qė hapi ndėr tė parėt kėtė rrugė, kishte depėrtuar jo vetėm nė zemrat e shkrimtarėve perėndimorė, por edhe nė atė tė Firdusit, Attarit, Saadiut, Rumiut, Hafiz Shiraziut, Nizamiut etj. Si tek tė parėt ai u thellua nė artin dhe filozofinė e kėtyre tė fundit. Shijoi muzikalitetin e vargjeve katrore tė rubairave, tė gazeleve e tė kasideve tė tyre. U njoh me simbolet e tyre, interpretoi metaforat, zbuloi figurat, gjeti dy-tre kuptimet e disa termave dhe u dashurua me thellėsinė e mendimit, me harmoninė nė mes tė pėrmbajtjes dhe tė formės. Ai ēmoi lart kumtet e mesazheve tė botės sė tyre tė brendshme. Gjatė shqipėrimit, Noli e gėrmoi thellė nocionin qė lipsej dhe pasi e gjeti i thuri mjeshtėrisht si fjalėn e bukur ashtu edhe mendimin e fshehtė tė mistikut gjenial Khajam. Atėbotė kėshtjella e Khajamit u hap pėr tė dhe Noli i hapi kanatėt e saj pėr lexuesit shqiptarė duke shqipėruar "Rubairat". Te kjo vepėr ne ndeshemi me botėn individuale tė personalitetit, me botėkuptimet, prirjet, karakteret, marrėdhėniet, interesat, me realen dhe irealen. Njė enciklopedi poetike "sui generis" kjo e "Rubairave" qė kapėrthen njė fjalor filozofik. Ēdo njėri prej simboleve, nocioneve, koncepteve e termave pėrfaqėson njė mjedis, njė botė, njė ide ose njė qėndrim. Ja dy shembuj:
A dini pse Zambakun dhe Selvinė
I quajmė simbolė pėr Lirinė?
Kjo njėqint duar ka, po s`vret e s`vjeth,
Ay me dhjetė gjuhė s`e kafshon njerinė. Arrinė gjer nė kulm tė Diturisė,
I ndritnė si pishtarė Njerėzisė,
Po n`Errėsirėn Udhė s`ēan dot,
U mbytnė nėpėr gropa t`arratisė.
Pėr t`i spikatur disa simbole ai shpesh inicialet e tyre i shkruan me germė tė madhe. P.sh. Zambak, Selvi, Dituri, Botė, Rrota e fatit, Fron i Jetės, Deti i Jetės, Vel i misterit, Pika, Furra e Greminės, Balt`e parė etj.
Duke shqipėruar "Rubairat" Noli nuk mėnjanoi dhe as e shkėputi autorin e tyre nga korifejtė e tjerė tė panteonit botėror. Pėrkundrazi ai e ngriti O. Khajamin nė piedestalin e njė artisti gjigant, nė radhėt e njė mendimtari universal, njė ithtari tė zjarrtė tė lirisė sė mendimit, kurse "Rubairat" nė njė perlė, nė njė kryevepėr.
I dyti qė pėrktheu "Katroret" e O. Khajamit qe iranologu Ali Korēa, i cili zotėronte gjuhėt klasike tė Lindjes: sanskritishten, arabishten, persishten dhe disa gjuhė tė tjera. Qė mė 1917 ai kishte pėrkthyer "Trandafilishten…" e Saadiut, shkrimtarit mė popullor iranian, tė cilėn e botoi mė 1925.
Ay i pėrktheu "katroret" nga origjinali persisht, duke i shpallur duel Nolit pėr shmangjen e besnikėrisė sė pėrmbajtjes dhe asnjėherė nuk shkroi mė bukur pena e tij se sa kur pėrktheu me nerv rubairat. Ja njė pasazh krahasues nė mes dy shqipėruesve:

Noli (nga anglishtja)

Pas nesh kjo botė tutje shkon njė soj,
Dhe ty dhe mua na harron njė soj:
S`e vuri re qė diē mungon, kur s`ishin
Kur vdesim, s`ndrron e s`ngel, vazhdon njė soj.

[b]Korēa (nga persishtja)[/b]

Shekuj do mos jemi, bota do tė jetė
Prej nesh nam`e nishan fare do mos ketė
Kur ne s`kemi qėnė e ē`dėm e ka gjetur?
Edhe kur nuk jemi, ajo ėshtė vetė.


A. Korēa u pėrpoq t`i shqipėrojė disa terma dhe disa emra. "Rubairat" i ktheu nė "katrore", poetin e quajtur Omar nga Noli e mbiemėroi Omer. Megjithatė fjalori i Nolit mbeti. Termi Rubai-Rubaira u pėrfshi nė "Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe" (Tiranė, 1972, f. 201-202) dhe nė "Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe" (Tiranė, 1980, f. 1672/73). Edhe varianti "Rubajat" i Kokonės nuk u duk gjėkundi.

Pėrkthimi i poetėve persė kishte njė traditė nė shqipe. Pėrpjekje nė kėtė drejtim kishin bėrė: filozofi mistik Ferid Vokopola, Shejhu Muharrem Mitrovica dhe i talentuari Vexhi Buharaja, qė tė tre njohės tė persishtes. F. Vokopola nė ndėrmarrjen e vėshtirė pėr t`i dhėnė rrugė disa koncepteve si dhe raportit nė mes tė "misticizmit" dhe tė "atomizmit" tė marra nė kuadrin filozofik, shpjegon se O. Khajami para "misterit jetik" ėshtė thelluar nė "ēėshtjet mėmė" (questions meres) ku terma tė veēanta pėrdoren si simbole. Duke u ndalur p.sh. nė simbolin "Elif" ai shpjegon se Khajami i jep kėtij termi kuptimin mė tė lartė, po ashtu si edhe tog-fjalėshit "Vetė-Jeta". Vokopola kur i referohet Khajamit mbėshtetet te pėrkthimi i Nolit, ndonėse dhe ai vetė e provoi forcėn e shqipėrimit tė poetit tė madh.
Nga dy pėrkthyesit e tjerė tė O. Khajamit: Dh. Shuteriqit dhe V. Kokonės kemi tė botuara 78 rubaira nga i pari dhe 21 nga i dyti. Kėto rubaira, me sa dimė, panė dritėn e botimit 32 vjet pas vdekjes sė Nolit.
Shuteriqi nė "Perla" 1997/2-3, f. 88-93, ndėrsa V. Kokona nė revistėn "Universi shqiptar i librit" 1997/2. F. 40/41.
Dhe. Shuteriqi shpjegon se ka shfrytėzuar botimet e francezėve Charles Grolleau dhe tė Franc Toussaint dhe njė botim italisht qė nuk i kujtohet (Ndofta Italo Pizzin).
V. Kokona, frėngjisht dhe anglisht folės i mirė shėnon nė fund: "Sipas Fitzgeraldit", por megjithatė nuk ka shpėtuar nga ndikimi i fuqishėm i Nolit marramendės. Po japim pėr krahasim njė rubai:

Noli

Ah, kap e kap ēdo gas e ēdo dėfrim,
Nė Pluhėr se ka zbritur pa pushim,
Pluhėr nė Pluhėr nėn Pluhurin shtrirė,
Pa Ver`e Kėng `e Grua - pa mbarim!

Kokona

Gėzoje jetėn qė tani sa mund,
Se nesėr edhe ne zbresim nė Asgjėkundi;
Pluhur nė Pluhur dhe nėn Pluhur mbesim,
Pa Verė, pa Kėngė, pa Kėngėtar, pa Fund!


Po sjellim edhe njė shembull tjetėr, duke vėnė pėrballė tri pėrkthime nga tri burime gjuhėsh tė ndryshme:

Noli (nga anglishtja),

Sa, Sot gas paske dhe shėndet: pastaj?
Sa, mot tė patshim si simvjet: pastaj?
Sa, qofsh i lumtur njėqint vjet: pastaj?
Sa, pėr ēudi, dyqint si mbret: pastaj?

Korēa (nga persishtja),

Zėre se e kreve jetėn pasdėshirės, fundi ēė?
Zėre i shkove nė kulmit mirės, fundi ēė?
Zėre se e kape qindin si pas qejfit, fundi ēė?
Dhe njė qint tė tjera ta zemė pashirė, fundi ēė?

Kokona (nga frėngjishtja)

Zėre se e zgjidhe enigmėn e krijesės,
Zėre se i gjete fundin sė vėrtetės,
Zėre dhe se jetove njėqint vjet,
Se dhe njėqint, mos I shton gjė tė jetės?
Perla 1997/2-3, fq. 91
Tė katėr pėrkthimet veē bukurisė kanė edhe normat strikte tė artit qė kėrkon poezia klasike; kanė peshėn specifike tė mendimit filozofik, kanė ngarkesėn e mesazheve tė urtėsisė shekullore. "Rubairat" vinė nga tri burime gjuhėsh tė pasura, si anglishtja, persishtja dhe frėngjishtja, tė cilat burojnė nga tri qytetėrime tė mėdha, me tė cilat bashkėjeton kultura shqiptare.

© Shefik Osmani




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.