Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Shendeti :: Reportazh: Atje ku vogėlushėt vuajnė nga leuēemia
Postuar nga: Albo

Shendeti REPORTAZH

Nė Spitalin Onkohematologjik ēdo vit shtohen 80 fėmijė tė sėmurė. Prindėrit dhe mjekėt japin alarmin: Tė sensibilizohet shoqėria shqiptare

Atje ku vogėlushėt vuajnė nga leuēemia


Ilir Bushi

Spitali i Onkohematologjisė dhe pikėrisht reparti i Pediadrisė regjistron rreth 80 raste tė reja fėmijėsh me leucemi ose tumor solid nė vit, tė cilėt i shtohen armatės sė vogėlushėve qė luftojnė me sėmundjen e tmerrshme, duke shpresuar se njė ditė e gjithė shoqėria njerėzore do tė sensibilizohet dhe do t'i ndihmojė ata pėr tė shmangur tė keqen. Dhe kjo sėmundje qė dikur identifikohej me vdekjen, tani ėshtė bėrė plotėsisht e rikuperueshme, nėse ndihma mjekėsore jepet nė kohė dhe nėse shteti dhe shoqėria shprehin sensibilitetin e tyre tė veēantė, pėr t'i rikthyer fėmijėt te lodrat e tyre tė pėrditshme. Nė spitalin e Onkohematologjisė gjenden gjithmonė rreth 20 vogėlushė qė kurohen ēdo muaj nė trajtimin spitalor, por, teksa ata kthehen pėr tė vazhduar procedurat kurative nė shtėpi, kuptohet qartė qė mjekimi sistematik ngec dhe grafiku i leucemisė ngjit nė kurbat e larta rrezikun pėr jetėn.

Fėmijėt

Aktualisht nė katin e dytė tė pavionit tė Pediatrisė nė spitalin e Onkohematologjisė ndodhen rreth 20 fėmijė tė shtruar me leucemi ose tumor solid. Dhe nė dhomėn e parė majtas korridorit tė hyrjes ndodhet vogėlushi nga Gjakova i quajtur Gazmend Rustaj. Ai ėshtė 12 vjeē dhe sė bashku me shėnimet e librave tė shkollės tani ka nisur tė shkruajė nė fletoren e tij disa shėnime tė ēuditshme qė nuk i kishte menduar kurrė mė parė. Kėshtu, ēdo ditė ai regjistron nė fletore emrat e njerėzve dhe shoqatave qė i japin ndihmė financiare pėr t'u kuruar jashtė shtetit. Deri tani numri i bamirėsve ka shkuar nė 21.
Gazmendi vuan nga leucemia dhe nėna e tij thotė se ai ka dhimbje koke, debulesė dhe shpesh tė vjedha. Por nė dhomėn e tij ndodhen edhe dy vogėlushe tė tjera. Nė krevatin pranė Gazmendit qėndron e shtrirė vogėlushja 6-vjeēare nga Burreli e cila quhet Nexhmije Islami. Familja e saj aktualisht ėshtė transferuar nė Durrės, por mund tė themi pa frikė se gjatė kėsaj periudhe tė gjithė pjesėtarėt e familjes flenė rrotull spitalit Onkohematologjik. Tė gjithė janė tė shqetėsuar dhe ēdo ditė shohin me shpresė fytyrat e mjekeve qė vizitojnė Nexhmijen. Ndėrkaq nė tė njėjtėn dhomė ndodhet edhe Marsela Gjoka nga Lezha. Ajo ėshtė 14 vjeē dhe dhe e ėma tregon se gjithēka i ka ardhur papritur. Brenda njė kohe tė shkurtėr vajza ėshtė shtruar nė spitalin e Lezhės dhe mė pas nė Tiranė. Pikėrisht nė datėn 15 gusht, pra, tė premten, Marsela mbushi 14 vjeē. Dhe atė ditė kur po bėnte injeksionet e marrjes sė gjakut, nė dhomėn e saj hynė disa pėrfaqėsues tė njė shoqate bamirėse tė cilėt shėnonin emrat e fėmijėve tė sėmurė pėr t'u dhėnė ndonjė ndihmė. Por Marsela nuk kėrkoi asnjė ndihmė dhe nė mėnyrė fisnike u dhuroi pėrfaqėsuesve tė shoqatės nga njė pako me lėng frutash nga ato qė mbante nė sirtar. Pikėrisht nė kufirin e adoloshencės kur nė veshėt e saj duhet tė buēisnin meloditė e diskotekave, Marsela qėndron e shtrirė nė spital dhe dėgjon zhurmėn e aparaturave e tė shiringave tė gjakut qė e shpojnė mbi lėkurė. Ajo ka mbaruar klasėn VII me nota tė shkėlqyera dhe banon nė Ishull tė Lezhės.

Dhomat e tjera...

Ndėrsa nė dhomėn tjetėr ndodhet vogėlushja nga Elbasani e quajtur Ariola Kodra. Ajo ėshtė vetėm 4 vjeē dhe vuan nga tumori. Si gjithonė mbi shtratin e saj ndodhet e ėma, ndėrkohė qė njerėzit e tjerė vijnė gjatė orėve tė pasdites. "Ata qė do tė na ndihmojnė, do tė marrin me vete bekimin tonė dhe Zoti do t'ua shpėrblejė", shprehet nėna e Ariolės. Ndėrsa pėrballė dhomės sė saj ndodhet dhoma e vajzės 9-vjeēare e cila quhet Margarita Kaēeli. Ajo vjen nga zona e Marinzės dhe ėshtė nga rastet e pakta qė i ėshtė shfaqur sėmundja qysh nė lindje. Pėr kėtė e ėma thotė: "Margarita ėshtė sėmurur qysh kur ishte dyzetditėshe dhe vajza ime nuk e di se si jetohet jashtė shtratit tė spitaleve dhe shtėpisė, ku vazhdimisht dergjet prej dhimbjeve". Duke treguar odisenė e bredhjeve tė saj nėpėr qytete tė ndryshme si: Elbasan, Tiranė, Gramsh etj. pėr marrjen e gjakut pėr vogėlushen, duket qartė se nė lodhjen e saj ėshtė pėrzier edhe fyerja qė i kanė bėrė ndoshta mjekėt e pakujdesshėm gjatė kėtyre 9 vjetėve. "Unė e dua me shpirt vajzėn time dhe nuk do ta lė vetėm asnjė ēast. Do tė bredh me tė deri nė fund tė botės derisa ta shėroj dhe atėherė do tė jem e qetė, edhe sikur tė vdes vetė", shprehet ajo. Nė njė dhomė tjetėr aty pranė ndodhet edhe djali 14-vjeēar nga Puka i quajtur Agim Ndoci. Ai vuan nga leucemia nė gjak; ėshtė shtruar nė spital qysh nė prillin e kėtij viti. Babai i tij, Prend Ndoci, thotė se nė fisin e tyre nuk ia kishin dėgjuar emrin asnjėherė mė parė. Por papritur Agimi, njėri prej 6 fėmijėve tė familjes, u sėmur prej saj. Ndėrsa mė tutje ėshtė dhoma e djalit 5-vjeēar, Leart Devolli, i cili ėshtė nga Devolli dhe ka 2 muaj qė vuan. Gjendja e tij pas operacionit duket disi mė e mirė, por kurimi vazhdon. Nė dhomėn tjetėr ndodhet Dėfrim Lami, i cili ka njė vit qė vuan nga leucemia. Ai banon nė fshatin Mėzez tė Tiranės nė njė familje ku nėna dhe babai janė pa punė. Ndėrsa nė shtratin mė tej ndodhet Jorgaq Qosja. Ai ėshtė njė fėmijė i dashur 6-vjeēar qė i hidhet nė qafė me dashuri ēdo njeriu qė e takon. Eshtė nga fshati Dobraē dhe vuan nga leucemia nė gjak. Babai i tij ėshtė arsimtar, ndėrsa nėna shtėpiake. Ata kanė edhe 8 fėmijė tė tjerė pėrveē Jorgaqit, ndėrkohė qė kushtet ekonomike i kanė tepėr tė vėshtira. Po kėshtu, Franēesk Halili ėshtė tre vjeē e gjysmė dhe ka ardhur nė spital prej Funarzės sė Librazhdit. Vuan nga tumori nė veshka qysh prej 6 muajsh, ndėrsa prindėrit e tij janė pa punė. Nė shtėpi kanė vetėm njė lopė sė cilės gjatė kėtyre ditėve nuk dihet nėse i ka dhėnė ndokush diēka pėr tė ngrėnė. Sepse e gjithė familja e ka vėmendjen nė spitalin Onkohematologjik tė Tiranės ku ėshtė shtruar Franēesku. Ndėrsa mė tej ėshtė dhoma ku ndodhet Ermira Farishja, 13 vjeē. Ajo ėshtė nga Roskoveci i Fierit dhe nuk ka vuajtur kurrė mė parė. Vetėm gjatė javėve tė fundit pati hemorragji dhe u shtrua menjėherė nė spital.

Nė korridor

Nė korridorin e spitalit Onkohematologjik dėgjohen gjithmonė hapat e lehtė tė njė gruaje qė pėrpiqet tė mos bėjė zhurmė. Por tingulli i hapave tė saj tani njihet nga tė gjithė fėmijėt tė cilėt pėshpėrisin: Po vjen doktoreshė Anila. Dhe ėshtė pikėrisht Anila Godo, shefja e pavionit tė Pediatrisė, e cila vė njė kusht para se tė pranojė tė flasė. Tė mos pėrmendet asgjėkundi fjala "vdekje". "Nėse ju do tė merreni me gėrmime pėr vdekje apo vdekshmėri, unė nuk dėshiroj ta vazhdoj bisedėn", thotė ajo. Dhe kėrkesa e saj ėshtė tepėr dinjitoze, pikėrisht nė spitalin ku pacientėt ndihen tė rrezikuar nga natyra e sėmundjes. "Gjithēka ėshtė e kurueshme dhe shpresa ėshtė qė tė gjithė pacientėt do tė bėhen mirė", thotė ajo. Duke folur pėr moshat mė tė prekura, mjekja sqaron se rreziku mė i madh i shfaqjes ėshtė nga mosha 4-10 vjeē. Ndėrsa nė lidhje me ilaēet ajo sqaron se ato sillen nėpėrmjet Ministrisė sė Shėndetėsisė. Por kur kapėrcehen ēmimet e parashikuara nė buxhet, ka raste qė pėrballohen privatisht. "Unė si mjeke dua t'ju them vetėm njė gjė: kėrkoj sensibilitet tė veēantė nga shteti dhe shoqėria shqiptare pėr tė gjitha rastet e fėmijėve tė sėmurė dhe atėherė do ta kuptojmė se sa e lehtė ishte qė tė garantohet pėrmirėsimi dhe kurimi i tyre", pėrfundon ajo. Dhe nė njė dhomė tė veēantė ndodhet lista e dhuruesve tė gjakut e kontribuesve me mjete financiare. Njeriu i fundit qė ka bėrė bamirėsi ėshtė Ilir Ēumani (Drejtor i Institutit tė OIntegrimit tė Jetimėve) dhe bashkėshortja e tij, tė cilėt dhanė gjak dhe dhuruan njė shumė tė hollash prej 200 mijė lekėsh, pavarėsisht se shtresa e jrtimėve ka vetė nevojė pėr ndihma financiare. Por, ndėrkaq ai po ndihmon pėr sjelljen nė vend tė ilaēeve qė nuk gjenden pėr tė sėmurėt. Natyrisht lista e atyre qė ndihmojnė ėshtė e gjatė. Ajo vazhdon tė mbetet e hapur dhe fėmijėt presin ēdo ditė gjak, pėr rikuperimin e qelizave tė tyre. Sepse ndihma e atyre qė do tė japin sot kontribute, nesėr do tė kthehet nė bekim. Dhe kush shpėton njė jetė njeriu, ka shpėtuar njė botė tė tėrė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.