Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 75 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Emigracion :: Shqiptarėt rrezikojnė Anglinė
Postuar nga: Albo

Emigracion "EMIGRANTET PO ABUZOJNE ME SISTEMIN TONE"

Gati projektligji qė kthen nė atdhe azilantėt

Nga Londra, Muhamed Veliu

Emigrantėt shqiptarė qė ndodhen tė palegalizuar nė Angli rrezikojnė tė humbasin shumė shpejt shpresat pėr tė qėndruar nė shtetin ishull. Kjo, pasi autoritetet britanike po pėrgatisin ligje, qė emigrantėve qė nuk u jepet e drejta pėr azil, tė riatdhesohen menjėherė dhe tė mos kenė tė drejtė qė ta ēojnė ēėshtjen e tyre nėpėr dyert e gjykatave. Kjo gjė zgjat shumė kohė, gjė qė duket se tani nuk po u pėlqen anglezėve.

Ligji

Ministri i Brendshėm anglez, David Blankett, po pėrgatit disa ligje tė ashpra nė lidhje me apelet e azilkėrkuesve, kur atyre u rrefuzohet kėrkesa pėr tė qėndruar nė Angli. Me anė tė kėtyre ligjeve Blankett synon t'i japė fund pėrpjekjeve tė azilkėr-kuesve, tė cilėsuar si abuzues tė sistemit britanik tė emigracionit, qė sipas autoriteteve po "luajnė me sistemin". Siē ėshtė bėrė e ditur, ministri i Brendshėm, Blankett, u ka thėnė kolegėve tė tij nė kabinetin e Toni Blair-it se marrja e kėtyre masave ėshtė vitale dhe do tė kundėrshtojė teorinė qė qarkullon "se qeveria ėshtė e dobėt nė zgjidhjen e kėtij problemi". Ndryshimet e ligjit tė emigracionit pritet tė anonēohen nė tė ashtuquajturėn "Que-en's Speech", fjalimi i Mbretėreshės, nė muajin nėntor. Lajmi pėr ashpėrsimin e ligjit tė emigracionit ėshtė bėrė publik nga njė burim i afėrt pranė Blunkett. Sipas gazetės "The People", e cila i referohet kėtij burimi qė zbardh idenė e ministrit, "shumė emigrantė, kur nuk u jepet e drejta e azilit, e ēojnė ēėshtjen e tyre nėpėr gjykata, vetėm pėr tė zgjatur qėndrimin e tyre nė Angli dhe pėr tė vonuar kthimin nė vendet nga kanė ardhur. Ata provojnė tė qėndrojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar duke 'luajtur me sistemin', por ne jemi tė vendosur ta ndalojmė kėtė abuzim tė papranushėm", mėsohet tė ketė thėnė Blankett.
Ligji aktual i emigracionit u jep tė drejtėn azilantėve tė apelojnė nė tre gjykata vendimin e rrefuzimit nga Homo Office, "Ministria e Brendshme". Ata kanė tė drejtė tė apelojnė nė Gjykatėn e Apelit, Tribunale dhe atė tė tė Drejtave tė Njeriut. Propozimet e Blankett-it kanė si objekt dhėnien e sė drejtės pėr apelim vetėm nė Gjykatėn e Apelit dhe jo nė dy gjykat e tjera. Kjo argumentohet me faktin, se "azilantėve u duhet njė kohė shumė e gjatė pėr tė mbaruar tė gjithė procesin nė tė trija gjykat dhe pėr t'i dhėnė fund 'abuzimeve', ligji do tė propozojė vetėm njė apel".

Pasojat

Nėse Parlamenti Anglez do tė miratojė ligjin e ri, ky i fundit do tė prekė mijėra emigrantė shqiptarė, tė cilėt kanė apeluar vendimet e rrefuzimit tė azilit dhe dosjet e tyre gjenden nė gjykata tė ndryshme, ku pritet shqyrtimi.
Britania e Madhe ka disa vite qė ėshtė bėrė vendi mė i preferuar i emigrantėve shqiptarė. Kjo, pasi krahu i punės paguhet shumė mė mirė se nė shumė vende tė Europės. Por, edhe nėse mbetesh pa punė, nė Angli, pėrkrahja sociale qė tė jep shteti ėshtė e konsiderueshme. Me qindra shqiptarė kanė emigruar nė kėto 5 vite, nė rrugė jolegale, drejt shtetit ishull. Njė pjese tė mirė i ėshtė dhėnė e drejta pėr azil, ndėrsa pjesės mė tė madhe ende jo.
Nėse i jepet OK kėrkesės sė ministrit britanik tė Brendshėm, atėherė shqiptarėt, por edhe emigrantėt e tjerė, nuk do tė mund tė qėndrojnė.

Propozimi i britanikėve: Kampe nė vendet e varfra pėr azilkėrkuesit

Qeveria britanike hodhi pak kohė mė parė idenė e ndėrtimit tė kampeve tė refugjatėve nė Shqipėri. Ish-ministri i Jashtėm, Meta, konfirmoi asokohe se britanikėt i kishin propozuar Bashkimit Europian ngritjen e disa kampeve tė refugjatėve nė disa vende si Shqipėria, Tunizia etj. Nė kėto shtete do tė mbaheshin pėrkohėsisht emigrantėt qė hynin nė Britaninė e Madhe, derisa autoritetet e kėtij vendi tė vendosnin pėr tė ardhmen e tyre. Ministrat e Emigracionit tė vendeve tė Bashkimit Europian e diskutuan kėtė ēėshtje edhe nė Samitin e Selanikut qershorin e kaluar. Por ministrat nuk ranė dakord pėr kėtė ēėshtje dhe, megjithėse e quajtėn propozimin interesant, menduan ta shtyjnė vendimin e tyre pėr vitin e ardhshėm.


Kriminaliteti shqiptar u zhvendos nė Londėr nga Europa

Njė pjesė e shqiptarėve qė jetojnė nė Angli, kanė zgjedhur rrugėn e krimit. Janė pikėrisht ata elementė tė inkriminuar qė kanė trasferuar kryesisht nė Londėr, vajzat qė shfrytėzonin pėr prostitucion nė Itali, Belgjikė, Francė, apo vėnde tė tjera. Trafikimi i emigrantėve klandestin ėshtė njė tjetėr fushė ku krimi shqiptar vepron sukseshėm. Nė bashkėpunim me grupe tė tjera trafikantėsh, siē ishte rasti i grupit tė Mėhill Sokolit nė Belgjikė, ata arrinė tė trafikojnė pėr ēdo vit mijėra shqiptarė apo tė huaj, tė cilėt shpresojnė tė gjejnė njė jetė mė tė mirė. Por, shqiptarėt arrijnė tė fusin nė Britani kanabis nėpėrmjet shoferėve kryesisht italianė tė paguar nga ta. Krimi i rrėmbimit tė personit ėshtė njė krim qė ka pėsuar rritje. Disa persona brėnda komunitetit shqiptar janė marrė peng pėrfshi dhe njė biznes men shqiptarė dhe disa tė tjerėve ju kanė vėnė gjoba.

EMIGRANTET SHQIPTARE

- Numri i shqiptarėve qė kanė emigruar nė Britaninė e Madhe, sipas Ministrisė sė Brendshme angleze (Homo Office) mendohet se ėshtė rreth 50 mijė veta

- Shumica e shqiptarėve qė jetojnė nė Britani kanė kėrkuar azil politik, gjė e cila bėn qė ata tė kalojnė njė sėrė procedurash.

- Nuk ka shifra zyrtare se sa nga ata kanė arritur tė fitojnė statusin e emigrantit politik. Njė pakicė kanė fituar dokumetat e qėndrimit nėn statusin "Indefinite live to remain", leje qėndrimi pa fund, disa tė tjerė nėn statusin tjetėr, "Exceptional live to remain", leje qėndrimi e jashtėzakonshme, e cila nuk ėshtė mė nė fuqi.

- Dita ditės po rritet numri i atyre qė po humbin apelet dhe pastaj kalojnė "nė tė zezė" dhe mė pas bėhen subjekt i kontrolleve nga policia, si dhe mė pas, kthimi i tyre nė Shqipėri.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.