Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne qofte se pjeset e tjera te botes kane majmune, Europa ka francezet. Kjo e kompenson.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Ceshtje Kombetare :: Pavaresia e Kosoves nuk eshte terrorizem islamik
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare OKB: Beogradi gabon, misioni ynė nė Kosovė nuk ka dėshtuar.



A behet vertet kaq e madhe Shqiperia nese bashkohet me Kosoven? A behet Kosova e madhe po te bashkohet me Presheven dhe Bujanovcin? A eshte Shqiperia nje vend islamik qe importon terrorizem dhe destabilizon rajonin? Sigurisht qe jo. Por keto terma jane rikthyer serish ne skenen politike dhe serbet i therrasin per ndihme ato sa here shtrohet per zgjidhje e ardhmja e Kosoves. Deklarata e Majkos dhe ngjarja e dy diteve me pare, kur u vrane dy dhe u plagosen pese adoleshente serbe ne Peje, kane hapur polemika te shumta ne Beograd.

Analiste dhe politikane te shumte kane filluar garen e komenteve dhe parashikimeve per fatin e Kosoves. Nje dite me pare, Beogradi kerkoi mbledhjen e Keshillit te Sigurimit pasi situata ne Kosove nuk kontrollohet me nga UNMIK. Edhe ministri i mbrojtjes se shtetit Serbi Mal i Zi, Boris Tadiē, kerkon ripercaktimin e mandatit te KFOR it dhe UNMIK ut. Ne nje interviste te gazeten serbe Blic, Tadiē flet per nje skenar te qarte terrorist, qe ka per qellim destabilizimin e rajonit. Madje per te frenuar shqiptaret e Kosoves ne kete plan, ai fton edhe Tiranen te perfshihet ne gjetjen e nje zgjidhjeje per ēeshtjen e Kosoves. Larg mendimit te politikes nuk mbeten dhe mediat.

Analiste te ndryshem jane vene ne gare per te ushqyer mendjet nacionaliste me nje menu te shpifur ballkanike. Gazeta Gllas Javnost, shkruan se shqiptaret jane duke pergatitur nje kryengritje gjitheshqiptare, ne fillim paqesore e me pas te dhunshme. Finalja, me 28 nentor, ne Prishtine do te shpallet pavaresia e krahines. Pas gjithe levizjeve qe do te ndermerren, serbet shohin Aorganizaten terroriste AKSH. Madje nje tjeter gazete, Blic, shkruan se per stervitjen e anetareve te AKSH se, ka baza perveēse ne Kosove, Presheve dhe Maqedoni, edhe ne Kukes e Tropoje. Analistet shkruajne se edhe qellimi final i AKSH se eshte presioni mbi politiken per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Me termin terrorizem serbet, dhe jo vetem ata, kane perkufizuar dhe perkufizojne ēdo levizje te shqiptareve per pavaresine e Kosoves. Ne nje analize te saj, agjencia e lajmeve BINA, kthen ne kujtese Aorganizaten terroriste UCK.

Me te drejte mund te pyesim tani, perse valle jane kaq te verbuar fqinjet tane? Perse krimet makabre serbe, ekzekutimet e civileve dhe djegiet e shtepive nuk quhen terrorizem, ndersa njerezit qe u armatosen per te mbrojtur veten quhen terroriste? Perse politikanet dhe historianet quajne te gabuar bashkimin e Shqiperise me Kosoven, madje duke quajtur terroriste ata qe e aspirojne kete, dhe nuk behen me realiste e te pranojne se i gabuar ka qene copetimi i Shqiperise. Ashtu sikunder para luftes, edhe tani ne prag te bisedimeve Prishtine Beograd, mediat serbe jane angazhuar per te krijuar terrenin e rindezjes se urrejtjes. Asnje media serbe, asnje intelektual apo shkrimtar nuk e quajti dhune etnike faktin se fqinji serb u armatos nga shteti dhe vriste fqinjin shqiptar. Qe finji serb grabiste pasurine dhe digjte shtepine e fqinjit shqiptar kur ai u debua nga toka e tij. Perse sot serbet alarmojne boten duke quajtur spastrim etnik vrasjen e dy adoleshenteve? Perse shqiptareve u kerkohet t’i harrojne krimet serbe dhe te behen fqinj te mire, ndersa serbet nuk gjejne dot kurajon te kerkojne ndjese per masakrat ndaj shqiptareve? Dhe per ta bindur me mire boten se shqiptaret do ta ndezin serish luften ne Ballkan, politikanet dhe analistet serbe i referohen tezes se vjeter islamike. Perpjekjet e shqiptareve per pavaresi mbeshteten ne konceptin islamik te luftes boterore kunder te pafeve - shkruan analisti politik Miroljub Jeftiē, duke tentuar te preke nervat e botes perendimore te acaruar nga terrorizmi I ekstremisteve islamike.

Por nje gje duhet kujtuar mire. Shqiptaret e kaluan proven e pare. Lufta e Kosoves tregoi se nuk ishte terrorizem islamik kunder ortodoksise serbe. Por nje lufte e drejte e nje populli, viktime e terrorizmit shteteror serb. Ndersa prova e dyte eshte perpara. Serbet nuk mund te luajne me edhe xhelatin edhe viktimen, duke mbajtur ne duar nje tapi angleze te vitit 1913, ku shkruhet se Kosova eshte e Serbise.

Pergatitur nga Mentor Kikia
Gazeta Koha Jone, 17 Gusht 2003




OKB: Beogradi gabon, misioni ynė nė Kosovė nuk ka dėshtuar

Kombet e Bashkuara hedhin poshtė akuzat e Beogradit zyrtar se misioni i tyre nė Kosovė ka dėshtuar, proces tė cilin ne edhe mė tutje e inkurajojmė dhe ai ėshtė nė standardet para statusit pėrfundimtar tė Kosovės, -tha pėr radion EVROPA E LIRĖ, Faran Hak, zėdhėnės i OKB-sė. Ai ka shtuar se ky ėshtė dėshtim i palėve nė terren qė tė jetojnė sė bashku dhe ne po pėrpiqemi qė t'i ofrojmė bashkėsitė nė mėnyrė qė tė kemi njė Kosovė tė bashkuar. Padyshim se kjo lloj dhune dėshmon se ne nuk e kemi arritur ende kėtė synim dhe se kemi shumė pėr tė bėrė - tha zėdhėnėsi i OKB-sė, Hak. Ai shtoi se anėtarėt e KS-sė tė OKB-sė kėrkojnė qė tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arrestuar autorėt e vrasjes sė dy serbėve ne Gorazhdec dhe ata tė dalin pėrpara drejtėsisė. Hak theksoi se institucionet vetėqeverisėse tė Kosovės janė tė angazhuara pėr pajtimin ndėretnik. Nė vazhdim ai ka veēuar edhe arritjet qė Misioni i OKB-sė ka bėrė nė Kosovė. Ne kemi kuvendin, kryeministrin, kemi mė shumė pėrparime nė pėrmirėsimin e punės sė policisė sė Kosovės si dhe nė jetėn e pėrditshme nga administratat e komunave deri tek shkollat. Kjo tregon se ka njė numėr gjėrash qė e bėjnė popullin e Kosovės ta ndiejė se ka kontrollin nė njė shkallė tė caktuar mbi jetėn e vet - tha zėdhėnėsi i OKB-sė.

Gazeta Shekulli, 17 Gusht 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.