Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
S'ka njeri pa nje te keqe.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Internet :: Blaster, virusi qe ka shkaktuar anomali ne Internet
Postuar nga: Albo

Internet Javen e fundit nje virus eshte shperndare me shpejtesi neper Internet duke krijuar anomali teper te medha qe kane prekur dhe shume prej jush, vizitoreve tane. Per tu ardhur ne ndihme te gjitheve ju, ne po u japim skedaret qe u duhen per tu mbrojtur nga virusi. Lexoni me vemendje ne vazhdim.



1. Sigurohuni mbi sistemin tuaj

Ne fillim, sigurohuni qe kompjuteri juaj ka si sistem drejtimi Windows 2000 ose Windows XP. Vetem keta kompjutera jane vulnerabel per tu infektuar nga virusi. Shkeputuni nga Interneti pasi te keni shkarkuar skedaret qe do tu japim me poshte. Keto masa duhen marre pa qene i lidhur ne Internet pasi virusi mund te aktivizohet pikerisht sapo ti lidhesh ne Internet duke kerkuar viktima te tjere per te sulmuar.

2. Sigurohuni qe keni instaluar Service Pack 3
Nese nuk keni te instaluar Service Pack 3 nga Microsoft ne kompjuterin tuaj, duhet qe ta instaloni me pare ate perpara se te aplikoni skedaret me poshte. Qe te verifikoni nese e keni Service Pack 3 te instaluar, shkoni ne desktop dhe klikoni me butonin e djathte te miut mbi "My Computer" dhe pastaj nga menuja qe do tu hapet klikoni Properties. Nga dritarja qe u hapet duhet te shikoni nen "System" nese keni te renditur Service Pack 3. Nese e shikoni ne liste, atehere jeni ne rregul, mund te vazhdoni me poshte. Nese nuk e shikoni ne liste por shikoni Service Pack 2 ose Service Pack 1 duhet qe ta instaloni Service Pack 3 nga Microsoft.

Si te instaloj Service Pack 3?

Instalimi i Service Pack 3 eshte falas dhe behet nga Microsot. Qe ta instaloni duhet te shkoni tek faqja ky microsoft ben update sistemet e perdoruesve te Windows. Qe te shkoni ne kete faqe, mjafton te klikoni mbi butonin Start - Windows Update dhe do te shkoni automatikisht tek faqja e microsoft. Ne fillim Microsoft do te lexoje versionin tuaj te windows dhe pastaj do tu serviri te gjitha skedaret e rifreskuar qe nga hera e fundit qe ju e keni rifreskuar sistemin tuaj. Nje prej tyre do te jete pikerisht Service Pack 3, nen kategorine "Critical Updates". Zgjidheni dhe vazhdoni me instalimin e Service Pack 3. Ju kujtoj qe duhet te jeni te lidhur ne Internet perpara se te lidheni me faqen e Microsoft.

3. Shkarkoni skedaret qe ju duhen

Me poshte po ju kalojme direkt dy skedare qe ju duhen ne menyre qe te mbroheni nga virusi.

1. Shkarkoni skedarin e leshuar nga Microsoft.

Klikoni mbi Windows2000-KB823980-x86-ENU.exe

Pasi ta shkarkoni ne kompjuterin tuaj, klikoni mbi te qe te filloni instalimin e skedarit. Ky skedar eshte leshuar nga Microsoft per te korrigjuar problemin me sistemin e vet. Fale ketij problemi sigurie, virusi arrin te depertoje ne kompjuterat tuaj, prandaj eshte mire qe ta mbyllni kete dritare duke instaluar skedarin me lart.

Pasi instalimi te kete perfunduar, do tu kerkoje qe ta ristartoni edhe njehere kompjuterin, zgjidhni JO, qe te mos ta ristartoni.

2. Shkarkoni skedarin e Norton Antivirus

Norton Antivirus eshte nje program qe perdoret ne mase nga perdoruesit e kompjuterave per tu mbrojtur nga viruset. Kompania qe e prodhon kete program ka leshuar nje skedar te vogel qe eshte nje skedar qe filtron te gjitha skedaret ne kompjuterin tuaj per te pare nese jeni infektuar nga virusi apo jo.

Shkarkoni skedarin nga Norton:

Klikoni mbi FixBlast.exe

Pasi shkarkimi te kete perfunduar me sukses, klikoni dy here mbi FixBlast.exe qe te hapni programin. Pastaj klikoni mbi butonin Start ne menyre qe te filloni filtrimin e cdo skedari ne kompjuterin tuaj. Programi do te lexoje cdo skedar qe ju keni ne kompjuter dhe do te kerkoje te shohi nese jeni infektuar nga virusi apo jo. Nese gjen skedare te infektuar do tu paralajmeroje dhe do te marri masa.

Ju bej te qarte, qe nese keni nje numer te madh skedaresh te ruajtur ne kompjuter, ky proces mund te zgjati 20 minuta deri ore te tera. Ne fund te procesit do te merrni nje mesazh konfirmimi nese jeni infektuar nga virusi apo jo. Gjithashtu programi mund te japi mesazhi si "Could not create log file", injorojeni si te parendesishem.

4. Hapa te metejshme

Hapa te metejshme qe une u rekomandoj te ndermerni menjehere eshte berja update (rifreskimi) i kompjuterit tuaj nga Microsoft. Instaloni te gjithe skedaret me te fundit qe Microsoft ka per te ofruar per ti paraprire peripecive te ketij lloji ne te ardhmen.

Gjithashtu, hap tjeter i rendesishem eshte berja update (rifreskimi) i programit Anti-virus qe ju perdorni ne kompjuterin tuaj me firmat e viruseve me te fundit. Nese nuk e beni kete, antivirusi tuaj nuk do te jete ne gjendje tu mbroje nga viruset pasi nuk do te jete ne gjendje ti dalloje ata. Ju keshilloj qe te rifreskoni programin anti-virus te pakten njehere ne 2 jave.

Anomalite e krijuara nga virusi

Anomalite e krijuara nga virusi jane te medha. Anomalia numer nje eshte krijimi i nje trafiku te jashtezakonshem ne Internet qe eshte drejtuar ne serverat e Microsoft, goditja e serverave te DNS, etj. Kjo ka bere qe shume prej jush te mos jeni ne gjendje qe te vizitoni faqe te vecanta dhe merrni "DNS error" ose kompjuteri ju fiket vetevetiu sapo e beni restart.

Ne rastin e komunitetit tone, shume prej anetareve tane qe perdorin AOL per tu lidhur ne Internet jane ankuar se kane 2-3 dite qe nuk lidhen dot me forumin shqiptar. Kjo jo per faj te forumit, por per faj te virusit qe ka goditur sherbimin e AOL. Meqenese shumica e vizitoreve kane mundur qe te lidhen me Albasoul tere kohes, e kaluam edhe forumin ne namservers qe perdor Albasoul. Shpresoj qe kjo do te jete nje zgjidhje atatshkurter per problemin.

Nese ende keni probleme te ketij lloji, na kontaktoni ne adresen webmaster@albasoul.com

Shpresojme qe informacioni i mesiperm tu vije ne ndihme.

Stafi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.