Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Borxhi i harruar, vjen nė ditė tė shtėrnguar
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Rrėnja e vjetėr e njė blerimi
Postuar nga: Fiori

Letersi "Kur tė jesh mėrzitur shumė" apo "Njė poezi pėr Helenėn"

Materiali nė vazhdim ėshtė pėrgatitur nga Ylli Stefanllari.

Mbase nuk ja vlen tė gjesh rrėnjėt e ēdo blerimi, e pėr mė tepėr kur ky blerim ėshtė poetik. Por puna ndryshon kur bėhet fjalė pėr njė mjeshtėr tė vargut si Dritėro Agolli, dhe kur ai blerim ėshtė balsam pėr ēdo zemėr qė lexon poezinė e ndjerė "Kur tė jesh mėrzitur shumė" . E tillė pėr ata qė e kanė lexuar nė vitin 1983 e tillė dhe kur njė ditė Ardit Gjebra e muzikoi duke e bėrė njė ndėr kėngėt mė tė njohura. Tashmė vargjet janė edhe tė atij qė ka njė libėr tė shkruar nė raftin e shtėpisė por edhe tė atij qė as ka pėr tė pasur ndonjėherė. Fjalėt e thjeshta tė sė pėrditshmes qė jeton gjithkush tė sjella natyrshėm, na krijojnė tablonė e qėnies mė tė dashur nė jetė dhe vetes sė tretur por qė si njė hije ndjehet kudo, ndjehet pavdeksia e vdeksorėve nė kujtimin e tė dashurve tė tyre. Ėshtė mjedisi ynė familjar por me njė mungesė nė dhomė e zemėr, janė po ata sy tė dashur por tė lodhur e tė lotuar. Mjaftojnė ato pak vargje pėr tė gjetur pėrgjigje mbi ato qė do ndodhin kur ne tė kemi shkuar.
Por kjo ėshtė e gjitha, do tė mjaftohemi vetėm duke e quajtur poezinė njė perlė agolljane apo duhet parė me tej sfondit tė saj? Duke njohur autorin dhe veprėn e tij tė kujtohen vargjet pėr Rush Rushitin sipas Xhon Kokėrrelbit, pėrkthimet e shumta, referimet sipas kėtij apo atij nė poezitė e viteve tė fundit dhe thua prit njėherė. Dhe kėrkimi nė botėn e poezisė, si koleksionistin e gjėrave tė ralla tė ēon larg nė tre kohė, vende, gjuhė dhe autorė tė ndryshme, nė tre mrekulli tė tjera qė shfaqen hirshėm. Ajo qė sheh ėshtė se blerimi i rrėkesė Agolliane tek "Kur tė jesh mėrzitur shumė" i ka rrėnjėt thellė nė vite. Bėhet fjalė pėr sonetin "Helene de Surgere" apo "Vjershė pėr pleqėrinė e zonjės sė tij" shkruar nė frėngjisht nga Princi i Poetėve, njė prej yjeve tė Plejadės, francezi Pierre de Ronsard (1524-1585) kushtuar Helenės sė bukur, damė shoqėrimi e Katerine De Mediēit, shumė mė tė re se autori qė refuzon dashurinė e tij. Mė tej nė anglisht nė fillimet e shekullit XX vjen "Sonet pėr Helenėn" apo "Kur tė jesh plakur" shkruar nga irlandezi William Butler Yeats (1865-1939) fitues i ēmimit Nobel nė Literaturė nė 1923 qė nė antologji e studime pėrmendet aq herė si pėrkthim i lirė i tė parės sa herė si krijim i mirėfilltė. Pėr tė mbritur tek "Sonet i ri pėr Helenėn" shkruar nė spanjisht nga kiliani Pablo Neruda (1904-1973) po ashtu fitues i ēmimit Nobel nė Literaturė nė 1971. Tė gjitha pėrmendin Helenėn. Dritėroi jo. Njė harresė pėr tė vėnė fjalėn "sipas...", njė ndalesė ēensure e kohės, njė rastėsi e shpjegueshme, apo apo njė rastėsi e pashpjegueshme. Duke mos dyshuar nė ndershmėrinė e poetit pėr tė marrė njė pėrgjigje mbi kėto le tė ndėrthurim vjershat duke i renditur ato prej mė tė vjetrės tek mė e reja atje ku vargjet pėrqasen nė njė dialog poetėsh. Do tė lehtėsonte perceptimin dhe kėnaqte ndijimin vendosja e asaj qė do lexoni nė njė skenėn rrethore tė ndarė nė katėr pjesė.
Nėn melodinė e Arditit ngrihet perdja. Mė larg mė lart e mė errėt pranė vatrės sė njė kėshtjelle njė kandil ndriēon e Pierri i zbehtė nėn filtra tė errėt drite kėndon pėr dashurinė me bakllama. Pak mbi mesin e skenės njė tjetėr dhomė mbushur me rafte librash, mbi tė njė dritare ku duket vallėzimi i yjeve, anė saj nė vatėr vallėzimi i shkėndijave tė zjarrit, herė mes yjesh e herė nė vatėr vezullon pamja e Uilliamit. Nėn mesin e skenės njė dhomė me amfora e lule tė dhara e njė krevat fėmijėsh nė qoshe, Pabloja rinor nė njė pikturė me borė nė pranverė. E mė poshtė, mė pranė e mė me dritė, njė dhomė shqiptare, rafte me libra, nė vazhdim njė kuzhinė me dollape lyer me bojė vaji. Ulur me fletorkėn e vjershave nė dorė Dritėroi. Tani ndiqni zbritjen e Helenės sė plakur nga lart skenės poshtė sipas kėngės sė poetėve. (Nuk kemi mėnyrė tjetėr, kemi katėr poetė e njė Helenė.)
Pierri: Kur tė jesh plakur shumė, nė mbrėmje me kandil;
Uilliami: Kur tė plakesh tė thinjesh e tė ndjellėsh gjumė;
Pabloja: Kur tė plakesh vogėlushe, (Ronsardi ta ka thėnė)
Dritėroi: Kur tė jesh mėrzitur shumė; (qė nė fakt ėshtė titulli i vjershės)
Pierri: Ulur pranė zjarrit, ē'mbėshtill e thur, / Do thuash, kėndoj kėngėt time aq bukur:
Uilliami: Dhe tė kotesh pranė zjarrit, kėtė libėr merre, / Dhe lexo ngadalė, dhe ėndėrro pėr pamjen e butė;
Pablo: Do kujtosh vargjet qė tė kam recituar
Dritėroi: Dhe duke qėruar patate tė ardhura nga vjeshta...
Mos brofni, vėrtet ky nuk ėshtė varg i poezisė "Kur tė jesh mėrzitur shumė", por simotrės sė saj binjake "Do tė mė kujtosh" (ē'kurorėzuar si nė histori mbretėrish tė mesjetės). Ky varg nuk ka mundur tė gjejė dot shtrat nė drejtimin qė i jep Dritėroi vjershės, zonja e tij nuk prish e thur, as kotet mbi njė libėr, e as i mbeten sytė mbi njė krevat fėmijėsh, por pret gishtin me thikė. Diēka nuk shkon kėtu, dhe kjo ėshtė pika qė Dritėroi ndryshon kursin e vjershės nė krahasim me paraardhėsit. Dritėroit i mungojnė kandili, vatra, njė pikturė mbi mur, i mungon ngrohtėsia e tyre pėr tju kundėrvėnė ftohtėsisė sė faktit se ai nuk do jetė mė aty; ajo ka vetėm kuzhinėn, ajo do tė ketė sėrish kuzhinėn. Gjendur midis pėrjetėsisė dhe tė pėrditshmes tiranase, vargjet nuk mund tė shkonin mė gjatė.
Dritėroi mbyll fletorkėn, vishet, pėrshėndoshet dhe del pėr njė kafe. "Po ku po shkon o ditėzi", dėgjon ti thonė, "a se sheh se ē'erė e thatė fryn pėrjashta, a nuk rri dot njė ditė pa kafenenė e preferuar". Prej kėtej lind vjersha qė ne njohim, me udhėt mbushur me kollėn e thatė, me Dritėroin duke parė erėn qė fryn nė xhamin e kafenesė, e kamarierėt qė nuk e shohin. Dritėroi ulet nė sallė, le tė themi "tretet" mes njerėzve, mėrmėrima e tė cilėve na kujton zhurmėn e qiparisit.
Dritėroi: Nė raft tė librave kėrkomė, dhe nga vjersha tjetėr Dhe ti do ta lexosh si relikė
Ja si e pėrshkruajnė poetėt gjendjen e tyre:
Pierri: Unė do jem nėn dhe, fantazmė pa eshtėr, / Nėn hije tė mėrsinave do jem prehur;
Uilliami: ... si Dashuri tė la / Dhe u preh pėrmbi malet atje la'
Pabloja: Do jem aq larg sa duart e tua si dyllė / Do lėrojnė kujtimin e rrėnojave time xhveshur
Dritėroi: Kėtu s'do jem, do jem larguar; / Nė tokė i tretur si tė tjerėt, dhe, Mbi varrin tim do rrije i heshtur / Njė qiparis si murg i ngratė.
Si e pėrshkruajnė poetėt Helenėn e tyre:
Pierri: Ti do jesh pranė vatrės njė plakė gėrmuqe,
Uilliami: Dhe kėrrusur poshtė nė vatėr ndanė hekurash,
Pabloja: Tė butėt gjinj tė trishtur qė femijėve ju kanė dhėnė,
Dritėroi: Ti do trishtohesh atėherė,
Dhe mesazhi qė jep secili:
Pierri: Jeto nė mė beson, mos prit pėr tė nesėrmen, / Mblidhi qė sot trėndafilat e jetės.
Uilliami: Mėrmėrit, paksa e trishtė,
Pabloja: Dhe do jetė vonė se mė iku adoleshenca / Vonė sepse lulet veē njėherė japin esenca
Dritėroi: Ti si dikur me mall do qeshėsh, / Si njė blerim pas njė rrėkeje.
Mbas njė leximi tė ndėrthurur dallohet ngjashmėria e tyre, por dallohet dhe se asnjė pasardhės nuk i ka hyrė nė pjesė paraardhėsve, se ēdo fjalė ėshtė e vendosur me kujdes, se tė katėr kanė gjetur pėrgjigje tė ndryshme pėr tė njėjtėn pyetje, se nuk ka ndėrhyrje tė dhunshme, se vargjet plotėsojnė njėri tjetrin nė harmoni. Mund tė themi pa frikė se ato janė katėr poezi tė mrekulllueshme, pėr tė cilat leximi nuk mjafton. Melodia e bukur e kėngės qė ju njihni i mbėshtjell ato vargje si njė buqetė trėndafilash (njė trėndafil petalemadh me nuanca prej tė bardhės tek roza quhet Pierre de Ronsard), po aq bukur kėndohen vargjet e Pierrit nė frėngjisht, vargjet e Uilliamit nė anglisht, vargjet e Pablos nė spanjisht, vargjet e Dritėroit shqip.
Por kė ka lexuar Dritėroi nga kėto, tė gjitha (pasi ai na thotė "nė tokė i tretur si tė tjerėt"), apo asnjėrėn? A ka vend pėr kėto pyetje apo janė trillim i njė mendje tė thėnė mbas poezisė? Unė kėtu hesht, ul perden ngadalė, mpak dritat e kėsaj skene dhe ndriēoj sallėn ku jeni ju dhe poeti. Me shpresėn se kam arritur tė tregoj sa lart ngrihet njė poezi e vogėl dhe princat e Nobelistat me tė cilėt mund tė krahasohet poeti ynė, si njė ēunak ēapkėn tėrheq litarin e kėmbanares Dritėro duke plotėsuar njė lutje tė tij, por pėr tė dėgjuar tingėllima e jo potere. Dhe derisa kėmbana tė gjėmojė ju mund tė lexoni poezitė.


Helene de Surgere
(Pierre de Ronsard)

Kur tė jesh plakur shumė, nė mbrėmje me kandil,
Ulur pranė zjarrit, ē'mbėshtill e thur,
Do thuash, kėndoj kėngėt time aq bukur:
"Ronsardi mi lavdonte kur isha mrekulli."

Ndėrkohė s'do kesh shėrbyeset ... ani pse
Duke punuar dhe gjysėm pėrgjumėsh,
As duke ndjerė Ronsardin nuk do zgjohesh,
Qė bekoi emrin tėnd me lavde tė pavdekshme.

Unė do jem nėn dhe, fantazmė pa eshtėr,
Nėn hije tė mėrsinave do jem prehur;
Ti do jesh pranė vatrės njė plakė gėrmuqe,

Mjerisht e dashur pėr krenarinė dhe pėrbuzjen,
Jeto nė mė beson, mos prit pėr tė nesėrmen,
Mblidhi qė sot trėndafilat e jetės.


Kur tė plakesh
(William Batler Yeats)

Kur tė plakesh tė thinjesh dhe gjumė tė ndjellėsh,
Dhe tė kotesh pranė zjarrit, kėtė libėr mere,
Dhe lexo ngadalė, dhe ėndėrro pamjen e butė
Qė sytė tė patėn, dhe ngjyrimet e thella syresh;

Sa i deshėn ēastet qė falje me kėnaqsi hijeshuar,
Ta deshėn bukurinė me dashuri tė rreme a dlirėsi,
Por njė burrė tė dashuroi atė shpirt shtegtari,
Dashuroi brengėn e ēehres tėnde shfytyruar;

Dhe kėrrusur poshtė nė vatėr ndanė hekurash,
Mėrmėrit, paksa e trishtė, si Dashuri tė la
Dhe u preh pėrmbi malet atje la'
Dhe fshihte fytyrėn shoqėruar mes yjesh.


Sonet i ri pėr Helenėn
(Pablo Neruda)

Kur tė plakesh, vogėlushe (Ronsardi ta ka thėnė)
Do kujtosh vargjet qė tė kam recituar
Tė butėt gjinj tė trishtur qė femijėve ju kanė dhėnė,
Ato sythe tė fundit tė jetės tėnde tė mbaruar.

Do jem aq larg sa duart e tua si dyllė
Do lėrojnė kujtimin e rrėnojave time xhveshur
Tė kuptojnė se mund tė bjerė borė nė pranverė
Dhe se bora e pranverės bie mė e dendur.

Unė do jem aq larg se dashuria dhe dhimbja
Qė mė parė ti derdhja nė jetė amfora tė plota
Ishin tė dėnuara tė vdisnin nė duart time...

Dhe do jetė vonė se mė iku adoleshenca
Vonė sepse lulet veē njėherė japin esenca
Dhe sepse ndonėse mė thėrret do jem aq larg...


Kur tė jesh mėrzitur shumė
(Dritėro Agolli)

Kėtu s'do jem, do jem larguar:
Nė tokė i tretur si tė tjerėt,
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamarierėt.

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do rrijė i heshtur
Njė qipariz si murg i ngratė.

Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė kesh nė dhomė gjallė,
Dhe kur nė xham tė fryjė erė,
Do qash me erėn dalėngadalė.

Po kur tė jesh mėrzitur shumė
Nė raft tė librave kėrkomė,
Atje do jem i fshehur unė,
Nė ndonjė fjalė a ndonjė shkronjė.

Mjafton qė librin pak ta heqėsh
Dhe unė do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė blerim pas njė rrėkeje.


Do tė mė kujtosh
(Dritėro Agolli)

Unė do shkruaj njė libėr me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikė
Dhe duke qėruar patate tė ardhura nga vjeshta
Gishtin do presėsh me thikė.
Duke vėnė gishtin nė gojė,
Mua do mė kujtosh nė kuzhinė
Dhe do tė thuash para dollapit tė lyer me boje
Pėr pak e harrova ditėzinė!



Fund


© Ylli Stefanllari


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.