Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kudo, nuk shoh gje tjeter vecse njerez qe bejne mire, edhe qe e bejne ate keq.
--- La Beaumelle

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Kleriku mosleman qė foli mbi varrin e Fishtės
Postuar nga: Skampa

Feja Tė flasėsh pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hafiz Aliut duhen orė dhe ditė tė tėra, ashtu siē duhen edhe volume tė tėra pėr tė pėrshkruar veprimtarite e atij burri tė madh tė qytetit tė Shkodrės.



FJALA E HAFIZ ALIUT MBI VARRIN E POETIT TĖ MADH

Poet Kombėtar, Patėr Gjergj! Kur nji orator, tue dasht me folė mbi veprat Tueja, rrin shtag, hutohet, pse jan shum, janė tė mėdhaja edhe tė madhėnueshme, aq sa ėshtė e vėsjtirė me caktue se mbi tė cilėn aso veprash duhet tė flitet. Vepra Yte o Poet, ka pėr tė formue njė faqe tė tė shkėlqyeshme nė historinė politike tė kombit shqiptar, pse me aktivitetin, qi ke zhvillue ndėr Konferencat politike ndėrkombėtare, nuk ke tjetėr veēse me i sigurue kombit t'onė tė drejta qė ai ka jhetike e si ma i vjetri komb nė Balkan.

Shkrimtarėt e ardhshėmtė historisė shqiptare jetėn politke tanden do ta gjykojnė nė bazė tė LAHUTĖS SĖ MALCISĖ Kryevepra jote monumentale. Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me Lahutėn e Malcisė ka pėr tė qenė gjithmonė kryenaltė si ēė janė Helenėt me Iliadėn e Persjanėt me Shahnamen, mbasi Ti, me atė vepėr tė naltė i ke njoftue botės sė qytetnueme psihikėn e karakteristikat ma tė ndieshmet e popullit shqiptar. Sot, djelmnia intelektuale me Lahutėn Tande nė dorė tė nep besėn shqiptare, tue, t'u betues se idealin Tand tė naltė qė shprehe pėr kombėsin shqyptar, do ta ruejm e do ta mbajnė si gja tė shtrenjtė morale.

Gjithashtu edhe populli mbarė, i fushavet e i malevet, anė e kand nė Shqypni sot tė nep besėn se lahuta e jote nė shpirtin e tyne do tė sundojė sa tė jenė stinė e mote. Trima, gra, djelm e varza me fjalėn shqiptare tė napin besėn, se vėllaznimin kombėtar, qi Ti ēfaqe nė Lahutėn, do ta mbajnė me forcėn ma tė madhe. Mbreti Perandor e Duēja i Fashizmit, e ēmuene vlerėn e madhe tanden, tue t'emnue anėtar tė Akademis ma tė naltė tė Perandorisė romane. Me kėtė rast ti u njofte njė personalitet botnuer, u bane shoq me Markezin e vehtje tjera tė botės kulturale, veēanėrisht t'Evropės Oksidentale.

Me ty, Patėr Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltėsohet edhe madhėnohet para popujve tė tjerė, prandaj sot krejt populli shqiptar tė pėrulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndėr faqe tė pėrcjell me mallėnjim e dhimbje nė jetėn e pasosme.



- - - - - - - - - - - - - - - - -

Hafiz Aliu u lind nė vitin 1900 nė qytetin e Shkodrės nė njė familje mjaft tė njohur pėr traditat atdhetare. Mėsimet e para tė shkollės fillore dhe mė pas ato tė shkollės sė mesme, Hafiz Ali Tari i morė nė vėndlindjen e tij, nė qytetin e Shkodrės dhe nė atė kohė atė e kishte nėn kujdestari Hafiz Ismail Hakiu. Gjithashtu, Hafiz Ismail Hakiu e ndihmoi dhe i hapi rrugėn atij qė tė shkollohej nė njė nga universitetet mė tė famshėm fetarė, nė "Al-haksar" tė Kajros nė Egjypt. Studimet nė atė universitet me famė Hafiz Aliu i pėrfundoi shkėlqyeshem nė vitin 1924 duke u diplomuar pėr filozofi moslemane. Po kėshtu gjatė asaj periudhe qė ndoqi studimet fetare, Hafiz Aliu paralelisht studjoi edhe u diplomua edhe pėr jurisprudencė. Pas mbarimit tė studimeve nė atė universitet tė famshėm, ai u pajis edhe me njė kulturė tė pėrgjithshme e sidomos nė pėrvetėsimin e disa gjuhėve tė huaja.

Kėshtu gjatė atyre viteve ai mundi tė pėrvetėsonte nė mėnyrė tė shkėlqyer gjashtė gjuhė tė huaja, nga tė cilat tre lindore: arabisht, turqisht dhe persisht, qė i fliste dhe i shkruante njėlloj si gjuhėn e tij, shqipen. Pėrvetėsimi i kėtyre gjuhėve nė mėnyrė te persosur, u harmonizua me vullnetin e madh qė ai kishte dhe ajo gjė i dha mundėsinė e i hapi rrugėn Hafiz Aliut, qė nė tė ardhen ai tė studjonte akoma dhe mė shumė nė fushėn e studimeve fetare. Pas diplomimit nė Kajro, nė vitin 1924 Hafiz Ali Tari u kthye nė Shqipėri duke u emėruar nė vėndlindjen e tij nė qytetin e Shkodrės. Gjatė gjithė asaj kohe qė shėrbeu nė atė qytet, Hafiz Aliu vuri tė gjitha energjitė e tija nė shėrbim tė banorėve jo vetėm tė qytetit, por edhe tė fshatrave tė besimit mosleman nė tė gjithė qarkun, si nė xhaminė e Plumbit, Fushė-Ēelė, nė xhaminė e vjetėr tė Parrucės, etj, si dhe nė disa fshtra si Grizhė, Grudė-fushė, Gruemirė etj. Hafiz Aliu gėzonte njė popullaritet tė madh me respekt e simpati.


-------------------
Gazeta Shqiptare
27 Qershor 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.