Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat e mbajne zemren ne seksin e tyre, grate e mbajne seksin ne zemren e tyre.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Meta: "PS duhet shpėtuar nga Fatos Nano"
Postuar nga: Albo

Lajme Intervistė e Ilir Metės dhėnė dje radios Zėrit i Amerikės

Ish-kryeministri Ilir Meta, vazhdoi tė mėrkurėn turneun e tij nėpėr rrethet e Shqipėrisė, nė perpjekje pėr tė siguruar mbėshtetjen e bazės socialiste nė luftėn e tij kundėr kryeministrit dhe kryetarit tė partisė Fatos Nano. Zoti Meta dhe disa deputetė, pėrkrahės sė tij, organizuan tė mėrkurėn njė takim nė Shkodėr. Sėrish nė qendėr tė kritikave ka qenė kryetari Nano dhe qeveria e tij. Zoti Meta ka deklaruar se nuk do tė lejohet qė Partia Socialiste tė kthehet nė njė piramidė.


Sipas tij, ekonomia e vendit po shkon drejt rėnies, pėr shkak tė monopolizimit tė saj. Ai kritikoi procesin e privatizimit tė sektorėve strategjikė si dhe pėrdorimin e fondeve publike pėr tė mbuluar defiēitin buxhetor. Zoti Meta ėshtė shprehur se do tė vazhdojė tė denoncojė fenomenet negative pėr tė mos e lėnė kryeministrin Nano qė tė mashtrojė me paratė e shqiptarėve. Megjithė kritikat e rėnda, zoti Meta u bėri sėrish thirrje socialistėve qė tė angazhohen pėr fitore nė zgjedhjet vendore. Konflikti mes dy figurave kryesore tė Partisė Socialiste u rishfaq i ashpėr pas dorėheqjes sė zotit Meta nga posti i zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė jashtėm. Ky konflikt arriti kulmin, kur zoti Meta dhe pėrkrahėsit e tij bllokuan votimin e ministrit tė ri tė jashtėm, tė propozuar nga kreu i qeverisė sė Fatos Nanos.



Zėri i Amerikės: Cili ėshtė nė thelb qėllimi i lėvizjes suaj dhe a mendoni t'i vazhdoni takimet me socialistėt edhe nė qytete tė tjera tė vendit?

Ilir Meta:Mė duket se tashmė opinioni publik ėshtė njohur me qėllimet e mia, tė cilat synojnė t'u japin fund devijimeve nga programi politik i Partisė Socialiste dhe i qeverisė socialiste, nga programi ynė elektoral i qershorit 2001, si edhe njėkohėsisht tė frenojnė personalizimin absurd tė pushtetit tė qeverisjes dhe tė Partisė Socialiste nga njė person i vetėm dhe po kėshtu t'i jepet fund deformimit tė reformave, ngadalėsimit tė tyre dhe tė gjithė atyre problemeve dhe shqetėsimeve konkrete qė ka elektorati, qė kanė anėtarėt e Partisė Socialiste, pėrpjekje, tė cilat unė u pėrpoqa pėr t'i zgjidhur nė rrugė institucionale duke i drejtuar mė shumė se dy muaj mė parė njė letėr Kryesisė sė Partisė Socialiste, pasi kisha bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr t'i zgjidhur ato sė bashku me kryeministrin Nano. Dihet tashmė se edhe pas pėrpjekjeve dhe vullnetit tim pėr tė respektuar rezolutat e Partisė Socialiste, zoti Nano u thellua akoma mė tej nė politikėn e tij hakmarrėse, nė pėrpjekjet e tij pėr tė mė eliminuar jo vetėm si zėvendės kryeministėr, por edhe nė detyrėn e Ministrit tė Jashtėm. Ai nuk erdhi nė analizėn gjashtė mujore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ku unė e ftova dhe njėkohėsisht pėrfaqėsuesit e tij atje nuk ngritėn asnjė shqetėsim, asnjė problem por pėrkundrazi montuan njė analizė, ose mė saktė njė pėrmbledhje, njė fletėrrufe pėr punėn e Ministrisė sė Jashtme me qėllim denigrimin e kėtij institucioni, nė shenjė hakmarrjeje pėr tė gjitha ato probleme tė qeverisė qė unė ngrita. Megjithatė nuk dua tė kthehem mbrapa, por mund t'ju bėj tė ditur se tashmė kam gjetur njė mirėkuptim gjithnjė e mė tė gjerė nga pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste, tė cilėt bashkohen me ato shqetėsime qė unė kam ngritur dhe qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin radikal tė qeverisjes sė vendit, me mbrojtjen e vlerave mė tė mira tė qeverisjes sonė dhe tė Partisė Socialiste, me rritjen dhe thellimin e transparencės sė qeverisjes sonė dhe jo me rritjen e mėtejshme dhe skandaloze tė mungesės sė transparencės, e cila sikurse e kam shprehur edhe mė parė ka tė bėjė qė nga faktet skandaloze kur njė ministri iu mbyll goja nė qeveri pse kėrkoi tė dinte ēmimin e aksioneve tė shitjes sė INSIG-ut, gjė qė ishte njė pėrgjegjėsi e gjithė anėtarėve tė qeverisė dhe qė nuk ka ndodhur dhe qė nuk besoj se do tė ndodhė nė ndonjė qeveri tjetėr e deri tek edhe mbledhja e fundit e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit, ku deklarohet se nuk ka rėndėsi se cilėt janė emrat dhe kompanitė, tė cilat paraqesin projektet dhe marrin vendet mė tė mira tė bregdetit shqiptar, por e rėndėsishme ėshtė projekti. Njė mungesė e tillė transparence, e cila veēanėrisht u vėrtetua edhe kėto ditė me shkarkimet e disa drejtuesve tė doganave ku vazhdimisht pretendohej se ishte realizuar plani i tė ardhurave ēdo muaj, tregon qartė se qeverisja e vendit ka probleme serioze pėr tė cilat duhet tė ndėrgjegjėsohet tė gjithė anėtarėt dhe simpatizantėt e Partisė Socialiste, opinioni publik dhe njėkohėsisht ėshtė detyra dhe pėrgjegjėsia nė radhė tė parė e strukturave tė Partisė Socialiste pėr tė reflektuar menjėherė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė qeverisjes sė vendit dhe jo tė lejimit tė degradimit tė saj.


--------------------------------------------------------------------------------

Zėri i Amerikės: Zoti Meta, tashmė dihen kritikat tuaja ndaj qeverisė Nano. Ēfarė propozimesh konkrete keni ju pėr pėrmirėsimin e punės sė kėsaj qeverie?

Ilir Meta: Mė duket se propozimet unė i kam bėrė tė qarta nė qėndrimin qė kam mbajtur nė kryesinė e Partisė Socialiste dhe nė vazhdimėsi. Edhe sot, edhe njė herė tjetėr unė kam bėrė tė qartė se vazhdimi i reformave ėshtė e vetmja rrugė pėr tė forcuar stabilitetin nė vend dhe se stabiliteti nė vend nuk mund tė jetė real, i qėndrueshėm dhe afatgjatė duke u mbėshtetur mbi autoritarizmin e njė personi duke pėrdorur pushtetin pėr tė mbuluar problemet, por kjo situatė mund tė kapėrcehet vetėm duke i zgjidhur kėto probleme. Atėherė kėrkohet urgjentisht qė reformat nė sistemin fiskal veēanėrisht, tė thellohen akoma mė tej, kėrkohet qė tėrhiqet dorė nga politika nepotike nė sistemin doganor dhe tatimor, e cila i ka sjellė shtetit humbje skandaloze pėrsa u takon tė ardhurave, qė sikurse e kam pėrmendur disa herė nė fund tė vitit tė kaluar ishte nė 12 miliardė lekė tė reja, pra rreth 100 milionė dollarė dhe deri tani llogaritet nė rreth 30 milionė dollarė dhe me tendencė pėr t'u thelluar gjithnjė e mė tej. Po kėshtu njė drejtim tjetėr ėshtė pėrshpejtimi i privatizimit tė sektorėve strategjikė dhe thellimi i transparencės nė maksimum nė mėnyrė qė tė rritet dhe tė makzimizohet vlera e kėtyre aseteve qė janė pronė e publikut dhe vazhdimi i tė gjitha reformave strukturore. Po kėshtu unė do tė theksoja se ėshtė e rėndėsishme qė tė sigurojmė dhe mobilizojmė edhe tė ardhura tė tjera nė buxhetin e shtetit dhe unė sot kam bėrė edhe disa propozime dhe nė tė ardhmen do tė vazhdoj tė bėj edhe propozime tė tjera qė tė rrisim mė tej investimet publike nga buxheti i shtetit dhe tė mos i pakėsojmė ato, veēanėrisht nė disa vepra tė rėndėsishme qė janė jetike pėr zhvillimin e shumė zonave tė vendit qė sot janė tė izoluara dhe jetojnė nė vėshtirėsi dhe nė njė varfėri tė plotė.


--------------------------------------------------------------------------------

Zėri i Amerikės: Pra ju keni dalė me disa propozime konkrete. Zoti Meta, a nuk shihni ju njė kontradiktė nė lėvizjen tuaj? Nga njėra anė ju u bėni thirrje socialisteve tė angazhohen pėr fitoren e zgjedhjeve vendore dhe nga ana tjetėr ju keni ndėrmarrė njė fushatė kundėr qeverisė sė partisė suaj. Si mund t'i ftoni zgjedhėsit tė votojnė pėr njė parti, kryetari dhe qeveria e sė cilės kanė probleme kaq serioze?

Ilir Meta:Unė dėshiroj t'ua bėj edhe juve, edhe dėgjuesve tanė tė nderuar dhe gjithė oinionit publik tė qartė edhe njė herė tjetėr konceptin tim, i cili mesa shikoj ėshtė edhe koncepti i shumė drejtuesve tė tjerė nė Partinė Socialiste dhe i elektoratit tė saj se ne nuk mund tė fitojmė mė shumė vota duke mashtruar dhe duke gėnjyer, duke bėrė mė pak investime dhe duke realizuar mė pak tė ardhura, pėrkundrazi ne do tė fitojmė mė shumė vota duke i bėrė tė qartė elektoratit se ne i njohim problemet, se ne i njohim shqetėsimet e tij, se ne i njohim mangėsitė e qeverisjes sonė dhe jemi ne pikėrisht qė i njohim kėto, tė vendosur pėr t'i futur nė rrugėn e zgjidhjes. Njėkohėsisht fushata ime nuk ėshtė njė fushatė kundėr qeverisė sė Partisė Socialiste, por ėshtė njė fushatė kundėr personalizimit tė qeverisjes nga Fatos Nano dhe kundėr personalizimit tė strukturave tė Partisė Socialiste pėrsėri nga zoti Nano dhe nuk ka tė bėjė aspak me njė kundėrvėnie ndaj Partisė Socialiste, ndaj programit tė saj, ndaj interesave tė saj tė cilat unė kam ditur t'i mbroj dhe t'i zhvilloj gjithmonė, jo vetėm duke patur parasysh interesat e partisė, por edhe interesat e vendit, tė demokracisė dhe tė integrimit evropian tė tij. Prandaj besoj se edhe vetė fakti qė kryefjala e tė gjithė kėtyre takimeve ėshtė ftesa pėr tė votuar pėr Partinė Socialiste, ėshtė miratimi qė unė u kėrkoj tė gjithė atyre anėtarėve, simpatizantėve, pėrkrahėsve tanė qė janė tė pakėnaqur nga kėto probleme tė qerverisjes dhe qė i evidentojnė edhe nė nivel vendor, pėr tė mos e identifikuar partinė me asnjė individ tė caktuar, as nė Tiranė dhe as nė rrethe, por pėrkundrazi pėr tė votuar pėr tė, pėr tė kuptuar se brenda saj janė tėrė ato potenciale, tė cilat i kanė mundėsitė pėr t'i vėnė problemet nė rrugėn e zgjidhjes.


--------------------------------------------------------------------------------

Zėri i Amerikės: Zoti Meta, edhe njė pyetje e fundit ju lutem: a vazhdoni tė mohoni se kjo lėvizje e juaja, nuk synon kandidimin tuaj pėr kryetarin e partisė nė dhjetor, nė Kongres?

Ilir Meta: Unė asnjėherė nuk i kam lidhur zgjedhjet vendore me kongresin e Partisė Socialiste. Gjithashtu edhe problemet e ngritura me Kongresin e Partisė Socialiste. Pėrkundrazi e vėrteta ėshtė ndryshe. E kam thėnė edhe njė herė tjetėr, e pėrsėris: qė nė momentin qė i kam drejtuar letrėn kryesisė sė Partisė Socialiste, se nuk i shikoj asnjėherė problemet nė njė plan kaq afatshkurtėr, as deri nė tetor, as deri nė dhjetor dhe as deri nė vitin 2005. Si njė politikan i ri, si njė politikan i angazhuar pėr tė promovuar nė Partinė Socialiste dhe nė shoqėrinė shqiptare idetė eurosocialiste qė nė janar tė vitit 1992, dua t'i garantoj tė gjithė se angazhimi im ėshtė pėr t'i shėrbyer ndėrtimit tė Shqipėrisė evropiane, ėshtė pėr t'i shėrbyer ndėrtimit tė njė demokracie tė vėrtetė, ėshtė pėr t'i shėrbyer modernizimit tė vendit dhe unė shikoj si alternativėn mė tė mirė pikėrisht alternativėn eurosocialiste, alternativėn e Partisė Socialiste. Unė kam qenė dhe jam i gatshėm qė t'i shėrbej kėsaj alternative nė ēdo detyrė dhe nė ēdo pėrgjegjėsi qė do tė mė besohet.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.