Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne zbulojme ne vetvete ate qe te tjeret na fshehin edhe njohim tek te tjeret ate qe ne ia fshehim vetes.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale
Postuar nga: Albo

Politike Opozita shqiptare eshte perpara zhvillimeve historike ne vend. Temperatura e elektoratit te djathte eshte ngritur ndjeshem dhe shkak per kete eshte kriza qe ka mberthyer partine socialiste. Shenjat politike ne vend dhe jashte jane te tilla qe e lehtesojne deri ne nje fare shkalle riardhjen e opozites ne pushtet, por kjo nuk e shpeton opoziten shqiptare nga pergjegjesite e veta historike. Ka ardhur koha qe opozita shqiptare te institucionalizoje qendrimin e saj dhe te shkoje drejt zgjedhjeve lokale e bashkuar dhe me nje alternative te perbashket. Vetem nje strategji e tille i garanton asaj fitoren ne zgjedhjet lokale dhe ardhjen ne pushtet ne zgjedhjet e pergjithshme.

Syte e shqiptareve nga opozita

Gati te gjithe shqiptaret i kane kthyer syte e tyre nga opozita, qofshin keta elektorati besnik i djathte, aleatet e vegjel tradicionale te se djathtes e deri tek elektorati i fragmentizuar i majte i zhgenjyer nga qeverisja e deshtuar socialiste. Elektorati besnik i djathte kerkon te shohi ngritjen e zerit te opozites per te rrezuar qeverine e kryesuar nga Nano dhe per te ardhur sa me pare ne pushtet. Aleatet e vegjel presin te perfitojne sa me shume kapital politik ne zgjedhjet lokale, sic fituan ne zgjedhjet famekeqe te qershor 2001. Elektorati i zhgenjyer i majte tashme ka humbur besimin tek lidershipi socialist qe jo vetem qe e ka cuar partine socialiste ne krize, por nuk ka as vullnetin politik per ti dhene zgjidhje sa me pare kesaj krize. Ky elektorat i majte ose do te tregohet indiferent ne zgjedhjet e ardhshme ose do te jete emocionalisht i prirur te votoje per opoziten, fale zhgenjimit total te ketyre 6 vjeteve qeverisje socialiste.
Partia demokratike eshte partia me e madhe opozitare ne vend dhe si e tille eshte detyra e saj ti adresoje shqetesimet e te gjitha paleve ne menyre qe ne zgjedhjet e tetorit ajo te arrije te marri maksimumin e mundshem te votave. Politika opozitare institucionale qe opozita ka ndjekur keto 3 vjetet e fundit, eshte arsyeja perse shqiptaret i kane kthyer syte nga ajo, perse partia socialiste eshte ne krize dhe perse qeveria socialiste e kryesuar nga Nano eshte me e izoluar se kurre nga komuniteti nderkombetar. Kjo politike e opozites ka rikthyer deri ne nje fare shkalle besimin e humbur te elektoratit ne alternativen opozitare. Tashme opozita shqiptare ka arritur qe te jete ne nje hap me elektoratin shqiptar, jo nje hap para tij sic ishte ne vitet 1997-2000, ku opozita denonconte pushtetin socialist ne rruge. Nese ne 1997-2000 opozita duhej ta kerkonte mbeshtetjen e elektoratit shqiptar ne menyre te deshperuar ne mitingje qe ishin rutine, sot jane shqiptaret ata qe kerkojne ndihmen e opozites.

Objektivat e opozites ne zgjedhje

Objektivi kryesor i opozites shqiptare ne zgjedhje eshte fitorja e tyre. Fitorja ne zgjedhjet lokale e thellon me shume krizen socialiste dhe e con vendin te sigurt drejt zgjedhjeve te parakohshme te pergjithshme pasi raportet politike ne vend kane ndryshuar. Objektivi i dyte i opozites eshte institucionalizimi i qendrimeve te veta brenda koalicionit "Bashkimi per Fitore". Kjo eshte teper e rendesishme per partite e medha dhe te vogla opozitare pasi nese opozita hyn e bashkuar dhe me nje alternative ne zgjedhje, me te njejtet kandidate ne te gjithe Shqiperine, ajo krijon nje precedent pozitiv qe do te ndiqet edhe ne zgjedhjet e pergjitshme. Partite e vogla opozitare kane nje mundesi qe jo vetem te fitojne nje shans per te qeverisur ne pushtetin lokal, por do te kene mundesi qe te jene pjesmarrese edhe ne qeverine e ardhshme, kur pushteti qendror te ndroje duar. Objektivi i trete i opozites ne keto zgjedhje lokale eshte konsolidimi i nje elektorati te djathte te fragmentizuar.

Pergjegjesite historike te partive opozitare

Pergjegjesia me e madhe politike ne keto zgjedhje bie mbi partine me te madhe opozitare shqiptare, partine demokratike. Eshte detyra e PD dhe liderit te saj Dr. Berisha, qe te realizoje perfshirjen e partive te djathta politike ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". PD nuk e ka fshehur deshiren e saj per ta mundesuar nje gjitheperfshirje te tille, por hapat konkrete qe ajo ka marre ne kete drejtim nuk kane qene te mjaftueshme. Gabimi kryesor i PD ne kete drejtim eshte anashkalimi i koalicionit "Bashkimi per Fitore". PD po negocion ne menyre individuale me te gjitha partite e vogla te djathta ne vend qe te therrasi ne tavolinen e koalicionit te gjitha partite anetare te ketij koalicioni, ose parti te tjera qe kane shprehur interes per te qene anetare te ketij koalicioni. Negociatat individuale jo vetem humbin kohe ne kete prag zgjedhjesh, por jane edhe shkak per dyshime nga partite e vogla mbi motivet e PD ne kete bashkepunim te mundshem.
Partite e vogla opozitare nuk kane shprehur vullnetin e duhur politik per te lehtesuar bashkepunimin e opozites ne keto zgjedhje. Arsyet per kete jane te shumta por ajo me kryesorja eshte mungesa e pergjegjesise dhe largpamesise politike tek disa lider te partive te vogla opozitare. Pronocimi i kandidaturave ne zgjedhjet lokale para kohe dhe deshira per ti imponuar PD kandidaturat e veta, tregojne nje papergjegjshmeri politike nga ana e partive te vogla opozitare. Si mund nje parti e vogel opozitare qe nuk perfaqeson as 5% te elektoratit shqiptar te kerkoje te udheheqi bashkine e Tiranes apo Durresit ku mendohet te jetojne rreth 1/3 e gjithe elektoratit shqiptar?! Deshira per te perfituar sa me shume kapital politik ne zgjedhjet lokale nga partite e vogla, i ka bere ato qe te mos shikojne tablone e gjere te zhvillimeve politike ne vend. Kokefortesia e partive te vogla opozitare ka si shkak mungesen e nje komunikimi direkt me PD dhe fakti qe ato nuk kane se cfare humbin ne zgjedhjet lokale. Edhe nese opozita i humb ato zgjedhje, keto parti nuk do te mendohen dy here per tia faturuar fajin PD qe eshte partia me e madhe opozitare ne vend. Shanset qe opozita te humbi keto zgjedhje jane afer zero.

Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

Pasi zume ne goje ate qe elektorati shqiptar pret nga opozita, pasi formuluam objektivat e opozites ne keto zgjedhje, pasi ndame pergjegjesite brenda kampit opozitar, nuk ngelet gje tjeter vecse formulimi i nje strategjie per te fituar zgjedhjet lokale dhe per te kthyer opoziten ne pushtet. Inisiativa per vene ne jete kete startegji duhet marre nga PD dhe lideri i saj Berisha. Bashkepunimi institucional i opozites duhet te jete risia e ketyre zgjedhjeve lokale dhe celesi i suksesit te metejshem te opozites.

1. "Bashkimi per Fitore", institucioni i opozites

PD duhet ti japi fund cdo dyshimi se ajo do te hyje e vetme ne zgjedhjet lokale. Kete mund ta beje vetem duke investuar ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". Ky investim duhet te perfshije thirrjen e gjithe partive opozitare ne nje tavoline te rrumbullaket dhe prezantimin e objektivave te perbashketa te opozites ne keto zgjedhje. Keto objektiva duhet te jene te thjeshta, te pergjitshme dhe te reflektojne vullnetin politik te shqiptareve ne pergjithesi dhe elektoratit te djathte ne vecanti. Duhet te hiqet dore nga PD nga negociatat individuale me partite e vogla. Keto negociata mund te ndiqen ne menyre individuale vetem pasi te gjitha partite opozitare te kene nenshkruar nje dokument qe perfaqeson objektivat e perbashketa te opozites ne zgjedhjet e ardhshme. Ky duhet te jete hapi i pare i vullnetit te mire qe do ta beje shume here me te lehte procesin e negociatave me partite opozitare. Mesazhi politik qe nje mirekuptim i tille do ti jepte elektoratit te djathte, do te ishte teper pozitiv.
Diskutimi i problemeve shqetesuese brenda koalicionit, do te krijonte nje mjet komunikimi direkt per partite opozitare. Keto parti nuk do ti komunikojne me shqetesimet e tyre njera-tjetres nepermjet mediave, sic e kane bere deri me sot. Kjo luan ne favor te partise ne pushtet, qe ka arritur te vendosi kontrollin e vet mbi nje pjese te mire te mediave te shkruara dhe vizive. Opozita duhet te krijoje nje tradite ne kete drejtim, ku partite e koalicionit duhet te mblidhen ne menyre periodike per te vleresuar ecurine e strategjise se tyre te perbashket dhe per te adresuar problemet qe do te hasen. Kjo do te beje qe opozita te dali me nje ze dhe me nje alternative ne keto zgjedhje.

2. Sigla e opozites ne zgjedhje, ajo e "Bashkimi per Fitore"

Sigla e opozites ne zgjedhjet lokale duhet te jete ajo e "Bashkimit per fitore", qe do te thote qe ne cdo komune apo bashki te vendit, opozita duhet te kete nje kandidat te perbashket qe duhet te mbeshtetet nga te gjitha partite pjesmarrese ne koalicionin opozitar. Nje vendim i tille nga PD do te mirepritej nga partite e vogla dhe do ti jepej fund opozites brenda opozites. PD me qendrimet e veta ende nuk e ka bere te qarte planin e saj nese do te hyje e vetme ne zgjedhje apo do te bashkepunoje ngushtesisht me partite e koalicionit. Kjo ka ngritur shqetesime legjitime ne rradhet e partive te vogla qe i tremben nje shfrytezimi politik nga PD ne zgjedhjet lokale. PD eshte e vonuar ne marrjen e nje vendimi te tille dhe kjo ka demtuar ndjeshem besimin midis partive te vogla tek lidershipi i PD.
Pasja e nje sigle te perbashket ne zgjedhjet lokale, nuk duhet te jete vetem nje truk politik qe behet per pune imazhi politik. Perkundrazi, kjo duhet te jete substanca e strategjise politike te opozites ne zgjedhje. Opozita ka nevoje per vazhdimin konsenguent te nismes se "Fillimit te Ri" qe coi edhe ne krijimin e koalicionit opozitar ne zgjedhjet e qershor 2001. Kjo nisme duhet te vazhdohet dhe zgjerohet edhe me afrimin e partive te qendres qe jane larguar nga koalicioni i majte i "Aleances per Shtetin". Ne nje kohe qe "Aleanca per Shtetin" ka marre fund, "Bashkimi per Fitore" duhet te jete me i forte se kurre.

3. Kandidate te perbashket ne gjithe Shqiperine

Nje nga objektivat e opozites dhe politikes institucionale te saj eshte konsolidimi i elektoratit te fragmentizuar te djathte. Rruga e vetme qe e mundeson kete konsolidim ne zgjedhjet e ardhshme eshte pikerisht dalja me nje kandidat te perbashket te opozites ne te gjitha bashkite e komunat e Shqiperise. Kjo ne vetvete perben edhe nje prej pengesave kryesore qe partite opozitare hasin ne negociatat me PD. Nuk egziston nje kriter mirekuptimi midis partive opozitare se ne c'baze duhet te behen leshimet e PD per partite e vogla. Kriteri qe une do te rekomandoja eshte perqindja qe cdo parti opozitare perfaqeson ne elektoratin shqiptar. Ambicia e partive te vogla per te dale me kandidatet e vet ne qytetet me te medha ne vend nuk eshte aspak realiste duke marre parasysh perqindjen e elektoratit qe ato perfaqesojne. Partite e vogla duhet te heqin dore nga dalja me kandidatet e vet ne keto qytete kryesore dhe duhet te pranojne ne shkembim bashki dhe komuna ku eshte perqendruar edhe elektorati i tyre kryesor. Kjo eshte nje pike kyce pasi dalja me kandidate te vecante ne bashkite kryesore te Shqiperise nga opozita, e fragmentizon elektoratin e djathte dhe u jep mundesi kundershtareve qe te fitojne keto bashki. Nje tjeter rekomandim per opoziten do te ishte perfshirja e gjithe emrave te kandidateve opozitare ne nje bilete elektorale. Premtimi i marrjes pjese se ketyre kandidateve ne keshillet drejtuese te bashkise pas fitores se opozites, u jep atyre nje mundesi qe te influencojne punen e bashkise. Kjo strategji eshte esenciale ne lidhje me bashkite e medha te Shqiperise.

4. Fushate elektorale te perbashket

Vetem nje opozite e bashkuar siguron nje fitore te thelle ne zgjedhjet lokale. Fushata elektorale duhet te jete nje ansambel politik liderash te partive opozitare qe dalin ne nje tribune ne krah te njeri-tjetrit. Berisha, Mediu, Roqi, Spahia, Pollo, Laco etj. nuk duhet te identifikojne fushaten e tyre elektorale me nje fushate partiake por me nje fushate te koalicionit te djathte. Ky perben edhe kulmin e suksesit te strategjise se opozites, pasi kjo eshte pikerisht edhe ajo qe elektorati shqiptar ka nevoje te shohi. Nje fushate e perbashket me nje alternative te perbashket eshte garancia me e mire e fitores se opozites ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme qe do te pasojne ato lokale. Nje bashkepunim i tille i ngushte ben te mundur edhe garantimin e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e demokratike ne vend pasi koalicioni opozitar do te kete nje ze edhe nje alternative perballe perpjekjeve te atyre qe jane ne pushtet per te manipuluar zgjedhjet sic bene edhe ne qershor 2001. Precedentet per kete nuk mungojne dhe pavaresisht se jane marre masa ne keto 2 vjet per te korrigjuar kodin ligjor elektoral dhe infrastrukturen zgjedhore, ne pushtet ne Shqiperi jane po ata njerez qe inskenuan vjedhjen me skandaloze te mandateve ne historine shqiptare.

Barometri i suksesit apo deshtimit te opozites

Gjendja qe perjeton Shqiperia e dikton fitoren e opozites ne zgjedhjet lokale. Kriza e thelle qe ka mberthyer partine socialiste dikton ardhjen ne pushtet te opozites. Riardhjen e opozites shqiptare ne pushtet e diktojne edhe interesat kombetare shqiptare ne Ballkan. Procesi i riaktivizimit te faktorit shqiptar ne Ballkan, nuk eshte me nje shqetesim vetem i shqiptareve por edhe partnereve tane tradicionale nderkombetare. Kontributi i tyre ne zgjidhjen e krizes shqiptare ka qene indirekt deri me sot, por kjo ka per te ndryshuar me fushaten elektorale lokale. Opozites ne keto zgjedhje nuk ka per ti munguar as mbeshtetja e hapur nderkombetare dhe kjo eshte nje arsye me shume per instucionalizimin e qendrimeve te opozites shqiptare. Kjo eshte ajo ajo qe elektorati i djathte shqiptar ka deshire te shohi, kjo eshte ajo qe edhe faktori nderkombetar pret te shohi dhe kjo ne te njejten kohe perben pergjegjesine historike te opozites qe une zura ne goje. Zgjedhjet lokale te tetorit do te testojne mbi te gjitha pergjegjshmerine politike te gjithe spektrit politik opozitar.

Ilirjan Papa - SHBA
4 Gusht 2003




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.