Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Humor :: Koco Devole lirohet nga burgu italian
Postuar nga: Albo

Humor Pasditen e djeshme humoristi i njohur ka qėnė nė shtėpinė e djalit tė tij Enos ku do tė qėndrojė deri nė fund tė procesit

Koēo Devole lirohet nga burgu italian

Gjykata e Barit ka vendosur masėn e sigurisė, detyrim paraqitjeje. Nė rast se ai e thyen do tė rikthehet nė qeli

Ened Janina

Koēo Devole, humoristi i njohur i arrestuar nė Itali pėr trafik heroine, del nga burgu. Paraditen e djeshme Gjykata e Barit ka vendosur masėn e sigurisė detyrim paraqitje nė organin e prokurorisė duke e lėnė Devolen qė qendrojė nė shtėpinė e djalit nė Milano. Oficerėt e policisė italiane janė paraqitur mėngjesin e djeshėm nė qelinė ku qėndronte humoristi Devole dhe i kanė komunikuar atij qė ėshtė i lirė tė shkojė nė shtėpinė e djalit Eno qė ka nė Milano. “Gjykata ka vendosur qė ti je i lirė tė shkosh nė shtėpinė e djalit. Ne do tė na lėsh adresėn e saktė tė shtėpisė si dhe do tė na lėsh njė numėr telefoni. Kėto i duam qė tė tė kontaktojmė kur tė kemi nevojė. Kjo nuk do tė thotė se ndaj teje ėshtė pushuar procedimi penal por vetėm se ėshtė ndryshuar masa e sigurisė”, - i kanė thėnė oficerėt italiane Devoles. Menjėherė pas kėsaj, Koēo Devole ka lėnė qelinė e burgut italian dhe ėshtė drejtuar pėr nė stacionin e trenit. Aty ka prerė biletat pėr nė qytetin e Milanos, ku ndodhet djali i tij Eno. Ai ka pritur trenin dhe deri kur ka ardhur orari ka riprovuar shijen e njė birre nė liri. Nė orėt e para tė pasdites Devole ka qėnė nė shtėpinė e djalit nė Milano.

Arrestimi

Koēo Devole, humoristi i njohur i arrestuar nė Rimini pasi nė makinėn nė tė cilėn udhėtonte ai u gjetėn tre kilogram drogė, do tė gjykohet nė shtetin italian. Ai do tė pėrballet me gjykatėn italiane pėr akuzėn e trafikut tė heroinės. Devole u arrestua sė bashku me dy shqiptarė tė tjerė, Llasko Lubonjėn si dhe njė mikun e kėtij tė fundit. Pasi tė marrin dėnimin, tre tė arrestuarit mund tė transferohen pėr nė burgjet shqiptare. Dosja hetimore nė ngarkim tė tyre ėshtė drejt pėrfundimit dhe pas pak kohėsh do tė fillojė procesi nė gjykatėn e Riminit. Sipas burimeve tė prokurorisė shqiptare nuk kanė filluar ende bisedimet pėr ekstradimin e humoristit tė njohur. Ai dhe dy shqiptarėt e tjerė do tė gjykohen aty ku kanė kryer veprėn penale. Koēo Devole ėshtė prangosur nga policia italiane mė 26 nėntor tė vitit tė kaluar pasi nė makinėn me tė cilėn ai udhėtonte u gjetėn tre kilogram heroinė. Rastėsisht policia e Riminit nė Itali ka ushtruar njė kontroll nė makinėn e tre shqiptarėve. Kur ka parė policinė humoristi i njohur nuk ka demonstruar shėnja nervozizmi pasi nuk kishte dijeni pėr drogėn qė ndodhej nė makinė. Gjatė kontrollit ėshtė gjetur edhe sasia e drogės, e cila ishte fshehur nė motorin e makinės. Burimet zyrtare tė policisė nė atė kohė pohuan se Koēo Devole mund tė mos ketė lidhje me drogėn dhe mund tė ketė qėnė rastėsisht nė makinė. Edhe vetė Koēoja ka thėnė pėrpara policisė italiane se nuk kishte lidhje me trafikun e drogės dhe se ishte thjesht njė pasagjer nė makinė. Prova qė ka “fundosur” humoristin tonė ka qėnė telekomanda e makinės, tė cilėt nė momentin e arrestimit e kishte ai. Ndėrkohė familjarėt e tij kanė deklaruar se Koēoja ishte nisur pėr tė takuar djemtė e tij nė Milamo tė Italisė dhe se nuk ka lidhje me trafikun e drogės. Ēėshtja i kaloi Prokurorisė sė Barit nė Itali, e cila i mbajti nė burg tė tre “udhėtarėt” e makinės dhe po pėrgatit dėrgimin e ēėshtjes pėr gjykim. Ndėrkohė dje gjykata ka vendosur qė tė ndryshoje masėn e sigurisė pėr Devolen nga arrest me burg nė detyrim paraqitje. Kjo do tė thotė se Koēo Devole mund tė qėndrojė nė shtėpinė e djalit tė tij dhe do tė paraqitet nė prokurorinė italiane sa herė ta kėrkojė hetuesit e ēėshtjes. Ai ėshtė i lirė qė tė lėvizė nė qytetin e Milanos dhe tė takojė miqtė e tij. Nė rast se Devole nuk do ti pėrgjigjet thirrjes sė prokurorisė pėr t’u paraqitur atėherė ai do tė arrestohet pėrsėri dhe do tė qėndrojė nė burg deri kur ta gjykojė tė arsyeshme gjykata.

Hetimi

Droga qė u kap nė makinėn e Devoles ishte nisur nga porti i Durrėsit dhe nuk dihet destinacioni i saktė i saj. Makina ishte nė pronėsi tė Llasko Lubonjės. Megjithėse tė gjithė kanė dėshmuar kundėr implikimit tė Koēo Devoles nė trafikun e lėndėve narkotike, prokuroria italiane nuk ka qėnė e atij mendimi. Ajo ėshtė e vendosur qė tė dėrgojė ēėshtjen nė gjykatė dhe mė pas tė jetė trupi gjykues ai qė do tė vlerėsojė fajėsinė e tė arrestuarve. Rreth dy muaj mė parė zv/ shefi i antimafias italiane, Francesko Mandoi ka deklaruar se urdhėr-arresti pėr Devolen ėshtė dhėnė nga gjykat qė ka vlerėsuar provat. Sipas tij, provat e Prokurorisė sė Barit ia kanė mbushur mendjen gjykatės pėr fajėsinė e shqiptarit. Pasi tė shqyrtohen tė gjitha kėto prova dhe tė dėgjohen deklarimet e tė akuzuarve do tė vendoset edhe dėnimi pėr tė arrestuarit. Koēo Devole, vetėm pak ditė pas arrestimit tė tij, ka marrė njė avokat italian qė ka ndjekur hap pas hapi ēėshtjen. Nė ndihmė tė Devoles janė angazhuar dhe disa politikanė tė lartė shqiptarė dhe funksionarė shtetėrorė, por drejtėsia italiane nuk ka toleruar. Mediat italiane pas ngjarjes publikuan lajmin se Lubonja kishte qenė nė gjurmim nga policia fqinje, dhe nėpėrmjet telefonatave tė tij ėshtė bėrė e mundur dhe kapja e ngarkesės. Policia italiane dyshonte nė lidhje me aktivitetin e kėtij personi dhe prandaj ka kryer edhe arrestimin. Makina me drogėn kishte arritur qė t’u shpėtonte kontrolleve tė policisė nė Portin e Durrėsit dhe nė atė tė Barit pėr t’u kapur mė pas nė Rimini. Pėrpara se tė kapeshin nga policia italiane, Devole dhe dy personat e tjerė kanė fjetur njė natė nė banesėn e njė njeriu tė afėrt tė humoristit nė jug tė Italisė. Tė tre shqiptarėt ndodhen pėrpara faktit tė pakundėrshtueshėm se nė makinėn e tyre ėshtė gjetur njė sasi jo e vogėl heroine. Prania e aktorit tė njohur Devole, dyshohet tė ketė shėrbyer si garanci pėr Lubonjėn dhe bashkėpunėtorin e tij, pėr tė kaluar heroinėn pa u vėnė re nga policia, sidomos nė Portin e Durrėsit.

PROTAGONISTI

Kush ėshtė humoristi Koēo Devole


Koēo Devole ėshtė njė nga personalitetet mė tė njohura tė humorit shqiptar. Pėrveēse aktor i shkėlqyer humori, Devole ėshtė karrikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij nė skeēe dhe komedi janė nga mė tė njohurit pėr publikun shqiptar. Koēo Devole ka lindur nė Kuēovė mė 28 nėntor 1945, nga njė familje me origjinė nga Poloska e Korēės. Nė vitin 1946 familja e Koēo Devoles ėshtė zhvendosur nė Tiranė. Koēo Devole ka studiuar dy vjet pėr inxhinieri mekanike nė Universitetin e Tiranės, por nė vitin e dytė tė shkollės sė lartė konkurroi pėr dramė nė Akademinė e Arteve, ku nuk fitoi, pasi e cilėsuan si tė patalentuar. Mė 1966 shkoi ushtar, ku sė bashku me aktorė tė tjerė tė njohur si Aleko Prodani, Sejfulla Myftari etj krijoi estradėn e ushtarit. Mė pas ka punuar edhe nė revistėn “Hosteni” me emrat mė tė spikatur tė humorit shqiptar si Spiro Ēomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Ēakuli etj. Gjatė viteve1072-1989 Devole ėshtė dėrguar 10 herė nė punė tė detyruar. Pas viteve ’90 Devole ka punuar si regjisor nė TVSH, ku aktiviteti i tij artistik ka qenė mjaft i ngjeshur. Nė vitin 1997 ėshtė shkarkuar nga TVSH duke u detyruar tė emigrojė me familjen nė SHBA. Nė dhjetor tė vitit 2000 ėshtė rikthyer nė Tiranė, por aktiviteti i tij artistik nuk ka njohur ritmet e mėparshme.

E.Janina




Nė fillim kujtova se ishte shaka pastaj kur pashė armėt e vėrteta e kuptova

Devole: Miqtė mė kanė braktisur

Zoti Devole, si ndiheni tani pas lirimit nga burgu?

Unė e kam pak tė vėshtirė tė flas tani pėr momentin. Jam shumė i lodhur dhe i turbullt. Kam tėrė ditėn qė flas nė telefon. Deri tani kam marrė telefonata urimi nga tė gjithė. Kam folur me familjen time, me miqtė e mi kėtu nė Romė, nė Shqipėri, nė Angli. Kam marrė telefonata nga e gjithė bota.

Ju jeni arrestuar nė njė makinė ku u gjetėn tre kilogram heroinė. Ēfarė lidhjeje kishit me kėtė makinė?

Unė hipa nė njė makinė pėr tė shkuar tek djali dhe makina kishte brenda drogė. Unė nuk dija asgjė nė lidhje me tė. Faktin qė nė makinė kishte drogė e mora vesh vetėm kur e gjeti policia italiane. Nė fillim kujtova se ishte shaka, pastaj kur pashė armėt e vėrteta e kuptova. Nuk merrem me atė punė unė. Unė nuk transportoj drogė. (Duke qeshur) Pastaj nuk ishte ndonjė gjė e madhe pėr tė cilėn mund tė rrezikoja. Po pse o kam moshė tė trafikoj drogė unė, 54 vjeē, inxhinier dhe humorist… Mė vjen tė qesh me ato qė dėgjoj kur thonė qė mund tė trafikoja drogė. Kėtu dėgjoj qė shqiptarėt bėjnė shumė hile me drogėrat qė sjellin nė Itali. Droga qė u kap nė makinėn qė isha unė ishte shumė e keqe. Ishte pėrzjerė me lėndė tė tjera.

Po me Llasko Lubonjėn, pronarin e drogės ēfarė lidhjeje kishit?

Llasko kishte lidhje me shumė artistė. Ai ishte njė dashamirės i artit dhe si i tillė njihte shumė artistė. Unė e njihja si tė tillė, si njė dashamirės tė artit.

Po nė procesin gjyqėsor qė do tė fillojė pas njė muaji, me ēfarė provash do tė mbroheni?

Unė do tė mbrohem duke thėnė se nuk kam asnjė lidhje me drogėn. As prokuroria italiane nuk ka prova pėr tė mė fajėsuar mua. Unė jam i pafajshėm. Ata nuk kanė asgjė qė tė mė lidhė mua me sasinė e drogės. Do tė dal i pafajshėm.
Si kanė qenė marrėdhėniet me miqtė tuaj?
Shumė prej tyre mė kanė braktisur. Ata janė sjellė sikur nuk mė njihnin dhe kjo mė ka habitur tej mase. Miku qė mė ka qėndruar mė pranė ka qenė Filip Ēakuli. Atij ia di pėr shumė faleminderit, pėrsa i pėrket tė tjerėve …

Kur tė mbarojė procesi a do tė riktheheni nė Shqipėri?

E kam menduar edhe kėtė gjė. Nuk di ende se ēfarė do tė bėj. Dėshiroj tė kthehem dhe tė bėj humor dhe humor i njė cilėsie tė lartė, si dikur. Do tė mendohem mirė kur tė dal pėrpara publikut, do tė bėj ndonjė gjė tė fortė.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.