Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat jane gjithnje te sinqerte. Puna eshte se ata ndryshojne sinqeritet vazhdimisht; kjo eshte e gjitha.
--- Bernard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 135 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Zbulohet nje mozaik i shek. I pas Krishtit ne Durres
Postuar nga: Albo

Kulture Gjatė gėrmimit pėr themelet e njė pallati 8-katėsh, nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit zbulohen rrėnojat e njė ndėrtese tė shek.I pas Krishtit dhe njė mozaik me njė sipėrfaqe 25 metėr katrorė.

Njė rozetė dymijėvjeēare nėn pallatin 8-katėsh

Dikur atje banonin familje aristokrate. Ndoshta dhe vetė guvernatori i Dyrrakiumit tė lashtė, kishte banuar atje dhe kishte shkeluar mbi mozaikun trengjyrėsh, tė zbuluar vetėm pak ditė mė parė nė qytetin e Durrėsit. I pėrket shekullit tė parė tė erės sonė dhe ėshtė i pari nė llojin e vet, i gjetur deri mė sot. Por edhe ai do tė kishte pasur fatin e shumė tė tjerėve, tė zhdukur dhe tė shkatėrruar nėn themelet dhe betonin e pallateve shumėkatėshe, nėse ashtu siē ndodh rėndom, nuk do tė kishte bashkėpunim mes shtetit dhe privatit. Mbi truallin, nėn tė cilin u gjendėn rrėnojat e njė ndėrtese tė vjetėr romake dhe njė mozaik me pėrmasa 5 me 5, ku dallohet si tė ishte ndėrtuar sot njė rozetė 12 petalėshe e futur nė njė rreth tė kuq, firma ndėrtuese “Fama shpk”, do tė ndėrtonte njė pallat 8-katėsh. Ishte ndėrhyrja e menjėhershme e Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, nė Durrės, por edhe interesi i vetė ndėrtuesve, tė cilėt bashkėpunuan me kėtė institucion, qė e shpėtuan kėtė pasuri tė lashtė. “Ky ėshtė rasti mė i pastėr qė tregon se kur institucionet shtetėrorė dhe privatėt bashkėpunojnė, rezultatet janė tė dukshme”,- thotė Drejtori i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Gazmend Muka. “Nėse tė gjitha firmat ndėrtuese do tė respektonin kontratat qė lidhin me ne, gjendja nuk do tė ishte kjo qė ėshtė sot. Eshtė detyrė e ēdo qytetari tė Durrėsit tė respektojė kulturėn arkeologjike dhe tė kaluarėn e qytetit tė tij”. Tashmė qė ky mozaik ėshtė zbuluar nė lagjen tė cilėn historikisht durrėsakėt e kanė quajtur “lulja”, ende punohet pėr tė gjetur tė tjerė elementė tė tij brenda rrėnojave tė lashta, mbetet nė dorėn e Institutit tė Monumentit tė Kulturės, por dhe atij Arkeologjik, tė vendosė pėr fatin e tij tė mėtejshėm. Nė varėsi tė vlerave qė mbart, ajo zonė mund tė mbetet e paprekur, ose mund tė vazhdojnė punimet nga ana e firmės sė ndėrtimit, me kushtin qė mozaiku tė ruhet i paprekur dhe kati i nėndheshėm tė kthehet nė njė minimuze. Sipas Drejtorit tė Departamentit Arkeologjik, Afrim Hoti, ndėrtesa e zbuluar i takon njė insule, apo lagjeje romake tė shek.I pas Krishtit, kur Durrėsi u quajt koloni e Augustit dhe njohu njė zhvillim tė madh ekonomik dhe kulturor. Ndėrsa mozaiku, ėshtė i tipit polikron (shumėngjyrėsh) dhe ėshtė hera e parė qė zbulohet njė i tillė, i ndėrtuar nė kėtė periudhė. Pėr herė tė parė, krahas tė bardhės dhe tė zezės, futet dhe ngjyra e kuqe. “Zona ku u bė zbulimi mund tė ketė qenė njė lagje qendrore, rezidenciale e autoriteteve perandorake, civile ose ushtarake tė Dyrrakiumit romak”,- thotė Hoti. Ndėrsa sot nė kėtė vend ka vetėm ndėrtesa tė vjetra, njė treg rrobash tė pėrdorura dhe mozaiku ndodhet fare afėr qendrės sė qytetit tė Durrėsit. Sipas Hotit, kjo vėrtetohet prej faktit se nė kėtė zonė janė gjetur edhe objekte tė tjera, qė i pėrkasin tė njėjtės epokė. Nė vititn 1947, po nė kėtė lagje, studjuesi dhe arkeologu i njohur Vangjel Toēi, ka zbuluar njė varg ndėrtesash komplekse, me mozaikė, ku mė i famshėm ėshtė ai i njė krijese mitologjike, i kalit tė detit. Ky mozaik, i cili i pėrket po shek.I pas Krishtit, i ndėrtuar nė dy ngjyra bardh e zi, ndodhet vetėm 20-30 metra nė lindje tė mozaikut tė zbuluar ditėt e fundit. “Po nė kėtė zonė ėshtė zbuluar njė shtatore e tė njėjtės periudhė, e cila i pėrket njė perandori romak. Ndoshta bėhet fjalė pėr Neronin”,- vazhdon drejtori Hoti. Tė gjitha kėto, por edhe shumė objekte tė tjera, tė zbuluara nė qytetin e Durrėsit, i japin njė rėndėsi tė veēantė kėtij qyteti tė ndėrtuar mbi rrėnoja antike, i cili duhet ruajtur jo vetėm nga ana e shtetit, por edhe nga vetė qytetarėt e tij.

Pasaporta e njė mozaiku

Mozaiku i zbuluar sė fundmi, nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit, ėshtė i vendosur nė zemrėn e njė ndėrtese tė vjetėr romake. Brenda njė sfondi tė kuq, tė ndėrtuar me copa amorfe, dallohet njė rozetė 12 petalėshe e futur brenda njė rrethi tė kuq, qė ndodhet nė qendėr tė njė kornize me motive spiralike, simbol i detit dhe i diellit. Kornizat e kėtij tipi, sipas specialistėve, janė baza e zbukurimeve tė periudhės romake. Nė rrėnojat e godinės, vihen re dy faza ndėrtimesh, qė i pėrkasin periudhave tė ndryshme. “Fazės sė parė i pėrkasin muret e ndėrtuar nė shekullin e parė tė erės sonė, me tulla dhe me llaē dhe qė janė tė lidhura me parketin”,- thotė Drejtori i Departamentit tė Arkeologjisė, Afrim Hoti. “Fazės sė dytė i pėrkasin muret e kthinave tė ndėrtuara me gurė, llaē dhe tulla tė vjetra tė ndėrtuara mė parė. Kėto ndėrtime mendohet tė jenė bėrė nė njė periudhė mė tė vonshme, ndoshta nė periudhėn bizantine, kur kėto ndėrtesa perandorake, u pėrdorėn si banesa tė thjeshta”. Njėri prej kėtyre mureve, ėshtė ndėrtuar mbi mozaik dhe e ka ndėrprerė atė nė njė tė tretėn e sipėrfaqes sė saj. Specialistėt qė po punojnė mbi kėtė mozaik, janė tė mendimit qė muret e ndėrtuar mė vonė, tė shemben, pėr tė nxjerrė nė dritė mozaikun e plotė, por edhe me shpresėn pėr tė gjetur tė tjerė, brenda rrėnojave.

Leja e gėrmimit, kusht pėr tė ndėrtuar

Ndoshta vendi ynė dhe Durrėsi nė veēanti do tė njihte njė numėr tė pafund pasurish arkeologjike, nėse nga ana e ndėrtuesve, por edhe drejtuesve lokalė, do tė paraqitej njė minimum interesi nė mbrojtje tė tyre. Pėrvoja ka treguar se pėr shkak tė ndėrtimeve tė paligjshme, tė cilėt janė ngritur nė qytetin bregdetar, shumė mozaikė dhe objekte tė tjera me vlerė, janė shkatėrruar. Nė bazė tė ligjit, tė gjitha firmat ndėrtuese, pėrpara se tė marrin lejen e sheshit tė ndėrtimit dhe mė pas atė tė ndėrtimit, duhet tė marrin lejen e gėrmimit nga ana e Drejtorisė Arkeologjike, me tė cilėn duhet tė lidhin edhe njė kontratė. Por nė tė vėrtetė, janė tė paktė ata qė respektojnė kėrkesat e ligjit. Sipas drejtorit tė Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės nė Durrės, Edmond Binjakut, gjatė kontrolleve tė pėrditshme qė bėhen pėr tė parė zbatimet e lejeve tė gėrmimit, janė hasur shumė shkelės tė ligjit. Nė rastin e zbulimit tė mozaikut polikron, firma e ndėrtimit, kishte filluar punimet e para, pa marrė ende lejen e gėrmimit, megjithatė ndėrhyrja nga ana e institucioneve pėrkatėse ishte e menjėherėshme. Pas plotėsimit tė kuadrit ligjor nga ana e firmės “Fama shpk”, ajo ėshtė treguar e gatshme pėr tė bashkėpunuar dhe sipas Drejtorit tė Departamentit tė Arkeologjisė, Afrim Hoti, ka respektuar tė gjitha pikat e kontratės, duke lejuar zbulimin e plotė dhe tė paprishur tė mozaikut. Ky konsiderohet si rasti i parė i njė bashkėpunimi tė suksesshėm, shtet-privat.


Fati i ardhshėm i mozaikut

Sipas procedurės departameni i Arkeologjisė do tė bėjė raportin pėrfundimtar mbi gėrmimet. Janė disa variante pėr tė ardhmen e mozaikut: mund tė qėndrojė atje ku ėshtė dhe mbi kollonat e ngritura tė vazhdojė ndėrtimi, duke u ruajtur mozaiku; ndėrtimi i pallatit tė ndėrpritet dhe tė vazhdojnė gėrmimet pėrreth mozaikut; apo tė zhvendoset dhe tė dėrgohet nė muze. Sipas specialistėve tė arkeologjisė nė Durrės, varianti mė i mirė ėshtė ruajtja e mozaikut atje ku ėshtė, pasi kjo do ta bėnte mė unikale vlerėn e tij se sa vendosja nė muze. Mozaiku ėshtė i rrallė nė llojin e vet pasi deri tani nuk ėshtė zbuluar ndonjė mozaik tjetėr polikron i kėsaj periudhe nė Shqipėri. 30 metėr larg tij ėshtė zbuluar shtatorja e njė perandori e cila aktualisht ndodhet nė muzeun e Durrėsit, dhe 50-60 metėr mė poshtė janė gjetur 50 varre monumentalė romakė. Ndėr mozaikėt kryesorė tė zbuluar nė Durrės janė mozaiku i Arapajt shek 5-6 , mozaiku i Bukuroshes sė Durrėsit shek.III p.k, mozaiku i amfiteatrit shek.V-VI e.s dhe ky i lagjes “lulja” nėn mbikqyrjen e arkeologut Ilia Toēi i cili e ka nxjerrė nė dritė mozaikun nė mėnyrėn mė perfekte.

Ll.Kallēo


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.