Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Babanė e mirė nderojė, babanė e keq duroje
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Shendeti :: Miniera e uraniumit tė Nimēes
Postuar nga: Skampa

Shendeti Nimēa, ėshtė njė fshat i thellė malor nė rrethin e Kukėsit, i vendosur nė pjesėn lindore tė malit tė Gjalicės. Ky fshat thuajse i panjohur nė Shqipėrinė e ditėve tė sotme, ka bėrė emėr gjatė viteve '70-'80, atėherė kur filluan kėrkimet pėr gjetjen e mineralit tė rrallė tė uraniumit.



Megjithėse kėto kėrkime janė mbajtur TEPĖR SEKRET gjatė asaj kohe, tė gjithė nėn zė pėshpėrisnin se aty kėrkohej uranium. Pavarėsisht se ne jemi tė panjohur nė Shqipėri, fshati ynė ėshtė bėrė i njohur nė Kinė, - thonė me shaka fshatarėt e Nimēes. Sapo kalon urėn e Uzinės, nė tė djathtė tė rrugės qė tė ēon pėr nė doganėn e Morinit, marrim rrugėn drejt Grykės sė Vanave. Pasi kemi udhėtuar rreth 10 km nė njė rrugė automobilistike, e cila lidh Shishtavecin me Kukėsin, jemi detyruar qė tė zbresim nga automjeti pėr tė udhėtuar nė kėmbė drejt fshatit Nimēė, i cili ėshtė rreth 1 orė e gjysėm larg rrugės automobilistike.

Pasi kemi bėrė rreth njė orė e gjysmė rrugė nė kėmbė hasim dhe shtėpinė e parė tė kėtij fshati. Tekiu na thotė se i zoti i kėsaj shtėpie ka punuar nė galeri tė Nimēes dhe fati e ka ndėshkuar atė rėndė, pasi si pasojė e rrezatimeve tė marrė nė minierė nuk i kanė jetuar fėmijėt, ndėrsa ka njė fėmijė nė shtėpi me tė meta mendore. Trokasim nė shtėpinė e Nebi Koboēit. Pėrpara na del bashkėshortja e tij, Shkurta, pasi Nebiu kishte shkuar pėr dru nė pyll. Kėrkojmė tė kontaktojmė me djalin e saj 20-vjeēar tė sėmurė dhe ajo pa hezitim na fut brenda nė dhomė. Nė njė nga divanėt, ndodhej i shtrirė djali i saj 20-vjeēar, Aliu. Ai ka lindur me tė meta mendore. Megjithėse me fytyrė njeriu, kėtė qenie njerėzore fati e kishte ndėshkuar nė atė mėnyrė saqė ai nuk kishte asnjė lloj perceptimi njerėzor. Kam bredhur gjithandej, por kėrkund nuk ia kam gjetur hallin kėtij fėmije, - thotė Shkurta. Ėshtė fėmija i parė qė mė ka jetuar, pasi dhjetė fėmijė qė mė kanė lindur para kėtij mė kanė vdekur tė gjithė, pasi kanė jetuar 6-12 muaj. Pas Aliut, Shkurta kishte lindur dy djem dhe njė vajzė qė pėr fat ishin normalė. Djali mė i madh ishte vetėm 16-vjeē. Ai ka lindur pasi ishte mbyllur miniera. Nebiu merrte njė pension prej 6 mijė lekėsh pėr punėn nė minierė, ndėrkohė qė djali i sėmurė merrte pension invaliditeti.

Nė qendėr tė fshatit takojmė njė ndėr ish-punėtorėt e paktė tė galerive qė kanė arritur tė mbijetojnė: 60-vjeēari Liman Hoda tregon pėr punėn e tij 12-vjeēare nė galeri tė Nimēes. Puna nė galeri tė Nimēes ka qenė tepėr e vėshtirė. Kemi punuar pa mjete mbrojtėse. Shpimi ka qenė i thatė. Punėtorėve asnjėherė nuk u ėshtė treguar se ēfarė nxirrnin aty pasi mbahej sekret. Trajtimi ushqimor i cili ishte 5 lek nė ditė, na jepej me vonesė. Inxhinierėt e teknikėt kinezė, por edhe ata shqiptarė, vinin shpesh herė nė galeri dhe bėnin matje me aparate tė cilat hera herės jepnin zhurmė, por ne nuk na tregonin asgjė.

Kur i dėrgonim kampionėt e mineralit nė Tiranė, punonjėsit e laboratorit sapo merrnin vesh se janė tė Nimēes, vinin menjėherė dy palė maska. Specialistėt kinezė na porosisnin qė rrobat qė i vishnim nė punė tė mos i merrnim nė shtėpi, por ne nuk ua zbatonim porositė, pasi dhe ata si dhe specialistėt shqiptarė nuk qenė kėmbėngulės nė urdhrat e tyre, - thotė Limani. Nė vijim, ish-minatori 60-vjeēar, sqaron se njė sasi minerali kur ėshtė mbyllur miniera ėshtė groposur nė njėrėn prej galerive e cila ėshtė mbajtur sekret gjatė asaj kohe, por edhe sot e kėsaj dite kjo galeri nuk dihet pasi punėtorėt qė kanė punuar nė fshehjen e mineralit kanė vdekur tė gjithė. Kur u mbyll miniera, specialistėt na thanė se ky lloj minerali nuk mund tė pėrpunohet nė Shqipėri,- tregon Limani.

Njė tjetėr person i mbijetuar ėshtė dhe Mevlan Hoda. Tetė fėmijė mė kanė vdekur dhe tani kam vetėm njė vajzė, - shprehet Mevlani i cili thotė se vuan edhe nga sėmundja e mushkėrive, e shkaktuar nga pluhurat qė ka marrė nė minierė. Pėr tė punuar nė galeri tė Nimēes ka ekzistuar njė urdhėr, i cili ndalonte tė posamartuarit pėr tė punuar nė kėto galeri. Ky urdhėr nuk ėshtė zbatuar asnjėherė pasi njerėzit pėr nevoja ekonomike insistonin pėr tė punuar. Por edhe personat pėrgjegjės nuk i propagandonin pasojat e kėsaj pune pėr arsye tė mbajtjes sė sekretit,- thotė Iliaz Hoda, i cili ka punuar 5 vjet nė galeri tė Nimēes.

Nė fshatin Nimēe, rreth 3-4 punėtorė qė kanė arritur tė mbijetojnė veēojnė galeritė 108 dhe 115-tė, ku ata i quajnė ato si galeritė e tmerrit. Njėri prej tyre, pikėrisht Hajredin Koboēi, tregon kushtet e punės nė kėto galeri. Kam punuar 12 vjet rresht nė galeri tė Nimēes, por puna mė e vėshtirė ka qenė nė galeritė 108 dhe 115-tė. Sapo futeshim nė kėto galeri na zinte gjumi. Disa herė punėtorėt paralizoheshin brenda nė galeri. I nxirrnim pėrjashta duke i mbajtur pėr krahu. Teknologjia e shpimit ka qenė e thatė. Kemi vuajtur nga mungesa e ujit. Shpeshherė mbushnim ēizmet me ujė nė galeri dhe e pinim,- thotė Hajredini. Edhe atij si shokėve tė tjerė, tre fėmijėt e parė i kanė vdekur, pasi kanė jetuar vetėm 6 muaj.

Qarkullonin thashetheme se nė kėto lloj galerish nuk lejohej tė punoje mė shumė se tre vjet. Por specialistėt na bėnin propagandė se nuk do tė kishim asnjė pasojė nga puna nė kėtė minierė. Po tė kėrkonim mė shumė informacion kishim frikė se na akuzonin pėr agjitacion e propagandė dhe nxjerrje tė sekretit. Kushtet e punės kanė qenė mjaft tė vėshtira. Ndėrkohė qė nė minierat e tjera shpimi i lagėt ka filluar nė vitet 75, nė galeri tė Nimēes ka filluar pas dhjetė vjetėsh, - tregon 56 vjeēari Rrahim Koboēi, i cili gjendet i shtruar nė spitalin e Kukėsit. Ai vuan nga sėmundja e mushkėrive si pasojė e selikozės. Pėr ish-minatorėt e Nimēes, nė spitalin Nr.1 tė Tiranės ėshtė njė pavion i posaēėm, ku ata duhet tė shtrohen nė spital apo tė kontrollohen tre herė nė vit. Jemi nė mėshirė tė Zotit. Me pensionin qė marrin ne nuk mund tė pėrballojmė as ēmimin e biletave pėr ė shkuar nė Tiranė, - shprehen njėzėri tė mbijetuarit e galerive. Disa nga minatorėt qė kanė vdekur nėn moshėn 50 vjeē.

Punimet pėr kėrkimin e mineralit tė uraniumit nė fshatin Nimēe kanė filluar nė vitin 1970. Gjatė vitit 1970-1974, kėrkimet janė drejtuar nga specialistėt kinezė nė bashkėpunim me ato tė gjeologjisė sė Kukėsit. Pas kėsaj kohe punimet nė Nimēe janė drejtuar nga gjeofizika e Tiranės, ndėrkohė qė specialistėt kinezė kanė qene deri nė prishjen e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Kinėn nė vitin 1980. Punimet nė kėtė minierė janė ndėrprerė nė vitin 1987 nėn preteksin se minerali i nxjerrė nuk kishte mundėsi pėrpunimi nė Shqipėri.

Por edhe pas kėtyre viteve -thonė fshatarėt, interesimi pėr Nimēen nuk ka munguar. Nė vitin 1994, policia e Kukėsit ka arrestuar dy shtetas gjermanė, misionarė tė njė kishe kristiane, pasi ata janė gjetur nė orėt e vona tė natės nė afėrsi tė galerive tė braktisura. Vitin e kaluar njė punonjės i OKB-sė nė Kosovė me automjetin e tij me mbishkrimin UNMIK ėshtė kapur nga policia rrugore e Kukėsit nė kėtė vend, por ėshtė lėnė i lirė vetėm nė sajė tė statusit diplomatik qė ai gėzonte. Ndėrkohė mbi kėtė fshat janė vėrejtur herė pas here fluturime helikopterėsh vendas apo edhe tė NATO-s, ku thuhet se ata kanė realizuar matjet e radioaktivitetit nė kėtė zonė.

Gjatė kohės qė kinezėt kanė qėndruar nė Nimēe, nė vendin ku ata kishin ngritur kampingun, nė anė tė lumit, fshatarėt kishin vėnė re njė kafshė tė rrjepur tė varur nė njė ēingel. Ata kanė kujtuar se ishte ndonjė qengj apo kec dhe kanė pyetur njėri-tjetrin se kujt prej tyre ia kishin blerė kinezėt. Asnjėri prej tyre nuk ka rezultuar qė t'u kishte shitur specialistėve kinezė ndonjė qengj apo kec. Pas dy ditėsh, njėri prej fshatarėve kishte konstatuar se i mungonte qeni i shtėpisė dhe mė vonė ėshtė vėrtetuar se kinezėt i kishin vrarė qenin pėr ta ngrėnė. Fshatarėt e irrituar janė ankuar nė komitetin e partisė sė Kukėsit, ku i kanė etiketuar kinezėt si shejtanė dhe pėr kėtė ata kanė kėrkuar qė tė largoheshin nga fshati. Pėr kėtė veprim specialistėt kinezė kanė kėrkuar falje dhe problemi ishte mbyllur me kaq.
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -- -
Gazeta Shekulli, Dhjetor 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.