Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat jane bere per tu martuar e burrat per te qene beqar. Ketu eshte burimi i te gjith te keqijave.
--- Guitry

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Sport :: Kampioni i panjohur i Boksit Shqelmor
Postuar nga: Skampa

Sport Edhe Shqiperia e ka nje medalie te arte boterore. Sukseset e djaloshit te lindur ne Struge qe eshte shpallur kater here kampion bote dhe tre here kampion Europe ne Boksin Shqelmor (Kick Box). Historia e nje sportisti qe nuk pranon te paraqitet veēse me flamurin Shqiptar.

Nje djalosh i gjate, truplidhur e shume simpatik, levizte neper Tirane, gjate diteve te javes qe shkoi, i shoqeruar nga Ardit Gjebrea. Ishte mysafir ne kete qytet, pikerisht si i ftuari i Gjebrese. Ata qe e kane njohur, i kane kerkuar menjehere autografe dhe djaloshi nuk ka hezituar, t’u pergjigjet adhuruesve te tij duke u lene nje shenim te thjeshte: nga Mirdi Limani. Edhe pse ka dashur te iki nga ky qytet pa u vene shume re, nuk u ka shpetuar dot syve kureshtar te njerezve qe e adhurojne sportin, te atyre qe e kane ndjekur djaloshin ne kampionatet e Kick Boksit, ne te cilat 25 vjeēari, Mirdi Limani ka dale gjithmone fitues.

Mirdi Limani eshte i bindur tashme per aftesite e artistit shqiptar, pasi ka mesuar per bashkėpunimet e sukseshme qe ai ka pasur dhe me personalitete te tjera ne diaspore, siē eshte pershmebull rasti i Krasniqit. Ndaj here pas here i thote: - Gjebrea, ti do te jesh drejtuesi im. Me buzeqeshjen dhe miresjelljen qe e karakterizon, sigurisht qe Gjebrea e aprovon kerkesen e kampionit te Boksit Shqelmor, e djaloshit me origjine shqiptare i cili prej vitesh jeton ne Gjermani. Ndersa shijon ne qetesi lengun e frutave, i ulur prane Gjebrese, pikerisht atje ku Tirana shikohet si ne pellembe te dores (ne barin e Kulles se Vodafonit), Mirdi Limani nis e rrefen jeten e tij...

Si te gjithe femijet e moshes sime edhe une 12 vjecar nisa te merresha me sportin e Kick Boksit i ndikuar nga filmat e shumte qe i dedikohen ketij sporti i cili i perket arteve te njohura luftarake e qe ngjason shume me karatene. Kur isha ende i vogel u larguam nga Struga (vendi ku lindi) dhe shkuam ne Gjermani, bashke me familjen. U vendosem ne Frankfurt. Ne kete udhetim, Mirdi akoma i parritur mire, kishte mbartur mbi vete, te mbyllur ne mendjen dhe shpirtin e tij, enderren per t'u bere nje kampion i Boksit Shqelmor. E ruante me fanatizem kete deshire sepse prinderit nuk donin kurresi qe djali i tyre te ngaterrohej me nje lloj sporti te tille. Ata mendonin nje te ardhme tjeter per Mirdin e tyre, ndaj dhe ishin shperngulur nga Struga per te rritur mirqenien e ekonimike e per t'u siguruar pas kesaj femijeve nje te ardhme me te mire ne Gjermani; por qe e kote kembengulja e tyre.

Djali e kishte ndare mendjen. Natyrisht, qe filmat e parė ne ekranet e kinemave apo te televizoreve do te dilnin me te forta se fjalet e shumta qe me thoshin prinderit apo dhe pjestaret e tjere te familjes, per te mos u marre me kete lloj sporti. Mirdi cuditej nga kundershtimi i tyre, ndersa vellait te madh, i cili prej kohesh luante futboll ne nje ekip te Liges III nuk i sillnin asnje lloj pengese. Gjithsesi, ne fund triumfoi deshira e tij. I ndihmuar nga drejtuesi Lulezim Zhaku, i cili jetonte e punonte prej shume vitesh ne Gjermani, Mird Limani filloi te merrej seriozisht me kete sport. Endrra nisi te behej pak e nga pak realitet qe nga viti 1992.

E nisa se pari si amator. Isha ne peshen 67 kg. U paraqita ne 85 ndeshje te cilat arrita t'i fitoja te gjitha. Keshtu do te behej menjehere nje emer shume i lakuarne boten sportive, jo vetem te Gjermanise por edhe te Europes. Derisa ne 1998 do te fitonte dhe te parin titull Kampion Europe, ne kampionatin qe u zhvillua ne Paris. Per here te pare do te perfaqesonte Shqiperine ne Kampionatin Evropian te Boksin Shqelmor; (sportit qe i takon familjes se Arteve Luftarake me prejardhje nga Azia dhe me saktesisht nga Tailanda). Dhe doli fitues. Gjate garave, shikuesit e shumte, kryesisht te rinj, mbeten pak te habitur kur mesuan se fituesi i ketij titulli ishte nje djalosh ne peshen 67 kilogram, qe perfaqesonte Shqiperine, vend ky qe qe deri ne ate periudhe nuk ishte njohur per sportin e ngjashem me karatene, ne te cilin perdoret shkelmi dhe grushti njekohesisht, por jo goditjet me pjeset e tjera te trupit.

Ndersa filluan pregatitjet per ceremonine e rastit, duhej gjetur patjeter Hymni dhe Flamuri Shqiptar. Organizatoret ishin tė hutuar, sepse nuk ishin pergatitur aspak per nje rast te tille. Djaloshi Mirdi Limani, ne te vertete nuk kishte pashaporte shqiptare ne ate kohe, por ai ishte nje shqiptar i vertete, i lindur me 30 Shtator 1978 ne rrethinat e qytetit shqiptar buze liqenit te Ohrit, pra ne Struge. Ai vete e zgjidhi problemin e himnit dhe flamurit. Isha nisur drejt asaj gare me mendjen e fiksuar se do te fitoja medalje dhe per kete arsye i kisha marre ato me vete edhe flamurin edhe hymnin. Simboli i Shqiperise nuk i mungoi atij kampionati evropian ne te cilin fitues u shpall Mirdi Limani, qe per here te pare perfaqesonte token e tij apo siē sakteson vete: Shqiptaret e Shqiperise, ata te Kosoves dhe ata te Maqedonise.

Pas ketij suksesi, pėrfshirja si profesionist me klubin vendes Mango Njuk Gym e ndihmoi shume Limanin qe te hidhte nje e nga nje hapat e sigurte drejt suksesit. Ne kete rruge te re dhe shume te veshtire do e ndihmonte shume dhe trajneri i tij tailandez qe ishte nje nga me te miret e sportit te Kick Boksit. Shume shpejt, Mirdi Limani do te hidhte hapat e tij edhe neper kampionatet boterore, per te synuar edhe atje fitore. Dhe ashtu ndodhi vertet. Eshte shpallur kater here kampion bote dhe 3 here kampion Europe. Do i vinin me pas oferta te shumta nga Gjermania dhe Maqedonia per te perfaqesuar ato shtete ne aktivitete nderkombetare.

Por nuk i pranova kurre keto oferta - sqaron vete Liman - sepse nje ndjesi e brendshme me detyronte t'i hidhja poshte keto ofera shume te leverdisshme nga ana ekonimike. Por nuk u pendova kurre pse vendosa keshtu. Nese Shqiperia do te kishte edhe kampione te tjere bote atehere, une mund edhe te mos i kisha refuzuar, sidomos ate te Gjermanise. Duke qene se Shqiperia nuk ka nje tjeter kampion, une dua qe te jem perfaqesuesi i saj ose i Kosoves. Pas keshillimit me te afermit, miqte dhe shoket, por edhe patriotet si perfundim kam zgjedhur Shqiperine, e cila natyrisht eshte toka ame, ajo qe perfaqeson me mire si shqiptaret e Kosoves ashtu edhe ata te Maqedonise - shprehet i emocionuar Mirdi Limani.

Titullin Kampion Bote, te cilin e ka fitur kater vite me pare do i duhet ta mbroje me 20 Shtator te ketij viti, ne nje ndeshje qe do te zhvillohet ne Zyrih te Zvicres. Atje do te ndeshet me Kampionin e Suedise dhe ate te Evropes njekohesisht. Interesi per kete finale te 20 Shtatorit eshte shume i madh. Ndoshta sepse edhe ky lloj sporti po ndiqet shume nga te rinjte dhe eshte perhapur shume ne vendet e Evropes qendrore, ne Gjermani, Holande, Belgjike, Zvicer, France, Suedi, Danimarke. Shume eshte perhapur edhe ne Kosove e Maqedoni ne keto kohet e fundit. I qete, Limani pohon se
shpreson qe edhe ne kete finale te 20 Shtatorit, i ndihmuar nga shqiptaret e shumte qe jetojne e punojne atje, te arrije te mbroj titullin dhe te arrije fitoren e 33 ne keto 5 vitet e fundit.

Tashme i ka vene vehtes qellim, qe te shpallet mbase edhe kampion Olimpik, nese ky sport do te perfshihet ne Olimpiade, ashtu sic thuhet. Djaloshi shqiptar me origjine nga Struga e mbyll rrefimin e tij duke pohuar se ka shume deshire qe te zhvilloje nje ndeshje te tillė nė tė ardhmen edhe ne Tirane e Prishtine, duke dashur qe bashkekombasit e tij ta njohin dhe ta prekin me dore ate, Kampionin e Botes, 25 vjecarin Mirdi Limani.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Pėrgatitur nga Kostandin Grillo
Revista Klan, 6 Korrik 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.