Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eshte gabim te flasesh per nje zgjedhje te keqe ne dashuri, sepse sapo behet fjale per nje zgjedhje, ajo s`eshte vecse e keqe.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Nėnė Tereza, skulptura e panjohur nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Feja Nė bodrumin e njė atelieje skulpture nė rrugėn e Kavajės, ku falet njė shtatore dy metra e 20 cm e Nėnė Terezės, destinuar pėr njė shesh nė Uashington ose pėr nė Aeroportin e Rinasit qė mban emrin “Nėnė Tereza” .

Rrėfimi i Armida Laēej, skulptorja qė ka pėrjetėsuar Nėnė Terezėn nė Presidencėn e Shqipėrisė

Belina Budini

Nėnė Tereza e ka njė shtatore nė Shqipėri. Njė metėr e gjashtėdhjetė centimetra e gjatė, larė nė bronx, me njė mbishkrim me gėrma tė arta, shtatorja e Nėnė Terezės qėndron nė njė nga sallat kryesore tė Presidencės shqiptare. Nuk u vendos aty dje apo gjatė kėtyre ditėve tė debatit pėr mungesėn e statujės sė saj nė Shqipėri nė lidhje me dyshimet rreth origjinės sė saj. Qysh prej njė viti, vepra e skulptores shqiptare Armida Laēej i ėshtė dhuruar shtetit shqiptar nga autorja dhe financuesit amerikanė pėr larjen nė bronx tė veprės. Shtatorja nė gjatėsinė reale tė trupit tė pakėt tė Nėnė Terezės gjendet nė njė prej sallave tė ngrehinės sė Presidencės, pėrkundruall sheshit “Nėnė Tereza”, ku nuk asnjė shtatore apo mbishkrim pėr Nėnė Terezėn. Statuja nė fjalė ėshtė pėrjetėsuar jo mė larg se njė vit mė parė dhe ėshtė e para shtatore e Nėnė Terezės vendosur nė njė institucion shqiptar.
Njė vit punė i ėshtė dashur skulptores Laēej pėr ta skalitur kėtė shtatore, qė megjithatė nuk ėshtė mė impenjuesja e punėve tė saj pėr Nėnė Terezėn. Mes dhjetėra skulpturash nė miniaturė pėr Nėnė Terezėn nė atelienė e saj gjetėm dje edhe njė shtatore dy metra e 20 centimetra tė lartė, tė pėrfunduar, e cila pret qė prej kohėsh tė ngrihet jo nė njė shesh nė Tiranė, por nė njė shesh nė Uashington.

Nėnė Tereza e fshehur

Qėndron nė bodrumin e njė noterie pėrshkarshi disa miniskulpturave nė qeramikė tė Gjergj Fishtės. Njė cipė e hollė pluhuri ia ka “pėrunjur” edhe mė shpatullat e pakėta. Ėshtė destinuar pėr t’u ekspozuar nė njė shesh nė Uashington, por ka mbetur nė bodrumin e kėsaj zyre noterie, qė ka shėrbyer si atelje dhe si e tillė funksionon ende pėrgjysmė. Shtatorja dy metra e 20 ėshtė vepėr e tė njėjtės skulptore qė ka ngritur statujėn e Nėnė Terezės nė Presidencė. Nė pritje tė larjes sė saj nė bronx, shtatorja prej allēie e Nėnė Terezės falet nė errėsirėn e bodrumit. Rreth e rrotull saj ka edhe skulptura tė tjera tė Nėnė Terezės, tė cilat siē tregon noteri (vėllai i skulptores, e cila gjendet me pushime jashtė vendit) nuk kanė tėrhequr asnjėherė klientė dhe Armida i ka skalitur me pasionin e artistes, pa kėrkuar treg pėr to. Po ashtu edhe skulpturat e Gjergj Fishtės, kolonelit Tomson, etj. Sė bashku me Nėnė Terezėn aty “falen” edhe disa skulptura tė tjera motrash tė shėrbimit tė Nėnė Terezės si edhe janė pėrjetėsuar duart, vėshtrimet dhe tiparet e Nėnės Terezė nė disa skulptura tė tjera prej qeramike. Skulpturėn e madhe, megjithatė Armida Laēej duket se e ruan me fanatizėm dhe nuk preferon tė fotografohet ende, pasi ajo nuk ėshtė derdhur akoma nė bronx.

Shtatorja pėr Aeroportin

“Pėr ekspozimin e kėsaj shtatoreje nė Uashington Armida ka kaluar provėn e njė konkursi, por i duhet tė presė qė tė pėrmbushen 10 vjet nga vdekja e saj pėr ta parė tė vendosur nė ndonjė shesh tė Uashingtonit Nėnė Terezėn e saj, sipas ligjit qė ekziston atje, pėr ngritjen e njė shtatoreje pėr njė person nė njė shesh publik duhen tė paktėn 10 vjet pas vdekjes sė individit tė cilit i ngrihet shtatorja”, - shpjegon noteri, vėllai i artistes. Nga ana tjetėr, vetė artistja ėshtė shprehur nė njė intervistė dhėnė gazetės “Iliria” qė del nė Amerikė se: “Pėr mua ishte njė privilegj i veēantė modelimi i kėsaj figure nga mė tė rrallat nė rruzullin tokėsor dhe njėkohėsisht ishte kėnaqėsia dhe krenaria e veēantė si artiste shqiptare tė trupėzoj kėtė figurė qė ėshtė krenaria e kombit tonė, por dhe krenaria e gjithė rruzullit tokėsor”. Skulptorja megjithatė duket se ėshtė gati tė heqė dorė nga projekti pėr ta ēuar veprėn e saj nė Amerikė nėse ajo do tė vendoset nė aeroportin “Nėnė Tereza”. Ndėrsa skulptura e vendosur nė Presidencė ėshtė e para pėr Nėnė Terezėn nė atdheun e saj, vėllezėrit shqiptarė, Lekė e Pashkė Gojcaj, qė jetojnė nė Nju Jork kanė sponsorizuar pėr tre statuja tė figurės sė Nėnė Terezės. E para skulpturė mbas vdekjes sė saj ėshtė vendosur nė kishėn “Zoja e Shkodrės” nė Tuz, njė tjetėr nė kishėn shqiptare tė Nju Jorkut dhe sė fundi nė Prishtinė, vepėr e skulptorėve tė rinj V. Nini, S. Spahiu, V. Rakaj.

Presidenca
Institucioni i parė shqiptar qė pėrjetėsoi Nėnė Terezėn


Njė pllakė e thjeshtė e shkruar me gėrma tė arta: “Nėnė Tereza, njė dhuratė shqiptare pėr gjithė botėn” prezantuar si dhuratė pėr popullin shqiptar nga ēifti amerikan Sam dhe Bobi Ericsson dhe shoqata e Avokatėve Internacionalė “Fairfax”, Virginia, U.S.A, shoqėron statujėn nė Presidencėn e Republikės sė Shqipėrisė qė prej 28 majit tė vitit 2002. Ish-presidenti Rexhep Meidani pati organizuar edhe njė ceremoni zyrtare posaēėrisht me rastin e vendosjes sė kėsaj shtatoreje nė Presidencė. Financuesit pėr derdhjen nė bronx tė Nėnė Terezės drejtojnė njė shoqatė, logoja e sė cilės ėshtė “Tė bėsh drejtėsi me mėshirė”. Ideja e parė nė atė kohė ishte qė shtatorja tė vendosej nė oborrin e institucionit presidencial por mandej u pa mė e arsyeshme qė ajo t’i linte vend ndonjė shtatoreje tjetėr nė sheshin qė mban emrin “Nėnė Tereza” por qė deri mė sot nuk ka shtatore tė gruas shqiptare qė pritet tė shenjtėrohet nė tetor. Ekziston edhe njė ide pėr ta vendosur shtatoren e Nėnė Terezės nė Malin e Dajtit nė mėnyrė qė ky vend tė shndėrrohet nė vend pelegrinazhi pėr tė shfrytėzuar nė kėtė mėnyrė edhe pėrkatėsinė etnike tė Nėnė Terezės.

Skulptorja
“Si e skalita Nėnė Terezėn”


Projektet e saj i gjetėm nė dokumentet personale nė atelienė e vet. Mes tyre edhe disa modele pėr vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezės nė Aeroportin e Rinasit. Autorja e kėtyre dy skulpturave tė panjohura mirė, Armida Laēej, ėshtė edhe autore e disa veprave tė tjera, si edhe i busteve tė vėllezėrve Pipa, Arshi e Xheladin Pipa, tė cilėt janė vendosur nė muzeun e Shkodrės. Ajo ka punuar pėr 20 vjet si pedagoge arti nė Akademinė e Arteve nė Tiranė. Nė njė artikull tė sajin qė e gjetėm nė arkivėn e dokumenteve tė saj, ajo tregon se si e ka skalitur Nėnė Terezėn: “Para pesė vitesh nė shtator tė vitit 1997 ndodhesha nė Nju Jork dhe nė lajmet e darkės nė televizion ndjeva lajmin e hidhur tė fluturimit nė qiell tė Nėnė Terezės. Po vėrtet, ky ishte njė moment tepėr i veēantė pėr mua, ndaj nė bibliotekėn e pasur tė Nju Jorkut qėndrova ditė tė tėra pėr tė shfletuar biografė e studiues, qė kishin shkruar pėr figurėn e Nėnė Terezės. Skicoja e sa mė shumė lexoja e njihesha me detaje nga mė tė madhėrishmet nga jeta e saj, pyetjet mė vinin e silleshin rreth mendjes time. A mundesha unė tė arrija tė paraqisja detajet e madhėshtisė sė saj? Tė tėra detajet e figurės sė saj flisnin. Por duart e saj mė dukeshin tė jashtėzakonshme, mė dukeshin tė mėdha nė atė trup aq tė vogėl, tė rreshkura e plot damarė. Unė duhej tė pasqyroja fuqinė e kėtyre duarve qė dinin vetėm tė pėrkėdhelnin dhe tė hiqnin dhimbjet. Duart, sė bashku me portretin e saj ishin pikėnisja dhe zgjidhja kryesore pėr idenė time.
Nė fakt shumė ide mė vėrtiteshin nė kokė, por njėra sikur mė ishte ngulitur mė shumė. Ishte pikėrisht ideja pėr ta paraqitur sa mė reale e tė thjeshtė, njė grua tė vogėl e mė kryesorja, portreti e duart e saj tė ishin detaje kryesore. Nė morinė e disa projektideve zgjodha njė nga mė tė thjeshtat”.

Kortezi e gazetes "Shekulli"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.