Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bylbyli njihet nė kėngė, njeriu nė punė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Politike :: Komisioni parlamentar mbi fajdet publikon raportet
Postuar nga: Albo

Politike Parlamenti shqiptar ėshtė njohur dje me tė dy raportet e mbajtura nė Kuvend nga mazhoranca dhe opozita nė lidhje me hetimin parlamentar tė transparencės Arapi. Pjesa socialiste e raportit mbronte kryekontrollorin e fajdeve, ndėrsa opozita nxjerr me pėrgjegjėsi Nanon, Malajn dhe Arapin

Treshja qė zhduku paratė e kreditorėve

Nga hetimi ynė lidhur me veprimtarinė e Kėshillit tė Ministrave pėr procesin e transparencės, nisur nga administrimi i provave rezulton se:
1-Qeveria nuk ka respektuar ligjin nr.8227, dt.30.7.97, neni 5, nė caktimin e administratorėve tė kompanisė huamarrėse me vendimin e tij nr. 325, dt. 22.8.'97.
Siē ka rezultuar nga hetimi ynė, qeveria kishte vendosur rrugėn e falimentimit jashtėgjyqėsor. Si pasojė e kėtij vendimi tė pashpallur, veprimtaria e administratorėve lokalė qė u caktuan me vendimin e mėsipėrm, nuk solli asnjė rezultat. Gjykata e Apelit, duke gjetur tė pambėshtetur kėtė vendim tė KM, me vendimin e saj tė datės 17.9.'97 e ka anulluar pikėn 3, duke urdhėruar KM tė ndėrpresė administrimin e mėtejshėm nė shoqėrinė "Vefa". Qeveria me vendimin nr. 437, dt. 28.10.'97 vendosi pėrsėri administratorė nė shoqėrinė "Vefa" nė kundėrshtim tė plotė me ligjin nr.8227, dt.30.7.'97, neni 5, pasi Kėshilli i Ministrave nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr gjendjen financiare tė shoqėrisė "Vefa". Mbas ankimit tė shoqėrisė "Vefa" nė Gjykatėn Kushtetuese me vendimin nr.51 dhe nr.53 tė vendimit datė 13.11.'97, gjykata shfuqizoi si antikushtetues nenin 7 tė ligjit nr. 8227, dt. 30.7.'97. Gjykata ēmoi se roli rregullues i shtetit nė zhvillimin ekonomik tė vendit, ndėrhyrja e tij nė pronėn private pėr tė mbrojtur interesat shoqėrore, prioritet ky i sanksionuar nė nenin 10 tė Ligjit "pėr Dispozitat kryesore kushtetuese", nuk i japin tė drejtėn atij tė ndėrhyjė deri nė atė shkallė sa tė zhveshė pronarin nga prona. Pavarėsisht nga vendimi i Kushtetueses, KM me ligjin nr. 8255, dt.19.11.'97 vendosi ndryshimin e dispozitave kryesore kushtetuese. Pa hyrė nė fuqi, ky ndryshim i dispozitave me propozim tė KM, mazhoranca socialiste me ligjin nr. 8256, datė 19.11.'97 e rishkroi edhe njė herė nenin 7 tė ligjit 8227, dt. 30.7.'97. Meqenėse ndryshimi kushtetues nuk kishte hyrė nė fuqi, akoma rezulton se mbėshtetja nė nenin 10 qė nuk kishte hyrė nė fuqi, e bėn kėtė ligj nga ana formalo-juridike tė pavlefshėm KM pa respektuar asnjė nga detyrimet qė buronin nga dispozitat e mėsipėrme me vendimin nr 501 dt 24/11/ '97 vendosi pėrsėri nė kundėrshtim me ligjin qė i referohej mė sipėr sepse edhe nė kėtė moment bazuar edhe nė relacionin e mbledhjes sė qeverisė pėr kompanitė huamarrėse nuk kishte asnjė tė dhėnė financiare. Megjithėse ligji nr.8215 dt 9/5/'97 kėrkonte kryerjen e kontrollit financiar tė shoqėrive ai nuk u mor parasysh asnjėherė kryerja e kontrollit financiar e kėrkonte teorikisht edhe VKM nr 325 dt. 22/8/'97 por KM nuk kishte caktuar asnjė kontrollor siē kishte caktuar nė dukje disa administratorė. Pavarėsisht nga vetė dispozitat qė kishte miratuar Ministri i Financave Arben Malaj mė 25 mars '98 pa asnjė autorizim apo miratim ndryshon kontratėn me shoqėrinė administruese Deloitte and Touch. Njė veprim i tillė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin nr 8225 dt 19197 neni 1 paragrafi i dytė dhe ligjin nr 8256 dt 19.11.'97 neni 1 paragrafi i pestė. Ligjet e mėsipėrme bėjnė tė qartė se shkalla e ndėrhyrjes caktohet vetėm me ligj. Dhe dispozita tjetėr pėrcakton vetėm tė drejtėn e shitjes sė pjesėve tė pasurisė nė mėnyrė ligjore. Ndryshimi i termave tė kontratės ėshtė nė kundėrshtim me ligjin nr.8255 dt 19.11.'97 neni 1 paragrafi i pestė pasi ligji pėrcakon se: shteti ka tė drejtė dhe detyrė tė disponojė mbi pasurinė e subjekteve private vetėm nė mbrojtje tė interesave tė tė dėmtuarve, kurse kontrata e ndryshuar heq dorė nga interesat e kreditorėve. Kontrata e ndryshuar pranon se ky opsion nuk do maksimizojė vlerėn e shitjes sė pronave. Kontrata ndryshuar cakton datėn e heqjes 'formale' tė pronarėve tė shoqėrive huamarrėse qė pėrfunduan me arrestime megjithėse nė ligj nuk lejohej njė gjė tė tillė. Ndryshimi i Kontratės pranon se "eficensa optimale dhe pėrfitimi nga veprimet ekzistuese nuk do tė jetė prioritet". Kontrata e ndryshuar lejon mosadministrimin e parave tė bizneseve operuese'. Aty ku veprimet ditore vazhdojnė nė kesh nė njėsi operuese kėto do tė monitorohen aq gjatė sa tė jetė e mundur", pra legalizon shpėrdorimin e tė ardhurave tė bizneseve nė operim. Kontrata e ndryshuar pranon qė shitjet tė mund tė jenė edhe tė paligjshme". Kjo strukturė do tė skicohet pėr tė bėrė procesin sa mė transparent dhe tė ligjshėm qė tė jetė e mundur". Kontrata e ndryshuar pranon se "Deloitte&Touche" do tė shesė pronat ashtu si janė dhe pranon se kjo 'mund tė zvogėlojė ēmimin ekzistues'. Kontrata e ndryshuar pranon se "nė shumė instanca dokumentacioni adekuat mund tė mos jetė i mundshėm pėr tė provuar borxhin". Qeveria shqiptare ka lejuar dhe pranuar qė mbas largimit tė kompanisė D.&T. shoqėritė tė mos kishin njė administrator tė ligjshėm pėr rreth njė muaj. Qeveria shqiptare me gjithė detyrimin ligjor nuk u interesua kurrė pėr kryerjen e kontrollit financiar tė shoqėrive huamarrėse tė ekspertėve vendas. Asnjėherė nuk ėshtė bėrė publike dhe as nuk u vunė nė dispozicion tė Komisionit hetimor raporte tė kėtyre kontrollorėve. Edhe pas pėrfundimit tė hetimit nuk ka asnjė koment se kush e ka kryer kontrollin financiar sipas pėrcaktimeve tė VKM-sė me nr 325, se kush e ka kryer kontrollin financiar, cilat janė rezultatet e kontrollit financiar tė ekspertėve tė caktuar me VKM nr.36 datė 21/1 '99 se kush janė ekspertėt ligjorė qė ndihmuan nė procesin e likujdimit qė po niste kompania "Deloitte&Touche" sipas kontratės tė ndryshuar nė kundėrshtim tė plotė me ligjin dhe nė fshehtėsi tė plotė...
Nė VKM nr. 209, dt. 28.4.1999 kompetencat e Grupit Mbikėqyrės rriten nė dy drejtime.
Tashmė Grupi Mbikėqyrės ka tė drejtėn e zėvendėsimit, kur largohet njė administrator.
Megjithėse nė emėrtimin e VKM-sė shkruhet "administratorė tė pavarur", nė pikėn 3 tė atij vendimi, thuhet: "Pėr plotėsimin e detyrave nė planin e vitit 1999, pėr Grupin Mbikėqyrės shtohen 20 vetė dhe pėr pagat e punės sė administratorėve njė fond prej 12 milion lekėsh. Nė varėsi tė nivelit tė aftėsimit dhe vėshtirėsisė sė procesit, Grupi Mbikėqyrės cakton pagat mujore pėr secilin specialist dhe administrator".
Nė pikėn 6 tė kėsaj VKM-je, Grupi Mbikėqyrės dhe Ministria e Financave caktohen pėr tė bėrė udhėzime tė veēanta pėr veprimtarinė e punės sė administratorėve dhe tė ekspertėve ligjorė dhe pėr rregulloren e funksionimit tė Qendrės sė Ankandit. Gjatė hartimit tė rregullores sė punės sė administratorėve, Arapi i shton vetes edhe kompetencė tjetėr. Nė rregulloren e administratorėve sipas miratimit nga Ministria e Financave nė shkresėn nr. 2203/a, dt. 21.5.1999 dhe shkresėn e Grupit Mbikėqyrės nr. 246 dt. 19.5.1999, nė pikėn nr. 8 thuhet: "Administratorėt nė tė gjitha etapat e punės sė tyre, kontrollohen nga Grupi Mbikėqyrės dhe pėr rastet kur vėren shkelje tė kritereve dhe rregulloreve, kėrkohet prishja e vendimit tė marrė prej tyre. Ēdo veprim me pasojė nė dėm tė interesave tė kreditorėve apo qėllime pėrfimi denoncohet duke vėnė para pėrgjegjėsive administrative dhe penale, personat pėrgjegjės. Pavarėsia e administratorėve asgjėsohet pėrfundimisht me kėtė rregullore, pra pėrfundimisht administrator dhe kryeadministrator i gjithēkaje bėhet Arapi. Pėrgjegjės pėr kėtė veprim thellėsisht antiligjor janė si Arapi ashtu edhe Angjeli qė kanė bėrė miratimin e njė rregulloreje tė tillė. Kėshilli i Ministrave nuk ka respektuar ligjet bazė, ligjin 8215, dt. 9.5.1997 dhe ligjin nr. 8227 dt. 30.7.1997, mbi tė cilėn duhej tė mbėshtetej transparenca e shoqėrive huamarrėse, si pėrsa i pėrket kontrollit financiar, si pėrsa i pėrket vendosjes sė administrimit. Nė vend tė administrimit, nė mėnyrė tė fshehtė, Kėshilli i Ministrave kishte vendosur pa filluar kontrolli dhe administrimi, falimentimin e shoqėrive huamarrėse, pavarėsisht nga kėrkesat e akteve ligjore nė fuqi. Nė vendosjen e administratorėve nė shoqėritė huamarrėse nuk ka respektuar kėrkesat e nenit 5 tė ligjit nr. 8227, dt. 30.7.1997. Kėshilli i Ministrave nuk ka respektuar detyrimet qė rridhnin nga ligji nr. 8215 dt. 09.0.1997 pėr caktimin e ekspertėve tė kontrollit financiar pėr kontrollin finnaciar tė shoqėrive.

--------------------------------------------------------------------------------


Si u ndryshua kontrata

Ndryshimi i termave tė kontratės me "D&T" nga Ministri i Financave, Arben Malaj ishte njė veprim nė kundėrshtim me ligjin kushtetues qė kishte miratuar mazhoranca socialiste; njė veprim politik i pamandatuar, qė i hapi rrugėn shkatėrrimit dhe shitjes sė pasurisė sė shoqėrive huamarrėse. Ndryshimi i kontratės ka vulosur heqjen dorė nga interesat e kreditorėve, duke asgjėsuar pėrfundimisht legjitimitetin e ndėrhyrjes sė shtetit nė shoqėrinė huamarrėse dhe ka legjitimuar shitjen e pasurisė sė shoqėrisė huamarrėse nėn vlerėn e tyre. Ndryshimi i kontratės, pėrveēse ka dėmtuar rėndė interesat e kreditorėve, nuk ka sjellė asnjė lloj pėrfitimi apo suksesi nė drejtim tė vijimit apo pėrfundimit tė procesit tė transparencės. Ndėrhyrjet e Ministrisė Financave, ēuan nė ndryshimin e tėrė legjislacionit. Ndryshimi i statusit tė grupit tė Mbikėqyrsave dhe tjetėrsimi i tė drejtave dhe i detyrave, duke i grumbulluar tė gjitha kompetencat nė dorė tė pėrfaqėsuesve tė Qeverisė, zoti Farudin Arapi, atė tė emėrimit tė personelit, tė kontrollit, tė vendosjes sė rregullave, tė miratimit tė rregullave dhe udhėzimeve nė mėnyrė individuale, tė propozimit dhe tė ndryshimit tė atyre rregullave, tė marrjes sė masave administrative, ka ēuar nė monopolizimin dhe shkatėrrimin e tėrė procesit tė ashtuquajtur tė transparencės.

--------------------------------------------------------------------------------


Shpėrdorimet e strukturės tė Arapit

Veprimtaria e Grupit Mbikėqyrės pėrfaqėsohet nga veprimtaria e zotit Farudin Arapi. Arapi ėshtė vetė shpallur kryetar i Grupit Mbikėqyrės, me anė tė rregullores sė shkruar dhe miratuar nga vetė ai; ka marrė tagra ligjore dhe pushtet ekzekutiv nė kundėrshtim me vetė dispozitat qė i referohet, ligjit nr. 8215 dt. 9.5.1997 neni 2 dhe neni 3. Arapi ka emėruar personelin drejtues tė qendrės sė Ankandeve, pa pasur asnjė lloj tagri ligjor pėr njė veprim tė tillė; ka autorizuar fillimin dhe vazhdimin e ndjekjes penale ndaj drejtuesit tė shoqėrisė "Vefa"; ka autorizuar, jashtė ēdo tagri ligjor, nė ndėrhyrjen dhe ndryshimin e borxhit tė nxjerrė nga Q.I.F., pėr shoqėritė huamarrėse. Grupi mbikėqyrės nuk ka marrė asnjė vendim, pėr punėn qė ka kryer, duke u zėvendėsuar, gjatė gjithė kohės me vendime personale, vetėm tė Arapit. Arapi nuk ka kryer detyrėn e bashkėrendimit tė punės sė ekspertėve tė kontrollit financiar dhe subjektit tė kontrolluar, qė ka ēuar nė dėshtimin e kontrolleve financiare tė shoqėrive huamarrėse; nuk ka organizuar kryerjen e asnjė kontrolli financiar lidhur me procesin transparencės dhe tė shitjes sė aseteve tė shoqėrive huamarrėse; ka ndėrhyrė nė procesin e shitjes duke ndryshuar rregullat dhe mėnyrėn e funksionimit tė Qendrės sė Ankandit, tė formės dhe procedurave tė shitjes nė kundėrshtim me ligjin nr. 8386 dt. 30.7.1998 dhe VKM nr. 209, dt. 28.4.1999; nuk ka respektuar detyrimin e caktuar me VKM nr. 533, dt. 22.11.199., pėr caktimin e juristėve, pranė secilės shoqėri huamarrėse. Kjo moskryerje e detyrės ka sjellė si pasojė mosarkėtimin e detyrimeve tė debitorėve nė shumėn 100 milion dollarė (pėr shoqėrinė "Vefa" ėshtė nė shumėn 5.2 miliard lekė).

--------------------------------------------------------------------------------


PS, apologji pėr Arapin

Mazhoranca socialiste ka paraqitur dje njė raport krejt tė ndryshėm para shqiptarėve nga ai i opozitės. Njė lexim i kujdesshėm i raportit i pėrball ata me njė zbardhje tė dėshmisė sė Arapit tė mbajtur para komisionit nė 7 korrik. Raportimit tė Farudinit, Dizdari i kishte shtuar edhe pjesėn politike tė deklaruar disa herė nga kryeministri Nano, lidhur me ēlirimin e ēdo pėrgjegjėsie socialiste pėr ngritjen e skemave piramidale, e mė pas administrimin e pasurive tė tyre, duke ia hedhur tė gjithė pėrgjegjėsinė PD nė pushtet. Sipas raportit, ish-kabineti qeveritar i Bashkim Finos nuk mbante shumė pėrgjegjėsi pėr nxjerrjen e bazės ligjore pėr bllokimin e pasurive tė piramidave, edhe pse nga kėto boshllėqe u grabitėn apo humbėn mė shumė se 100 milionė dollarėve nga bankat. Asnjė pėrgjegjėsi nė raportin e mazhorancės edhe pėr Malajn, i cili nė kohėn e tij si ministėr nė vitin '97 realizoi shitje tė aseteve qė u kushtoi kreditorėve edhe mbi 20 milionė dollarė tė tjerė, duke u vlerėsuar si rruga e vetme pėr tė shpejtuar procesin, proces qė nuk ka mbaruar as sot. Raporti i mazhorancės socialiste theksonte se Arapi dhe strukturat e tjera qeveritare u kishin vėnė nė dispozicion tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm nė tė kundėrt me to ēka deklaroheshin nė atė tė opozitės.

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.