Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Interviste me kengetaren Elida Bardhi
Postuar nga: Albo

Muzika Me poshte do te keni mundesi te njiheni me nje interviste te nje prej emrave me te rinj dhe me premtues te muzikes shqiptare, kengetaren Elida Bardhi. Kengetarja eshte nje frekuentuese e rregullt e komunitetit tone dhe me anen e kesaj interviste kerkon te prezantoje vetveten per publikun shqiptar si brenda dhe jashte Shqiperise.

Intervistoi Fatmir Terziu

Mes muzikės dhe kėngės shqiptare padyshim ėshtė edhe emri juaj i fiksuar dhe i dashuruar pas njė sfilate kėngėsh nga njė zė qė "magnetizonte", sidomos tė rinjtė. Tani ku ndodhet ky zė?

Elida: Pėrshkrim interesant…akoma vazhdon tė "magnetizojė" pėr tė qėnė e sinqertė, megjithatė mund tė them se nuk e ka arritur kulmin e efektit nėse mund tė shprehem kėshtu. Momentalisht e kryen k'tė efekt nėpėr koncertet apo aktivitetet e ndryshme qė organizohen. Konkretisht jam e ftuar nė njė aktivitet multikulturor kėtu nė Londėr ku do tė prezantohem me kėngė nė shqip.

Atėherė kėnga ėshtė njė emocion mė tepėr pėr ju apo ėshtė vetė Elida ajo qė "ngec" mes emocioneve tė kėngės?

Elida: Mund tė them se tė dyja ekzistojnė, arsyeja qė jam kėngėtare vėrteton se kėnga ėshtė vėrtet njė emocion i imi dhe, normalisht njė kėngėtar s'ka se si tė mos "ngecet" mes emocioneve tė kėngės, pėrndryshe s'do tė ishte njė i tillė.

Cila ėshtė e zakonshmja dhe e pėrditshmja e kėsaj panorame emocionale?

Elida: Eshtė me tė vėrtetė njė pamje relaksuese…nė ēdo ambjent Elida ėshtė patjetėr kėngėtare, gatuan …kėndon, shėtit…kėndon, punon…kėndon.

E qetė nė interpretim dhe a ndodh tė jeni gjithmonė kėshtu?

Elida: Ēuditėrisht e kam menduar tė tillė por kam vėrtetuar se emocionin mė tė madh nė skenė e kam kur shikoj familjen aty diku nga rreshtat e parė duke mė ndjekur. I kam shumė tė dhėnė pas muzikės dhe janė si tė thuash kritikėt e mi.

Jeni vlerėsuar "brilante", po ashtu edhe me mjaft epitete tė tjera, kė keni fiksuar si mė me pėrkedheli nė fshehtėsine tuaj ndjesore?

Elida: Tashmė po u shpreha s'mbetet mė nė fshehtėsi, mė pėlqente kur mė krahasonin me kėngėtare si Shakira etj, megjithatė e them me plot gojėn se kėnaqėsia mė e madhe ėshtė kur prononcohet krenarisht emri im.

Njė talent si ju s'duhet lėnė nė harresė. Atėherė ē'bėni vetė ju pėr tė mos e shuar atė?

Elida: Sapo mbaroi sezoni i provimeve dhe kjo periudhė pėr mua do tė jetė vrull pune. Kam disa bashkėpunime tė planifikuara dhe mė duhet ti realizoj derisa tė fillojė sezoni tjetėr. Dėshira ėshtė e madhe tė punoj akoma mė shume sidoqoftė pengesat ekzistojnė, shkolla, financimi, etj.

Studente me angazhime tė tjera, po pėr skenėn dhe artdashėsin e adhuruesin shqiptar a keni menduar?

Elida: Kam menduar aq shumė sa qė njė herė mė ėshtė dashur tė pranoj njė ftesė pėr koncert kur ndėrkohė tė nesėrmen kisha pėr tė dhėnė njė provim. Shpesh shquhem pėr iniciativė e kjo siduket ngaqė ia dal dhe mbanė.

Ku qėndron pasioni juaj pėr kėngėn mes njė rrjedhe me plot angazhime tė tjera?

Elida: E pėrsėris, kėnga ėshtė bashkėudhėtari im i pėrhershėm, ajo mė shoqėron mua edhe kur jam nė humor edhe kur jam e mėrzitur, asnjėherė s'ndihem vetėm, kėtu qėndron edhe burimi i frymėzimit pėr angazhime tė reja, pėr t'u paraqitur para publikut apo telespektatorit sa me mirė dhe me tė reja surprizė. Kjo ėshtė njėkohėsisht kėnaqėsi dhe pėrgjegjėsi.

Si ndjeheni kur dėgjoni njė kėngė tė kėnduar prej jush?

Elida: Normal kėngėtare…krenare pėr kėngėn, dhe pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen.

A ėshtė Elida nė tė njėjtėn startesė?

Elida: Jo, tashmė kam fituar goxha shpejtėsi dhe mė duket se dhe nga rezistenca nuk jam keq.

A ka raport mes njė kėnge dhe njė kėngėtari jashtė skenės?

Elida: Janė dy tė dashuruar.

Po nė jetėn e pėrditshme ku ėshtė ndryshimi i kėtij raporti?

Elida: S'ka aspak ndryshim, kudo qė shkon i shikon bashkė pėrdore.

Ē'ėshtė jeta pėr ju?

Elida: Mvaret se si e ndėrton atė, nėse e ndėrton me kujdes dhe bukur del njė kėshtjellė madhėshtore nė tė cilėn ta ka ėnda tė jetosh, pėrndryshe , mund tė mbetesh dhe i pastrehė.

A ka kėnga juaj mesazh pėr dėgjuesin… dhe cili ėshtė ai?

Elida: Mesazhi kryesor jepet nėpėrmjet tekstit, muzikės dhe interpretimi im e plotėson atė. Pastaj se cili ėshtė ai mvaret sipas tematikės nė tekst… pėr diēka jam e sigurtė, gjithmonė pėrcjell mesazh pozitiv.

Shenim: Intervista eshte publikuar me deshiren e artistes dhe ne nuk na ngelet gje tjeter vecse ti urojme artistes suksese ne karrieren e saj artistike qe sapo e ka nisur. Shpresojme qe se shpejti albumi i saj ti bashkengjitet koleksionit te muzikes tone shqiptare.







© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.