Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka disa menyra per te vrare nje njeri: me pistolete, me shpate, me helm ose me vrasje morale. Ne fund te fundit eshte e njejta gje, me perjashtim qe kjo e fundit eshte me e egra.
--- Napoleon Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Histori :: Fizionomia e fshatit tė Shqipėrisė Veriore
Postuar nga: AsgjėSikurDielli

Histori Nė vėshtrim tė Franz Nopēės)
(Me rastin e 120-vjetorit tė lindjes)

Studiuesi qė merret ose dėshiron tė merret me Shqipėrinė e Veriut mendoj se Veprėn e Nopēės kushtuar asaj duhet ta ketė nė tavolinėn e punės, nė bibliotekėn e vet. Nė nderim tė figurės sė tij, tė asaj ē’ka ai ka bėrė pėr Shqipėrinė, nė 120 vjetorin e lindjes, nė kėtė shkrim do tė ndalemi nė tre momente qė na duken me interes.



I. Nopēa dhe Shqipėria

Nė vitin 1993, me rastin e 60 vjetorit tė vdekjes, respektivisht nė Shkodėr dhe nė Tiranė, u mbajtėn takime pėrkujtimore pėr Franz Nopēėn nėn okelon: "Nopēa dhe Shqipėria". Thelbi i kumtimeve tė mbajtura nga studiues tė njohur tė fushave tė ndryshme, mund tė pėrmblidhej: Nopēa mbetet njė personalitet i huaj, padyshim ndėr mė tė mėdhenjtė e ndėr mė tė shquarit nė mjaft fusha tė dijes. Ai na shfaqet njėherazi si njė figurė e rrallė poliedrike nė fushėn e shkencės e tė kulturės shqiptare, njėri prej miqve mė tė sinqertė tė popullit tonė.

Franz Nopēa he vėrtet, kush njeh sado pak veprimtarinė shkencore tė Nopēės, e ndjen se ka tė bėjė me njė tė huaj qė shfaqet i lidhur ngushtė, pėrzemėrsisht dhe relativisht gjatė me Shqipėrinė sa rrallė kush tjetėr, e ndjen se ndodhet pėrpara njė mendjeje universale qė koha, kjo gjykatėse e "rreptė" e njeriut, dhe historisė, vėshtirė ta zhvleftėsojė. Prandaj dhe tema Nopēa dhe Shqipėria mbetet gjithmonė e hapur.

Lidhjet shumėfijėshe tė Nopēės me Shqipėrinė, sa mė shumė kalon koha, aq mė shumė ndriēohen e ridimensionohen nė aspekte tė ndryshme, pėr dukuri, do tė thoshim, nga mė interesantet. Fjala vjen, personalisht me kanė tėrhequr vėmendjen, ndėr tė tjera, vite mė parė, informacioni i gjerė e indikacionet me vlerė qė na ofron gjuhėtari ynė i nderuar, i ndjeri Prof. Kostallari. Ai nė njė studim tė botuar nė vitin 1966 na bėn tė ditur se "nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės ruhen edhe shumė dorėshkrime nė vlerė tė albanologut Franz Nopēa". Ndėr to i ka tėrhequr vėmendjen njė listė e shkruar me dorė nga vetė F. Nopēa, ku renditen emra tė njohurish qė ka pasur nė Shqipėri gjatė kėrkimeve tė tij shumėvjeēare (A. K. f.70). Kjo listė e shkruar me dorė nga vetė Nopēa, qė mban titullin "Tė njohur, miq", pėrfshin 190 emra personash nga vise tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Veriut. Pėr ēdo person jepet fshati nga ėshtė, si edhe ndonjė karakteristikė plotėsuese.
A. Kostallari, ndalet sidomos te njė vepėr e panjohur e Nopēės, zbuluar nė bibliotekėn e Vjenės. Indikacione dhe argumente tė njė karakteri tė dyfishtė, tė drejtpėrdrejta e tė tėrthorta, e kanė bindur shkencėtarin tonė tė nderuar se edhe vjershat e ciklit "Nga Shqipėria", tė pėrfshira brėnda kėtij vėllimi, kanė pėr autor Nopēėn. Madje Kostallari thekson: "Ato duket se janė shkruar nga njė dijetar qė ka ardhur disa herė nė malėsitė e Shqipėrisė Veriore dhe ka jetuar gjatė nė kėto vise, duke njohur thellė gjuhėn, traditat, doket, zakonet dhe karakterin e popullit tonė." (A. K. f.69,72). Ky cikėl poezish pėr Shqipėrinė botohet edhe si pjesė e artikullit tė sipėrcituar tė A. Kostallarit. Duke komentuar nė vijat mė kryesore ciklin, ky i fundit, jo pa ndjenjė tė thellė respekti pėr Nopēėn pohon: "Veprat e botuara deri mė sot prej Nopēės, e nė mėnyrė tė veēante ky ditar i fshehtė i ndjenjave tė tij, na dėshmojnė se, pavarėsisht nga arsyet qė e shtynė atė tė vijė nė Shqipėri, kur e njohu vendin e popullin tonė ai i deshi ata me gjithė shpirt.". Dhe mė tej vazhdon: "Nė tė gjithė ciklin "Nga Shqipėria" tingėllon mirėnjohja e thellė jo vetėm e dijetarit, e albanologut, por nė radhė tė parė mirėnjohja e njeriut pėr popullin tonė qė i dha atij njė atdhe tė dytė.". (A. K. f.77).
Pėr tė hedhur sado pak dritė mbi sa mė sipėr, kemi shkėputur vetėm pak radhė nga ky cikėl: Unė di njė vend, / ku ēmohet lart besa / ku ēmohet lart fjala e burrit, / ku pendimi i rremė s’ka nder. (A. K. f.79). Erdha nė atdheun / Qė zgjodha vetė. (A. K. f.80). Kėshtu, pra, nuk u gėnjeva, / Kėshtu, pra bėra mirė. (A. K. f.81). Mė thuaj, shtegtar i huaj, thuajmė / E njeh ti vendin e shqiptarėve? / E njeh lumin e Matit, ti i huaj? / Dhe kullėn buzė lumit e ke parė? (A. K. f.82). Nė njė poezi kushtuar malėsorėve ai pohon: Ju pėrshėndes, ju shokė tė vjetėr, / Ju pėrshėndes, ju miqtė e mij. (A. K. f.84). Ndėrsa nė poezinė me titull "Ndarja e fundit nga Shqipėria", Franz Nopēa shkruan: Disa herė jam ndarė nga ky vend, / Dhe pastaj kam vėshtruar prapa, / Dhe kam thirrur, kur ai i zhdukej syrit, / Nė ēastin e fundit: / Mirė u pafshim! Mirė u pafshim! / Dhe kėshtu ka ndodhur gjithnjė. (A. K. f.85). Edhe lexuesi, natyrshėm, pasi ta ketė lexuar ciklin e pėrmendur tė poezive, do tė thoshte me ndjenjė respekti: "Po! Nopēa bėri shumė mirė qė erdhi shpesh e punoi me pėrkushtim nė Shqipėri e pėr Shqipėrinė.".
E tėrė vepra e shkruar e Nopēės pėr Shqipėrinė, e botuar ose jo deri mė sot, mendoj se pėrcjell njė mesazh shumė domethėnės: "Shqipėria u bė atdheu im i dytė. Duajeni dhe pėrkushtojuni si unė!". Dhe tė mos harrojmė: Ėshtė mesazhi i veprave dhe i qėndrimeve tė njė tė huaji qė i shkeli kėto troje qė nė agimet e shekullit tonė dhe mbi tė gjitha, e njė tė huaji tė ardhur nga Evropa plakė! Jo rastėsisht, njė i huaj tjetėr, mik i Shqipėrisė, ka vėnė nė dukje: "Me kulturėn e tij tė thellė Nopēa ishte nė biseda si njė korife i vėrtetė dhe, kur binte fjala pėr Shqipėrinė e shqiptarėve, nuk lodhej duke biseduar me orė tė gjata, me pasion tė madh e dashuri tė thellė.".


II. Franz Nopēa si etnolog

Nė veprat e tij, Nopēa na shfaqet edhe si etnolog i mirėfilltė. Tri vepra tė njohura tė Nopēės, siē janė ajo pėr ndėrtimet, veshjet dhe orenditė e Shqipėrisė sė Veriut, dhe dy mbi fiset e Malėsisė sė Veriut, dhe tė drejtėn e tyre dokėsore e mitologjinė, A. Buda i quan "trilogji" dhe thekson se "pėrbėjnė njė inventar tė plotė tė kulturės materiale, shoqėrore e shpirtėrore, tė malėsorėve tė veriut, nė fund tė shekullit XIX". A. Buda vė me tė drejtė nė dukje gjithashtu se "kėtu etnografi, me metodat e arkeologut duke larguar shtresė pas shtrese elementet e reja, pėrpiqet tė arrijė deri nė themelet e asaj ndėrtese tė lashtė e aq komplekse, siē ėshtė kultura e kėtij populli. Edhe studiues tė tjerė eminentė brenda e jashtė vendit, kanė shprehur pėr tė vlerėsime nga mė seriozet. Dhe tė gjithė piqen nė njė pikė: Nopēa erdhi nė Shqipėri si etnolog, gjeograf apo gjeolog plotėsisht i formuar. Mund tė kujtojmė sidomos vlerėsimet nė veprimtaritė e pėrmendura tė vitit 1993, kushtuar figurės poliedrike tė Nopēės. Kur ėshtė fjala pėr Nopēėn si etnolog, atė e ka shqyrtuar vitet e fundit relativisht mė gjerė kolegu M. Tirta. (K. P. 1993, nė shtyp). Ai ndėr tė tjera, e konsideron "njė nga tre pionierėt mė pėrfaqėsues tė kėrkimeve etnologjike nė Shqipėri nė agim tė kėtij shekulli". Po ashtu M.Tirta thekson se "Nė studimet etnologjike Nopēa qe nėn ndikimin e teorive mė tė pėrparuara tė dijetarėve gjermanė tė asaj kohe". Njėherazi etnologu Tirta na kujton se Nopēa "duke njohur shqipen hyri nė brendėsi tė jetės materiale e shpirtėrore, tė dokeve, zakoneve e riteve tė tyre". Pa lėnė nė harresė trajtesėn tanimė tė pėrmendur tė A. Kostallarit, apo referimet ndaj Nopēės nė bibliografinė e mjaft studimeve tė botuara dekadat e fundit nga etnologėt tanė, kėtu duam tė potencojmė posaēėrisht vlerėsimin objektiv, me sens kritik, qė i ka bėrė Nopēės si etnograf, njė nga figurat madhore tė historiografisė shqiptare, i paharruari prof. Aleks Buda, i cili pohon se "vepra etnografike e Nopēės, e studjoi Malėsinė e Veriut si diēka tė veēuar, tė shkėputur nga studimi kompleks i gjithė shoqėrisė shqiptare, ē’ka do t’i kishte dhėnė asaj njė aspekt historik tė plotė dhe unitar". A. Buda, duke i bėrė njė lloj anatomie nga pozitat e shkencėtarit dinjitoz, gjithnjė pėr t’u admiruar nė gjykimet e holla e tė thella tė tij, na i zbulon me tėrė dimensionet e veta Nopēėn, kėtė "aristokrat tė disiluzionuar nga shoqėria bashkėkohore" edhe si etnolog.
Jo pa domethėnien e tyre janė edhe vlerėsimet kritike qė i kanė bėrė Nopēės historianė tė arkitekturės shqiptare, nė njė maket tė kėsaj historie, nxjerrė nė qarkullim pėr specialistėt nė fillim tė viteve ’80 tė kėtij shekulli. Kėtu pasi vihet nė dukje se "fillimi i shekullit XX shėnon rritjen e interesimit pėr banesėn shqiptare", na bėhet e njohur qė "Nopēa u ndal mė gjatė dhe mė thellė se tė gjithė paraardhėsit e tij mbi banesėn fshatare tė Shqipėrisė sė Veriut, duke u ndalur veēanėrisht mbi tipin e kullės si banesė fshatare". Veēse pa mohuar vlerėsimin e mirė qė kanė gėzuar kėto studime, theksohet, jo pa sens kritik, se "Gjurmimet e dekadave tė fundit sistematike pėr Shqipėrinė e Veriut, kanė dhėnė interpretime tė reja tė bazuara mbi njė material mė tė gjerė faktik". Veēanėrisht vihet nė fokus kulla si banesė, ku, sipas studiuesve tanė, nė vlerėsimin e saj si tip ndjehet te Nopēa "Rruga e gabuar... nė kėrkimin e gjenezės sė kėtij tipi, duke bėrė hipoteza tė pabazuara mbi prejardhjen e saj". Njėherazi vihet nė dukje se "...kapja kryesisht vetėm pas disa tipave dhe lėnia pas dore e shfaqjeve tė tjera tė banesės fshatare tė Shqipėrisė sė Veriut, ėshtė njė dobėsi tjetėr me rėndėsi e veprės sė kėtij autori..."
Me gjithė sa thamė, sa mė shumė qė hyn nė cilėndo vepėr tė Nopēės, aq mė shumė e ndjen se pėr portretizimin e tij edhe si etnolog ka ende mjaft pėr tė thėnė. Ai, edhe nė kėtė fushė tė dijes, mbetet pa mėdyshje, figurė shumė dimensionale e njė shkencėtari tė kompletuar.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.