Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Fajdet, mbikqyrėsit tė lidhur me UDB-nė
Postuar nga: Skampa

Lajme Ish-nenkryetari i SHIK-ut gjate viteve 1996-1997, Bujar Rama pohoi dje se nje nga titullaret e GJALLICĖS, Gani Kadria kishte lidhje me sherbimin e spiunazhit jugosllav. Kjo ēeshtje behet shkas per hapjen e shume te tjerave, pasi dihet qe Kadria kishte mbeshtetjen e mjaft politikaneve shqiptare.



Titullaret e firmave rentiere figurojne te lidhur edhe me sherbimet e fshehta tė spiunazhit fqinje! Kjo akuze u hodh gjate seances se djeshme degjimore te komisionit hetimor parlamentar te fajdeve. Ishte deshmitari Bujar Rama, ish-nenkryetar i SHIKU-ut i cili gjate deklarimeve te tij nxori edhe nje fakt te rendesishem, ate te marrdhenieve te mundshme te mbikqyresve te firmave piramidale me sherbimet e huaja sekrete. Rama e prononcoi nje gje te tille duke treguar deshmine e tij mbi njerin nga titullaret e firmes GJALLICA, Gani Kadria. Ky i fundit figuron ne listen e drejtuesve te firmes perkrah emrave te Shemsie Kadrias dhe Fitim Gerxhalliut.

Per Gani Kadrian me kujtohet se kishte mbaruar shkollen e Sigurimit dhe se kishte qene operativ ne zonen e Kukesit. Por ai kishte edhe nje pikepyetje te mbetur me marrdheniet kundrejt sherbimeve te fshehta te spiunazhit jugosllav - pohoi ish-nenkryetari i SHIK-ut gjate viteve 1996-1997. Kjo eshte deklarata e pare qe behet ne publik ndaj titullareve te ish-firmave rentiere per nje lidhje te mundshme te tyre ndaj sherbimeve sekrete rajonale, sidomos atyre jugosllave. Ky fakt ka ngacmuar deputetet ne sallen e komisionit hetimor te cilet do ta perdorin ate edhe ne raportin perfundimtar te komisionit.

Per me teper, ky fakt tashme kompromenton shume gjera duke ditur se Gani Kadria ka patur nje rreth te konsiderueshem politikanesh rreth vetes te cilet e mbeshteten aktivitetin e tij gjate asaj periudhe. Ne kete menyre, kjo eeshtje nuk ka sesi te kaloje pa lene gjurme gjate hetimit parlamentar te transparences se firmave piramidale. Nese deputetet do te merren gjate diteve te mbetura te komisionit me shqyrtimin e ketyre provave te nxjerra nga deeshmitaret, atehere mund te thuhet me te vertete se hetimi parlamentar ia ka arritur qellimit te tij.

Gjate deshmise se tij, ish-nenkryetari i SHIK-ut u pyet edhe per rolin qe pati institucioni qe drejtohej prej tij ne lidhje me firmat piramidale. SHIK ne ate periudhe eshte interesuar vetem qe te mos cenohej qendrueshmeria i vendit per shkak te ushtrimit te dhunes kundrejt pasojave te lena nga firmat. Ishte detyra jone qe te mos e linim vendin ne ate periudhe qe te shkonte drejt rremujave per shkak te rrenimit qe sollen firmat piramidale - ishte deshmia e Bujar Rames.

Nje dėshmitar i thirrrur dje nga anetaret e komisionit parlamentar ishte edhe Bilbil Mete, administrator i firmes Gjallica. Ai pohoi per anetaret e komisionit hetimor se nuk ekzitonin menyrat dhe mundesite per rikthimin e parave ndaj kreditoreve te firmave piramidale.

Sot shenohet dita e fundit per komisionin hetimor parlamentar mbi transparencen e fajdet. Ajo duhej te perkonte me pergatitjen e raportit perfundimtar te punimeve te komisionit. Por gjate tre muajve deputetet nuk arriten t’i paraprinin dates 7 korrik me mbylljen e seancave degjimore. Keto te fundit filluan te zhvillohen vetem dy jave me pare, ne nje kohe kur muaji i fundit i punimeve duhej t’u perkushtohej teresisht atyre. Deputetet u enden gjate punimeve te komisionit hetimor duke diskutuar me teper me ēeshtjen e PROCEDURAVE sesa per permbushjen e pikave te caktuara ne planin hetimor.

Behet e ditur se deputetet i kane kerkuar kryetarit te Kuvendit nje kohe shtese per punimet e komisionit. Nderkohe, kane mbetur ende disa seanca degjimore per t’u zhvilluar gjate te cilave do pyeten administratoret e mbetur nga lista si edhe figura te njohura te politikes si kryeministri F. Nano dhe zevendesi i tij I. Meta qe jane futur ne listen e deshmitareve te hetimit parlamentar mbi transparenceen e fajdeve.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - --
Pergatitur nga Eglantina Nasi
Gazeta KOHA JONE
07 Korrik 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.