Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje njeri ka nevoje per pak cmenduri sepse vetem keshtu ai mund te prese litaret dhe te jete i lire.
--- ZORBA

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 138 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Njoftime :: Agresioni grek i telefonisė
Postuar nga: Skampa

Njoftime Veprimi i parafundit i ligjėrimit tė grabitjes nė afatgjatė tė shqiptarėve u vendos kur Kėshilli i Ministrave para disa ditėsh vendosi dhėnien e licensės celulare shoqėrisė Albtelekom me kapital 100% publik.



Nė pamje tė parė duket sikur veprimi i mėsipėrm shkon drejt liberalizimit tė tregut tė celularėve dhe si njė mėnyrė pėr rritjen e vlerės sė shitjes sė kompanisė telefonike nė prag tė privatizimit. Propaganda qeveritare bujshėm nuk vonoi tė fillonte tė bėrtiste me skemėn klasike tė demagogjisė sė trashėguar se shqiptarėt e varfėr do tė shikonin dhe preknin shpejt tė mirat nga copat e letrės, qė ajo nxin.

Kaq ėshtė pjesa e dukshme e historisė, por nėse do tė analizonim me kujdes, do tė arrinim nė pėrfundimin se vendimmarrja e fundit ėshte vetėm vazhdimi i procesit tė skllavėrimit ekonomik modern tė vendit tė shqiponjave. Natyrisht, askujt nuk i vjen mirė tė arrijė nė pėrfundime tė tilla pėr vendin e tij, por nuk mund tė tundesh gjithmonė kokėn nė shenjė pohimi, kur grupet e huaja monopoliste nėpėrmjet gojės sė politikės dhe qeveritarėve shqiptarė, thonė dhe realizojnė mendimin e tyre.

Tregu i celularėve sot ėshtė nė situatė tė plotė monopoli nga dy kompani greke, qė nė marrėveshje tė plotė me njėra tjetrėn kanė vendosur tarifa celulare pėrdhunuese pėr qytetarin shqiptar. Qytetarit tė vendit mė tė varfėr tė rajonit, i duhet tė vuajė pasojat e situatave monopol, shprehur nė tarifa shumė mė tė larta se vendi i origjinės sė kompanive celulare shqiptare dhe cilėsi shumė mė tė ulėt shėrbimi.

Historia e vendosjes sė monopoleve celulare nė Shqipėri filloi nė vitin 2000 me pseudoprivatizimin e turpshėm tė AMC, kur u kalua nė mėnyrė tė papranueshme pėr ekonominė e tregut nga monopoli shtetėror shqiptar nė monopolin shtetėror grek. Sepse, kompania qė e privatizoi AMC shqiptare ishte as mė pak e as mė shumė kompania bijė e OTE-sė me kapital 100% shtetėror grek. Pėr mė shumė me njė veprim tipik dumpingu, tė dėnueshėm dhe tė kontestueshėm nga tė gjitha legjislacionet tregtare nė fuqi, flitet se mė shumė se gjysmėn e vlerės sė blerjes tė AMC e dha drejtpėrdrejt qeveria greke nga buxheti i saj.

Historia vazhdon nė vitin 2001 kur pėr tė vendosur plotėsisht monopolin grek nė tregun shqiptar tė celularėve, licensa e dytė iu dha pėrsėri njė kompanie greke, ku pėrsėri kapitali shtetėror i shtetit fqinj, ėshtė ndjeshėm i pranishėm.

Pjesa e tretė e historisė sė pushtimit tė Shqipėrisė nga celularėt grekė vazhdon me lidhjen dhe marrėveshjen poshtėruese tė ndarjes sė tė ardhurave tė gjeneruara nga trafiku i pėrbashkėt me Abtelekom. Janė efektet e marrėveshjes sė mėsipėrme, qė kanė varrosur pėrgjithmonė kompaninė e telefonave shqiptare me pothuaj mbi 35 milionė $ borxhe ndaj kompanive celulare.

Pjesa e katėrt e grabitjes sė ligjėruar u nėnshkrua me marrėveshjen pėr marrjen e brezave tė frekuencave nga kompanitė celulare. Nė mėnyrė qė tė pakėsoheshin nė minimum mundėsitė e futjes nė Shqipėri tė kompanive tė tjera, qė nuk bėnin pjesė nė trustin e lulelakrės greke, brezat e frekuencave u ndanė nė mėnyrė tė tillė, qė ēdo konkurrenti do t’i duhej tė futej me kosto shumė mė tė lartė teknologjie pėrveē mangėsive nė praninė nė treg. Pasojat e njė politike tė tillė ishin tė tmerrshme pėr qytetarin shqiptar dhe zhvillimin e vendit nė afatgjatė. Janė pothuaj 200 milionė dollarė, qė ēdo vit zhduken jashtė Shqipėrisė nga monopolet e celularėve grekė, duke krijuar vrimat gjigante tė zeza tė ekonomisė, qė pėrkthehen nė mungesėn e ujit, tė dritave, tė punės, tė varfėrisė, tė shkollave dhe spitaleve pėr qytetarėt shqiptarė. Mbi tė gjitha dalja e parave shqiptare nė mėnyrė tė paarsyeshme deri nė krim ndalon ēdo mundėsi edhe imagjinare pėr ndėrmarrjen e politikave tė zhvillimit tė vendit nė afatgjatė.

Pjesa e pestė e sundimit ekonomik grek nė Shqipėri nėpėrmjet telefonisė filloi me dhėnien e licensės sė tretė celulare Albtelekom. Shpjegimi ėshtė i thjeshtė kur kihet parasysh se financiarisht Albtelekom e ka tė pamundur pėr shkak tė arsyeve tė pėrmendura mė sipėr tė fillojė tė ndėrtojė kompaninė e tij celulare. Kėshtu mbetet, qė tė paktėn e gjithė koha, deri nė privatizimin e Albtelekom, tė shfrytėzohet qetėsisht nga kompanite monopoliste greke tė shtrydhin qytetarin shqiptar deri nė fund. Edhe mė shumė pėrforcohet pėrfundimi i mėsipėrm kur dihet se dhėnia e licensės ėshtė shoqėruar edhe me dhėnien e brezave tė frekuencave pėr Albtelekom, duke bėrė pothuajse zero edhe teknikisht dhe jo vetėm ekonomikisht pranine e ndonjė kompanie tjetėr nė tregun shqiptar.

Domosdoshmėria e liberalizimit real tė tregut shqiptar tė celularėve, kėrkonte qė sa mė shpejt duhej filluar tenderi ndėrkombėtar pėr dhėnien e licensės sė tretė celulare operatorėve jo grekė. Nė njė rast tė tillė nuk do tė kishte rėndėsi ēmimi i dhėnies sė licensės sesa thyerja e monopolist tė tanishėm. Vetėm pas dhėnies sė licensės sė tretė celulare operatorit tė ri ose njėkohėsisht, Albtelekom duhet tė merrte licensėn e operatorit tė katėrt. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė liberalizohej tregu, tė thyhej monopoli i tanishėm nė favor tė qytetarit, biznesit shqiptar dhe vendit ne tėrėsi.

Megjithatė, shteti shqiptar nuk zgjodhi skemėn e mėsipėrme. Siē duket bashkėpunėtorėt qeveritarė dhe politikanė shqiptarė tė oligarkise greke tė telefonisė jo vetėm janė ushqyer pėr tė krijuar monopolet, por edhe pėr t’i mbajtur sa mė gjatė ato. Deri mė tani nė gjithė historinė e dhimbshme tė grabitjes sė varfėrisė shqiptare nga telefonat e oligarkisė greke dhe bashkėpunėtorėve vendas, as Kėshilli i Ministrave, as ministritė pėrkatėse, as Parlamenti dhe as Presidenti nuk kanė guxuar t’i thonė jo poshtėrimit modern tė qytetarėve tė tyre tė tė gjitha ngjyrave, socialistė, demokratė, asnjeanės pa dallim qofshin ata. Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė deri nė pjesėn e fundit tė nėpėrkėmbjes nė shtėpinė tonė dhe me duart tona.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Pėrgatitur nga Gjergj Buxhuku






© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.