Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Syte me te bukur jane ata te nje femre qe merr nje dhurate. Sa me e rendesishme dhurata, aq me te bukura jane syte.
--- Lobstain

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Shendeti :: Femija yne (keshilla per femijet 0-12 muajsh)
Postuar nga: Fiori

Shendeti Pjesa e tretė

Materiali edukativ dhe orientues per nenat e reja, ne brendesi te kesaj teme eshte marre nga libri i Prof.Selaudin Bekteshit, FEMIJA YNE-"Bisede me nenat per mirerritjen e femijeve". Botim i drejtorise se arsimit shendetesor Tirane, 1981. U mundesua per faqet tona nga Mina.

Pyetjet jane te mirepritura. Pergjigjet do te mundesohen nga nena me eksperience, vizitore te faqeve tona.

MBROJTJA NGA INFEKSIONET

Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte te pershtatshme ne dhomen e tij. Mikrobet q sjellin infeksione ai i merr nga njerezit qe i afrohen dhe i qendrojne prane. Per kete arsye, pervec prinderve dhe te afermve qe i sherbejne, nuk duhet t'i afrohet askush tjeter. Jo cdo vizitor duhet te qendroje prane femijes. Gjithashtu edhe femijet e rritur qe kerkojne te luajne me foshnjen duhet te shmangen. Kur te afermit e foshnjes jane te semure, duhet te perdorin maska mbrojtese.


TE QARET E FOSHNJES

I porsalinduri fle i qete diten dhe naten. Ai qendron zgjuar kur ushqehet dhe nderrohet. I porsalinduri qan kur kerkon te pije, te nderrohet ose kur e shtrengon apo ngacmon ndonje rrobe e papershtatshme. Gjithashtu qan kur ka gazra ne zorre dhe kur nuk mbahet rregulli i ushqyerjes. I porsalinduri qan kur mesohet te lekundet ne shtrat ose ne krahe. Ai qan edhe kur eshte i semure. Nena e vemendeshme konstaton arsyen.


USHQYERJA E TE PORSALINDURIT

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i pershtatshem dhe me i domosdoshem. Ai nuk mund te zevendesohet plotesisht nga asnje ushqim tjeter. Kulloshtra, qumeshti i diteve te para ka rendesi te vecante per te porsalindurin. Rendesi te vecante ka edhe venia e shpejte ne gji e foshnjes. Thithja e gjirit eshte alternativa me e mire per te bere ardhjen e shpejte te qumeshtit. Higjena e gjinjve eshte e rendesishme. Nuk duhen lene papasterti qumeshti.


TE DALURAT JASHTE TE TE PORSALINDURIT

Te dalurat jashte te te porsalindurit gjate diteve te para te jetes quhen mekonium. Ato ndryshojne nga faza tjeter e jashteqitjes pasi foshnja ka marre ushqim. Mekoniumi formohet ne zorret e femijes (fetusit) gjete jetes se tij ne mitren e nenes. ai perbehet nga lende te ndryshme qe ka gelltitur fetusi si leng amniotik, qeliza e lende te tjera te zorreve e te temthit.. Mekoniumi ka ngjyre te gjelbert te mbyllur. ai nuk ka ere dhe nuk permban mikrobe. I porsalinduri e nxjerr kete mase fill pas lindjes dhe ne 3-5 ditet ne vazhdim. Pas ketyre diteve te dalurat jashte marrin pamje tjeter dhe kane perberjen e ushqimit qe ai merr. Ne rastin e ushqyerjes me gji ato jane te buta dhe te ngjashme me te verdhen e vezes. Nxjerrja e mekoniumit ka rendesi dhe duhet te ndiqet sepse ne rast se i porsalinduri nuk e nxjerr ka mundesi te kete te bllokuar vrimen e daljes se zorreve. Ne kete rast i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale pasi pasojat jane vdekjeprurese.
Ujet e holle del gjate lindjes ose shpejt pas lindjes. Gjate dites se pare, i porsalinduri lag 1-4 here ne dite. Pas dites se pare 6-10 here ne dite.


TEMPERATURA E TRUPIT TE FOSHNJES

Temperatura e trupit te foshnjes se porsalindur ka prirje te ulet shpejt pas lindjes dhe arrin 36 grade ose me pak. Pastaj kemi ngritje te lehte te temperatures dhe arrin deri ne 37 grade ose pak me lart nga dita e dyte ose e trete. Ne femijet e lindur nen peshe ose premature temperatura e trupit ka tendenca zbritjeje. Gjate javes se pare te jetes, temperatura e te porsalindurit nuk ka qndrueshmeri. Duhet bere kujdes ne kete faze per temperaturen e ambjentit. Ajo duhet te jete normale.


ZMADHIMI I GJENDRAVE TE GJIRIT

Ne disa raste ne foshnjet e porsalindura verehet zmadhim i gjendrave te gjirit gjate diteve te para te jetes. Ky fenomen ndeshet edhe tek femrat edhe tek meshkujt. Kjo ndodh per shkak te qarkullimit te hormoneve. Keto i kalojne foshnjes nga nena. Keto gjendrra mund te nxjerrin edhe nje leng te ngjashem me qumeshtin. Keto gjendrra ulen vete dhe nuk duhen shtrydhur sepse demtohen.


VERDHEZA NE MOSHEN E TE PORSALINDURIT

Verdheza ne moshen e te porsalindurit takohet shpesh. Ajo mund te jete e lehte ose e rende. Disa here ngjyra e verdhe e lekures se te porsalindurit eshte aq e zbehte sa nuk bie ne sy, here te tjera me e theksuar. Ngjyra e bardhemes se syrit nuk ndryshon. edhe urina mbetet e paster. Gjendja e pergjitheshme e femijes mbetet e mire. Verdheza e zakonshme fillon te duket nga dita e 2-te e deri ne diten e 4-t dhe zhduket vete nga fundi i javes se pare ose fillimi i javes se dyte te jetes. Verdheza e zakonshme nuk ka nevoje per mjekim. Femija eshte mire te marre qumesht gjiri mjaftueshem.


VERDHEZA NE INFEKSIONET

Ne infeksionet e ndryshme te femijes se porsalindur, si ne ato qe perhapen ne te gjithe organizmin ashtu edhe ne ato qe prekin melcine e zeze, kemi te bejme me verdhez mjaft te theksuar si ne lekure ashtu edhe ne bardhemen e syrit. Ne keto raste gjendja eshte e rende.


VERDHEZA NE MUNGESEN E RRUGEVE TE TEMTHIT

Ne raste te rrala femija lind me nje te mete ne rruget e temthit. Keto jane te mbyllura dhe keshtu temthi nuk ka mundesi te lirohet e te kaloje nga melcia deri ne zorre. Ne keto raste ngjyra e verdhe behet me theksuar me kalimin e diteve dhe te javeve. Ujet e holle ka ngjyre te erret ndersa jashteqitja eshte e zbehte. Kjo lloj verdheze nuk ka mjekim. Rralle, me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te hapen rruget e kalimit te temthit.


VERDHEZA NGA SEMUNDJA HEMOLITIKE

Ne gjakun e njerezve gjenden te ashtuquajturat grupe te zakonshme, disa nengrupe si dhe faktori rezus. Shumica e njerezve e kane faktorin rezus, prandaj quhen rezus pozitiv. Ata qe nuk e kane quhen rezus negativ. Ne rast se nje grua rezus negativ mbetet shtatzane, duke qene burri i saj rezus pozitiv, zakonisht femija eshte rezus pozitiv si i ati. Ne shtatzanine e pare cdo gje shkon ne rregull. Me perseritjen e shtatzanise, ose kur nena ka marre transfuzione gjaku rezus pozitiv, foshnja mund te linde me shenja verdheze dhe anemie. Keto jane te lehta ose te renda. Ka mundesi qe foshnja ne kete rast te linde i vdekur.
Ne rast semundjeje hemolitike te theksuar, i porsalinduri mund te shpetoje duke i bere nderrimin e gjakut me transfuzione te perseritura e te zgjatura me gjak rezus negativ. Ky proces behet menjehere pas lindjes.
Qe te mos shfaqet semundja hemolitike e te porsalindurit nuk duhet te lejohet qe njerezve e vecanerisht femrave rezus negativ t'u behet gjak rezus pozitiv. Mjekesia disponon nje lende qe quhet imunoglobuline anti D. Duke ia injektuar nenave kete lende menjehere pas lindjes pakesohet mundesia e shfaqjes se semundjes hemolitike ne shtatzanine e ardhshme.


SHKAQET E LINDJES SE FEMIJES ME PESHE TE VOGEL

Femija mund te linde me peshe te vogel nen 2500 gr per shkaqe te ndryshme.
- Lind nen peshe ne ato raste kur lindja behet pa mbushur nena zgjatjen e rregullt te shtatzanise, qe eshte cikli 9 muajsh. Nre keto raste themi qe lindja eshte premature. Keto lindje i hasim ne ato raste kur nena ka patur crregullime, semundje, goditje ose lodhje te madhe fizike gjate shtatzanise.
-Ne disa raste ndodh kjo lindje pa shkak te dukshem. Shumica e femijeve premature lindin ne peshen 2000-2500 gram. Keta rriten me me lehtesi se ata qe lindin nen 2000 gram dhe vecanerisht nen 1800 gram.
-Femija lind ne kohen e duhur por me peshe nen 2500 gram. Keto lindje i takojne me shpesh rasteve binjake. Ndonjehere kjo ndodh kur nena ka patur dobesim te forte te organizmit gjate shtatzanise ose kur te dy prinderit jane te shkurter dhe te imet ne trup.


SI PARAQITEN FEMIJET NEN PESHE

Keta femije paraqesin ndryshime nja njeri-tjetri. Ne ato raste kur pesha e lindjes eshte afer 2500 gram femija ka ndryshime me te pakta. Ne rastet kur pesha eshte nen 1800 gram femija ka ndryshime te medha si nga pamja e jashtme ashtu dhe nga zhvillimi i organeve. Femijet e lindur me peshe te vogel zakonisht kane edhe trupin me te shkurter. Koka e tyre duket me e madhe ne krahasim me trupin.


DISA VECORI TE FEMIJEVE NEN PESHE

Femijet e parakohshem, vecanerisht kur pesha e lindjes eshte nen 1800 gram, kane force te kufizuar, nuk bertasin me gjalleri, thithin gjirin dobet, mund te mos jene ne gjendje te gelltisin qumeshtin. Keshtu tretja e ushqimit behet me veshtiresi. Femijet e parakohshem humbasin nxehtesi dhe keshtu ftohen shpejt. Ne rast se lihen ne dhome te ftohte dhe te veshur ne menyre te pamjaftueshme, temperatura e trupit bie ne 35 grado ose me poshte. Kjo ftohje e organizmit sjell deme. Keta femije kane qendrese te ulet ndaj mikrobeve dhe infeksioneve dhe gjendja e tyre rendohet shpejt.
Kur pesha e lindjes eshte me afer 2500 grameve, femija ka mundesi me te medha per te jetuar. Ne rastet kur pesha eshte nen 1800 gram, mundesia per te jetuar eshte me e paket. Kur nenpesha eshte rrjedhim i semundjeve te nenes gjate shtatzanise, si verdheza, semundje te zemres apo te veshkave, mundesite e foshnjes per te jetuar jane te pakta. Kur femija lind nenpeshe dhe nena nuk ka kaluar semundje gjate shtazanise, mundesia per te jetuar eshte me e madhe. Kjo ndodh edhe kur kemi lindje binjakesh.

.
KUJDESI PER FEMIJET E PARAKOHSHEM

-Mbajtja e temperatures se trupit ne shifrat normale.
-Ushqyerja e kujdesshme sipas mundesive dhe nevojave te
femijes.
-Ruajtja nga semundjet dhe infeksionet.
Duhet patur parasysh qe temperatura e femijes nen peshe duhet ruajtur ne limitin 36-37 grade.
Temperatura e ambjentit ku qendron femija duhet ruajtur ne 23-25 grade. Ne stinet e nxehta jo me shume se 27 grade. Dhoma e femijes duhet te kete lageshtire te mjaftueshme. Ajri i nxehte dhe i thate eshte i demshem. Edhe ajri i mbyllur eshte shume i demshem. Ajri i dhomes ku rri femija duhet te nderrohet vazhdimisht. Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrengojne femijen. Ne rast se temperatura e dhomes eshte e pamjaftueshme per femijen e lindur nen peshe, duhet te marrim masa per ngrohjen e saj.


USHQYERJA E FEMIJES

Prinderit duhet te zoterojne njohuri te sakta mbi kete problem. Ata duhet te dine lendet kryesore qe permbajne ushqimet. Nese ushqimit i mungojen keto lende atehere ai eshte i pamjaftueshem per femijen. Ushqimi kryesor eshte gjiri. Ne rast se mungon gjate gjashte muajve te pare te jetes duhet zevendesuar me qumesht lope te perpunuar e te plotesuar. Lendet e domosdoshme qe duhet te permbajne ushqimet jane; Proteinat, yndyrnat, karbohidratet ose sheqernat, kriprat minerale, vitaminat, uji.
PROTEINAT
Jane lende te rendesishme e te domosdoshme ushqyese per zhvillimin e organizmit, ndertimin dhe riperteritjen e indeve, per formimin e fermenteve dhe hormoneve. Proteinat sherbejne edhe si burim energjie. nje gram proteine jep rreth 4 kalori. Proteinat perbehen nga aminoacide te ndryshme. Ato kane prejardhje bimore dhe shtazore.
Proteinat me prejardhje shtazore gjenden ne mish, peshk, djathe, qumesht, veze, gjize, tru, melci.
Proteinat me prejardhje bimore gjenden ne dritherat, ne miellin e dritherave, ne buke, ne oriz, ne bizele, ne thjerza. Ushqimi i femijes duhet te permbaje me teper proteina shtazore se sa bimore.
Sasia e priteinave qe kerkon organizmi i femijes per cdo kilogram peshe, ne perpjestim me peshen eshte me e madhe se ajo qe kerkon organizmi i te rriturit. Organizmit te te rriturit i mjafton 1 gram proteine per cdo kilogram peshe, ndersa femija i vogel ka nevoje per 2.5 deri ne 3 gram proteina per cdo kilogram peshe.


Vazhdon...


Pjeset e para te ketij materiali mund ta lexoni kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.