Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
S`bejne gabim kur thone se gruaja eshte gjysma e burrit. Sepse nje burre i martuar s`eshte vecse gjysem burri.
--- Rolland

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Krijimet e Ditės
Postuar nga: Fiori

Letersi Sa falės njohėn kėto vite tė fundit tė historisė sonė, sa prej tyre u kthyen nė ngrėnės tė vuajtjeve tė veta, sa prej tyre shkelėn mbi emrat e qeshėn paturpshėm nėn thundrat e shkaktarėve tė dhimbjeve, sa rezistuan, sa u dorėzuan, sa luftuan e sot vazhdojnė tė luftojnė, sa mendojnė se jemi pushtuar e sa dėshirojnė ta shohin pėrpjekjen e tyre si njė ēlirim, sa... sa... Njė Njeri i Urtė t'i mblidhte gjithė kėto "sa" e tė ulej tė shkruante historinė tonė, atė tė vėrtetėn, tė vuajtjeve dhjetėra vjeēare qė mbuluar me njė tis modern pėrsėri vazhdojnė. - Dita

Eksperimente me heshtjen

Mundėsisht dhe sytė t’i mbyllin, veshėt po se po,
Ca tinguj muzikorė nė buzė e ku ka mė mirė.
Veē miq nė ēdo anė qė punė tė mbarojnė.
Do tė gjendet njė tjetėr njeri,
Tė nisė tė flasė e tė bėrtasė, sa bota kokėn tė kthejė.
“I shkreti njeri, ē’kėrkon tė thotė? Pa ta dėgjojmė.”
Ai nis tė flasė, dikush nga dėgjuesit tė duartrokasė,
Njė tjetėr tė bėrtasė, dikush nga marazi tė pėlcasė.
Njė receptor i ngritur nė njė anė,
Nė anėn tjetėr dikush njė kėrcėnim tė pėllasė:
“Hesht mor ti plesht, tė shtypim e ti s’e merr vesh,
se fundi tė erdh me gjithė katandi.”
I shkreti njeri,
Po ndoshta prej fillimit s’e di, se ē’po e pret,
Ndaj dhe ngulmon, ta bėjė tė drejtėn tė fitojė.


E bardhė ėshtė bora...


Nė gėzim njerėzia po dikush u gjend tė derdhė vrer,
Se ndryshe deri nė fund s’do t’i qeshte fytyra
E nxirė nga zilia me shpirtin qė lakuriq iu zhvesh,
Kur zėrin e ngriti e ulėriti: “Unė di gjithēka pėr ju!”
E qeshi, Zot sa fort qė qeshi, sytė gati duke i shpėrthyer
Me kėmbėt qė mezi e mbanin nga pija qė e kish mbėrthyer.

Motet plakur e mbi supe mbetur, rreshkur si njė shtrigė,
Qė tmerr mbolli me zezinė e zemrės ia njohin tė gjithė.
Fjalėt e plakut tė urtė me ballin e lartė, fytyrėn mbuluar
me rrudhat e vuajtjes sė gjatė, nė mend i ndritėn atė natė:
“E bardhė ėshtė bora biro, ē’e do qė e dhjesin qentė”
.....mundėsi e madhe qė plaku i urtė tė kish pasur tė drejtė.



Nėse frikė...

Njė qetėsim do ta kisha pėr atė
qė ka vendosur tė mos heshtė.

Me njė plumb nga ata qorrėt,
jetės fundi lehtė i vjen.
Ndaj nėse frikė atėherė nga heshtja,
Se plumbi njėherė do tė vijė,
qoftė prej njė arme, a prej njė zemre,
a njė mallkimi qė si sėmundje tė pėrfshin.
Nėse i vendosur nė sy ta shohėsh tė vėrtetėn,
Tė pėrpiqesh nė vend ta ēosh drejtėsinė,
si njė tė mirė pėr vete e pėr tė tjerė,
Njė plumb qorr mėso ta quash vdekjen,
Qė ti e di se herėt a vonė do tė vijė.
Po kjo vlen vetėm pėr sojin e luftėtarėve,
Se edhe me gjak mbuluar,
Me vdekjen e vėrtetė para syve nuk tuten ata.
Bosh mbetem para tė tjerėve
Qė prej gjakut frigohen.....mbetem bosh.

Mes zgjedhjes tė heshtėsh
a veten ta vrasėsh pa u rritur mirė.


Me dhimbje

Me dhimbje tė madhe pranuan
Se ėshtė Toka ajo qė rreth Diellit sillet
E duart nė kokė e faqet ‘shkulur”
Kur provat pėr rrumbullakėsinė,
Megjithėqė njerėzit nuk humbin nė hapėsirė.
E shkruajnė se tė barabartė jemi para Zotit,
Para ligjit aq mė shumė,
Por Toka rrumbullake si njė sferė nuk ėshtė,
Shtypur nė pole e ata qė aty shkelin
Mė tė sigurtė pėr moshumbjen nė hapėsirė.
Tė barabartė s’e shohin veten
Me tokėsorėt qė pjesėn tjetėr tė rrumbullakėsisė
Mbushin me qėnien e vet.
E pėrpjekja pėr t’i bindur se poli
I pėrjetshėm s’ėshtė, njė ēmenduri mė vete.
“I rėnė nga qielli jam, dora e Zotit vetė.”
Me shpresė delirin t’i zbusin,
T’i flasė ka provuar shumėkush.
Gojėn shqyer shumėkushėt
Se me kamė ngritur u pritėn si armiq.

Kush do ta rrokullisė kėtė Tokė,
Ta bėjė tė shohė se poli veē njė pikė ėshtė,
E paqėndrueshme si ajo heshtja qė ai shpreson,
Pėrmbushėsit e pikave tė tjera t’i falin me pėrulėsi.


Kur…

Kur trupat qiellorė tė shkallojnė,
Dielli planetėt nė flakė tė mbėrthejė,
Qetėsuar nė mendje se nuk do tė jem.
Me buzėqeshje kur tė tjerė
Kokėn me vuajtje zbardhin,
A do tė ketė pėr njerėzimin shpėtim.
Por nėse tė vetmit nė gjithėsi
E krijesat e Zotit jemi,
Pasardhėsit tanė do tė jenė tė pėrzgjedhurit,
Fatlumėt qė deri nė fund flakėt do t’i shohin,
Ndoshta nė flakė pėr t’u shndėrruar edhe vetė.

Unė flakė?!
Xixėllonjat e eshtrave tė mia
Duke u endur nėpėr hapėsirė.

Tjetėrkush mendjen nė mundim:
“E nėse krijesat e Zotit nuk jemi,
Tė pėrzgjedhurit rrjedhimisht jo, atėherė…”


Kur drita...

M’i mbyll sytė, kur drita tė mė vrasė mundohet,
Kur plakjet e kohėve nė fije flokėsh mė kthehen,
Kur mbytja e gjėmave gjen vend brenda meje,
Kur fundi vjen e shpirti prej therrjeve copėtohet.

M’i flit dhimbjet kur zemrėn ta mbėrthejnė,
Kur njerėzit vriten pėr jetėn e vdekjen e ditėve,
Kur gjaku kupat ka mbushur e tė derdhet nisur,
Kur drita tė mė vrasė mundohet, sytė m’i mbyll.


Urrej

..... qė tė fshehta prej meje ka,
njėra prej tyre jam qė koleksionojnė,
Pėr ēdonjėrėn njė lėmsh mė mblidhet,
Nė ruajtjen e tyre qėndron madhėshtorja,
Shpėtimi i shpirtrave tė tjerė.

..... qė s’do tė rridhte si lumė jeta,
vorbull do tė ish tė pėrthithte tė tėrė,
E vėrtetė se vorbulla ka pamje tėrheqėse,
kur me radhė i sheh tė zhduken tė poshtrit,
Sa keq qė mė parė janė pėrthithur krejt tė mjerėt.

..... qė nxėnia nė njė botkuptim po mė nguros,
ku pėr tė jetuar gjithė jetėn,
tė mėsosh tė kthesh kokėn tė duhet,
Drejtėsinė ta vendosin tė tjerėt,
ata qė me gishtat ndihmės brumin gatuajnė.


***

E diellit qė me natyrėn qesh,
Njė rreze e bukur qė lind e vdes.
E shpirtit qė buron mirėsi,
“marrėzia” e luftės pėr drejtėsi.

E netėve heshtja natyrės veshur,
Me eklipse hėne nė qiell magjepsur.
E ditėve shpresa pėr mrekulli,
Ndriēuar brenda me pafundėsi.


Akuzėn se…

Akuzėn se gjėmat i mbulojnė me pėlhura tė ndritshme,
E hodhėn pas shpine si gjithė tė tjerat deri mė sot.
Xhevahiret nė doēkat e zonjave kanė gojė vetė
E flasin me gjuhėn qė akoma s’kam mundur ta mėsoj.

Deshifrojnė palodhur sy e shpirtra ngujuar tė mbetur
Nė atė parajsė, ku e pamundur Zoti tė mos ketė patur dorė,
Ku fushat shkrihen hijshėm me kodrat, thepisur me malet,
Ku pyjet tė dendur gjelbėr thyejnė kaltėrimin nė qiell.

Lumenj qė qajnė rrėmbyeshėm e dinė edhe tė qeshin,
Tek rrugėn gjejnė, palodhur tė derdhen nė detin,
Qė nė dy ngjyra ndahet, ku kripa ndryshe flet,
ėmbėl derdhet ajo mbi ranėn e gjurmė dhimbjesh sjell,

Thepisur mbi shkėmbinjtė, tė egėr si njerėzit vetė.
Deshifrojnė palodhur njerėzit e kėsaj parajse,
Nė vite, dekada, shekuj njė gjuhė pakuptueshme,
Qė prej nga lart nėn uniforma tė ndryshme i gjėmon.

Akuzėn se gjėmat i mbulojnė me pėlhura tė ndritshme,
E hodhėn pas shpine si gjithė tė tjerat deri mė sot.
Xhevahiret nė doēkat e zonjave kanė gojė vetė
E flasin me gjuhėn qė akoma s’kam mundur ta mėsoj.


Buzėqeshja

Do tė luhej me buzėqeshjen e falur,
Nga njė i zhgėnjyer humbjesh tė njėpasnjėshme,
A ndonjė i palodhur prej lėvizjeve nė gjumė.
“E imja njė ditė, njė natė, njė muaj, njė vit,
a e pe zoēkėn si iu skuqėn faqet kur mė pa nė sy.”
Sekreti, fjalėt mos mbėrrijnė deri nė veshėt e saj,
Qė me njė fjalė do ta rrėzonte kalanė e rėrės,
Ngritur mes mashtrimesh endacake.

Njė buzėqeshje qė njė jetė zgjat,
Pėrēudnuar njė shpirt prej njė keqdashje,
Mbi kokėn e qelbur duke mbajtur brirė.


Bastuni

Humbur ngjyra prej ditės kur e verbuan,
Qė t’ia nxirrnin sytė kur ta gjenin tė pambrojtur.
Jehona e fjalėve qė vijnė nga larg,
me rryma ajrore, dallgė oqeanesh, prehur nė brigjet,
pėrcjellė nė qelizat e trurit, mbetur gjallė
nga pėrpjekjet pėr shpėlarje.
Ēfarė shpėtoi, ndjen thellėsinė e dhimbjes sė kohėve;
Bastuni pėr tė verbuarin.




Tė paktėn peshqit tė notojnė nė ujėra


-Gjendja-

Dita natės po i merr ende jetė,
Po fryjnė erėrat, po mblidhen retė,
I marrosur qielli nga sėmundja
Me vapė natyrėn po pėlcet.

S’kanė avulluar krejt lumenjtė,
Detet akoma mbushin thellėsitė,
Peshqit notojnė tė lumtur nė ujėra,
Pa ditur se fundi po i pret.



-Sqarimi-

Me gurė goditės mos verbohem?
Me vrer pa ngjyrė mos helmohem?
Me kujė nėnash mos mbulohem?
Thonė e nevojshme e Toka qetėsohet.



-Fjala-

Tė nisje tė ndėshkoje mashtruesit,
Filizat e tu nė mėkate tek i cysin,
Nė emėr tė tė madhit nė qiell,
Tė ngrihen njėri-tjetrin tė mbysin.

Jetė njerėzish tė fundosin nė gjėma,
Nė librat e shenjtė lutjet t’i ndrydhin,
Martirė tė shpallen pėr pėrtejjetėn,
Nga ata qė sytė njerėzve i mbyllin.

Vepra qė Zoti ua shpalli profetėve?
Pėrpjekja e njeriut pėr vendin nė jetė?
Lufta e pėrjetshme pėr pushtet?
Bekuar prej mashtruesve me mbulim,

Nė njė kohė kur pėrpjekja vazhdon,
T’i afrohen tė pashpjeguarės nė kohė,
A ėshtė vepėr Zoti a evolucioni,
Ajo ēka shohim sot nė botė.

U duhet dikush t’u hapė sytė,
Qė tė kuptojnė marrėzinė.



-Lutja-

“Nis derdhjen qiell”, lutet e pėrvėluara,
“tė paktėn peshqit tė notojnė nė ujėra”.



Tė qeshėsh a tė qash

Vėlla i dashur, kur me fjalė ndodh tė vrasim,
Kur mėrzisė sė ditėve zemrat i zbrazim,
Pa kuptuar nė fund, pėrballė njėri-tjetrit presim.

Tė qeshėsh a tė qash, pėr njėri-tjetrin frymė e gjak.
I falur je pėr gjithēka sot e nė mote tė vijė,
Vėlla i dashur, pėr ty do tė flijohesha me shpirt.



Mbėrthyer tė dy nė njė dhomė ku njė film gėzon,
Nė ekranin e atij qe njerėzit budallalleps thonė.
“Dikush qė nga larg po na sheh”, me vjen zėri nė vesh,
“E vetme s’qenkam me tė tilla mendime”, me zė tė lartė qesh.
Sa mirė kur nė hapėsirėn miliardėshe aq i vogėl je,
Sa nė flagrancė private s’kujtohet kush tė tė gozhdojė,
A veē varfėri prej burracakėsh kjo qė shpirtin ta pushton?
Ngujuar tė mėdhenjtė nėse kėtė ide fikse e ēojnė nė kokė,
A ndoshta hiē s’e vrasin mendjen, se ka tė tjerė pafund,
Qė pėr flagrancat e tyre u duhet tė heqin mund.
Big Brother*, gjigand i satelitėve qė ndrisin frikėn si kometė,
Do tė biesh ti, a pa pėrjashtime veten ta ngujojmė pėrjetė?



Tė qeshėsh a tė qash,
Tė mbyllėsh gojėn a tė shpėrthesh nė maraz,
Mė e lehtė sytė drejt ekranit t’i mbash.

Ēudi, dhe bijė e vetme tė ndodhė tė jesh,
e sigurtė se me mijėra Big Brothers**,
i ke pas vetes duke tė ndjekur nė jetė.



*Big Brother - Vella i Madh
**Big Brothers - Vellezer te Medhenj



Kėshilla

Fal por mos harro, kėshilla e Njeriut tė Urtė;
Fal se jeta e tillė ėshtė, me ulje dhe ngritje,
me uri dhe etje, me ngrėnie dhe tretje.
Ndryshe pėrbrenda do tė gėrryheshe e hiēi do tė mbeste,
gjallesė pa vlerė nė turmėn e tė mjerėve,
qė shpirtin ia falėn grahmave tė fundit para vdekjes.
Lartėsuar para shkaktarėve tė dhimbjeve,
qė pas dhėnies sė mandatave,
u falin njė buzėqeshje veē tė pėrulurve:
« Ku jeni ju lypėsit, ne gati pėr t’ju ndihmuar ».

Fal, por mos harro, kėshilla e Njeriut tė Urtė;
Sa keq qė mė tė shumtėt mes falėsve harrojnė,
e shkelin mbi vuajtjen e hequr nė shpirt thellė.

Me faljen prej gėrryerjes shpėtuan,
Me harresėn fytyrėn e shndėrruan.
Njeri i Urtė, shkeljen me kėmbė e merituan?


Brendi


Nėn fryrjen e buzėve tė zbehta, tė pathėnat me gjuhėn nė kapėrthim.
Nėn veshėt e rraskapitur, prej mbarsjes me fjalė pafund njė rėnkim.
Nėn krahėt e kryqėzuar, gjurmė zanore prej shpirtit nė shtrėngim.
Nėn njollėn e errėt tė natės, njė puthje pa emėr gjen prehje mbi syrin tim.



Aty ku vals vallėzojnė

Thonė se dhe ata kėto gjurmė kanė ndjekur,
udhėrrėfyese tė rrugės, baltosur mbetur.
Nė fund njė sallė e madhe e ndritur,
nė nisje vetmitarėve nga njė frak i falur.

Galloshet pėr baltėn qė nė krye i mbathnin;
Gjurmėt e lėna kaq tė thella i gjenin,
sa tė pėrmbyseshin aty brenda humbisnin,
tė pafuqishmit si grimca tė vdekura aty mbesnin.

Pėr tė tjerėt fundi, kur kokėn thinjat e kaplojnė
e fytin me marrje fryme e ngushtojnė,
pėr tė mbėrritur aty ku vals vallėzojnė,
me dekorata qė frakeve mbėrthyer ndriēojnė.


©Dita


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.