Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Copėn e madhe daje, fjalėn e madhe pėrbijė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Gjuha :: Gjuha Shqipe - Dokumente tė shkruara dhe libra
Postuar nga: Fiori

Gjuha "...porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Frag. - At Gjergj Fishta

Ne brendesi te ketij materiali pergatitur nga Trim Kabashi, do te gjeni material mbi dokumentacionet e para te shkruara ne gjuhen shqipe.

1. - "Meshari" i Gjon Buzukut

Eqrem Ēabej, nė
"Meshari" i Gjon Buzukut (1555),
Instituti i historisė e i gjuhėsisė,
Tiranė, 1968



"Ky mė i pari monument i literaturės shqiptare qė dihet gjer mė sot, pat rėnė nė mė se tre shekuj e gjysmė tė harresės e qė pėrshkuar nėpėr peripeti tė shumėllojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u bė prona e botės shkencore.
Peshkopi i Arbėreshvet tė Siqelisė Imzot Pal Skirņi, gjurmues e studiues i teksteve tė vjetra tė shqipes (1866-1941), qė nė vitet e para tė kėtij shekulli iu vu gjurmimit tė kėsaj vepre nė Biblioteken Vatikane. Kėrkimevet qė u bėnė atje u detyrohet qė mė 1909 u gjet kjo mėnėfund n'atė qendėr studimesh."


Pasthėnia e Mesharit


U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh nuk kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh botėsė sanėh(6) desha dhe u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh zdritunė pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh(8).
E u'maa duotėh enbaronj veprėnė teme. Endėh vjetėt MDLIV njėhzet dit endėh mara zuna enfiill e enbarova endeh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit(9). E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(10) u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih qi tėh jetė maa hi ditėshin seh u' atah fajh u lus tah tajtojnėh(11) endė e mirė.
Pėrseh nukė ēuditem seh nė paēa fėjyem, kėjo tueh klenėh maa e para vepėr e fort e fėshtirėh pėr tėh vepėruom ėmbėh gluhėt tanėh(12). Pėrseh ata qi shtamponjijnėh, kishinėh tė madheh fėdigė e aqė nuk mund e qėllonjinė(13), se fajh tė mos banjinė pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh dyy anėt mėh duhee mer shėrbyem(14).
E tash enfalėh gjithėveh e lutėni Zotnė ende pėr mua.




*) Ky fragment ėshtė marrė nga pasthėnia e veprės sė Buzukut. Nė dallim nga tri dokumentėt e para tė shkruara nė gjuhėn shqipe, qė ishin fjalė, fjali e fragmente tė shkėputura, vepra e Buzukut ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe qė njohim deri sot. Autori gjakovar, Gjon Kazazi, qė e zbuloi i pari mė 1740, kishte kopjuar njė copė rituali e ia dėrgoi nė shenjė nderimi themeluesit tė Seminarit Arbėresh tė Palermos. Mė vonė, peshkopi arbėresh i Sicilisė, Pal Skiroi (1866-1941), e rizbuloi mė 1909 dhe nxori njė fotokopje tė tė gjithė tekstit, bėri njė studim pėr tė, por nuk arriti ta botonte.
Njė botim shkencor tė plotė tė veprės, tė shoqėruar me njė studim pėr gjuhėn e Buzukut, e bėri gjuhėtari ynė i njohur Eqrem Ēabej (1968).

1) Bdek - Benedekt
2) tue kujtuom - duke kujtuar, duke sjellė nė mend
3) tė endigluom - qė dėgjohet (kuptohet)
4) ensėh shkruomit shenjtė - prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė
5) ensėh dashunit - prej dashurisė
6) botėsė sanėh - gjindjes, popullit tonė
7) me u fėdigunėh - mundur, lodhur
8) Nė kėta rreshta bie nė sy jo vetėm qėllimi patriotik, por edhe
thjeshtėsia e sinqeriteti me tė cilėt u drejtohet Buzuku lexuesve.
9) Duke u bazuar nė kėto data (autori shkruan me numra romakė), ėshtė pranuar nga tė gjithė se vepra ėshtė botuar mė 1555, megjithėse autori thotė "Tani unė dua ta pėrfundoj veprėn time... e nisa me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555".
10) fėjyem - gabuar
11) tah trajtonjėh - ta ndreqė, ta rregullojė
Edhe njė herė dukėt thjeshtėsia e autorit kur u kėrkon ndjesė lexuesve pėr ndonjė gabim qė mund tė ketė shpėtuar, dhe u lutet qė ku tė jetė, ta ndreqin.
12) Nga ky pohim i autorit kuptohet se ai nuk njeh ndonjė vepėr
tjetėr tė shkruar nė gjuhėn shqipe, prandaj ėshtė i ndrojtur
e nuk ka fort besim nė punėn e tij.
13) nuk mund e qėllonjinė - nuk mund ta qėllonin pa gabime, nuk
mund tė mos e bėnin pa gabime
14) Me kėtė autori do tė shfajsohet para lexuesit pėr gabimet qė
mund tė ketė vepra: se "ata qi shtamponjinė kishnė tė madhe
fedigė" dhe ai s'mund t'u qėndronte gjithmonė pranė, sepse
mbante njė "klishė" (kishė) dhe i duhej tė shėrbente nė tė dy
anėt




2. - Nėn pluhurin e arkivave tė Europės dhe sidomos tė atyre tė Vatikanit mund tė gjėnden edhe shumė dokumente tė tjera, ndoshta mė tė plotė e mė domethėnes.



Mė i vjetri ndėr kėto tri dokumente ėshtė "Formula e pagezimit".
Ajo i pėrket vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė mes tė njė shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mik e bashkėpunėtor i Skėnderbeut (1417-1469), gjatė njė vizite nė dioqezėn e tij gjeti shumė tė meta e mangėsi nė punėt e ushtrimit tė fesė. pėr t'i shmangur ato ai lėshoi njė qarkore nė gjuhen latine. Kjo qarkore ėshtė lėshuar nga njė kishė nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Me anė tė saj, ndėrmjet tė tjerash, ai jepte leje qė, nė ato kohė luftrash kur prinderit nuk kishin mundesi t'i dėrgonin fėmijėt nė kishė t'i pagėzonin vetė nė shtėpi, duke thėnė shqip nė ketė ceremoni
" Formulėn e pagėzimit" qė ėshtė : "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
Formula ėshtė shkruar nė dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e teksit dhe vlerat e pėrdorimit nė shqip tė disa shkronjave latine kanė njė afri shumė tė madhe me veprėn e Buzukut, c'ka te ben te mendosh se shkrimi i shqipes duhet te kete pasur nje tradite me te vjeter, ku jane mbeshtetur te dy; edhe shkruesi i kesaj formule, edhe Buzuku.
Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga ne nje nga bibliotekat e Milanos, Itali.



3. - Me tė njėjtin alfabet latin ėshtė shkruar nė shekullin e XV edhe dokumenti i dyte i gjuhės shqipe. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497.
Udhėtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga kelni, pėr tė bėrė njė vizitė nė tokat e shenjta, ne Palestine, udhėtim qė e kreu pėr tre vjet. Ne vitin 1497 ai kaloi nė bregdetin e Shqipėrisė dhe konkretisht nė Ulqin, Durres e Sazan. Gjate ketij udhetimi per te komunikuar sadopak me njerėzit, ai shėnoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 tė shoqėruar me pėrkthim ne gjermanisht. Janė fjalė tė zakonshme si: ujė,verė,bukė, mish etj., qė iu deshen udhėtarit nė jetėn e tij tė pėrditshme sa qėndroi ne Shqipėri.
Me pėrshtypjet e udhėtimit Harfi la nė gjermanisht nje doreshkrim, i cili u botua me 1860, pas tre shekujsh e gjysmė. Kėtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogėl i gjuhės shqipe, i cili pėrbėn dokumentin e dytė tė shqipes sė shkruar.
Udhėtari, pėrvec listės sė fjalėve, shprehjeve e numėroreve, ka lėnė edhe disa shėnime nė ato vende tė bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndėr tė tjera ai shkruan se " Ulqini ėshtė njė qytet shqiptar i bukur e i vogėl." Pėr Shkodrėn megjithėse kaloi nėpėr tė, ngaqė udhėtimi Ulqin-Durres, e bėri me det, thotė "se ėshtė njė qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanėt." Ishullin e Sazanit e pėrshkruan " si nje liman tė mirė deti, ku ka shume anije, ne krahun e majtė tė tė cilit ndodhet nje fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorė" etj.


4. - Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI). Eshtė dokumenti i tretė i shqipes sė shkruar. Ai i perket fundit tė shekullit XV ose fillimit tė shekullit XVI. Ky dokument pėrbėhet nga 2 pjesė tė vogla bible nė gjuhėn shqipe qė u gjetėn nė njė dorėshkrim greqisht tė shekullit tė XIV, me tė cilin ato nuk kanė asnjė lidhje. Ato janė nė dialektin e Jugut, tė shkruara me alfabetin grek. Kėto fakte tregojnė se gjuha shqipe nė atė kohė duhet tė ketė qenė shkruar jo vetėm nė Shqipėrine e Veriut, por edhe nė Shqipėrine e Jugut.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.