Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fati ndihmon te guximshmit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Mula braktis "Rigoleton" pėr Butrintin
Postuar nga: Fiori

Kulture "Inva live nė Butrint" ėshtė njė aktivitet qė do tė krijojė vazhdimėsi me atė qė Inva ka dhėnė dy vjet mė parė nė amfitearin e Butrintit. "Koncerti i parė qe njė aventurė e vogėl, e cila pėr mendimin tim filloi si rastėsisht dhe kur nuk e mendoja qė nė kuadėr tė aktiviteteve tė mia ndėrkombėtare do tė mbetej njė nga pikat e mia tė referimit" tha Inva.

"Inva do tė mėsojė Mario Frangulin tė kėndojė shqip"

Pas shfaqjes mė tė fundit mė 27 qershor nė operan e Zyrihut ku kėndoi Mikaelėn, nė mėngjesin e 28 qershorit Inva Mula ka fluturuar nė atdhe. Me ēdo kusht artistja e madhe kėrkon tė jetė e pranishme nė ēdo fazė tė organizimit tė koncertit "Inva live nė Butrint". Mė 5 korrik do Inva do tė kėndojė nė qiell tė hapur, ku mund tė dehesh lehtė nga magjia e Butrintit, ku artistėt do tė jenė tė ēliruar nga hija e mureve, ndėrkohė dhe tė paqetė nga tekat e qiellit. "Nuk do tė bjerė shi", ka thėnė Inva Mula. "Nuk do tė bjerė shi", thotė edhe produceti i koncertit madhėshtor tė quajtur "Inva live nė Butrint," Ardit Gjebrea. Edhe pse kushtet meterologjike tė kėsaj jave kanė qenė mjaft tekanjoze, artistja Inva Mula ka ardhur me zemrėn posaēėrisht pėr spektatorėt e jugut pėr tė kėnduar nė Butrint dhe ka refuzuar edhe ofertat nė Paris. Ajo ka lėnė pa kėnduar nė teatrin Buseto tė Verdit nė Itali operan "Rigoleto", produksioni qė Inva shkėlqeu nė premierėn e vitit tė kaluar. Duket se artistes i vjen mė shumė keq qė ka refuzuar rastin pėr tė kėnduar me njė nga baritonėt mė tė mėdhenj sot tė "Rigoletos" Leo Nuēin. Asaj i janė bėrė oferta dhe pėr shumė koncerte tė tjera, tė cilat kanė qenė nė Francė pėr festivalet verore nė fillim tė korrikut, por Inva ėshtė sot kėtu nė Shqipėri.

Kėto ditė koncerti ėshtė nė kulmin e provave dhe nė kulmin e emocioneve.

"Inva live nė Butrint" ėshtė njė aktivitet qė do tė krijojė vazhdimėsi me atė qė Inva ka dhėnė dy vjet mė parė nė amfiteatrin e Butrintit. "Koncerti i parė qe njė aventurė e vogėl e cila pėr mendimin tim filloi si rastėsisht dhe kur nuk e mendoja qė nė kuadėr tė aktiviteteve tė mia ndėrkombėtare do tė mbetej njė nga pikat e mia tė referimit" tha Inva. Papritmas ajo aventurė emocionale e artistes u kthye nė njė domosdoshmėri tė planeve tė saj. Koncertin e dytė nė Butrint e kish pėrcaktuar dhe nuk do tė hiqte dorė nga data edhe kur luhet me karrierėn e saj. "U kam thėnė jo, me gojėn plot, ofertave, sot nuk po i jap rėndėsi modestisė pėr arsye tė rėndėsisė qė unė i kam dhėnė kėtij koncerti" tha Inva. Dhe nuk i ėshtė kursyer mbėshtetja nga ana artistike nga teatri i operas dhe baletit qė do tė shqėrojė koncertin e Invės me dy mumrat e mjeshtrit Agron Aliaj lujtur nga ēifti i njohur i balerinėve Denada Hoxha dhe Gert Vaso". Invėn nė kėtė koncert do ta shoqėrojė kėngėtari Mario Franguli pėr tė cilėn Inva thotė "ėshtė njė kėngėtar qė nė Shqipėri njihet pak, por ai ka njė veprimtari jashtėzakonisht tė madhe. Sot pėr sot mbahet nė Greqi si tenori i shquar qė e ka njė kėmbė nė muzikėn klasike dhe njė kėmbė nė muzikėn moderne", tha Inva. Njė uverturė shqiptare do tė pasohet nga ariet mė tė bukura tė repertorit artistik. "Nė repertor do tė ketė edhe numra shqiptarė dhe unė do mundohem tė mėsoj Mario Frangulin tė kėndojė shqip", tha Inva. Tė dy artistėt do tė kėndojnė bashkė kėngėn e mrekullueshme nė gjuhėn shqipe "Lule bore" tė orkestruar nga mėsuesi i parė i Invės, Robert Radoja. Vetė Inva ka nxjerrė nga repertori njė arie qė Avni Mula e ka shkruar para se tė lindte ajo; "Agimet shqiptare", njė kėngė e mrekullueshme me njė tekst poetik romantik qė flet pėr bukurinė e Shqipėrisė. Do tė jetė ideja e Invės pėr tė marrė kėngėtarėt qė janė sot akoma nė liceun artistik apo nė Institutin e Arteve edhe pse nė teatėr tė Operas ka njė kor. Ajo kėrkon qė ata duke u ngjitur nė nivelin e korit, nesėr tė kenė njė shans pėr tė ardhmen. "Janė tė bukur tė rinj, plot dėshirė e vullnet qė shpresoj se nuk do tė na zhgėnjejnė" tha Inva.



Dirigjenti, Zherom Pilmo mer nė dorė okestrėn

Zherom Pilmo vjen pėr herė tė dytė nė Shqipėri, kėtė herė sipas tij me qėllim qė tė jetė i nderuar me pjesėmarjen tek koncerti i Invės dhe pastaj pėr tė zbuluar repertorin shqiptar dhe atė grek ku pėr kėtė tė fundit do tė punojė me veprat e kompozitorit tė njohur klasik grek Mikis Teodoraqis. "Butrintin e mendon si thesar kulturor. Dirigjenti Zherom Pilmo do tė mbajė peshėn mė tė madhe tė koncertit, sepse ai ka njė program shumė tė ngjeshur qė i kalon pėrmasat e njė koncerti tė zakonshėm, pėr arsye se nė program janė vepra shumė tė shquara, janė ariet mė tė vėshtira. E gjen duke punuar me orkestrėn gjatė vapės sė papėrballueshme tė Tiranės. Pilmo ėshtė dirigjent i dėgjuar. Nė kėtė moment ai dirigjon dy festivale verore shumė tė rėndėsishėm nė Francė, dhe dirigjon tė parin festival operistik qė po bėhet nė Paris me operėn "Dasma e Figaros". Pilmo mė 28 qershor ishte duke luajtur nė Paris dhe nė 29 qershor ka ardhur nė Shqipri. Pėr tė nuk ėshtė e vėshtrė tė luaj nė qiell tė hapur. Direkt pas koncertit tė Butrintit, Pilmo fillon aktivitetin e dytė, ėshtė drejtor artistik i festivalit qė zhvillohet nė Ruajon, i cili zhvillohet edhe ky nė qiell tė hapur pėr 40 mijė spektatorė ku ka marrė pjesė edhe Inva me Arditin vitin qė kaloi. Ky aktivitet bėhet me muzikantėt mė tė mirė tė Parisit.



Televizioni francez, Franc tv2 pas gjurmėve tė Invės

"As qė kisha bėrė pėrpjekje qė tė ftoja njė televizion francez nė kėtė koncert, thotė Inva, sepse televizonet tona i quaja tė mjaftueshme", por njė nga televizionet mė tė fuqishme franceze France 2, ka ardhur pas saj pėr tė punuar njė dokumentar pėr kėtė produksion. Qė nė kanalin e tyre tė mos ishin vetėm gjėrat qė ka bėrė Inva nė Francė, Amerikė, etj., ata deshėn qė tė kishin edhe njė dokument tė plotė pėr Invėn nė Shqipėri. Kjo e ka bėrė tė lumtur artisten, sepse ata kanė marrė nė objektiv ambjentet ku ajo ėshtė rritur si artiste; njė ambjent nga opera, njė ambjent nga orkestra, njė ambjent nga rrugėt e Tiranės Skėnderbeun, Muzeun kombėtar pėr tė cilat Inva nuk ka pėrtuar tė bėhet edhe cicerone e tyre. "Ky ėshtė sheshi qė unė e dua, shėtitorja e Tiranės pėr tė cilat unė flas me dashuri. Ata janė tė prekur nga kjo thjeshtėsi dhe jam e sigurt se Shqipėria nė reportazhin e tyre do tė dalė nė mėnyrėn natyrale, sepse si kudo edhe gazetat franceze nuk po krijojnė njė imazh tė mirė pėr vendin tonė" thotė Inva Mula.


Informacioni me lart eshte marre nga Gezeta Tema - 07.02.03


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.