Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te duash vetem femrat e bukura e te suportosh librat e keqinj, kjo eshte nje shenje dekadence.
--- Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Shendeti :: Femija yne (keshilla per femijet 0-12 muajsh)
Postuar nga: Fiori

Shendeti Pjesa e dytė

Materiali edukativ dhe orientues per nenat e reja, ne brendesi te kesaj teme eshte marre nga libri i Prof.Selaudin Bekteshit, FEMIJA YNE-"Bisede me nenat per mirerritjen e femijeve". Botim i drejtorise se arsimit shendetesor Tirane, 1981. U mundesua per faqet tona nga Mina.

Pyetjet jane te mirepritura. Pergjigjet do te mundesohen nga nena me eksperience, vizitore te faqeve tona.


Dalja e dhembeve.

Dhembete e pare qe i dalin femijes quhen dhembet e qumeshtit ose dhembe te perkohshem. Quhen keshtu pasi ata zevendesohen nga viti 5-6 nga dhembet e perhershem. Dhembet e qumeshtit jane 20, ndersa dhembet e perhershem jane 32.


Kur fillojne te dalin dhembet.

Tek femijet e shendetshem zakonisht fillojne te dalin nga muaji i 6-te megjithse ka raste qe dalin edhe ne muajt e 7-te e 8-te edhe kur femija eshte plotesisht i shendetshem. Verehen edhe raste te jashtezakonshme kur femija lind edhe me dhemb ne goje. kjo nuk flet per zhvillim te parakohshem te femijes. Si dhembet e shfaqur qe ne lindje ose ata qe dalin shume shpejt ka mundesi te behen shkak per demtimin e gjirit te nenes. Dalja e dhembeve me vonese, pas muajit te nente krijon shqetesim tek prinderit dhe eshte e drejte qe ata te keshillohen me mjekun. Ka raste kur ky fenomen eshte i lidhur me rakitin, me crregullime te kockave ose te disa gjendrrave te brendeshme.


Radha e daljes se dhembeve.

Ne shumicen e rasteve, ne femijet e shendetshem, nga muaji i 6-te deri ne muajin e 12-te dalin 8 dhembet preres. Qe jane kater poshte dhe kater lart. Se pari dalin dy dhembet preres te poshtem qe zene vendin qendror dhe pas tyre dalin dy te sipermit. Me pas dy preresit anesore te siperm dhe dy anesoret e poshtem. Nga muaji i 12-te deri ne muajin e 18-te dalin kater dhemballet e para, dy lart dhe dy poshte. Nga muaji i 12-te deri ne muajin e 24-t dalin kater dhembet e syrit. Nga muaji i 24-t deri ne muajin e 30-te dalin kater dhemballet e dyta. Ka raste kur nuk ndiqet kjo radhe dhe ky ndryshim mund te ndodhe pa ndonje shkak te vecante.


Rendesia e dhembeve per shendetin e femijes

Si dhembet e qumeshtit ashtu edhe dhembet e perhershem kane rendesi shume te madhe per shendetin e femijes. Dhembet kane veprimin e tyre kryesor per pertypjen dhe perpunimin e mire te ushqimeve. Veprimtaria e pertypjes fillon nga muajt e fundit te vitit te pare dhe vazhdon per gjithe jeten. Crregullimet, demtimet dhe semundjet e dhembeve pengojne perpunimin e tretjen e mire e te plote te ushqimeve dhe keshtu behen shkak per demtime te aparatit tretes dhe te gjithe organizmit. Crregullimet e dhembeve mund te pengojne te folurit qarte. Ato mund t'i japin fytyres pamje jo te hijshme, kjo gjendje verehet vecanerisht kur perputhja e dhembeve te siperm me ata te poshtmit nuk eshte e plote.


Kujdesi per dhembet

Kujdesi per dhembet fillon qe me dhembet e qumeshtit nga fundi i vitit te pare. Eshte e rendesishme te mesojme femijen te pertype mire ushqimet. Kur ushqimi permban sheqerna ose brumera eshte mire t'i japim ne fund nje sasi te vogel ushqimi qe pastron mire dhembet si p.sh. nje cope molle ose karote. Femijes mund t'ia pastrojme dhembet me nje garze te lagur me pak sode buke dhe eshte mire te mesohet she shplaje gojen pas cdo ushqyerje. duhet mesuar gjithashtu, pas vitit te dyte, te perdore furcen e dhembeve ne menyre korekte. Vecanerisht ne darke pastrimi i dhembeve eshte i domosdoshem per mirembajtjen e tyre.



ZHVILLIMI I TRUPIT TE FEMIJES

Jemi ndalur ne menyre te vecante mbi peshen e femijes, mbi gjatesine e tij, mbi madhesine e kokes dhe daljes se dhembeve. Te dhena e mesiperme mund te kapen dhe kuptohen me lehtesisht nga prinderit. Duke patur keto njohuri, prindi eshte ne gjendje te bashkepunoje me ngushte me mjekun dhe te kerkoje ne kohe ndihmen e tij. Zhvillimi normal i trupit te femijes ndodh kur zbatohet nje higjene e mire, kur ushqehet drejt, kur shfrytezohet ajri dhe drita e diellit, kur menjanohen ne kohe semundjet e ndryshme. Femija me zhvillim te mire ka peshe dhe gjatesi normale per moshen e tij, gjithashtu indet e buta i ka te mbushura. Keto shihen e preken tek kofshet dhe ne bark. Lekura eshte e paster dhe me ngjyre te gjalle. Ngjyra e gjalle vihet re dhe ne pjesen e brendeshme te gojes si dhe ne llapat e vesheve kur shihen kunder drites. Femija me zhvillim te mire e ka butin e kokes te hapur aq sa e lejon mosha e tij si dhe madhesi te rregullt te kokes. Rendesi per te vleresuar zhvillimin e femijes ka dhe oreksi i mire, te dalurit jashte ne rregull, tratja e plote e ushqimeve, gjumi i qete, qendresa e mjaftueshme kundrejt infeksioneve. Femija i zhvilluar mire ka gjithashtu gjalleri ne levizje, shikim te gjalle, kuptim dhe te folur ne kohe. Zhvillimi jo i mire i femijes ka shkaqe te ndryshme. Mund te themi ne pergjithesi se keta jane femije te mbajtur keq, pa higjene te mjaftueshme, pa shfrytezim te ajrit, te drites, te diellit e te levizjeve, pa ushqyerje te pershtatur per moshen; keta femije kane kaluar semundje te shpeshta ose te renda. Shkaqet mjekesore qe e cojne femijen ne prapambetje te zhvillimit fizik jane te shumta. Do te kujtojme mungesen e ushqimit ne sasi ose cilesi, tretjen e shfrytezimin e tij te pamjaftueshem, semundjet e zgjaturae te perseritura te rrugeve te frymemarrjes, te veshkave, te zemres, te melcise, te disa gjendrave te brendeshme si dhe semundjet ngjitese te shkaktuara nga mikrobet.



ZHVILLIMI I LEVIZJEVE, I TE KUPTUARIT DHE I TE MENDUARIT

Femija i porsalindur mban anesite e siperme dhe ato te poshtme pak te thyera dhe te tendosura kurse qafa eshte krejt e leshuar dhe perkulet sipas drejtimit qe i japim femijes. I porsalinduri kur nuk fle ben levizje te shumta si me krahet ashtu edhe me kembet por keto levizje nuk kane as qellim e as drejtim te caktuar. Pas lindjes foshnja eshte ne gjendje te thithe dhe te gelltise qumeshtin ose lengje te tjera. Por mundesia per te thithur dhe per te gelltitur flet per demtim te trurit te femijes. Kete mungese e kemi edhe ne femijet qe lindin me peshe te paket. Pas diteve te para i porsalinduri degjon zhurmat e forta. Ne rast se shkaktojme zhurme te papritur prane tij shohim se ai ben levizje te menjehereshme te te gjithe trupit.
NE MOSHEN NJE MUAJSHE foshnja eshte ne gjendje te shikoje dhe te degjoje zhurmat. Ai vazhdon te beje levizje te shpeshta me krahet dhe me kembet, duke mbajtur grushtet mbyllur e te shtrenguar. Ne rast se e vendosim te shtrire barkas, shohim se ai ben perpjekje per te ngritur koken.

NGA MOSHA DY DERI NE GJASHTE MUAJ, foshnja jo vetem shikon por edhe ndjek sendet qe i vihen dhe i levizin perpara syve. Ai gjithashtu fillon te dalloje njerezit qe qendrojne prane tij, buzeqesh, kap dhe mban sendet qe i vihen ne duar. Ne rast se behet zhurme drejton shikimin dhe koken nga vendi prej ku vjen zhurma. Pak nga pak gjate kesaj periudhe, levizjet e femijes nuk jane me te crregullta e te perseritura. Duart levizin me drejtim te caktuar per te kapur sendet qe i vihen perpara syve. Femija ngre dhe mban koken, kthehet dhe rrotullohet kur e leme te shtrire, qendron ndenjur kur eshte i mbeshtetur. Duart nuk i mban vazhdimisht te mberthyera por i liron, kap sende te ndryshme dhe i fut ne goje. Nga fundi i kesaj periudhe femija nxjerr disa tinguj si dhe disa rrokje te thjeshta si "ma", "ba". Keto aftesi foshnja i fiton pak nga pak. Kur verejme vonesa ne fitimin e ketyre aftesive duhet te marrim konsulte me mjekun.

NGA MUAJI I GJASHTE DERI NE MUAJIN E DYMBEDHJETE, zhvillimi i femijes si nga levizjet ashtu dhe nga ana psikike behet mjaft i shpejte. Shpejt femija qendron ndenjur pa mbeshtetje, zvarritet duke perdorur duart dhe kembet, perpiqet te ngrihet duke u mbeshtetur ne anet e rrethores ose te shtratit, ngul kembet ne toke. Nga muajt e funit te vitit femija qendron mire ne kembe kur eshte i mbeshtetur dhe perpiqet te beje hapat e para. Sendet qe ka ne dore ka mundesi t'i kaloje ne doren tjeter. gjate kesaj periudhe njeh dhe dallon mjaft mire njerezit e rrethit te tij, buzeqesh dhe qesh me kuptim. Shfaq qarte shenjat e kenaqesise dhe te hidherimit, qan per shkaqe shpesh te kuptueshme, shqipton me mire rrokjet dhe ndonje fjale te shkurter. Njekohesisht fillon te njohe kuptimin e disa fjaleve. Ne kete moshe, femija kap lojnat, i tund, i perplas. shika ndaj ushqimeve behet me e zhvilluar. Shpesh merr lugen per te cuar ushqimin ne goje. Ne rast se tregohet kujdes i mjaftueshem pas vitit, femija eshte ne gjendje te tregoje se kur do te kryeje nevojat.

RRETH MOSHES 18 MUAJSHE femija ecen me mjaft siguri, ngjit shkallet, luan me femije te tjere, njeh dhe perdor mjaft fjale dhe lidh fjali te thjeshta. Ushqehet vete me nje fare sigurie duke e shpene lugen me ushqim ne goje. Ne kete moshe ai tregon interes dhe shikon me vemendje figurat e librave, perdor lapsin dhe shenon vija te crregullta.

NGA MOSHA DY VJEC femija fiton pavaresi jo vetem duke levizur e ecur lirisht por njihet dhe me dhomen e orendite e ndryshme te shtepise. Ne kete moshe pasurohet fjalori me fjale e fjali te reja, madje behet kurioz dhe shtron pyetje. Prinderit njihen shume me mire me disa prirje qe paraqet femija si kenaqesia, pakenaqesia, kokefortesia, bindja etj.

NGA MOSHA DY DERI NE TRE VJEC femija njeh mire figurat e ndryshme ne libra dhe dallon ngjyrat kryesore. Ben pyetje te shumta dhe eshte ne gjendje t'i pergjigjet pyetjeve kur keto lidhen me sferen e jetes se tij. Kujtesa zhvillohet mire dhe arrin te ushqehet vete pa shume veshtiresi.

NGA VITI I TRETE DERI NE VITIN E GJASHTE zhvillimi i levizjeve i te kuptuarit dhe i te menduarit perparon dhe e ben femijen te afte te per te filluar shkollen dhe per te bere jete te pavarur.
Zhvillimi i levizjeve, i te kuptuarit i te menduarit, i te folurit, i kujteses, i sjelljeve ndryshon nga nje femije tek tjetri. Ne ato raste kur femija qendron gjate i vetmuar, i vecuar dhe ne pamundesi per te bere levizje te lira e te gjalla, zhvillimi i tij mbetet pas. Keshtu ndodh edhe kur femijes nuk i jepen lojna, kur nuk shikon buzeqeshje, kur nuk degjon fjale perkedhelese dhe kur ka lidhje te kufizuara me njerezit dhe ambjentin. Nenat e njohin mire rendesine e lidhjes me femijen. Ato i buzeqeshin, e perkedhelin, i kendojne, e marrin ne krahe, e mesojne te beje levizje, te qendroje ne kembe, te ece, te njohe njerezit dhe sendet qe e rrethojne. Ne zhvillimin e femijes ka ndikim edhe ushqyerja e tij. Truri qe merr ushqim te papershtatshem ose te pamjaftueshem ne sasi dhe ne cilese, zhvillohet me vonese. Per kete arsye duhet t'i kushtojme rendesi ushqyerjes se femijes per te bere te mundur zhvillimin normal.
Levizjet e lira qe femija ben vete, levizjet e thjeshta qe i bejne atij prinderit, pastrimi i rregullt, veshmbathja e pershtatshme, gjumi i mjaftueshem, shetitja ne ajer te paster, drita e dielli, veprojne jo vetem mbi zhvillimin motorik por edhe mbi zhvillimin psikik te femijes.
Demtimet e foshnjes gjate lindjes, frymemarrja e vonuar, semundjet qe prekin trurin, sistemin nervor dhe gjithe organizmin pengojne zhvillimin e rregullt e te plote te psikikes e te intelektit te femijes.

FRYMEMARRJET E PARA TE FEMIJES
Porsa del ne jete dhe shkeputet nga organizmi i nenes i porsalinduri fillon te qaje, te bertase me force. Kjo eshte shenja me e mire qe flet per gjallerimin e foshnjes. Nese pas lindjes foshnja nuk qan do te thote qe ka pengesa ne rruget e frymemarrjes. Ne kete rast kemi te bejme me asfiksi ose anoksi.


SHKAQET E ASFIKSISE

Ato jane nga me te ndryshmet. Me shpesh eshte prezente ne ato raste kur femija ka thithur mukus, gjak ose lengje te tjera gjate kalimit neper rruget e lindjes. Me rralle asfiksine e shohim kur femija eshte demtuar ose goditur ne tru, kur kerthiza eshte lidhur rreth qafes ose kur mushkerite dhe zemra nuk kane zhvillim normal. Femija me asfiksi nuk bertet, nuk merr fryme, ose merr fryme ne menyre te crregullt dhe te kufizuar. Ai duket i nxire ose i zbehte ne fytyre ose ne pjese e tjera te trupit. Asfiksia e zgjatur, me ngjyre te zbehte te lekures dhe pa levizje te gjalle shpesh perfundon ne vdekje ose ne demtime te renda te foshnjes.

SI VEPROHET
Futet nje tub gome(aspirator) ne goje, deri tek gryka dhe thithen lengjet qe mund te kene mbetur ne rruget e frymemarrjes. Kur lengjet kane kaluar poshte behet e nevojshme futja e nje tubi me te holle. Pasi lirohen rruget e frymemarrjes dhe femija reagon, pompohet ajer me nje aparat te vecante ne mushkerite e foshnjes. Te gjitha keto veprime behen duke mbajtur trupin e foshnjes te pjerret, me koken me poshte se trupi.


KERTHIZA

Menjehre pas lindjes behet lidhja dhe prerja e kerthizes. Ky veprim behet sapo kane pushuar rrahjet e saj. Cungu i kerthizes se prere lyhet me alkool dhe 1% jod. Me pas ngrihet lart per t'u fiksuar qe te mos levize. Kerthiza nese eshte e lagur ose e ndotur duhet mjekuar.


KUR BIE KERTHIZA

Cungu i kerthizes thahet pak e nga pak dhe shkeputet vete 5-10 dite pas lindjes. Tek unaza e kerthizes mbetet nje plage e vogel qe sherohet me kalimin e kohes. Deri sa te sherohet ajo duhet trajtuar me alkool dhe pudra. Nuk keshillohet te laget vendi i kerthizes pa u shkeputur.


KUJDES

Cungu i kerthizes si dhe plaga qe mbetet kur ajo bie, jane rruge nga mund te kalojne lehte infeksionet ne trupin e femijes. Eshte gabim trajtimi i kerthizes me lende te papershtatshme. Kur cungu i kerthizes mbetet i lagesht duhet bere kujdes. Nga kerthiza mund te kete edhe rrjedhje hemorragjie. Ndodh qe pas renies se cungut te kerthizes, ne plagen e vogel qe ka mbetur hapur, formohet nje ngritje e vogel, e skuqur si mish i huaj qe merr trajten e kerpudhes.Ne kete rast kemi te bejme me granulomen ose me kerpudhen e kerthizes e cila mjekohet me nitrat argjendi. Ne raste te avancuara infeksionesh, foshnja trajtohet me antibiotike.



Vazhdon...

Pjesen e pare te ketij materiali mund ta lexoni kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.