Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
U desh qe inteligjenca e njeriut te erresohesh nga Dashuria per ta quajtur te bukur kete sex me trup te vogel, me shpatulla te ngushta, me bel te gjere e me kembe te shkrutra; e gjithe bukuria e saj qendron, ne fakt, ne instinktin e dashurise.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 92 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Kuzhina :: Cheesecake
Postuar nga: Fiori

Kuzhina Ne kete artikull do te gjeni receta mbi menyren e gatimit te "cheesecake". Per ata qe nuk e njohin si embelsire : thone se fillimet e saj kjo lloj embelsire i ka ne New York, SHBA dhe eshte gatuar fillimisht nga ēifutet te cilet jetojne atje. Perberesi kryesor per kete embelsire eshte nje lloj djathi i bute. Megjithate ata te cilet nuk pelqejne djathin, nuk duhet te zhgenjehen nga emri i embelsires, pasi ne te vertete shijon shume ndryshe nga cdo lloj cope djathi qe ju mund te keni provuar ne jeten tuaj.

Cheesecake me ēokollatė

→Pėrbėrėsit

- 1¾ gota me biskota me ēokollatė
- 2 luge gjelle sheqer
- 1/3 gote me gjalpe ose margarine te shkrire
- 8 oz. ose 227gr cokollate te embel
- 2 veze
- 2/3 e gotes me shurup misri**
- 1½ luge kafeje me vanilje
- 450 gr. cream cheese*** te prere ne kube te vegjel dhe te zbutur.
-1/3 e gotes me krem buding****


→Pėrgatitja

Furra duhet te nxehet ne temperaturen 325ŗF ose 163ŗC.

Pasi ti keni therrmuar biskotat me cokollate, perzjeini ato me sheqer dhe gjalpe derisa te behen nje mase kompakte. Me pas kete mase shtrojeni ne nje tave me faqe te ngritura, duke shtypur masen (peten) pak ne anet e taves. Siperfaqja e taves do te sherbeje si baze per kekun, prandaj do zgjidhni nje ene jo shume te madhe ne siperfaqe.

Shkrini ne nje ene tjeter 170gr cokollate, duke e perzier here pas here, derisa te jete lengezuar e gjitha. Vendosni vezet, shurupin e misrit dhe krem budingun ne nje perzjerres me korrent ose mund ti perzieni me dore derisa masa te behet e bute. Kur masa te behet e bute vazhdoni te perzieni duke shtuar cream cheese. Pasi e gjithe kjo perzjerje te jete kthyer ne nje mase te vetme dhe te bute hidheni ate ne taven ku keni shtruar masen e pare (peten).

Piqeni rreth 50 deri 55 minuta. Me pas lereni te ftohet pak ne temperature dhome dhe futeni ne frigorifer per rreth 3 ore ose gjithe naten. Para se ta sherbeni shkrini pjesen e cokollates te cilen nuk e perdorem me lart (rreth 50 gr) dhe hidhjani siper kekut per zbukurim.



------
*cheesecake ose e shqiperuar kek djathi. Po e le ne anglisht pasi eshte embelsire amerikane. Shpeshhere embelsirat edhe pse ne gjuhe te huaja, mbajne emrat origjinale te vendit nga vijne.
**kjo nuk eshte e veshtire per tu gjetur ne USA, po nuk e di nese ka apo jo ne Shqiperi , nq se jo mund ta lini jashte recetes, pasi nuk inflyencon shume ne shijen e saj.
***krem djathi, eshte djathe i bardhe dhe i zbutur, i afrohet "pak" shijes se salces se kosit.
****i njejti kream qumeshti qe perdoret per krem buding (perzierje qumeshti dhe nisteshteje), ne USA shiten pako te vogla me krem te tille




Si te gatuash cheesecake limoni per 15 min
(Recete me pak kalori dhe karbohidrate.)


→Per petėn e poshtme duhen :

1/2 filxhani miell bajameje (pluhur bajameje)
1/2 filxhani lajthi te shtypura
1 luge kafeje splenda (sheqer pa kalori)
3/8 filxhani me gjalpe te shkrire


→Per mbushjen duhen :

8 oz Cream cheese -- 250gr
1 paktete jell-o (nga ato pa sheqer e me shije limoni)
(jell-o, jane paketa te gateshme kremi cokollate, budingu etj)
2 gota me "half and half"
(half and half = krem kafeje (i hidhet kafese per te zbutur shijen, pak a shume uje dhe krem qumeshti)


Perzje, perberesit per peten. Me pas shtroji ne fundin e nje tepsie, ose ene xhami, me diameter afersisht 23 cm. Lere tepsine ne frigorifer per 10-15 min te ngrije.

Gjate kesaj kohe perzje cream cheese derisa te zbutet. Pak nga pak i shto kremit te djathit, krem kafeje. Duke e trazuar (jo shume shpejt), shtoji kremin e limonit (budingun). Me pas hidh kete perzjerje mbi peten (qe tashme do kete ngrire), lerti te ngrijne te gjitha per pak minuta dhe me pas eshte gati per tu servirur.


Ju befshin mire ;) ...


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.