Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Allegoria eshte nje lloj genjeshtre te cilen erresira e saj e shpeton nga perbuzja.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Perplasja Nano-Meta ne takimin e kryesise se PSSH
Postuar nga: Albo

Politike Dje eshte mbledhur kryesia e partise socialiste ne Tirane per te diskutuar ne lidhje me nje liste shqetesimesh te ngritura disa dite me pare nga zv. kryeministri i vendit dhe ministri i jashtem, Z. Ilir Meta. Me poshte do te keni mundesi te njiheni me qendrimet qe kane mbajtur rivalet ne kete mbledhje qe edhe pse zgjati plot 6 ore, nuk arriti qe te sjelle konsensus midis paleve. Mbledhja do te vazhdoje diten e hene.

Kryesocialisti Nano shprehet se lėvizjet brenda PS synojnė qė tė largojnė nga kreu i partisė Fatos Nanon. Ai tha se ethet kongresuale nuk duhet tė cėnojnė garėn pėr zgjedhjet lokale, ndėrsa ka kėrkuar bashkėpunimin me opozitėn pėr vazhdimin e reformave

Nano: Konflikti synon humbjen e zgjedhjeve nga PS

Unė kam respektuar dhe do tė vazhdoj tė respektoj institucionet. Unė nuk mund tė sillem si drejtues i ndonjė fraksioni inekzistent, kur rreth 11 muaj mė parė me votat tuaja unė u zgjodha kryeministėr i vendit. Unė jam kryetari legjitim i PS dhe pėrfaqėsoj kėtė parti nė tė gjitha nivelet dhe aktivitetet

Gjergji Koja

Kryetari i Partisė Socialiste, njėkohėsisht edhe kryeministėr, Fatos Nano, ka sulmuar dje nė fjalėn e tij, kundėrshtarėt brenda PS-sė, ndėrsa ka kėrkuar njė ripėrtėrim tė marrėveshjes me opozitėn. Nano u shpreh dje nė mbledhjen e kryesisė sė partisė sė tij se lėvizjet brenda PS dhe naivitetet nuk synojnė asgjė tjetėr veē t'i marrin partinė Fatos Nanos. "Ethet kongresuale nuk duhet tė cėnojnė garėn pėr zgjedhjet e pushtetit vendor. Unė e kam thėnė dhe vazhdoj tė pėrsėris se ethet e kongresit tė fundvitit nuk duhet tė ndajnė socialistėt, tė krijojnė pėrēarje dhe naivitete nė PS", u shpreh Nano. Mė tej ai u shpreh se si kryeministėr i zgjedhur dhe i votuar nga forumet drejtuese tė PS dhe mė pas nga parlamenti nuk ishte futur pėr asnjė moment nė sherrnajėn e krijuar apo nė grackat e ngritura pėr sherre brenda apo jashtė institucioneve. "Unė kam respektuar dhe do tė vazhdoj tė respektoj institucionet. Unė nuk mund tė sillem si drejtues i ndonjė fraksioni inekzistent, kur rreth 11 muaj mė parė me votat tuaja unė u zgjodha kryeministėr i vendit. Unė jam kryetari legjitim i PS dhe pėrfaqėsoj kėtė parti nė tė gjitha nivelet dhe aktivitetet", u shpreh kryeministri Nano.

Mė tej nė fjalėn e tij kreu socialist ka kėrkuar solidaritet nė radhėt e PS dhe tė koalicionit qeverisės, duke shtuar se vetėm nė kėtė mėnyrė pozita mund tė rikonfirmojė veten si mazhorancė e vendit. "Zgjedhjet lokale tė tetorit po afrojnė, ndaj mbyllja e negociatave me partitė e koalicionit qeveritar si dhe aleancat e reja me parti tė tjera duhet tė mbyllen sa mė shpejt nė mėnyrė qė brenda korrikut ne tė pėrcaktojmė kandidatėt tanė pėr zgjedhjet lokale", u shpreh Nano. Pėrsa i takon pėrzgjedhjes sė kandidatėve, kryesocialisti u shpreh se tashmė ka ikur koha dhe kanė marrė fund metodat kur kandidatėt zgjidheshin mbi baza klienteliste apo njohjeje, duke menduar se pavarėsisht se cilėt kandidojnė, socialistėt do tė fitojė. "Vetėm neglizhenca nė zgjedhjet lokale mund tė na bėjė ne qė tė mos arrijmė objektivin tonė, qė ėshtė fitorja e kėtyre zgjedhjeve", u shpreh kryesocialisti. Duke komentuar qeverisjen e vendit, kryeministri tha se qeveria e tij ėshtė angazhuar plotėsisht nė reforma integruese, tė cilat bėnė tė mundur hapjen e negociatave dhe futėn vendin nė rrugėn e pakthyeshme tė integrimit euro-atlantik. "Unė si kryeministri juaj, i zgjedhur prej jush, drejtoj njė qeveri e cila pėr herė tė parė nė 12 vitet e fundit ka pėrpunuar programe pune", u shpreh Nano, duke shtuar se qeveria do tė vazhdojė tė thellojė reformat pasi ato sipas tij mbeten garanti kryesor jo vetėm pėr fitoren nė zgjedhjet e ardhshme, por edhe pėrsa i takon integrimit.


Nano i shtrin dorėn opozitės pėr bashkėpunim

Kreu socialist Nano u shpreh nė mbledhjen e kryesisė se bashkėpunimi me opozitėn duhet tė vazhdojė nė rrugė institucionale. Nano e ka interpretuar marrėveshjen e nėnshkruar mes pozitės dhe opozitės rreth njė vit mė parė, si njė arritje tė tijėn, duke shtuar se nė sajė tė kėsaj marrveshjeje, vendi drejtohet nga njė president konsensual, ndėrsa procesi i reformave ėshtė futur nė rrugėn e duhur. "Marrėveshja ėshtė reale edhe tani. Gjykoj se kjo marrėveshje duhet tė vazhdojė nė rrugė institucionale, pasi pėrmes saj ne do tė mund tė pėrmbushim tė gjitha reformat qė kėrkohen. Marrėveshja pozitė-opozitė gjithashtu mbylli me sukses reformėn zgjedhore, e cila ėshtė njė arritje dhe duhet vlerėsuar sė tepėrmi", u shpreh Nano. Mė tej ai u shpreh se gjatė qeverisjes sė tij tė drejtat demokratike tė opozitės, jo vetėm qė nuk janė cėnuar, por pėrkundrazi janė zgjeruar dhe do tė zgjerohen edhe nė tė ardhmen.


Nano kėrkon kompromis nė minutat e fundit

Kryeministri Fatos Nano dhe zv.kryeministri Ilir Meta kanė zhvilluar dje njė takim 8 minutėsh vetėm 5 orė pėrpara fillimit tė mbledhjes sė kryesisė sė PS-sė. Takimi i cili ėshtė kėrkuar nga kreu i qeverisė Nano, ka pasur nė qendėr tė vėmendjes mbledhjen e kryesisė, ndėrsa mes dy drejtuesve socialistė nuk ėshtė arritur asnjė lloj kompromisi. Vetė zv.kryeministri Meta, pas kėtij takimi, ka deklaruar se nuk ka ndėrmend tė bėjė pazare me askėnd pėr shqetėsimet qė ka ngritur. Nė deklaratėn e shkurtėr pėr mediat, Meta u shpreh se shqetėsimet qė ai ka ngritur nė letrėn qė i ka drejtuar kryesisė sė socialistėve, kanė tė bėjnė me procesin e reformave, si dhe me njė qeverisje mė tė mirė. "Shqetėsimet e mia kanė tė bėjnė me reformat, me pėrmirėsimin e qeverisjes, si dhe me shtimin e pėrgjegjėsisė sė institucioneve drejtuese tė PS-sė, institucione tė cilat duhet tė marrin mbi supe tė gjitha pėrgjegjėsitė qė u takojnė", u shpreh Meta. Nė deklaratėn e tij zv.kryeministri la tė kuptohej se kėto shqetėsime qė ka ngritur nuk do tė bėhen pjesė e pazareve mes klaneve tė ndryshme nė PS. "Nuk bėhet fjalė pėr kompromise apo pazare personale. Shqetėsimet e ngritura janė bėrė publike dhe kanė tė bėjnė me ēėshtje tė qeverisjes, nė tė gjitha nivelet. Mbi tė gjitha kanė tė bėjnė me mirėfunksionimin e forumeve dhe rritjen e pėrgjegjėsisė politike nė tė gjitha nivelet", u shpreh Meta. Ndėrkohė takimi mes dy drejtuesve socialistė ka qenė i tensionuar pėr faktin se zv.kryeministri ka kėrkuar qė letra e tij tė ishte nė qendėr tė vėmendjes sė mbledhjes sė kryesisė sė socialistėve. Burime tė afėrta me zv.kryeministrin konfirmojnė se, gjatė takimit, Meta ka kėmbėngulur qė shqetėsimet qė ai ka ngritur, tė mos renditen nė mbledhje nė pikėn e fundit si ēėshtje tė parėndėsishme, por tė hapin rendin e ditės. Burimet shprehen se njė gjė e tillė nuk ėshtė pranuar nga kreu i qeverisė, i cili mėsohet tė ketė kėrkuar nga Meta mbylljen e debatit brenda forumeve ose nė tė kundėrt mbajtjen e pėrgjegjėsive pėrpara forumeve mė tė larta tė partisė nė lidhje me situatat qė do tė krijohen nė partinė socialiste para zgjedhjeve lokale.


Nano-Meta shtojnė kontaktet me mbėshtetėsit

Periudha pėrpara mbledhjes sė kryesisė sė socialistėve ėshtė shoqėruar me kontakte mes dy drejtuesve socialistė, tė cilėt janė pėrgatitur dhe kanė testuar mbėshtetjen. Burime tė afėrta me kryeministrin Nano konfirmojnė se ky i fundit ka angazhuar stafin e tij tė ngushtė pėr tė mbajtur kontaktet me mbėshtetėsit e tij nė kryesi, ndėrsa mė aktivėt nė kėtė proces ka qenė shefi i kabinetit tė PS-sė Emin Barēi, si dhe grupi i kėshilltarėve tė Nanos nė kryeministri. Mendohet se nė kryesinė e PS-sė Nano ka si mbėshtetės 4 anėtarė nga 17 qė ka kryesia. Burimet shprehen se kontaktet janė pėrqėndruar me anėtarėt e kryesisė mbėshtetės tė kryeministrit. Po kėshtu zv.kryeministri Meta mėsohet se ka pasur kontakte tė vazhdueshme me mbėshtetėsit e tij nė kryesinė e socialistėve, ndėrsa tė dy rivalėt nė PS kanė kėrkuar mbėshtetje nga anėtarėt e kryesisė. Meta mendohet se ka 6 mbėshtetės nė kryesinė e socialistėve, ndėrsa mendohet se 5 anėtarė tė kryesisė do tė qėndrojnė neutralė, nėse pozicionet e tyre nuk kanė ndryshuar nga fakti se tre janė ministra nė kabinetin qeveritar.




Fjala e plotė e zv.kryeministrit Ilir Meta. Akuzat dhe kundėrakuzat nė kryesi

Fatos Nano nuk mund tė jetė mė kryeministėr qė bashkon socialistėt

Gjithė akuzat e Ilir Metės nė fjalimin para kryesisė dhe reagimet e tij pėr shqetėsimet e Perėndimit kundėr Fatos Nanos, marrėdhėniet e acaruara me shtypin, fenomeni Papadhima si dhe mungesa e transparencės qė po shoqėron procesin e privatizimit tė INSIG-ut, Telekomit etj.. Nė fund vlerėsimi se Fatos Nano nuk mund tė jetė mė kryeministėr qė bashkon socialistėt

E ndiej pėr detyrė tė sqaroj paraprakisht kėtė forum tė lartė, se vėnia nė lėvizje e kryesisė sė PSSH-sė, pėr tė analizuar ecurinė e qeverisjes sone, ėshtė shprehje e shqetėsimit tė thellė qytetar dhe politik, shprehje e reflektimit tė vazhdueshėm dhe e angazhimit tė plotė, pėr tė mos lejuar qė pushteti i socialistėvė tė transferohet nė duart e njerėzve tė cilėt nuk pėrfaqėsojnė vlerat tona dhe s'e meritojnė atė. Njė shqetėsim i tillė dhe vullneti pėr tė pėrmbysur praktikat joinstitucionale, jotransparente, abuziviste dhe korruptive ėshtė shumė herė mė thelbėsor sesa llogaritė meskine qė kalkulojnė mes pyetjeve se: Pse Zv.Kryeministri nuk ka folur me parė?, Pse tani?, Pse para zgjedhjeve?, Pėr ēfarė motivi? Po edhe Meta ka gabuar!, etj., si kėto. Dua t'ju siguroj se tė gjitha kėto i konsideroj si pseudo-shqetėsime, qė kėrkojnė tė shmangin vėmendjen nga thelbi i problemeve parimore qė kėrkoj tė trajtohen nė mėnyrė institucionale nga forumet e PSSH-sė. Dėshiroj tė jetė e qartė pėr tė gjithė, njėherė e pėrgjithmonė, se kėto "arsye" nuk mund tė mė ndalojnė, pėr tė ngritur zėrin me forcė nė forumet e partisė, pėr tė gjitha mangėsitė dhe defektet e qeverisjes dhe forcės sonė politike, qė rrezikojnė jo vetėm pushtetin e socialistėve, por mbi tė gjitha procesin e pakthyeshėm tė integrimit euroatlantik tė vendit. Asgjė nuk mund tė na ndalojė tė gjithėve bashkė, qė sa mė parė tė jetė e mundur, tė shfaqim vlerat tona mė tė mira konverguese, tė kurojmė ēdo gjė qė nė eksperiencėn tonė qeverisėse disa vjeēare nuk ka funksionuar nė mėnyrėn e duhur, me qėllim primar jo vetėm fitoren e zgjedhjeve tė afėrta lokale, por edhe pėrballimin me sukses tė mandatit tonė qeverisės dhe pėrshpejtimin e procesit integrues europian.


Shqetėsimet e Perėndimit nuk po merren seriozisht

Nė radhė tė parė unė jam i preokupuar pėr faktin qė qeverisja e muajve tė fundit ėshtė karakterizuar nga mungesa e pėrgjegjėsisė politike, pasojė kryesisht e qėndrimeve tė Kryetarit tė PSSH-sė dhe Kryeministrit sh.Fatos Nano.

Pėr tė qenė sa mė realist nė trajtimin e problemeve nė kėtė analizė, njė pjesė e mirė e vlerėsimeve lidhur me ecurinė e qeverisjes do tė mbėshtetet nė qėndrimin e institucioneve tė rėndėsishme ndėrkombėtare, tė shprehura nė raportet periodike tė Bashkimit Europian, Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore, FMN-sė, OSBE-sė, si edhe institucioneve tė tjera tė rėndėsishme, tė cilat na mbėshtesin dhe monitorojnė nė rrugėn e reformave. Pėrshkrimi i situatės politike dhe ekonomike nga kėto institucione nė shumicėn e rasteve ėshtė i ndryshėm, pėr tė mos thėnė i kundėrt nga situata "rozė" demagogjike qė pėrshkon fjalimet qeveritare. Kjo situatė nė raportin e muajit Mars tė kėtij viti tė BE-sė ėshtė karakterizuar me kėto fjalė: "...nė dymbėdhjetė muajt e fundit... reforma tė rėndėsishme kanė dėshtuar"(fq.3), nė raportin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, tė datės 7 Mars 2003 mbi Shqipėrinė ėshtė vlerėsuar se: "Politikbėrja mbetet e politizuar dhe qeverisja e dobėt" (fq.4), ndėrsa nė raportin e prezencės sė OSBE-sė theksohet se: "Pavarėsisht njė numri tė madh programesh tė mira, strategjish kombėtare dhe legjislacioni tė adoptuar, zbatimi ėshtė akoma ekstremisht i dobėt" (fq. 8).

Konkluzione tė tilla nuk janė nxjerrė apriori dhe nuk mund tė jenė rezultat i shtrembėrimeve mediatike, apo i kontributit tė individėve tė caktuar, qoftė edhe brenda radhėve tona pėr tė "diskredituar qeverisjen socialiste", siē ka dėshiruar shpesh t'i paraqesė Kryeministri, veēanėrisht pėrpara pretendimeve tė grupit parlamentar, por edhe pėrballė opinionit publik, por janė vlerėsime objektive tė situatės nė vend.

Eshtė e qartė pėr tė gjithė, se vlerėsime tė tilla kanė ardhur pas "spektakleve" nė dogana, ku nė njė vit janė emėruar e ēemėruar, pa asnjė kriter katėr drejtorė tė pėrgjithshėm tė kėtij institucioni, duke vendosur kėshtu njė rekord absolut negativ, qė kulmoi me "guximin" pėr tė emėruar nė kėtė post individė tė penalizuar mė parė, pėr vepra penale tė kryera nė fushėn e doganave. Kėto ndryshime janė shoqėruar me spastrime, pėr t'u hapur rrugė emėrimeve nepotike dhe aspak profesionale, nė tė gjitha nivelet e administratės doganore, tė cilat nė raportin e BE-sė, tė muajit Mars janė vlerėsuar si mė poshtė: "Nė verėn e vitit 2002, qeveria e re bėri njė numėr tė konsiderueshėm ndryshimesh nė poste tė rėndėsishme tė administratės doganore, pa marrė nė konsideratė procedurat detyruese ligjore, lidhur me burimet njerėzore dhe duke krijuar njė efekt destabilizues nė funksionimin e administratės doganore"(fq.22). B. Botėrore nė Aide-Memoire, tė Shkurtit 2003 ndėrsa u referohet problemeve nė administratėn publike, midis tė tjerave vėren se: "Zėvendėsimet e shpeshta nė personelin kyē, qė nuk mbulohet nga Ligji "Pėr statusin e nėpunėsit publik" (ku pėrfshihen edhe drejtorėt e pergjithshėm), janė bėrė pėrmes procedurave dhe nė rrethana te tilla, qė tė paktėn, ngrejnė dyshime rreth angazhimeve tė qeverisė pėr transparencė dhe meritokraci" (fq.12). Tė tilla veprime tė papėrgjegjshme kanė shkaktuar si pasojė tė drejtpėrdrejtė njė dėm jo tė vogėl nė arkėn e shtetit, pasi plani i te ardhurave pėr vitin 2002 ėshtė realizuar nė vetėm 92% tė tij, ose 10.5 miliardė lekė (rreth 80 milionė $) mė pak, pa pėrfshirė kėtu rreth 1.5 miliardė lekė tė arkėtuara nga taksa e rrugės sė Kosovės, qė shkuan pėr financimin e defiēitit buxhetor. Pėr shkak tė kėtyre rezultateve raporti i BE-sė, i cituar mė sipėr, thekson se: "Performanca e pėrgjithshme ekonomike ka renė poshtė parashikimeve... pėr arsye edhe tė performancės se pamjaftueshme tė doganave dhe administrates sė taksave" (fq.1). I njejti raport thekson gjithashtu se: "Pavarėsisht nga rritja e ndjeshme nė gjenerimin e tė ardhurave nė vitet e fundit, paraqitja nė mbledhjen e tė ardhurave pėr vitin 2002 ishte zhgenjyese" (fq.16). Raporti i FMN-sė, i sė njėjtės periudhė verėn se: "mbledhja e tė ardhurave ka qenė zhgėnjyese..." (fq.11).

Konkluzione tė tilla janė rezultat i njė "reforme" spastrimi nė tė gjitha nivelet e administratės publike, qėllimi i sė cilės reformė, ashtu siē do tė konkretizohet me poshtė ka qenė njė dhe i vetėm: t'i hapė rrugė krijimit nė administratėn shtetėrore tė strukturave informale nepotike, qė kanė vetėm njė qendėr komandimi. Ky proces jo vetėm qė nuk ka pyetur pėr kritere dhe kėrkesa tė ligjit, por as edhe pėr kėrkesat ultimative tė institucioneve ndėrkombėtare, pėr t'i dhėnė fund njė spastrimi tė tillė dhe emėrimeve tė reja nepotike, duke rrezikuar kėshtu vazhdimėsinė e reformės nė kėte fushė, e cila ka pėrbėrė njė nga arritjet me tė mėdha tė qeverisjes socialiste. Raporti i BE-sė, i cituar mė lart thekson se: "Ka patur progres, pėrsa i pėrket administratės publike, por ky progres ėshtė shkatėrruar fatkeqėsisht nga rastet e emėrimeve politike dhe nepotizmit nė njė numėr fushash tė rėndėsishme "(fq.2). Ndėrsa nė raportin e FMN-sė, vihet nė dukje se: "ndryshimet nė administratė kanė dėmtuar kapacitetet administrative dhe koordinimin mes hallkave tė shtetit" (fq.10).

Misioni i Bankės Botėrore i muajit Shkurt 2003, i ka kushtuar njė vėmendje tė madhe reformės nė kėtė fushė dhe nė materialin perfundimtar pasi jepen disa tė dhėna mbi shkeljet e ligjit, problemet nė legjislacion dhe emėrimet e dyshimta, thekson se: "Shkurt, ka arsye thelbėsore pėr t'u shqetėsuar mbi faktin nėse qeveria ėshtė plotėsisht e angazhuar pėr tė krijuar njė shėrbim civil vertet profesional, meritokratik, te depolitizuar. Deklarimet publike tė qeverisė... kanė dėshtuar qė ta shuajnė kėtė shqetėsim" (fq.11,12).

Njė qendrim i tillė i organizmave ndėrkombetare vjen si reflektim i situatės ekonomike nė tė cilėn kalon vendi, qė karakterizohet nga ulja e ritmeve tė zhvillimit, mosrealizimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat, mungesa e investimeve vendase dhe tė huaja, dėshtimi i procėsit te privatizimit, ngadalėsimi i reformave nė tė gjithė sektorėt dhe mbi tė gjitha, krijimi i nje klimė represive dhe arbirariteti ndaj biznesit, qė ėshtė shoqėruar nė shumė raste edhe me akte ekstreme. Raporti i BE-sė vlerėson se: "...njė ngadalėsim i dukshėm u vu re nė zhvillimin ekonomik pėr vitin 2002" (fq.13), dhe se: "Si rezultat i tė ardhurave tė pakėnaqeshme nga mbledhja e taksave, vėmendja e autoriteteve ėshtė zhvendosur nga pėrpjekjet pėr reforma drejt presionit te lartė mbi njė bazė relativisht tė vogėl tė taksapaguesve tė rregullt" (fq.17). FMN nga ana e saj, nė raportin e cituar me sipėr vlerėson se: "Rritja ekonomike mė e ulėt se mesatarja historike e parashikuar... Ka presion tė vazhdueshėm mbi taksapaguesit... Ka vonesė nė privatizim. Mbledhja e tė ardhurave ka qenė zhgėnjyese... Ka pasur rritje tė arbitraritetit mbi tatimpaguesit"(fq.7, 11). Tė gjitha keto kanė derivuar edhe njė sėrė pasojash nė zhvillimin e ekonomisė reale tė vendit. Kėshtu, investimet pėr vitin 2002 u realizuan vetėm nė 73 % tė programit dhe pėr 5 mujorin e parė tė kėtij viti nė masėn rreth 63 % tė planifikimit pėr periudhėn nė fjalė, ose mė pak se 20% e programit vjetor tė investimeve, duke venė nė rrezik jo vėtem vazhdimėsinė e njė sėrė projekteve tė rėndėsishme nė infrastrukturė, por edhe zhvillimin e ekonomise reale dhe zgjidhjen e problemeve sociale si dhe kredibilitetin e premtimeve tona elektorale. Gjithashtu, gjate kėsaj periudhė marrėdhėniet me biznesin janė karakterizuar nga konfliktualiteti dhe arbitrariteti, kryesisht si rezultat i subjektivizmit tė organeve tatimore dhe doganore, moszbatimit tė ligjit nė menyrė tė njejtė pėr tė gjitha subjektet pėr shkaqe aspak ligjore, nxitjes sė monopoleve nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė, si edhe paaftesisė sė struktuarave pėrkatesė shtetėrore. Njė situatė e tillė ėshtė reflektuar gjithashtu edhe nė rėnien e investimeve tė huaja direkte nė vend nė shifra te ulėta.


Mungon vullneti pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Keto vlerėsime janė edhe rezultat i mungesės sė vullnetit politik pėr tė luftuar realisht krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me politikėn, si edhe korrupsionin galopant, si dy nga problemet me tė medha qė rrezikojnė tė hedhin nė erė tė gjitha perpjekjet e shqiptarėve pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike tė standardeve europiane. Megjithė deklaratat e panumėrta pėr tė luftuar keto fenomene, rezultatet kanė treguar, se ky angazhim ka qenė i pamjaftueshėm dhe nė shumicėn e rasteve kjo lufte verbale ka pasur karakter preferencial, demagogjik dhe prapavijė te pastėr politike. "Faktet dhe argumentat", qe me parė pėrdoreshin plot patetizem nė tribunat politike, pėr tė luftuar individė tė ndryshėm nėn akuzėn e korrupsionit dhe pėr tė nxitur veprimin legal te institucioneve pėrgjegjėse, papritur nė tribuna te tjera politike u shndėrruan, si me magji nė "shpifje, gėrr-mėrre apo thashethemnaja tipike ballkanike". Si nė deklaratat e fundit tė udhėheqėsve tė BE-sė nė takimin e Selanikut, ashtu edhe nė qendrimet e mėparshme ėshtė bėrė e qartė, se rezultatet nė luften kundėr kėtyre fenomeneve do tė konsiderohen si kriter bazė pėr tė pėrcaktuar ecurinė e procesit integrues dhe i ėshtė bėrė thirrje qeverisė shqiptare pėr tė shumėfishuar pėrpjekjet nė luftėn kėtyre fenomeneve. Nė qendrimet e tyre zyrtarėt europiane janė shprehur se: "Korrupsioni i perhapur gjerėsisht dhe krimi i organizuar vazhdojne tė pėrbejnė njė rrezik serioz pėr stabilitetin dhe progresin e vendit"(fq.2 e raportit), dhe se: "Lufta kunder korrupsionit kėrkon angazhim te plotė dhe vullnet politik"(fq.6).

Thellimi i transparencės pėr vendimet me karakter ekonomik tė qeverisė, pėrbėn njė tjėtėr element tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr korrupsionit. Njė gjė e tillė ėshtė gjithashtu ė domosdoshme pėr tė rritur pėrgjegjėsinė tonė nė administrimin e fondeve dhe pronės publike. Praktika e paraqitjes sė projekt vendimeve tė rėndėsishme tė fushės ekonomike dhe financiare, nė minutat e fundit pėrpara mbledhjeve tė Kėshillit tė Ministrave duhet tė marrė fund. Shqyrtimi dhe miratimi pėrpara disa ditėsh i projekt vendimit "Per miratimin e raportit tė vlerėsimit pėr ēmimin e aksioneve tė INSIG-ut, dhe miratimin e termave tė transaksionit me BERZH dhe IFC", pėrben rastin mė flagrant ku kėrkesa pėr transparencė dhe pėr te ushtruar kompetencat ligjore nga anetarė tė qeverisė, u trajtua me arrogancė dhe mosperfillje, duke vėnė pikėpyetje tė medha mbi vetė procesin e privatizimit tė kėsaj shoqerie shumė tė rėndėsishme nė tregun financiar. Ndersa nė raste tė tilla kėrkohet t'i mbyllet goja edhe qeverisė vetėm dy vjet mė parė nė kėtė tryezė, Kryetari Nano kėrkonte qė asnje vendim pėr politikat ekonomike dhe privatizimin e sektorit strategjik tė mos miratohej nė qeveri, pa u miratuar mė parė nga Kryesia e PSSH-sė. Diskutime pa fund pati pėr privatizimin e Albtelekomit, se mos shitej lirė ndėrsa nė rastin e INSIG-ut ēmimi i aksioneve nuk ishte i hapur pėr qeverinė dhe jo mė pėr strukturat e Partisė.


Marrėdhėniet pushtet - media, konfliktuale

Pėr fat tė keq, gjatė kėsaj kohe marrėdhėniet pushtet-media janė karakterizuar nga konfliktualiteti, dėshira pėr t'i pėrdorur ato nė funksion te interesave personale, shantazhi dhe klientelizmi, duke shėnuar kėshtu momentin mė kritik tė kėtyre marrėdhėnieve qė nga Qershori 1997, kur socialistėt erdhėn nė pushtet edhe me premtimin e garantimit tė lirisė sė mediave. Rikthimi tė fjalori i vjetėr me bazė fadromat, pėr tė kėrcėnuar pronarėt e mediave dhe bizneset e tyre, i ka shndėrruar policitė e shtetit nė polici te shtypit. Organizata tė ndryshme ndėrkombėtare si: OSBE, Human Rights Watch, Kėshilli i Europės, por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, nė raportin mbi tė drejtat e njeriut, kanė shprehur me tone gjithmonė e mė tė larta, me fakte gjithmonė e mė te shumta, me argumenta gjithmonė e mė tė pakundėrshtueshme se qendrimi i qeverisė ndaj mediave po rrezikon realisht lirinė e shtypit nė Shqipėri. Kjo jo vetėm qė dėmton kredibilitetin tonė, si force politike, por po krijon paradokse tė tilla qė zjarrvėnėsit e dikurshėm tė shtypit tė shndėrrohen nė "luftėtare tė fjalės sė lirė".

Shqetėsimi ynė i pėrbashkėt me tė drejtė ka qenė dhe mbetet se si mund tė gjenden mekanizmat politike dhe administrative pėr t'u perballur me tė gjitha kėto tė vėrteta, se si shteti i sė drejtės mund t'u kundėrvihet me forcė fenomeneve negative, se si tė gjitha hallkat e qeverisjes sonė, ne qendėr dhe nė bazė, tė mund tė pėrmirėsojnė performancėn e tyre, se si elementet korruptive mund tė vihen pėrpara nje drejtesie tė vėrtetė, sė si kjo luftė duhet tė pėrfshijė tė gjitha kapacitetet e nevojshme tė shqiptarėve tė majtė apo te djathtė, nė pushtet apo nė opozitė, tė varur apo tė pavarur. Por pėrgjigja e z. Nano ndaj kėtij angazhimi, nė vend tė vlerėsimit serioz tė problemeve, nė mėnyrė direkte, apo indirekte ka qenė e qartė dhe e kuptueshme, se problemet pothuajse nuk ekzistojne, se vendi ka njė ritėm tė lartė zhvillimi ekonomik dhe se pretendimet pėr frenim tė ritmeve tė zhvillimit janė llogarira kafenesh, se Shqiperia nė kėto njėmbėdhjetė muaj ka arritur standartet mė tė larta te demokracisė, se investimet e buxhetit tė shtetit dhe tė huaja, nė shifra tė padėgjuara kurrė mė parė po realizohen nė kėto njėmbėdhjetė muaj nė sektorin publik dhe privat, se korrupsioni ėshtė duke dhėnė shpirt, sė krimi i organizuar ėshtė bėrė njė dorė, se trafiqet janė zhdukur, se reformat vazhdojnė suksesshėm nė gjithė gjerėsinė e tyre etj, etj. Njė qendrim i tillė ėshtė shumė larg pėrgjegjėsisė politike, qė ne socialistėt kemi shfaqur gjatė viteve qė kemi qeverisur vendin, por ne tė njejtėn kohė, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me frymėn e pėrgjegjėsise dhė seriozitetin qė kėrkon procesi i integrimit europian tė vendit.


Fenomeni Papadhima

Nė asnjė mėnyrė nuk dua qė nė kėtė analizė tė injoroj apo nėnvleftėsoj pėrpjekjet e tė gjithė shokėve nė parti dhe nė qeverisje, nė strukturat vendore dhe parlamentare, pėrfshirė edhe Kryeministrin, per tė ndryshuar njė realitet tė tillė, pėr tė miratuar legjislacion tė pėrshtatshėm dhe pėr tė nxitur pėrmirėsimin e qeverisjes, ashtu sikurse duhet tė pohoj se tė tilla pėrpjekje jane tė pamjaftueshme dhe do tė ngelen tė tilla, pėr aq kohė sa PSSH-ja pėrdoret si forum politik vetėm pėr interesa pushteti, pėr aq kohė sa forumet konsiderohen konstruktive dhe tė pėrgjegjshme vetėm kur heshtin, per aq kohė sa rregullat statutore dhe aktet e tjera tė miratuara prej nesh tė pėrdoren si detyruese vetėm pėr punėn e tė tjerėve, pėr aq kohė sa morali, parimet, qėndrimet politike tė rekomandohen si rregulla sjelljeje vetem pėr anėtarėt e thjeshte, pa pushtet tė PSSH-sė, pėr aq kohė sa militantėt tė jenė tė vlerėsuar vetėm pėr pjesėmarrjen e tyre nė mitingjet elektorale dhe nė komisionet zgjedhore, pėr aq kohė sa sjelljen dhe qėndrimin politik ta karakterizojė standardi i dyfishtė nė vlerėsimin e realitetit, nė pėrputhje mė interesat e ēastit.

Kjo analize natyrisht qė nuk do te fshijė menjėherė nga listat tona dhe tė ndėrkombėtarėve tė gjitha kėto probleme, por do tė vlejė shumė qė fenomeni Papadhima t'i perkasė sė kaluarės, qė zv.Ministrat, prefektėt dhe gjithė perfaqėsuesit politikė tė PSSH-sė tė pėrfaqėsojnė realisht vlerat mė tė mira intelektuale dhe profesionale tė PSSH-sė dhe shoqerisė civile dhe aspak antivlera, qė funksione tė tilla tė pėrdoren pėr tė ushtruar pushtetin politik, pėr tė marrė dhe zhvilluar pergjegjėsi institucionale e jo si shperblime pėr miq, shokė, apo si kompensime pėr detyrime personale tė sė kaluarės, pėr tė nxitur reformat ekonomike dhe pėr tė pėrmiresuar klimėn nė marrėdheniet me biznesin, pėr tė ndaluar spastrimin e administratės shtetėrore, sa herė ndėrrohen qeveritė, ministrat dhe drejtorėt tanė dhe pėr tė nxitur pėrdorimin e kritereve rreptėsisht profesionale nė emėrimet e tė gjitha niveleve, pėr tė trajtuar dhe ruajtur mė kujdes raportet e pėrfaqėsimit edhe tė shokėve tanė tė Veriut tė vendit, tė cilėt shpeshherė janė gjetur jashtė administratės, pėr tė vetmen arsye se nuk janė pjesė e rretheve miqėsore apo shoqėrore tė caktuara, pėr tė pėrmirėsuar raportet me mediat, pėr tė luftuar realisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, jo vetėm duke linēuar politikisht individė tė caktuar tė pambrojtur, por duke pėrmirėsuar legjislacionin e duke vėnė para drejtesisė fajtoret e vėrtetė. Kjo analizė le tė ndihmojė qė politikat e personalizmit tė pushtetit nga ana e sh.Nano, e shoqėruar me politikėn e depersonalizimit tė PSSH-sė dhe forumeve te saj tė marrė fund sa mė parė.


Pėrse dėshtoi Fatos Nano

Njė vit me parė unė u angazhova bashke me ju, per tė arritur njė kompromis qė do t'i sherbente stabilitetit tė vendit dhe tė mazhorancės qeverisėse. U ngrita mbi problemet e sė kaluarės dhe mbi luften e paprincipte qė zhvillohej kundėr qeverisė qė drejtoja, me qėllimin e vetėm qė t'i sherbeja kėtij stabiliteti. Paraqita doreheqjen nga posti i Kryeministrit tė vendit, nė menyrėn mė dinjitoze, edhe pse kisha mbėshtetjen e shumicės nė forumet e PSSH-se, rezultate nė qeverisje dhe mbėshtetjen e partnerėve ndėrkombėtarė. Pranova edhe gabimet e bėra gjatė kohės qė drejtoja qeverinė, nė disa emėrime me tendenca krahinaristė apo tė disa tė rinjve tė ardhur nga radhėt e FRESSH-it, qė nuk treguan pjekurinė dhe aftesinė e duhur ne detyrat qė morėn pėrsipėr dhe pėr tė cilėt vėtė FRESSH-i nė kongresin e fundit, me tė drejtė vendosi largimin e tyre nga strukturat e tij drejtuese. U ngrita mbi shpifjet personale qė m'u adresuan dhe shtriva dorėn e pajtimit pėr interesat e vendit dhe tė PSSH-sė. Pranova tė mbėshtes Kryeministrin, pa asnje kusht apo favor pėr mua apo "klanin" tim, i bėra tė qartė z.Nano se do tė mbėshtesja qeverinė edhe pa qenė pjesėtar i saj, me qellimin e vetėm qė tė kapėrcehej kriza e Presidentit dhe tė garantohej vazhdimėsia e qeverisjes socialiste, qė tė mos humbnim shansin e madh, per hapjen e negociatave tė Marrėveshjes sė Stabilizim Associmit, te cilat u shtynė pėr rreth njė vit per fajin tonė. Motivi kryesor qė ēoi nė krijimin e qeverisė Nano ishte krijimi i njė qeverie sa mė pėrfaqėsuese nga ana politike, ishte integrimi i figurave kryesore tė PSSH-se, rritja e pėrgjegjėsisė politike, rritja e mbeshtetjes politike pėr qeverinė duke ndjekur politikėn e pajtimit dhe integrimit tė tė gjithėve, rritjen e transparencės, rritjen e respektit pėr forumet partiake, mospėrsėritjen e gabimeve tė sė kaluarės, mospersonalizimin e pushtetit etj. Nė kėto 11 muaj, ju z.Nano nuk i shfrytėzuat kėto shanse pėr t'i bashkuar e respektuar tė gjithe, pėr tė forcuar unitetin e PSSH-sė e grupit tė saj parlamentar, pėr tė forcuar institucionet dhe pėrmirėsuar qeverisjen dhe pėr ketė pėrgjegjėsia ėshtė vetėm e juaja!

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.