Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen shpesh nga ata qė janė shumė tė uritur so shumė tė ngopur
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Nene Tereza mbledh yjet shqiptare ne Prishtine
Postuar nga: Albo

Feja Shenjterimi i Nene Terezes, mbledh yjet shqiptare
"Shen Tereza e shqiptareve" spektakli qe mblodhi ne sallen "1 Tetori" te Prishtines (Kosove), emrat me te te njohur te artit dhe kultures shqiptare ishte padyshim spektakli me i madh humanitar i organizuar ndonjehere ne trojet shqiptare.

I mbajtur ne Prishtine ne kuader te Maratones humanitare te iniciuar nga Shoqata e Bamiresise me vendqendrim ne Gjermani "Nene Tereza", pjesa e rendesishme e tij ishte lidhja direkte me studion e TV21 te Prishtines, ku emra te njohur te artit shqiptar priten per disa ore, telefonata nga shqiptare qe jetojne ne te gjitha anet e botes dhe qe e ndoqen kete spektakel drejterdrejt ne ekranin e TV21 dhe Televizionit Publik Shqiptar edhe ne vale satelitore. Nderkaq ndermjet ketij spektakli me regji te Vera Grabockes, u be publikimi i Maratones humanitare qe nisi ne oren 15:00 te dites se diel ne Prishtine dhe u mbyll ne oren 3:00 pas mesnate, te dites se hene. Dhuruesit e shumave qe do te shkojne ne ndihme te femijeve jetime dhe atyre te semure te Kosoves ishin te shumte, bene te ditur perfaqesues te Shoqates "Nene Tereza", te cilet se shpejti do te njoftojne per shifren ekzakte te te hollave qe jane ofruar gjate oreve te kesaj maratone telefonike". Rreth 20 emrave te njohur te artit qe prisnin telefonatat ne studion e TV 21 ne Prishtine, pas perfundimit te spektaklit iu shtuan emra te tjere te njohur si, regjisorja Vera Grabocka, Ardit Gjebrea, Kledi Kadiu, Elsa Lila, Igli Tare, Don Lush Gjergji (biograf i Nene Terezes), Merita Halili, Valbona Selimllari, etj. Spektakli qe u zhvillua ne kuader te shenjterimit te simbolit te miresise Tereza, mblodhi ne sallen " 1Tetori" te Prishtines (Kosove) pervec tyre, emra te njohur te artit dhe kultures shqiptare si; dirigjentin Eno Koco nga Londra, dy motrat Marina dhe Kristina Mallota 13 dhe 15 vjec (Los Anxhelos), shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, sopranon Inva Mula (Paris) kengetaren Nexhmije Pagarusha (Kosove), boksierin Luan Krasniqi (Kampion i Evropes), Igli Taren (futbollist shqiptar i cili luan me ekipin futbollit italian Brescia). Nje orkester simfonike me instrumentiste shqiptare dhe kosovare, kori i Akademise se Arteve te Bukura te Prishtines dhe Tiranes shoqeruan artistet qe performuan ne skene.

Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.