Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nė jetė ashtu si nė art e bukura gjarpėron me kthesa.
--- Edward Robert Bulwer-Lytton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Spektakli qe bashkon Shqiperine me Kosoven
Postuar nga: Albo

Feja Te dielen ne Prishtine, ne kuader te shenjterimit te Nene Terezes, organizohet spektakli i madh humanitar, ku do te jene te ftuar, emrat nder me te medhenjte e artit, kultures dhe sportit, ne te dy anet e kufirit. Nje shfaje qe do te transmetohet drejtpersedrejti, njeheresh nga Televizioni 21 ne Kosove dhe Televizioni Publik Shqiptar

TIRANE - Nje spektakel humanitar i titulluar "Shen Tereza e shqiptareve", do te organizohet kete te diele, me 22 qershor ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine. I cili shenon edhe fillimin e aktiviteteve qe do organizohen deri ne tetor te ketij viti, kur pritet te perfundoje shenjterimi i kesaj figure te madhe humanitare. Spektakli qe organizohet nga "Linda Association", "Jon music", Fondacioni "Nene Tereza" ne Gjermani dhe "Radiotelevizoni 21" ne Prishtine, pritet te mbledhe ne sallen "1 Tetori", me nje kapacitet 2 000 vende, emra te spikatur te kultures dhe artit shqiptar nga e gjithe hapesira mbareshqiptare ndersa do te transmetohet direkt nga Televizioni 21 (Kosove), dhe Televizioni Publik Shqiptar.

Vendin kryesor gjate ketij spektakli me permasa te medha dhe i pari i ketij lloji qe organizohet ne hapesiren mbareshqiptare do ta zere maratona humanitare, ne menyre qe te gjithe pjesmarresit ta ndiejne veten, "misionare te Nene Terezes". Per kete, pjesmarresit do t'u pergjigjen telefonatave humanitare, ku njerezit do te japin ndihmesen e tyre qe do te shkoje ne ndihme te femijeve ne nevoje te Kosoves (te vobektit, femije qe vuajne nga leucemia, talasemia, apo semundje te ndryshme, kurimi i te cilave kushton).

Ne skenografine e realizuar nga Bashkim Zahaj, ne qender do jete koka e Nene Terezes dhe disa qirinj gjigante me flake te vazhdueshme. Para saj do vendoset nje orkester simfonike me instrumentiste shqiptare dhe kosovare, kori i Akademise se Arteve te Bukura te Prishtines dhe Tiranes, te cilet do te shoqerojne artistet qe do te performojne.

Nderkaq nder elementet e spektaklit vecohen disa, pohuan organizatore te spektaklit. Kengetarja Elsa Lila do te kendoje nje kenge shqip, Inva Mula do te interpretoje "Ave Maria" dhe nje duet te realizuar per kete koncert me kengetarin Ardit Gjebrea, balerinet Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromanit do te realizojne nje duet mbi kengen "Te dua" kenduar nga Ardit Gjebrea dhe Inva Mula, etj. Koncerti me regji te Vera Grabockes dhe skenar te Pandi Lacos do te prezantohet nga kantautori Gjebrea.

Qe nga viti 1997 kur "gjeniu i meshires njerezore" me origjine shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nene Tereza mbylli syte ne moshen 87 vjecare ne Kalkute, perulja perpara saj kerkonte nje shenjt. Nje vit me pare Papa Gjon Pali II-te nisi procesin e lumturimit te Nene Terezes, humanistes se madhe te shekullit XX-te, pas nenshkrimit te dy dekreteve, ate te "virtyteve heroike" qe ka ushtruar gjate jetes se saj besimtarja shqiptare dhe pranimit te vertetesise se nje mrekullie te Nene Terezes; sherimin ne vitin 1998 te nje gruaje te re indiane nga Kalkuta, e prekur nga semundja e kancerit.

Nene Tereza, nje grua shtatvogel, lindi ne 26 Gusht te vitit 1910 ne Shkup (Maqedoni). Ajo ia kushtoi gjithe jeten e saj, "te varferve me te varfer" ne Indi dhe bote. Krijuese e urdhrit te misionareve te Bamiresise se Kalkutes dhe fituese e cmimit Nobel te paqes, urdhri i saj i themeluar ne vitin 1950 ne Kalkute numeron sot mbi 4 000 besimtare ne me shume se 120 vende, qe sebqashku me te gjithe shqiptaret, presim me padurim diten e shenjterimit te saj.

ATSH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.