Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Varrezat jane portofole, ku cdo vlere humane e vendosur ne to, reduktohet ne zero.
--- Forneret

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Gjuha :: Shkrimi mė i vjetėr Shqip gjendet nė Romė
Postuar nga: Skampa

Gjuha Dėshmia e Mithat Frashėrit e shkruar nė vitin 1928 nė revistėn "Diturija" lidhur me shkrimin mė tė vjetėr tė shqipes qė e dispononte Dom Safronio Gassisi. Deri mė sot shkrimi mė i vjetėr i gjuhės shqipe ėshtė konsideruar "Meshari" i Gjon Buzukut i shkruar nė vitin 1462.

Rreth shkrimit mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe ka pasur edhe mjaft teza e versione tė tjera, qė e paraqesin atė nė njė kohė mė tė hershme, pėrpara MESHARIT. Njėri prej atyre studiuesve ka qenė dhe Mithat Frashėri, personalitet tepėr i njohur nė lėmin e letrave shqipe, i cili nė njė shkrim tė tijin tė botuar nė Revistėn DITURIJA tė vitit 1928, ka shkruar se gjatė njė vizite qė ai kishte bėrė tek njė miku i tij italian me banim nė Romė, ai i kishte treguar njė libėr tė vjetėr tė fillim shekullit tė XIV nė gjuhėn bizantine greke, ku gjendeshin edhe disa faqe nė gjuhėn shqipe. Kėtė shkrim tė Mithat Frashėrit ne po e botojmė tė plotė mė poshtė.

MĖ I VJETRI SHKRIM SHQIP

Nė Nr.1 faqe 4 dhe 5 tė DITURISĖ sė botuar nė Bukuresht, kishim rrėfyer nė njė artikull tė titulluar MĖ TĖ VJETRĖT SHKRIME SHQIP atė qė donim mbi dy radhė nė gjuhė shqipe, zbuluar nė njė dorėshkrim tė vjetėr prej historianit Nicolae Jorga. Gjejmė sot mbi kėtė gjurmė tė ēmueshme pėr neve njė artikull prej profesorit Mario Roques tek e pėrkohshmja Romania e Parisit (nr. 205-206, janvier-avril 1926, faqe 162-164), me faksimilen e faqeve tė dorėshkrimit qė mbajnė fjalėt shqipe. Po japim kėtu pėrkthimin e shkrimeve si dhe reproduktimin e manuskriptit, klishenė e tė cilit pati mirėsinė tė na e dėrgojė vetė z. Mario Roques:

Z. N. Jorga ka pasur fatin e lumtur tė zbulojė disa vjet mė parė, njė dorėshkrim latin tė Laurentianės, nė Firence, mė tė vjetrin dokument tė gjuhės shqipe tė njohur gjermė sot, mjerisht fort i shkurtėr, dhe e botoi nė serinė e katėrt tė veprės sė tij ‘Notes et extraits pour servir a l'Historie des croisades au Xve siecle’ (Bucarest, 1915) faqe 195. Miku im i palodhur Pio Rajna, pati obligjencėn (detyrimin-red) tė mė dėrgojė fotografinė e kėtij dokumenti dhe disa shėnime plotėsonjėse mbi dorėshkrimin nė tė cilėn ėshtė ruajtur. Kujtojmė se botimi i tyre kėtu do t'u hyjė nė punė romanistėve dhe albanologėve. Dorėshkrimi (Ashburnham 1167 e Laurentianės) ėshtė i vogėl nė 8 (200x140 milimetra), 37 fletėsh prej pergamenti fort tė bukur, pa ndonjė shėnim nga vjen, po kuptohet se do tė jetė nga Durrėsi, i shkruar nė shekull tė XVI-tė, dhe sido qė tė jetė mė parė se 14 qershor 1503, data e dokumentit mė tė ri qė ėshtė reproduktuar nė tė. Ky dorėshkrim mban kopjet e disa copave tė ndryshme nga shekulli i XII-tė gjer te i XVI-tė, fort interesante pėr historinė e bregut lindor tė Adriatikut. Nė krye tė volumit janė ‘Constitutiones, Ordinationes et Statuta’ (fletė 3 rekto-9 rekto) tė botuar prej ‘Paulus Angelus, Miseratione divina Archiepiscopus Dirrachiensis et Illiricae Regionis… in Ecclesia Sancte Trinitatis de Emathia Anno Dni. M.ccc. Ixij, indictione Decima, Die vero lune octava mensis Novembris’, pėr tė vėnė rregull nė ‘defectibus complurimis’, qė kishte vėrejtur nė njė vizitė baritore qė kishte bėrė. Nė fund tė fletės sė tretė dhe nė krye tė sė katėrtės, gjendet njė instruksion relativ me pagėzimin, me formulėn shqipe tė kėtij sakramenti.

Po japim kėtu reproduktimin fotografik. Sikundėr qė po shihet, shkrimi, qė ėshtė fort i kujdesuar, nuk le asnjė dyshim mbi kėtė tekst tė motit 1462, qė mund tė shkruhet duke ndarė fjalėt: UN TE PAGHESONT PR'EMENIT ATIT E T'BIRIT E T'SPERTIT SENIT. Kjo mėnyrė kėndimi ėshtė dhe ajo qė ka dhėnė edhe z. Jorga, pėrveē njė pike dhe njė tė ndame fjalėsh: fjala e fundit ka qenė kėnduar ose shtypur ‘semt’, por kėndimi ‘senit’ ėshtė i padyshimshėm dhe pėrfaqėson mė besnikėrisht formėn shqiptare me njė qė korrespondon me sanctus, SHENJT ose sheji.

RĖNDĖSIA E SHKRIMIT

S'ka dyshim se hazardi (rastėsia-red) qė i shėrbeu kaq lumtėrisht z. Jorga nė zbulim tė njė dokumenti tė hershėm, do tė na ndihmojė qė tė gjejmė gjurma tė rrojtjes sonė edhe mė tė vjetra akoma. Do tė shėnoj kėtu, duke profituar nga rasti qė mė jep ky artikull dhe duke shpresuar se njė tjatėr do tė jetė mbase mė i lumtur se unė, ekzistencėn e njė dokumenti mė tė moēėm akoma: Mė 1919, nė njė vizitė qė bėra nė manastir Grottaferrata afėr Romės, i ndjeri Dom Safronio Gassisi, duke mė rrėfyer bibliotekėn e konventit, nxorri njė kodeks mbi pergamene nga dollapi mė tė djathtė duke hyrė nga dera, nė dhomė tė dorėshkrimeve: ishte njė libėr qė miku im e kujtonte tė mezit tė parė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, nė gjuhė greqishte. Po nė tė kishte njė faqe e gjysėm tekst shqip. Desha tė nxjerr njė kopie tė asaj cope ose ta fotografoj; Sofranio Gassisi mė tha se pėr tė sė shpejti do tė botonte njė studim mbi tė. Qė atėhere mė nuk mė ra udha tė vete nė Romė, veēse pėr tė kėmbyer trenin dhe s'kam ndonjė tjatėr tė re jashtė atyreve qė mė ka shkruar Sofronio duke pėrsėritur premtimin se do ta botojė copėn qė na prek dhe na intereson kaq shumė. Mjerisht kallogjeri simpatik vdiq mė 1922 dhe dokumenti (qė mbase ėshtė dhe njė shekull mė i vjetėr se ay i Laurentianės) po rri nė gjumė. Desha qė ta shpėtoj prej vdekjes duke lajmėruar ata qė nuk tremben nga punimi.

Gazeta Shqiptare
11 qershor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.