Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Ceshtje Kombetare :: Pavarėsia e Kosovės, jo mė tabu pėr evropianėt
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nėse deri para pak kohėsh, zyrtarėt evropianė vinin pikėpyetjen mbi pavarėsinė e Kosovės, ata e kanė kapėrcyer tashmė kėtė etapė dhe flasin pėr rrugėn e arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Erisa Zykaj
korrespondente nga Brukseli


Mbledhja e Brukselit, qė nuk ėshtė zhvilluar pėr tė shqyrtuar statusin e Kosovės, ka treguar se kjo ēėshtje ėshtė njė nga shqetėsimet kryesore tė europarlamentarėve tė Komisionit tė Punėve tė jashtme, tė cilėt kanė pritur presidentin e Kosovės Rugova, kryeadministratorin e Kombeve tė Bashkuara Steiner dhe ministrin e minoritetit serb Torovic. Nė kėtė mbledhje, eurodeputetė J. Svoboda kanė mbėshtetur me plot gojėn Kosovėn e pavarur, duke i kėrkuar presidentit Rugova mėnyrėn me tė cilėn do tė arrihet kjo pavarėsi. "Lideri i Kosovės ka thėnė se pėr tė njohur pavarėsinė e saj mund tė gjenden mėnyra tė ndryshme, duke privilegjuar dukshėm mbajtjen e njė konference ndėrkombėtare." "Nė kėtė konferencė pėrfaqėsues tė Bashkimit Evropian, tė Shteteve tė Bashkuara tė A merikės, si edhe tė Beogradit duhet tė njohin pavarėsinė e Kosovės, pasi ky ėshtė njė realitet i pamohueshėm. Kosova nuk mund tė lihet mėnjanė si njė ishull i izoluar" ėshtė shprehur Rugova.

Ai nuk ka bėrė komente nė lidhje me lajmin, sipas tė cilit shqiptarėt e Kosovės kanė ndėrmend tė kėrkojnė pavarėsinė para fundit tė vitit, lajm qė ėshtė botuar nė njė nga gazetat greke. "Unė nuk i komentoj gazetat" ėshtė pėrgjigjur Rugova, duke pėrsėritur se ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės duhet zgjidhur nėpėrmjet njė konference tė nivelit ndėrkombėtar. "Njohja zyrtare e pavarėsisė sė Kosovės do tė kontribuojė nė shuarjen e shumė frikėve tė tjera siē ėshtė dhe problemi i integrimit tė minoriteteve tė ndryshme nė Kosovė, pasi ata do tė pranohen shumė mė lehtė nga shumica e popullatės sė Kosovės," - ka deklaruar Rugova. Sipas tij dhe eurodeputetėve tė tjerė tė cilėt kanė ndėrhyrė nė diskutim, zgjidhja e statusit nuk duhet tė vonohet pėr shumė kohė.

Ibrahim Rugova e ka zhvilluar edhe mė tepėr kėtė fakt, duke thėnė se shpreson qė Evropa dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė mbajnė tė njėjtin qėndrim pėr kėtė problem. Kėtė Rugova e ka theksuar, pasi propozimet e shtetit amerikan pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės janė mė tė pėrparuara se ato tė Bashkimit Evropian. Kėshtu, eurodeputeti Langedijk ka pyetur kryeadministratorin Michael Steiner nė lidhje me deklaratat e shtetit amerikan pėr shqyrtimin e ēėshtjes sė statusit pas zgjidhjes sė problemit tė kthimit tė refugjatėve nė Kosovė. "Kjo deklaratė nxjerr nė pah se ēėshtja e statusit tė Kosovės mund tė fillojė tė diskutohet pas plotėsimit tė disa kėrkesave ndėr tė cilat bėn pjesė edhe ajo e kthimit tė refugjatėve. Edhe pėrfaqėsuesit e shtetit amerikan mendojnė se aktualisht kushtet nuk janė pjekur ende dhe se duhen arritur rezultate konkrete nė disa fusha pėrpara zgjidhje sė statusit" ka thėnė Michael Steiner. Ai ka pėrsėritur moton e tij tė preferuar "Standarde para statusit", duke i mėshuar edhe njė herė faktit se pėr tė kėrkuar pavarėsinė, Kosova duhet tė pėrmbushė mė parė kriteret nė nivelin e stabilitetit, tė demokracisė dhe tė ekonomisė.

Mė shumė ndihmė pėr Kosovėn

Kryeadministratoiri i Kosovės Michael Steiner ka paraqitur njė tablo tė pėrgjithshme tė situatės aktuale nė Kosovė, duke prekur kėshtu pikat mė kryesore tė veprimtarisė jetėsore. Nė kėtė drejtim, ai ka folur nė mėnyrė shumė pozitive pėr modernizimin e policisė nė Kosovė dhe pėr rezultatet e mira qė janė arritur nė drejtim tė luftės ndaj kriminalitetit. Nga ana tjetėr, ai ka pėrmendur pėrpjekjet qė janė bėrė kohėt e fundit pėr zhvillimin e administratės, apo pėr ekzistencėn e njė sistemi monetar stabėl nė Kosovės. "Por edhe me rezultatet e arritura deri tani, kėrkohen mė shumė pėrpjekje pothuajse nė tė gjitha fushat e jetės nė Kosovė" ėshtė shprehur Steiner. Ai ka pėrmendur si problemi kryesor nė Kosovė papunėsinė.

"Nė Kosovė 57% e popullsisė ėshtė e papunė. Djemtė apo vajzat e reja nė moshė tetėmbėdhjetė vjeēare nuk gjejnė punė, por edhe nė rastin kur ata e arrijnė njė gjė tė tillė, ata paguhen rreth 220 euro nė muaj" ka thėnė Steiner. Sipas tij ky ėshtė njė fakt i trishtueshėm, pasi rinia nė Kosovė nuk gjendet pėrpara njė perspektive optimiste. "Kėshtu qė ose Bashkimi Evropian do tė pėrkujdeset pėr tė sjellė nė Kosovė standardet evropiane, ose tė r injtė kosovarė do tė vėrshojnė nė Evropė" ka thėnė Steiner. Ai e ka vėnė theksin disa herė nė problemin e papunėsisė, duke thėnė se nė njė shtet evropian, njė pėrqindje e tillė papunėsie do tė ishte njė katastrofė e vėrtetė.

Dy problemet e tjera nė tė cilat ėshtė ndalur Steiner ka qėnė ai i multnietnicitetit dhe kthimit tė refugjatėve. Ai ka thėnė parpara Komisionit tė punėve tė jashtme se pjesėmarrja e minoriteteteve ėshtė deri nė 20% nė nivelin e qeverisė dhe parlamentit, ashtu si dhe 50% nė policinė funksionuese nė Kosovė. "Por qėllimi pėr tė realizuar njė Kosovė multietnike deri tani nuk ėshtė i kėnaqshėm" ka thėnė hapur Stenier, duke shpjeguar se shumica e banorėve tė Kosovės dhe minoritetet duhet tė mėsojnė tė jetojnė sė bashku. Ai ka folur me tė njėjtat tone dhe pėr problemin e kthimit tė refugjatėve, duke thėnė se ky proces ėshtė kryer me ritme shumė tė ngadalta, pasi ėshtė njė proces shumė i kushtueshėm. "Ne e kemi strukturėn pėr kthimin e refugjatėve, por Bashkimi Evropian duhet tė na ndihmojė nė kėtė drejtim, pasi ne nuk kemi fondet e duhura. BE na ka premtuar nė nėntor 37,5 milion euro pėr kthimin e refugjatėve dhe ne kemi nevojė pėr kėtė ndihmė" ka thėnė Steiner. Ministri i minoritetit serb ka thėnė se ai shpreson qė nė ardhmen tė bėhen mė shumė pėrpjekje pėr integrimin e vėrtetė tė minoriteteve nė Kosovė, pasi deri tani janė bėrė disa hapa, por mbetet ende pėr tė bėrė. "Jashtė Kosovės pret njė numėr i konsiderueshėm i minoriteteve tė cilėt presin tė kthehen nė shtėpitė e tyre" ka thėnė ai.

Michael Steiner ka folur mė tutje pėr luftėn ndaj krimit tė organizuar, duke thėnė se edhe pse deri tani janė bėrė shumė pėrpjekje nė kėtė drejtim, rasti i fundit i vrasjes sė tre anėtarėve tė njė familje serbe tregon se Kosova nuk ėshtė ende multietnike.

Pėrsa i pėrket procesit tė privatizimit, kryeadministratori Michael Steiner ka shpjeguar, se mėnyra qė ėshtė zgjedhur pėr tė ruajtur tė drejtat e pronėsisė nė Kosovė ėshtė studiuar gjatė nga juristėt mė tė mirė botėrorė. "Ne kemi kėrkuar ndihmėn e specialistėve tė Komisionit Evropian apo tė Bankės Botėrore dhe na janė dashur plot tre vjet qė tė gjejmė mėnyrėn se si mund tė zhvillohej procesi i privatizimit, duke pėrdorur njė agjenci besimi.

I pyetur nga kryetarja e Komisionit tė jashėtm pėr Evropėn Juglindore Doris Pack pėr pėrsenė e ekzistencės sė agjensisė sė besimit nė Kosovė, Steiner ėshtė pėrgjigjur se pėrpara se tė krijohej kjo agjenci nė Kosovė kanė falimentuar plot 400 ndėrmarrje tė vogla dhe tashmė kanė mbetur vetėm 100, tė cilat mund tė shpėtohen. "Ky fond besimi ėshtė krijuar pėr pronarėt e ardhshėm ose ndryshe pėr pronarėt eventualė, pasi nuk ka asnjė investitor qė tė blejė tokat. Kėshtu qė kur tė vijė momenti pėr privatizimin, paratė janė aty" ka shpjeguar Steiner.


Njė president optimist

Ndėrkohė qė kryeadministratori Steiner ka servirur anėt mė problematike tė situatės nė Kosovė, Presidenti Ibrahim Rugova ka transmetuar njė imazh mė pozitiv aktual tė Kosovės. Ai u ka thėnė eurodeputetėve tė Komisionit tė jashtėm tė Parlamentit Evropian se Kosova nė kėto katėr vjet ka njohur progrese dhe se ajo tashmė e ka kaluar fazėn e emergjencės. "Nė mėnyrė tė veēantė siguria publike ėshtė rritur nė mėnyrė tė dukshme nė Kosovė, nė sajė tė tė gjitha organizmave ndėrkombėtarė, tė cilėt operojnė nė Kosovė" ėshtė shprehur presidenti Rugova. Ai ka thėnė se policia nė Kosovė ka dhėnė rezultate shumė tė mira nė drejtim tė luftės ndaj kriminalitetit. Ai ka thėnė gjithashtu se Kuvendi i Kosovės dhe qeveria e saj e kanė kaluar provėn e parė dhe se ato kanė treguar se funksionojnė nė mėnyrė normale. "Minoritetet marrin pjesė si nė Parlamentin e Kosovės, ashtu edhe nė qeveri, ashtu siē ata marrin pjesė nė pushtetin lokal" ka thėnė Rugova. Sipas tij, edhe procesi i privatizimit ėshtė duke ecur pozitivisht. "Kosova ka hyrė nė jetėn normale, ajo pėrjeton tolerancėn dhe shpreson qė tė integrohet sa mė shpejt nė Bashkimin Evropian dhe NATO-n ėshtė shprehur Rugova.

Michael Steiner ka pėrfituar nga rasti i kėtij takimi pėr tė deklaruar se ai do tė marrė pjesė nė samitin e Selanikut sė bashku me njė delegacion multietnik tė Kosovės. Ai ka folur edhe pėr mundėsinė e njė takimi tė pėrveēėm midis pėrfaqėsuesve serbė dhe kosovarė gjatė samitit tė Selanikut.

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.