Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vemendja eshte dalta e kujteses.
--- Duc de Levis

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Art :: Drita Pelingu: Lamtumirė karrierės artistike
Postuar nga: Albo

Art Rrėfen aktorja: “Me rolin e njė nėne dhe vėnien nė skenė tė dramės “Hijet”, do tė mbyll karrierėn time artistike”. I pėrgjigjet edhe pyetjeve tė pyetėsorit tonė.

Nė moshėn 77 -vjeēare, aktorja Pelingu vendos tė ndahet nga skena si regjisore

Belina Budini

Emocionalisht tė trazuar, nė moshėn 77 -vjeēare, aktoren me njė karrierė 57 -vjeēare, Drita Pelingu, e gjen gjithnjė mes Teatrit Kombėtar dhe Akademisė sė Arteve. Ndėrsa pėrgatit lamtumirėn e vet me skenėn (rolin e fundit nė teatėr dhe vėnien nė skenė tė njė drame klasike), ajo vijon tė japė leksione mjeshtėrie aktoriale nė Akademinė e Arteve, ku ėshtė rikthyer pas njė shkėputje dyvjeēare. Nuk lė mangut asgjė nė look-un e saj prej zonje tė sofistikuar, por ēantės sė saj tė dorės veē pasqyrės nuk i ndahet mė as njė kokėrr e verdhė e vogėl, Adorat pėr tė kuruar sėmundjen. Nė faza tė ndryshme tė jetės sė saj pyetėsorit tonė do t’i kishte dhėnė tė tjera pėrgjigje, ajo vetė e pranon kėtė. Dikur tek njė mashkull nuk vėrente cilėsitė qė sheh tani, edhe tė qeshurat nuk i kishte kaq tė kursyera, heronjtė atėkohė, ndoshta, nuk ishin bėrė ende telef, dhe sigurisht inventarin e pengjeve nuk e kishte pėrpiluar akoma. I vjen mė tepėr keq pėr ata artistė qė i ka mbuluar pluhuri i harresės (ndėr tė cilėt edhe bashkėshorti i saj, Hysen Pelingu, muzikant dhe artist i merituar). Karrierėn e saj si aktore e ka nisur nė 1946 nė krah tė bashkėshortit tė vet. Dhe pritet ta mbyllė pas 57 vjetėsh me vėnien nė skenė tė njė pjese klasike brenda kėtij viti. Lamtumira e saj artistike do tė ketė emrin e “Hijes” sė Ibsenit. Por nėse e nisi si aktore, Drita Pelingu do ta mbyllė karrierėn si regjisore (ajo preferon tė vetėquhet “vėnėse nė skenė”). Do tė angazhojė nė kėtė pjesė aktorėt mė tė mirė tė Teatrit Kombėtar. “Me kėtė projekt tė madh do ta mbyll karrierėn artistike. Kėtė vepėr e kam ėndėrruar dikur, dėshiroja tė luaja nė tė, por nuk u vu kurrė nė skenė. Para rreth gjashtė vjetėsh e kam eksperimentuar vėnien e saj nė skenė me studentėt e atij brezi nė Akademinė e Arteve dhe ėshtė pritur mjaft mirė. Nė lojėn e aktorėve mė tė mirė aktualė, besoj se kjo pjesė do tė jetė e suksesshme”, - shprehet aktorja. Ndėrkaq gjithēka ėshtė gati. “Nė gusht ose nė shtator mund tė nisim nga puna me aktorėt” dhe shton se kjo do tė jetė njėherazi edhe ndarja e saj me Akademinė. Ndėrsa roli i saj i fundit (i parafundit si projekt) do tė jetė i njė nėne nė Teatrin “Petro Marko” tė Vlorės (qyteti i saj i origjinės) nė pjesėn “Jeta qė tė dhashė” e Pirandelos. Ndėrsa pret financimin pėr vėnien nė skenė tė “Hijet”, thotė se ka zgjedhur pikėrisht kėtė vepėr pėr t’i vėnė kapak karrierės sė saj tė gjatė artistike, sepse kjo ėshtė njė pjesė e dashur pėr tė dhe “i flet problemeve tona bashkėkohore. Nuk ėshtė aspak e vjetėruar”, - shprehet ajo. Ndoshta do t’i kthejė teatrit frymėn klasike qė i ka munguar pėr gjithė kėto vite.

Gjendja shpirtėrore pėr momentin?
E trazuar, e stresuar..
Kur ke qarė pėr herė tė fundit dhe pse?
Kur u zgjova nga njė ėndėrr e bukur, sepse kam humbur shpresat tė bėhet realitet.
Kur ke qeshur si e ēmendur pėr herė tė fundit?
Ajo e qeshur mė ka tradhtuar, s’afrohet mė tek unė...
A je e lumtur?
Kam ēaste qė e prek lumturinė. Ashtu flesh!
Pėr ēfarė ankohesh mė shumė kohėt e fundit?
Nė pėrgjithėsi nuk ankohem...
Pėr ēfarė shpenzon mė shumė para?
Pėr gėzime apo probleme familjare.
Udhėheqėsi yt shpirtėror?
Zoti. (shton se ka patur gjithnjė njė komunikim vetjak me Zotin, komunikim jofetar)
Ēfarė tė ngushėllon kur je e trishtuar?
Puna, studentėt, skena...
Si shan zakonisht?
Idiot! Palaēo! Tė marrtė e mira! Dembel! Etj.
Cili ėshtė mėkati qė nuk do ta shkelje kurrė?
T’i bėja varrin shokut prapa kurrizit!
Si e pėrkufizon veten nė dashuri?
E shpėrndaj me tė dy duart dhe nuk pres tė mė kthehet mirėnjohje nga ana tjetėr. Unė tė dua pavarėsisht nėse t’i ma shpėrblen ose jo.
Ēfarė ke mė tė shtrenjtė nė jetė?
Fėmijėt e mi.
Melodia qė fėrshėllen kur je nė dush?
Melodinė qė mė relakson pėr momentin.
Ēfarė nuk harron tė marrėsh asnjėherė me vete nė ēantė?
Adoratin (njė ilaē) dhe pasqyrėn qė tashmė e urrej, por pa tė s’rri dot...
Pėr ēfarė arsyeje do ta braktisje Tiranėn?
Po tė mė thėrriste zėri i fėmijėve.
Ēfarė ke nė plan tė parė nė jetė?
Tė lė pas gjurmėt e punės dhe tė dashurisė.
Ēfarė urren mė shumė?
Shtrembėrimin e qėllimtė tė sė vėrtetės.
Pėr ēfarė tė vjen mė tepėr keq?
Qė burrin tim, mėsuesin tim e mbuloi pluhuri i harresės ashtu si shumė artistė tė tjerė qė i pėrkasin kohės sė pakryer tė foljes JAM!
Cila ėshtė pika juaj mė e fortė nė karakter?
Nuk kam lejuar shėmtimin brenda vetvetes.
Po pika e dobėt?
Fal shumė.
Ēfarė do tė ndryshoje fizikisht nė veten tėnde?
Me shkopin magjik? Mundėsisht gjithēka, por tė paktėn flokėt...
Njė talent qė tė mungon?
Talenti pėr tė mashtruar.
Gabimet qė nuk i fal kurrė?
Gabimet i fal tė gjitha. Sigurisht qė mė shqetėsojnė, por i fal.
Motoja juaj e momentit?
Tė pėrmbaj tekat e mia... pėr tė mos dalė nga semafori!
Heronjtė tuaj aktualė?
Nuk kam heronj. Heronjtė janė bėrė telef.
Cila ėshtė pėr ju fatkeqėsia mė e madhe?
Nga njė deri nė dhjetė, cila ėshtė nota qė i vini vetes nė profesion?
Preferoj tė hesht.
Libri qė mbani nėn jastėk ose CD juaj e relaksit?
Kėngėt e bashkėshortit tim.
Nga se keni mė tepėr frikė?
Nga gjėrat e paparashikuara.
Si duhet tė jetė njė mashkull, qė t’ju pėlqejė?
I zgjuar. Me botė shpirtėrore. I kulturuar. (flet pėr mashkullin siē e pėlqen sot se dikur thotė se s’do mend qė duhej tė kishte edhe fizik tė bukur)
Mania juaj?
Parfumi.
Ēfarė ju ka mbetur ndonjė gjė peng ?
O, jo njė, por shumė... shumė pengje!

ROLET
Nga Budja tek zonja Prostitutė
Ka luajtur edhe fshatarkėn e ndrojtur, edhe borgjeskėn e paturpshme. Ka interpretuar me tė njėjtėn forcė njė zonjė allashqiptare si Budja duke u shfaqur katėrcipėrisht ndryshe nėn lėkurėn e Dejamirės tek komedia “Mirandolina” e Goldonit. Ndryshe tek “I Ēuditshmi”, surprizuese tek “Arturo Ui” nė rolin e Beti Dellfitit, e gjithaq e ndryshme tek “Njeriu me top” nė rolin e Hallės. Tek drama e “Arturo Ui” ka qenė nė rolin e Betit. Ka luajtur edhe Gertrudėn, Gonerilėn tek “Mbreti Lir”. “Profesioni mė i vjetėr”, paēka se nė rolin e njė prostitute, i jep asaj hapėsirėn e interpretimit tė njė zonje tė vėrtetė, tė sofistikuar, me qerpikėt tepėr tė gjatė dhe e zhveshur nga bizhutė e rėndomta e pa shije. Pėrgjithėsisht ka luajtur role tė trazuar, njė pjesė e mirė nga autorėt klasikė si Shekspiri, Lope De Bega, Shiler, Molier etj.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.