Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Lufta arabo-izraelite dhe shqiptaret
Postuar nga: Albo

Histori Ende shteti i Izraelit nuk ka marre shtat dhe ai qe pa lindur duket se kercenon edhe vendndodhjen e re te Mergates shqiptare ne kete rajon. Ne kujtimet, qe po botojme, Mbreti shqiptar, qe mundohet te jete zeri i vetem pergjegjes per fatin e tyre, u sugjeron krereve arabe, qe te jene te kujdesshem me fenomenin hebre. Me shume se vizion i te ardhmes, tek mbreti shtrihet fati i njerezve te tij. Ai e di mire, nga e kaluara e tij, se po te duan aleatet e tij anglo-amerikane, behet gjithshka.

Problemi i thene troc perpara perfaqesuesve te vendeve arabe ngjall vetem cudi, sepse ata e kane vendosur qe do te luftojne hebrejte, pa asnje lloj paragjykimi. Ketu duket edhe vizioni i qarte i Mbretit. Ai u ben te qarte, bashkebiseduesve te tij, se forca e shtetit te ri hebre eshte e lidhur me vullnetin, qe qendron pas fenomenit te ardhjes se tyre ne token arabe. Kesaj shtuar me pasurine, ben qe ata te jene nje rrezik i vertete. Mbreti e kupton kete, jo thjesht vetem nga zhvillimet e proceseve boterore, por edhe nga imperativi qe lidhet me fatet e Mergates shqiptare. Me shume se fatet e tyre, apo refugjateve te tjere ne Bote, duket se tashme kudo ka me kujdes per levizjen sioniste.

Dhe, insistimi i mbretit shqiptar ne mergim bie ne vesh te shurdher. Vendet arabe e kane zgjedhur rrugen e tyre. Kjo rruge, me pas, do te dergonte ne konfrontime te pafundme, qe deri tani eshte konvertuar me humbjen e mijerave jete njerezore. Mbase eshte i gjalle njesoj edhe ne ditet tona, kur konflikti izraelo-palestinez eshte ne nje kend tuneli, qe nuk i duket fundi.

Gjithsesi, shqiptaret me aq sa u afrohen jane shume mirenjohes ndaj Egjiptit dhe Sirise. U duket se nje Atdhe i ri, ky vendqendrim, qe i ka larguar nga andrallat e pak viteve me pare. Por, eshte ende viti 1947 dhe Mergata shqiptare jeton ende me shume shprese per te ardhmen. B.an

Ardhja e krereve te Mergates ne Egjipt

Mbreti Zog tregon si e zhvendosi Mergaten ne SHBA, Angli prej Luftes arabo-izraelite

Ndersa cdo gje eshte maturuar per ardhjen e Mergates shqiptare, ndodh nje fatkeqesi. Kolera, qe bie ne vitin 1947, i ndalon udhetimet nga Evropa ne Afrike. Ky eshte problemi, qe Mit'hat Frasheri dhe shume emigrante nuk shkojne dot ne Egjipt. Nderkohe, ne vendndodhjen e Mbretit arrin Komiteti i emigranteve shqiptare, qe do te merret me fatin e tyre te mevonshem. Pervec Mit'hat Frasherit, qe mbetet pa ardhur vine Sali Myftiu, Ali Kelcyra, Ernest Koliqi, Koco Muka, Qemal Jusufati, Ragip Frasheri. Por, papritmas planet e Mbretit shkojne ne nje drejtim tjeter. Ardhja e koloneve cifute dhe forcimi i shtetit te ri te tyre, beri qe Mbreti te parashohe pasiguri per fatin e njerezve te tij. Kjo e ben, qe te therrese ne Oborrin e tij, kreret e Emigracionit Nderkombetar, per tu parashtruar nje strategji te re: Zhvendosja e Emigranteve shqiptare ne drejtim te SHBA, Angli, France dhe vendeve te tjera. Nderkohe, mbreti shqiptar mbas nje takimi me Mbretin Faruk, Mbretin Abdullaj, Kryetarin e Republikes Sriane Kueatly dhe Myftiun e Jeruzalemit Hysein Efendiut, Xhemil Madam Beut u tregon se duhet te gjenin nje rrugezgjidhje, per problemin e ri te veshtire me fqinjet hebre, qe sapo dilte ne horizont

Aleksandri 27 shtator 1947

Ne kete dite adjutanti kujton se: Pasi i parashtrova te gjitha, sa u zhvilluan permbi rregullimin e emigrates ne Itali dhe vendimet e marra pergjithesisht dhe ku kemi rene dakord e vecanerisht ate te Mithat Frasherit, Mbretit me urdheroi qe sa me shpejt lipset te vihen komiteti ne krye te detyres. "Per te rregulluar transportimin e tyre ne vendet, qe ata kane per te caktuar". Mbreti Zog mbeti teper i kenaqur mbi veprimet e kryera ne Itali.

Vecanerisht, kujton adjutanti- Mbreti i urdheroi kolonel Husein Selmanit, qe t'ju dergoje Komitetit vizat ne Ambasaden Egjyptiane ne Rome. Po ashtu dhe biletat me anen e shoqerise "Farose". Ideja e mbretit ishte qe "sa me shpejt te vijne sepse koha nuk prźt vonese. Po ashtu urdheroi per te zene nje shtepi ose hotel per ta me te gjitha nevojat, ushqim dhe te tjera".

Fillimisht , keta ishin gjithsej 7 persona, kujton adjutanti. Kolonel Husein Selmani shkoi ne Kairo ne Ministrine e Puneve te Jashtme Egjyptiane dhe telegrafisht ju dergoi vizat ne Ambasaden Egjyptiane ne Rome: Emrat e tyre ishin 1-Mit'hat Frasheri, 2-Sali Myftia, 3-Ali Kelcyra, 4-Ernest Koliqi; 5- Koco Muka, 6-Qemal Jusufati, 7-Ragip Frasheri. Bashken me ta ju nis dhe nje telegram Hiqmet Delvines, mbi vizat e derguara ne Ambasaden Egjyptiane, qe te lajmeroheshin sa me pare, qe te nisen per Aleksandri dhe "telegrafisht te na lajmerojne arritjet", vijon Selmani.

Po ne kete menyre, u derguan dhe biletat ne Shoqerine "Farrose" ne Rome. Dhe, po ne kete menyre u lajmerua Hiqmet Delvina, qe t'i veje ne dijeni. Dukej se tani nuk kane asnje pengim.Ideja ishte qe ata vetem te nisen sa me pare, se ketu jane marre masat per banimin e administrimin e tyre.

"Ne Syri, shkruhet ne kujtime per kete dite,-deri tani kane mberritur oficere e persona te emigrates afer 300 vete. Keta jane te instaluar menjehere nga autoritetet e vendit, por presin qe sa me pare te shkoje Komiteti i Emigracionit si ne Syri, ashtu ne Jordani. Kjo behet per rregullimin e 6000 emigranteve, pervec atyre ne Egjypt. Mbreti Zog per ne Egjypt ka caktuar Husen Terpezen me 700 kosovare dhe nja 100 oficera te karriereve te ndryshme si artiler kembesorie, xhenjo, nderlidhje, e nje aviator. Jane edhe 200 studente per ne Akademine Militare".

Nderkohe, vijohet ne kujtime-situata politike ne Vendet Arabe nuk eshte aspak e favorshme: Fatkeqesisht, per dite po vjen duke u egersuar pjesa e Palestines, ne mes Arabeve palestiniane dhe Izraelit. Kjo, sic duket se nje dite do te marre nje forme me serioze, por Mbreti Zog duke pare kete situate, ju propozoi miqesisht Shteteve Arabe persa i perkiste emigracionit shqiptar. Perseri, ju beri nje propozim kryetareve te Shteteve Arabe si Mbretit Faruk, Kryetarit te Republikes Siriane Shyqri Kueatly dhe Mbretit Abdullaj. Kjo lidhej mbi atmosferen e keqe qe u krijuan ne Palestine dhe qe Mbreti parashtroi se "a t'i sjellim emigrantet shqiptare sipas konditave qe na keni dhene, ose t'i ndalojme".

Keta menjehere u pergjigjen propozimeve qe ju beri Mbreti Zog, kujton adjutanti- duke siguruar se u kemi dhene te gjitha instruksionet autoriteteve kompetente per marrjen e masave te instalimit te emigracionit shqiptar me gjithe te drejtat qe ju kemi parashtruar. "Dhe, sa i perket gjendjes, ajo thuhet se nuk lot asnje ndryshim mbi emigracionin, po te vijne", vijohet ketu.

Hiqmet Delvina, telegrafisht lajmeroi , ne kete kohe, se si vizat ashtu biletat m'u dorezuan mua per te 7 vetet. "I lajmerova qe te nisen e te vijne ketu ne Rome, qe t'ju dorezojne biletat si dhe vizat e te nisen sa me pare per Aleksandri. Nisjen do ua lajmerojme telegrafisht", shkruan adjutanti.

"Tani ka filluar nje grindje ne mes Zhifevet dhe te Arabeve Palestineze, saqe zhifet sillen keq edhe kunder britanikeve. Ligja Arabe ka protestuar pa mase prane UNE-s, por nuk ka patur asnje rezultat. Qetesia shkurt duket se ka per te shkaktuar ndonje konflikt Arab-Izrael se shkendite e kesaj po duken haptazi", shkruan adjutanti.

Mbreti Zog, nga kjo gjendje e krijuar, nuk i pelqen aspak momenti, per sa i perket instalimit te emigracionit ne Shtetet Arabe. Frika eshte se mos te pesojne ndonje krize.

Nga ky shkak, Mbreti urdheroi qe deri sa te vijne Komisioni i emigracionit, pervec ketyre qe kane ardhur mos te transportohen me, derisa komisioni te shohe vete vendndodhjet e masat e marrura. Po qe se qendrimi i tyre eshte shume me mire ne kampet, aty ku ndodhen heperhe dhe nuk sheh aspak te mire, qe ata te zhvendosen. Mbreti nuk ka ate entuziazem, sic e kishte me pare, ne keto momente per sigurimin e emigracionit, thote adjutanti.

Mbreti Zog ftoi kryetarin e pergjithshem te emigracionit ne Gjeneve, qe mundesisht te urdheronte per tri dite deri ne Aleksandri, vijon adjutanti. Ashtu beri edhe per Peter Son, shefi i emigracionit per Europen. Kur erdhen, ai i mbajti mysafir te vet per tri dite ne Aleksandri. Ju spjegoi planin, duke i bere te kuptonin mbi sa deshironte per emigraten shqiptare. "Vecse cirkostancat (rrethanat) e krijuara e perdite vijne duke u egersuar ne mes arabeve dhe izraeliteve, me lene me dyshu se nje dite, ata mos te mbeten emigrantet rrugeve. Per kete arsye, kam nderruar ndryshe mendimet, dhe duke marre mendimet tuaja vetem e vetem per interesin e emigrates, sepse ata jane sakrifikuar aq rende e mos te pesojne edhe nje fatkeqesi tjeter", u tha ai atyre.

"Mendoj, u tha mbreti,- qe me perkrahjen tuaj t'i transferojme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne Britanine e Madhe, ne France, ne Kanada dhe ne Australi. Natyrisht me shpenzimet e IROS, per udhetimin dhe sigurimin e punes ne vendet qe do te caktohen per t'u transferuar. Dhe, sa i perket kesaj edhe une mund t'u jap nga nje note ketyre shteteve per pranimin e tyre dhe duke i garantuar edhe se jane elementi i paster dhe i mire".

Propozimet e Mbretit Zog u gjeten me plot vend dhe ata i thane tekstualisht keshtu: "Madhni, keni studjuar fare mire gjendjen arabe dhe izraelite. Vertete se sot nuk eshte aspak e sigurte emigrata ne keto vende, se mund te vije nje dite qe nuk do te jene ne gjendje te ushqejne emigraten e tyre e jo tjeter. Keni menduar se nje shpirt dhimbes ju ushqente tradita dhe dashuria qe keni e ushqeni per Kombin tuaj. Menyra me e mire per shpetimin e tyre, si edhe per edukimin e familjes e femijeve tyre eshte kjo qe keni menduar. Edhe ne, per plotesimin e ketyre deshirave dhe per te mirat e te varferve qe kane vuajtur e po vuajne, kemi per te bere jo sa na eshte dhene detyra, por edhe me teper dhe kemi shprese se kjo do te gjeje te gjitha sa deshirohet. Por, sot nuk mundemi per t'ju siguruar, vetem se brenda dy javeve do te keni pergjigjen e favorshme", i thane ata Mbretit.

Me keto fjale, Mbreti Zog I percolli miqte amerikane si Komisarin e P.te Gjeneves dhe Peter Sonin, drejtor i P.Emigracionit ne Europe. Ata shkuan si miq dhe u duken teper te kenaqur.

Aleksandri 22 tetor 1947

Sot, me daten 22 Tetor 1947, Komiteti i formuar per rregullimin e emigracionit arriti ne Aleksandri, deklaron adjutanti ne kujtime. Ku ishte i pritur nga kolonel Husein Selmani, Ministri i Oborrit Mbretnor Sotir Martini, Chaberlein Kemal Mesarea e shume oficere. Menjehere, ai eshte shoqeruar ne nje hotel te vogel, qe e kishim angazhuar te gjithe vetem per komitetet. Pasi pushuan pak, ne oren 11 te dites, u paraqiten tek Madheria e Tij Mbreti Zog. "Si u pershendeten, ai i uli dhe ju foli mbi te gjitha sa lipset te studjohet".

Fatkeqesisht, Mit'hati, kujton adjutanti- nuk kishte ardhur po per nje jave deri sa te vinte vete kishte ngarkuar Koco Muken zevendes. Mbreti i ndaloi per dreke e pas dreke ne oren 4 pasdite te shoqeruar nga kolonel Husein Selmani shkuan dhe nenshkruan ne Pallat Rasettin, si edhe shkuan tek Princi Trashegimtar Princi Muhamet Ali. Me vone shkuan tek Guvernatori i Aleksandrise. Pasi keto vizita u kryen, ata u kthyen ne Hotel se aty do t'u kthenin vizitat mikpritesit.

Me daten 28 Tetor 1947 mora nje telegram prej Mit'hat Frasherit ne te cilin me lajmeronte se jam gati per t'u nisur me aeroplan. Por, do te deshiroj te marr edhe Vasil Andonin me vete. "Ju lutem per vizen dhe biletin e tij ne eshte se pranohet", na tha ai.

Kolonel Selmani, shkruhet ne kujtime menjehere i dergoi vizen dhe bileten telegrafisht per Vasil Andonin duke i shtuar se deri sa te vini ju ketu, asnje pune nuk do te behej. "Po te vini sa me pare, e ju presim dhe keni bere mire qe po merrni Vasilin", e keshilloi adjutanti.

Kur fati i keq i tij ishte se tamam ne kete kohe ra kolera aq e forte, saqe u ndaluan kryekeput udhetimet me Evropen, si me Vapor ashtu dhe me aeroplane. Mit'hat Frasheri mbeti me gjithe Vasil Andonin ne Rome. Per kete na telegrafoi Hiqmet Delvina se Mit'hatit nuk i jepet viza per Egjypt, as Liban, as Siri, per arsye te koleres dhe kerkonte sesi te bente. "I lajmeruam, shkruan adjutanti- qe te prese ne Rome derisa te happen rruget, ku shpresohet se shpejt do te hapen rruget. I kujtuam se jane marre masa te forta, per zhdukjen e semundjes".

Keshtu, Mit'hati mbeti ne Rome e Komitetit ju bene te gjitha mjekimet dhe inxheksionet e nevojshme. Ata u nisen per ne Siri. Me daten 27 Nentor 1947 arriten ne Damasko, ku u priten me nje bujari e perzemersi prej Kryetarit te Republikes Siriane Shykri Kueakly dhe prej te gjitha autoriteteve syriane. Dhe Kryetari i Republikes ju deklaroi sic kishte premtuar se emigracioni shqiptar do te instalohet me se miri ku kishte dhene te gjithe urdherat enteve perkatese dhe ju shtoi qe te vihen menjehere ne kontakt me ta e mos te merziten. Dhe, per cdo gje te vini ketu tek une, sa here qe t'ju shfaqet nevoja, u tha ai.

Pasi dolen prej Kryetarit te Republikes, ata shkuan e vizituan emigracionin. Mbeti nje pjese e vogel qe paten shkuar, se te tjeret ishin ndaluar heperhe. "Ata ishin nga 40 oficere dhe 10 doktore e agronome dhe profesore. Beheshin rreth 300 gjithsejt, ku ata po mirrnin masa edhe per te tjeret qe eventualisht mund te vinin. Por, Madheria e Tij Mbreti Zog duke pare se situata po shkonte shume kritike, ne mes Arabeve dhe Izraelit pati dhene urdher ndalimin heperhe. Zaten, ra edhe kolera, qe keshtu Mbreti...."

Madheria e tij Mbreti Zog ishte gjithnje ne kontakt me Mrs.Peter Son, kryetar i emigracionit dhe e therriste shpeshhere per te biseduar ne Aleksandri, persa i perkiste emigracionit. Por, tani Mbreti,-shkruan adjutanti- kishte nderruar mendim, se po te plaste nje konflikt arabo-izraelit do te mbetej shume veshtire emigracioni. Izraelitet akoma nuk e kuptonin as Mbreti Faruk, e as Shyqri Kueatly, as Mbreti Abdullaj, as Xhemil Madami, se izraelitet ishin te garantuar prej anglo-amerikaneve. Ata u mbronin per cdo kercenim prej tyre dhe kjo ishte nje fatkeqesi per arabet.

Megjitheqe, vijohet ne kujtime se Mbreti Zog gjithnje ua spjegonte Mbretit Faruk, Mbretit Abdullaj, Kryetarit te Republikes Syriane Kueatly dhe Miftiut Jeruzalemit Hysein Efendiut, Xhemil Madam Beut qe mos t'i japin shkak nje konflikti me arme me izraelitet. "Por, te perpiqen me anen e anglo-amerikaneve, per te gjetur nje solucion pajtues, e te vihen disa kondita ne mes te dy kombeve arabe: Izraelit ne Shtetin Palestine. Por arabeve u ishte rritur mendja, dhe nuk shikonin se Izraeli ishte perkrahur prej gjithe Europes. Se, kur i kane instaluar, ju kane dhene te gjitha garancite e mbrojtjes, por keto nuk degjonin".

Atmosfera, vijohet ne kujtime- ne shtetet arabe gjithnje vjen duke u keqesuar, tani diktohen edhe agjente te Rusise Sovjetike. "Ata kane sjelle ne Ambasaden Ruse me teper se 600 vete, pervec siluleve (agjenteve) qe i kane shperndare nder te gjithe anet. Bejne nje propagande pothuaj haptazi, se ketu gjejne mjaft perkrahje per te zhvilluar programin e tyre. Eshte nje popull i varfer, dhe ne grindje njeri me tjetrin. Pothuaj, se partia e Vakfit eshte si shtylla egjyptiane, por ata nuk i shohin interesat e shtetit kundrejt interesave personale".

Komiteti ne Syrie, ishte teper i kenaqur nga pritja dhe fjalet e mira te Kryetarit te Republikes Excellenca e tij Shykri Kueatly. "Por, ata nuk ishin te kenaqur nga autoritetet, sepse ecin shume ngadale, dhe zene shkaqe jo buxheti: jo banimi e te tjera. Akoma edhe kjo pakice emigrantesh nuk kane gjetur stabilizimin e duhur. Po ashtu inxhinieret, profesoret, agronomet e gjithe ato specialiste shqiptare, nuk u eshte dhene pune. Sot me neser, ku nuk shohin se do te realizohet asgje. Tani i ka kapur edhe frika e atyre arabeve qartes se do te ikin nga Palestina.

Akoma rruget nuk jane hapur, qe te levizin vaporet ose avionet per ceshtjen e koleres. Mit'hat Frasheri me Vasil Andonin ishin ne Rome. Mit'hati vete u nis per ne Greqi, Athine. Ndersa, Vasilin e la ne Rome ne pritjen e hapjes se rrugeve. Ku na njohu, se nuk qendroi ne Greqi. Vetem pas dy dite u nis per Stamboll Turqi. Prej atje do te ndodhet per disa dite tek motra e aty prej Stambollit do na shkruaje.

Kryetari i Komitetit ne Syri Salih Myftia na shkruan se: Kolonel Fiqri Dinja ne Greqi kerkon me ardhe ne Syrie me 600 vete. "Nuk dime si te bejme, a tua dergojme 'atestacionet' d.m.th. lejen e ketushme se keta i pranojne. Apo sipas urdherit te pare t'i ndalojme heperhe".

Ne ju pergjigjem si Komitetit ne Syri. Po ashtu i shkruam kolonel Fiqri Dines, qe deri me nje urdher te dyte mos te levizin nga kampet. Se kemi biseduar mbi te gjitha me Mr.Peterson, shef i emigracionit, qe ka per te ndihmuar me mire emigraten. I shpjeguam, thote koloneli- heperhe nuk jane rregulluar instalimet dhe nevojat e duhura persa u nevojiten emigracionit.

Aleksandri 5 dhjetor 1947

Madheria e Tij Mbreti Zog ishte shume i shqetesuar pa mase prej situates te nderlikuar qe zhvillohej ne Shqiperi. Ai ju dergoi Notat perkatese Shteteve te Medhaja si Shteteve te Bashkuara te Amerikes, po ashtu Britanise se Madhe e Frances. Keto kishin te benin mbi vuajtjet e tmerret e popullit shqiptar. Ishte nje mekat i madh per kete popull te varfer qe anglo-amerikanet nuk ngulen kembe sic bene per Greqine. E qe me shpetimin e Shqiperise kishin stabilizuar edhe qetesine greke nga komunistet qe e shkaterruan. Ata dhe po e shkaterrojne perdite dhe perfundimi nuk dihet.

Cdo dite, shtepia e Mbretit Zog ne Aleksandri ishte e hapur per miqte amerikane, britanike, franceze, turq, arabe, spanjolle dhe greke, e te tjere. Ku nuk kishte dite o nate pa mysafire te huaj dhe shqiptare pa mase. Po ashtu ishte edhe kolonia egjyptiane qe ishin te lidhur ngushte me dashurine e Mbretit.

Sot, me daten 7 Dhjetor 1947, erdhi prape nje delegacion grek prej deputetesh nen kryesine e Andonopolos, per te biseduar me Mbretin Zog, kujton adjutanti. Mbreti i priti shume mire e si gjithmone me buzeqeshje dhe fjala e pare qe ju tha ishte: "Nuk dij sepse ne shqiptaret ju duam ju grekeve, e ju nuk na doni ne shqiptaret. Kjo eshte nje mekate e habitshme sepse jemi dy kombe me te afer me miq, me te vjeter. E, qe na puqen edhe interesat e njejta per ta mbrojtur njeri tjetrin. Po akoma juve nuk tregoheni te sinqerte me shqiptaret".

Delegacioni grek i parashtroi Madhnis se Tij Mbretit Zog, homazhet me miqesore te Mareshallit Papogos Kryeministrit Grek. Ata i dhane te kuptonte se sic shpjeguat Madhnia Juaj po ashtu edhe ne greket e vertete, po ajo dashuri e vellazerim mbreteron kundrejt miqeve trima shqiptare. Por, rrethanat si edhe nje pjese qe po te thuash, qe e kane vesh xhaketen nga e mbrapa, jane ata qe kane shkaktuar kete armiqesi ne mes te dy kombeve miq e vellezer. Qe gjithmone do te ruajne interesat e tyre te barabarta e me plot sinqeritet kunder cdo armiku, qe mund t'i vije Shqiperise, ose t'i vije Greqise. E mos te mendohen me te kaluarat, qe cirkostancat europiane na lane duarlidhur.

Mbreti Zog ju tha se: "do te jeni miqte e mij personale derisa te ktheheni ne Athine". Per dite te vinin me bisedua e sidomos darkat do t'i hame se bashku ketu. Kemi edhe Zerven e Spiro Milon. Por, po te doni bisedoni dhe i merrni edhe ata. Kjo varet nga deshira juaj si ta gjykoni dhe i urdheroi kolonel Husein Selmanit qe t'i shoqeronin ne Hotel "Houri-vazhe", dhe i tha qe t'i thoshte Drejtorit qe keta jane miqte e Mbretit Zog e te mbahen me se miri.

Por jo se ka ndonje shprese, veren adjutanti- edhe prej ketij delegacioni grek edhe keto po si gjithe te tjeret se e gjithe puna varet tek Britania e Madhe dhe Amerika. Kjo nuk varet prej tyre, kur ata e shohin nevojen qe te heqin dore nga kerkesat e pavend. Dhe, sidomos eshte nje budallallek qe nuk pershkruhet qe e konsiderojne se jane ne lufte me Shqiperine. Kjo nuk i barabitet asnje ndergjegje, se kur u sulmua Shqiperia prej Italise Fashiste me 7 Prill 1939, grekerit jo qe nuk i dhane asnje ndihme jo materiale po edhe morale. Vecanerisht edhe i telegrafuan Musolinit duke e uruar, qe u bene shefiare (aleate) me Italine Fashiste e te tjera.

Mbreti Zog ju tha delegacionit grek:" Une kam deshirua dhe deshiroj qe me greket te mberrijme ne nje marreveshje miqesore e krejt reciproke ne sinqeritet. Per te mbrojtur interesat e perbashketa, nuk kuptoj, tha Mbreti Shqiptar, se qysh me 1920 e deri me 1939, kishim nje miqesi e vellazerim krejt te sinqerte. Cdo gje o pretendim ishte harruar, por lufta e fundit i perseriti ne menyre banale. Kur filluan kerkesat italiane, keto sic ja kemi patur komunikuar Qeverise Helene ishin ne demin e Ballkanit, d.m.th. kunder Greqise e Jugosllavise. Ata nuk u zgjuan me 7 Prill 1939, kur Italia Fashiste sulmoi Shqiperine. Dhe, protestacionet e kerkesat te ndihmave nuk na u pergjigjet, por bete te kundertat duke njohur okupimin e Shqiperise.

"Kur u sulmua Greqia, vijon adjutanti, kujtimet e mbretit- me 28 Tetor 1940, Shqiperia Qeverise Helene ju drejtua si Mbretit Georg II po ashtu Kryeministrit Mataksait, per nje aleance ushtarake per te luftuar armikun e perbashket. Ne Turqi u be mobilizimi me here dhe ishin gati 6000 vete per t'u nisur per Greqi. Ne Jugosllavi kishim 400 oficere e nja 1000 civila edhe ketu u urdheruan qe te kalojne kufirin jugosllav e te hyjne ne Greqi per te luftuar krah per krah me vellezerit greke. Po ashtu, dhe ne Shqiperi sic u vertetuan se 600 oficere me 2400 ushtare ishin gati per te sabotuar ushtrine italiane, ashtu si edhe u sabotuan. Pervec kesaj u urdherua mbare populli shqiptar per t'u ngritur kunder fashizmit e per t'u bashkuar me ushtrine vella greke. Gjithe keto dita e pare ishte ne rregull, te nesermen u ndryshuan. Tani miqte e mij ju mireseerdhet. Keni ardhur ketu dhe jeni miqte e mi. E persa dite qe do te qendroni ketu ne Aleksandri, por cdo bisedim, derisa Qeveria Greke te heqe dore nga keto pretendime absurde, duke u vertetuar edhe nga Britania e Madhe dhe Amerika, cdo bisedim eshte i kote. Kete, me anen e Gjeneral Zerves e te Spiro Milos,ja kam spjeguar marshallit mik Papogos Keto i din mire kryeministri i sotem grek".

Me poshte ai vazhdon:"Sic jemi duke pare dhe duke verejtur, po kjo ishte me pare ne Shqiperine. Duhet thene se sikur mos te kishte qene kembengulja greke kunder njohjes te Qeverise Shqiptare ne mergim kurre nuk do te ngjante kjo katastrofe ne Greqi. Nuk do te kishte komunist ne Shqiperi sikur mos te ishte influenca sovjetike dhe jugosllave ne Shqiperi. Por do te ishte influenca e anglo-amerikaneve dhe Shqiperia, kur do te ishte e qete. Atehere ja u merr mendja se komunizmi ne Greqi nuk do te gjente ate liri e ate perkrahje, po perkundrazi do kishte pengime si ne Greqi ashtu dhe ne Shqiperi". Keto ishin fjalet e Mbretit Zog qe ju tha delegacionit grek.

Pasi gjendja ne mes Izraelit e Arabeve palestinieze cdo dite vjen duke u keqesuar Shtetet Arabe, Egjypti, Syria, Jordania dhe Libane kane mbetur dakort per t'i mbrojtur vellezerit e tyre edhe ne qofte se me lufte. Por, kjo eshte nje gabim i madh qe behet tha Mbreti Zog.

Ishte kjo arsyeja qe Mbreti Zog, nje nate, i thirri si miq per darke ne shtepine e tij ne Aleksandri, Mbretin Faruk, Mbretin Abdullaj, Kryetarin e Syrise Shyqri Kueatly, Miftine e Jeruzalemit Hysein Efendine, Xhemil Madam Bene, Emile Chamunin dhe ju dha te kuptonin mbi ngjarjet qe po zhvillohen ne Palestine ne mes Arabeve e Izraeliteve. "Dhe vertete, -ju tha Mbreti mes te tjerave-gjendja eshte e rende. Ju duhet te studjoni mire se ne c'menyre mundeni te gjeni nje pajtim te favorshem. Po, kjo ne urtesi dhe gjithnje duke keshilluar vellezerit tuaj arabe qe te rrine urte. Mos t'i japin asnje shkak egersie, se ju me force nuk mundet te beni asgje dhe ska asnje fitim vetem se humbje. Mos harroni se Anglo-Amerikanet, qysh se i kane instaluar Zhuifet ne Palestine, ata qe i shpetuan nga shpata e Hitlerit sot nuk do te lejojne qe t'i masakroni ju. Ata i kane siguruar qofte politikisht, qofte financiarisht dhe nuk mund t'i preke askush. E duhet te dini edhe nje gje me teper se kete: Qe sot ne Boten amerikane dhe angleze, izraelitet luajne nje rol me rendesi. Se nje pjese e financave eshte ne doren e tyre. Per kete, une si nje mik i juaji e shoh shume te demshme per ju, nje akt te tille kunder tyre. Nuk do te beni gje dhe do te dilni me humbje te madhe, e eshte turp, kete ua them seriozisht ne rast se vendoset nje akt i tille".

Me poshte mbreti vijon: "Une kur kam patur rast po kete fjale ua kam thene edhe amerikaneve e anglezeve, qe te bejne c'eshte e mundur te gjejne nje muzivene pajtimi. Se keni per te qitur dore arabet, si politikisht dhe ekonomikisht. Pra, te merreni vesh me arabet qe ne Palestine po qe e mundur te ndahet ne mes te dy popujve, arabe e izraelite dhe te dy shtetet e vegjel te jene te garantuar nga anglo-amerikanet per cdo nevoje si ekonomikisht dhe politikisht. Kjo eshte e vetmja menyre qe mundet te realizoje kete gjendje te kritikeshme".

Kurse shefat arabe, vijon adjutanti- duket se e degjonin veten aq te forte saqe do t'ia hidhnin jashte Izraelin, po kjo ishte nje absurditet . Mbreti Zog ju tha pastaj: "Mire edhe une me zemer jam me ju. Por, kjo eshte nje rruge qe nuk del, ne asnje menyre. Sikurse edhe Rusia Sovjetike te jete me ju, nuk mund te nxirrni jashte Zhuifet, se prapa tyre sic ju shpjegova jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britania e Madhe dhe Franca. Ky mendim juaji eshte krejt i gabuar, se vetem do te merrni me qafe ato nje million arabe se Izraeli do t'i hedhe jashte dhe asgje tjeter. Nuk do te beni e do te humbisni te gjitha te drejtat, se nuk do ju lene te beni nje veprim te tille kunder tyre, se po ate dite qe ju te filloni nje veprim ato do ju dergojne UNE-n, per t'ju ndaluar. Dhe, ne rast se ju nuk do te pranoni udhezimet e UNE-s, ju bijne vete e ju shkaterrojne. Po gjeni menyre me urtesi me amerikanet edhe me anglezet, e rregullojini me te bute e urtesi. Vetem prej kesaj mund te fitoni".

Megjithe, keto bisedime qe vazhduan pothuaj prej me teper se 5 ore nuk u arrit asnje marreveshje. Duket se ju shkonte mendja se Mbreti flet vetem per deshirat e amerikaneve e anglezeve, e kjo ishte krejt e kundert. Mbreti po i keshillonte, si nje mik i vertete arab, "qe mos te futen ne nje hendek, qe nuk kane per te dale kurre, po te gjejne menyre me diplomaci e ne urtesi per te rregulluar ne dy shtetet Palestinen. Eshte i vetmi solucion qe ishte. Dhe, kete pune duhej ta kishin bere me kohe qysh kur filluan te sjellin Zhuifet ne kohe lufte. Atehere do te kishte qene me lehte, qe ta kishin ndare edhe keto t'i instalonin ne pjesen e tyre".

Mbreti Zog, po te njejtat ua thoshte edhe amerikaneve si dhe britanikeve. Me kembengulje atyre ju thoshte se jeni duke i nxjerre dore pergjithesisht arabet, por gjeni nje menyre rregullimi per kete gjendje qe po vjen perdite duke u keqesuar. Dhe, ju thoshte: "Mos te bini ne ate kohe qe te mirren masa me arme. Se, atehere do te jete shume e veshtire, se Arabet jane teper te zemeruar dhe kane te drejte mbi gjithe keto pa drejtesira qe ju behen e te tjera".

Ja si ndodhi Incidenti i kryqezorit britanik ne Shqiperi

Mbreti Zog ne arenen nderkombetare propozon ndarjen ne dy shtete te Izraelit me Palestinen

Takimi me te jatin e Julian Emeri, shefi i kabinetit te Churchill

Semundja e rende dhe e papritur e princeshes Ruhije


Me daten 22 Tetor 1947 Kryqezori Britanik "Saumarez dhe Destrojer Volage" lundroi permes kanalit te Korfuzit dhe u ndesh ne mina detare, qe e shkaterruan gati krejt. Dyzet e kater marinare britanike mbeten te vdekur ne kete ngjarje te shemtuar e tragjike, qe u quajt "Incidenti i Korfuzit". Nje jave me vone Enver Hoxha i dergoi Organizates se Kombeve te Bashkuara nje note ku shpallte se luftanijet Britanike kishin shkelur ujerat tokesore te Shqiperise, me qellim qe te shkaktonin trazira ne Shqiperi. Incidenti qe po flitet eshte incidenti me i rende ne historine mes te dy vendeve.

"Na vjen miku britanik Excellenca e tij Emri, ish Minister Britanik, qe ishte mik i Mbretit Zog e i Mbretereshes Geraldine. Ai rreth Luftes se Dyte Boterore Emri ishte Minister dhe nje mik i ngushte i Mbretit Zog. Ai fliste gjuhen shqipe. Natyrisht,-kujton adjutanti- Mbreti dhe Mbreteresha u bene pritjet me miqesore, e ishin mysafir te Mbretit Zog". Emri ishte Baba i Julien Emrit. Nderkohe, edhe per interesat e Mergates, Mbreti shikon dhe sugjeron madje dhe Emeri, qe Vendet arabe te bejne kujdes me kolonet hebrej. Papritmas princesha Ruhije eshte rende. "Madhnia Tij Mbreti Zog eshte shume i merzitur prej semundjes se Princeshes Ruhije. Ajo eshte e detyruar te shkonte ne Kajro per nje konsulte me te gjere ne Spitalin Francez. Por, princesha eshte teper rende e shpresat e nje sherimi jane krejtesisht te erreta", kujton adjutanti



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.