Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta s'i pėlqen gjithkujt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 92 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Feja :: Teqetė shqiptare tė sektit mistik tė poetit persian Saadi
Postuar nga: Fiori

Feja "Janė shumė tė rralla nė historinė e njerėzimit fakte qė njė poet tė krijojė njė sekt mė vete, madje njė sekt botėror. Dihet rasti i poetit Xhelaledin Rumiu, qė krijoi sektin Mavlani"

Dr. Moikom Zeqo

Historia e sekteve fetare ėshtė e pafundme dhe plot tė papritura. Njė mori sektesh apo tarikatesh mistike u zhvilluan nė Shqipėri gjatė kohės sė Perandorisė Osmane dhe pėrfaqėsonin shkollėza fetare ose rrymėza dhe skajime mistike, qė bartin shpesh herė karakter heretik, tė gėrshetuara me atė laik. Kam shkruar disa libra pėr bektashizmin dhe jam interesuar pėr historikun e tarikateve nė Shqipėri. Para ca kohėsh bėra njė vizitė nė Prizren nė Kosovė dhe pashė njė tyrbe dhe teqe, qė i kushtohej tarikatit mistik Saadi. Fillimisht mendova se njė sekt i tillė me emrin e poetit gjenial Persian Saadi, mund tė qe thjesht njė rastėsi tė emrave tė njėjtė dhe se Saadi mund tė quhej njė personalitet tjetėr dhe jo konkretisht emri i poetit Saadi.

Duke bėrė hulumtime mė ra nė dorė njė libėr i shkruar nga Ismail Halil Aga, botuar nga Eurorilindja, nė Tiranė mė 1996. Autori ėshtė nga studiuesit mė tė zellshėm dhe tė informuar tė sekteve dhe tarikateve mistike. Ai duke gjurmuar nė biblioteka nė disa arkiva shtetesh ballkanike si dhe duke udhėtuar nė vendet e shenjta tė Lindjes ka vėrtetuar se nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Mal tė Zi, Maqedoni dhe Turqi. Nė Prizren ėshtė varrosur nga figurat mė tė mėdha mistike tė sektit Saadi, i quajtur Sadedin Xhibavium Evlija Axhiz Baba. Janė shumė tė rralla nė historinė e njerėzimit fakte qė njė poet tė krijojė njė sekt mė vete, madje njė sekt botėror. Dihet rasti i poetit Xhelaledin Rumiu, qė krijoi sektin Mavlani, sidomos muzikės nė ekstazė dhe vallen e quajtur "Sema" tė dervishėve tė tmerrshėm dhe tė paepur tė kėtij sekti tė frymėzuar nga njė poet. Por ja qė edhe poeti Saadi ka frymėzuar njė sekt mistik tė pėrbotshėm. Saadiu ka lindur nė 1203 nė qytetin Shiraz tė Iranit Jugor, pra 800 vjet mė parė. I mbetur jetim nė moshė tė vogėl Saadi udhėtoi nė botė. Etapa e udhėtimeve zgjati deri mė 1250. Ai ka qenė nė Mekė, Damask, Tripoli, Balbek dhe Alep. Ka kaluar nė Jemen, nė Kufė, ka qenė gurėthyes nė Tripoli tė Libanit, hoxhė nė Damask, dervish nė Basra, sheh nė Alep, prift Brahman, siē e tregon vetė nė Somenath tė Indisė dhe ėshtė zėnė rob nga kryqtarėt e Kryqėzatės IV nė Jeruzalem, ku u vu tė punonte me forcė bashkė me ēifutėt nė kanalin e Tripolit tė Libanit. Saadiu ėshtė autor i veprės gjeniale "Gjylistani dhe Bostani" pėrkthyer nė shqip nga i paharruari dhe eruditi Vexhip Buharaj. Naim Frashėri e quan Saadiun njė nga poetėt mė tė mėdhenj tė botės dhe madje ka imituar disa subjekte dhe motive tė Saadiut nė vjershat e tij. Krijimtaria e Saadiut, ka ndikuar edhe tek poetė tė tjerė shqiptarė. Pėrgjithėsisht ėshtė menduar qė ky ndikim ka qenė mė i dukshėm nė shek XIX, kryesisht tek krijuesit shqiptarė, qė kishin lidhje me metropolin e Perandorisė Osmane. Eshtė pėr t'u ēuditur, por tashmė nga dokumentet po del se ndikimi i Saadiut nuk ka qenė vetėm thjesht nė rrafshin letrar, poetik, por sidomos nė rrafshin fetar, madje tė institucionalizimit tė tarrikatit mistik, tė quajtur "Saadi". Ndikimi i sekteve mistike tė Lindjes takohet qė nė fillim tė shek XIV. Njė nga dervishėt misionerė ka qenė dhe Sari Salltėk Baba dhe njė tjetėr i quajtur Seit Ali Sulltan, ėshtė interesante qė predikimi i sekteve mistike Lindore u bė fillimisht nė Shqipėri nėn petkun e mistikėve tė krishterė. Pėrsa i pėrket sektit Saadi si kryemisionar ėshtė mistiku me famė ballkanike, biri i Bushatllinjve tė Shkodrės, shqiptari Sulejman Axhiza Baba nė shek XVII. Janė shumė dokumente qė vėrtetojnė se Sulejman Axhiza Baba ka nė dejet e tij gjakun e Bushatllinjve tė Shkodrės, pra ėshtė njė nga shqiptarėt shumė tė ditur, qė ka institucionalizuar njė sekt botėror tė poetit Persian Saadi. Dihet qė Bushatllinjtė bėnė epokė nė historinė e Shqipėrisė dhe Ballkanit. Bushatllinjtė kanė patur edhe njė bibliotekė tė famshme madje edhe nga galeri arti figurative. Kėto tradita qenė tė gėrshetuara me kulturėn e Lindjes dhe Perėndimit. Sulejman Axhiza Baba ka lindur mė 1637, u diplomua pėr teologji nė Stamboll, pastaj u vendos nė Damask, ku u pėrfshi nė tarrikatin Saadi. Mbas Damaskut ai u bė pėrhapės i kėtij tarrikati mistik nė Shqipėri, Kosovė, Ballkan e mė gjerė. Ai ka qenė nė Shkėlzen tė Gashit, nė Pashtrikun e Hasit, nė malin e Krujės. Thuhet qė ka qenė edhe nė Korfuz. Axhiza Baba ka qenė edhe nė Gjakovė. Teqja e madhe e Saadive nė Gjakovė ka patur ndikim rrezatues. Axhiza Baba shkoi edhe nė Prizren. Aty ekziston njė legjendė sipas tė cilės njė besimtar i kėrkoi Axhiza Babės rrush tė freskėt mes dėborės sė dimrit. Axhiza Baba bėri qė nga hardhia e tharė tė rritej veshi i rrushit. Ky subjekt pėrrallor ėshtė nė njė poezi tė tij nė Divanin, qė ruhet nė bibliotekėn e Kosovės. Axhiza Baba ndėrroi jetė mė 1747. Ai jetoi gjatė dhe la emėr tė pavdekshėm. Ai qe poet dhe la nė dorėshkrim dy libra, tė shkruara nė tri gjuhė orientale. Kėto libra pėr fat tė mirė gjenden akoma dhe sot. Libri i dytė ndodhet nė bibliotekėn e Teqes sė madhe tė Saadive nė Gjakovė. Axhiza Baba lindi nė Shkodėr dhe apostoloi pėr 111 vjet. Ai u varros nė Teqen e Prizrenit mė 1748, duke i lėnė trashėgim sekretet e sektit tė tij djemve tė vet dhe pasuesve deri nė ditėt e sotme. Duke mos dashur tė zgjatem shumė pr vazhdimėsinė e jetės fetare dhe kulturore tė sektit Saadi nė Shqipėri, Kosovė dhe Ballkan dua tė shtoj se Teqja e Gjakovės ėshtė institucioni ballkanik mė i madh i Saadive dhe se nė fshatin Buzė tė Tepelenės ndodhet njė teqe tjetėr e tarrikatit Saadi. Tepelena mbetet kėshtu njė "Mekė" e vogėl e kultit Saadi nė Ballkan. Njė tjetėr teqe "Saadi" ėshtė edhe nė Pezė pranė Tiranės, ku sipas disa tė dhėnave paska jetuar pėr pak kohė edhe Naim Frashėri. Tarrikati I Saadive ka patur lidhje tė ngushta me bektashizmin. Shumė dervishė bektashinj kanė kaluar dhe kanė ndenjur nė teqetė e tarikatit Saadi. Tarikatin Saadi e ka organizuar dhe themeluar Piri Sadedin Xhibaviu. Ky Pir e krijoi nė kult popullor figurėn e madhe tė poetit tė shekullit XIII Saadi. Ajo qė mua mė intereson si kulturolog dhe historian ka tė bėjė me trashėgiminė poetike tepėr interesante tė misionarėve tė kėtij kulti nė Shqipėri. Do tė jap mė poshtė disa shembuj poetikė tė pėrkthyer nė shqip nga disa kronograme poetike qė ndodhen nė tyrben e Haxhizababės nė Prizren. Njė nga kronogramet i shkruar nė letėr me dimensione 35x35 cm me shkrimin e veēantė "Sukus" nė osmanishte, tė hartuar mė 1748 thuhet:

O Shejh i pėrsosur, bir i arritur,/ I denjė, i denjė pėr bekimin e Zotit./ Ky ėshtė vetė ai Sulejman Efendiu,/ Qė e njohu siē duhet sekretin e kalimit./ I pashoq nė sekrete, trashėgimtar,/ i dijes pafund tė mė tė lartit Profet./ Me pėrmendje ide e mendim tė vėrtetė
/ E ka madhėruar e ngritur sektin Saadi./ E kėrkoj me afsh derisa e gjeti/ E derisa e shpalli sekretin e Sadedinit./ Se dihet padyshim nė kėtė botė/ Gjithēka ėshtė kalimtare siē e thotė Ajeti/ I pėrgatitur ka pritur dhe i qetė/ Atė qė ėshtė thėnė "Kthehu tek unė"./ Dashuria e madhe e tė dashuruarit/ Mė nė fund e tėrhoqi nė anėn e vet./ Me lavdėrime e duke thėnė:"O Zot,/ Tė gjithė botėn e qėniet i ēon nė Amėshim./ Dhe shpirti i ėmbėl befas fluturoi/ Me kėnaqėsi tė veēantė nga trupi i tij./ Dhe kėshtu me hir dhe urdhėr tė Zotit/

Ju bė fole pushimtorja e sinqeritetit./ Dėshtė Zoti i madh qė edhe bijtė e tij/ Tė jetojnė nė famė e lartėsime si ai./ E le tė jetė pėr ne si udhėrrėfyes i drejtė/ Deri nė Ditėn e Madhe dhe tė rreptė tė Gjykimit/O Zot bėje Teqen e Saadive tė pėrkorė/ Vendshpėtimi e prehje pėr kėdo./ Bėje pėr tėrė dashamirėsit e shumtė/ Qė papushim e gjithmonė e kėrkojmė atė./ Se lėngu i lėndės sime tė kujtesės/ E shkroi dhe e la kėtė histori o Saadi./ Nė vitin 1748 kaloi Axhiza Baba / nė tjetėr jetė dhe u takua me tė madhėrishmin. Ky kronogram poetik ėshtė sinteza e tėrė sektit. Eshtė njė pėrmendore kujtese pėr Sulejman Axhiza Babėn dhe pėr Pirin themelues Sadedin. Por krijimtaria poetike e Saadive ėshtė shumė e gjerė. Nė vitet 1720-1722 nė Gjakovė dervishi Luftulla Efendiu ndihmoi tė sėmurėt nga kolera, por vdiq edhe vetė nga kjo sėmundje. Kjo gjė u konsiderua si njė vetmohim i madh i tij. Nė Gjakovė gjendet e shkruar kjo poezi kushtimi me titull:"Ejani se Luftulla u bashkua me Hakun". Vargjet janė si mė poshtė:Neve Saadi na thonė/ Ai qė shikimin e syve nuk e ka tė saktė/ Nuk mund tė na shohė dot./ Fuqinė e Perėndisė i verbėri s'mund ta shohė/ Zemra jonė nga ngjyrat e sė keqes ėshtė larguar./ Duke u vulosur nga njė bukuri e pastėr zemre/ Neve Saadi na thonė./ Nė kėtė havan qė dėshiron pėr t'u shtypur/ Plot fuqi hyjnore Axhizaja/ Me bukurinė dritė tė Perėndisė/ E kalli vehten./ Neve Saadi na thonė.

Do tė ishte e domosdoshme tė hartohej njė antologji poetike me krijimet e dervishėve tė sektit Saadi. Teqeja ku ėshtė varri i Axhiza Babės nė Prizren, duhet tė kthehet nė njė monument kushtimor, tė rrallė nė Ballkan, ku duhet vendosur edhe njė bust bronxi i persianit tė shek. XIII, poetit tė vėrtetė, Saadi. Qė shqiptarėt gjatė shekujve kanė marrė pjesė nė sektet mistike qė lidhen me emra poetėsh siē ėshtė emri i poetit Rumiu dhe Saadiu ėshtė me tė vėrtetė njė gjė habitėrisht e guximshme, gati njė lloj trilli kombėtar, gėrshetuar me njė respekt tė pashembullt tė vetė kultit tė poezisė botėrore. Kjo shpjegon edhe pse emri i Naim Frashėrit synoi tė kthehej nė njė sekt mistik nė njė lloj frashėrizmi, ose naimizmi pėr ne shqiptarėt por qė pėr arsye historike pasuroi dhe praroi substancėn e misticizmit tė sektit tė bektashizmit, qė sot ka qendrėn botėrore nė Shqipėri. Ajo qė ėshtė karakteristike pėr kėto sekte mistike dhe toleranca e madhe fetare dhe pranimi i njė ekumenizmi bashkues, sintetizues, pllenues, midis krishtėrimit dhe islamizmit. Kėshtu shqiptarėt kanė dhėnė ndihmesėn e tyre si pak popuj nė botė pėr kėtė ekumenizėm qė ėshtė kaq i domosdoshėm nė epokėn globale, duke skualifikuar qė nė gjenezė fondamentalizmin fetar, qoftė tė Lindjes dhe qoftė tė Perėndimit. Ka ardhur koha qė historia politike dhe ekonomike e Shqiėprisė tė pasurohet dukshėm me dimensionin e historisė letrare por edhe fetare. Ka ardhur koha qė tė ketė njė ringjallje tė qendrave virtuale tė mendimit dhe ideve nė shekuj tė ndėrthurrjeve tė pabesueshme tė kulturave dhe tė qytetėrimeve nė tokėn tonė Shqipėri, qė shpesh nga injoranca jonė e padenjė e kemi parė me njė optikė gri, nga kompleksi i inferioritetit ose ndonjėherė nga kompleksi i madhėshtisė sė kotė dhe tė rreme. Shqiptarėt duke vlerėsuar poetėt shprehin njė qėndrim emancipues tė pashembullt gati pėr tė gjithė, por duke mos i njohur kėto vlera bien nė grackėn e mohimit apo tė mungesės sė emancipimit. Amen!



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.