Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne burse, vjen nje moment ku, per te fituar, duhet folur ebraisht.
--- A.Scholl

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Gjuha :: Etimologjia dhe Shqipja
Postuar nga: Skampa

Gjuha Pjesė e njė studimi tė ardhshėm gjuhėsor mbi etimologjinė. Puna e Ēabejt ishte vetėm fillimi. Shqipja do tė shkojė aty ku e ka vendin. Neve na del detyrė ta lartngrejmė atė, qė nesėr tė na lartngrejė ajo.



Duke qenė se gjuha ėshtė treguesi i vėrtetė i ecurisė sė njė kombi, ēdo shqiptari tė ndershėm i del si detyrė themelore mirėmbajtja e gjuhės sonė tė lashtė. Ėshtė koha e duhur qė tė krenohemi me gjuhėn tonė, duke luftuar pėr t?i dhėnė asaj vendin qė meriton. Pėrmasat e saj tė vėrteta janė pluhurosur sot nga gremisjet e kohėve dhe gjenden mjerisht nėn kėmbėt e ecurisė sė disa kombeve evropiane dhe gjuhėve tė tyre, ku kėto tė fundit mbahen pėr gjuhė tė fisme. Por shumė shpejt historia e gjuhėsisė do ta shohė tė vėrtetėn nė sy e ajo e ka emrin GJUHA SHQIPE.

Dega e gjuhėsisė qė studion prejardhjen e njė fjale, ETIMOLOGJIA, nuk mund tė bėjė dot pa Shqipen. Mjaft gjuhėtarė evropianė i kanė bishtnuar kėtij fakti dhe sot nevojitet tė bėrit njė ndryshim i madh nė etimologji, pėr hir tė sė vėrtetės. Gjithsesi, nuk kanė munguar gjuhėtarėt qė e kanė trajtuar rolin e shqipes nė fjalėformime. Albanologė si Hahn, Vajgand, Majer, D?Anzheli, Myler, Zhak, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Ēabej apo Demiraj kanė punuar, kush mė shumė e kush mė pak, nė vazhdėn e rilindasve shqiptarė, pėr tė ngritur shqipen nga rrėnojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon tė ketė dhe nė tė ardhmen debati do tė bėhet betejė. Pėrfundimet janė tė paparashikueshme, por njė gjė dihet mirė: SHQIPJA DO TĖ FLITET PĖRJETĖSISHT !

Qėllimi parėsor i kėtij shkrimi ėshtė rritja e ndėrgjegjėsimit ndėr shqiptarė pėr gjuhėn e madhe qė kemi folur e flasim. Si objekt, do tė shohim disa rrėnjė Shqipe nė fjalė tė huaja. Nuk do tė pėrmendim kėtu zėshmimin, rotacizmin a pėrngjashmimin pėr tė lehtėsuar gjuhėn, por kjo nuk do tė thotė se nuk do tė dėshmojmė pjesėrisht se gjejmė gjurmė tė shqipes nė disa gjuhė tė huaja. Sado i gjejmė sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin njė shqipe tė heshtur. Historia tregon se fise ilire apo pellazge jetonin edhe nė Italinė e sotme, veē Ballkanit, pėrshembull mesapėt e japygėt, ndėrsa Herodoti pėrmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vėrtet, venetėt, paraardhėsit e venedikasve mbajnė nė emrin e tyre tė lashtė fjalėn e lashtė shqipe VEND, nė dialekt VEN. Tė jetė njė rastėsi? Ka shumė mundėsi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se ??shumė emra italianė sot tregojnė prejardhjen e tyre nga shqiptarėt dhe? ilirėt e lashtė pėrbėnin hallkėn lidhėse midis helenėve dhe romakėve.(?Arvanitasit?, A. Kola, fq. 231)?.

Nė fakt, po tė vėmė re fjalėn italiane (dikur latine) GAMBA, do tė shohim se ngjason disi me fjalėn tonė KĖMBĖ, nė dialekt KAMBA. Gjithashtu, italianėt i thonė GOLA fytit, ndėrsa nė Shqipe kemi fjalėn GOJA, e cila duket mė qartė nė foljen INGOIARE tė italishtes, qė do tė thotė GĖLLTIS, FUS NĖ GOJĖ. Fjala MENTE e italishtes ngjason me fjalėn MEND/MENDJE tė Shqipes. Tė jetė edhe kjo njė rastėsi? Por rastėsi tė tjera gjejmė edhe nė shumė folje tė italishtes, dikur tė latinishtes. Kėshtu CREARE ėshtė e njėjta me foljen tonė KRIJOJ. Por ndėrkohė qė italianėt kanė fjalėn TESTA pėr kokėn, sikurse latinėt kanė CAPUT, shqipja ka fjalėn KRYE, nė dialekt KRE, qė duket tė jetė rrėnja e vėrtetė e fjalės sė huaj CREARE. Njėsoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane LAVARE, qė nė shqip pėrputhet me foljen tonė tė lashtė LAJ, me rrėnjė LA-. Kujt t?ia ketė marrė kujt? Nuk e dimė, por shohim njėherė edhe foljen italiane DARE, qė ėshtė JAP e Shqipes. Nė kohėn e kryer tė thjeshtė folja jonė bėn DHA, qė ėshtė e njėjta rrėnjė me italianen DA(-RE). Edhe folja APRIRE e italishtes bėn HAP, nė dialekt AP.

Pyesni veten, a ka mundėsi qė folja tjetėr e italishtes LASCIARE [lexo: LASHARE] t?i jetė dhėnė shqipes LĖSHOJ? Duhet dyshuar se LĖSHOJ e shqipes ka pėr rrėnjė foljen LĖ. Po sikur tė jetė e anasjellta? Edhe folja VESTIRE qė i pėrgjigjet shqipes VESH, MBATH duket tė ketė pėr rrėnjė foljen tjetėr tė shqipes VĖ, nė dialekt VE. Po kėshtu, njė tjetėr folje e italishtes, SMARRIRE (HUMBET, VYSHKET nė shqip) duket tė ketė foljen tone MARR (PRENDERE nė italisht) nė trup tė saj, qė i jep kuptimin HUMB DIĒKA, MARR NGA GJENDJA FILLESTARE. Kėtu rastėsitė rriten. Por sa rastėsi gjejmė nė fjalėn latine VETERANUS qė e paska prejardhjen nga VETER- dhe VETUS po tė latinishtes, sipas fjalorit tė njohur origjinė-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994). Edhe nė shqip ėshtė fjala I VJETĖR, porsi latinishtja VETER, por vitit nė Shqip i thuhet VIT ose VJET, ē?ka formon edhe mbiemrin I VJETĖR, kurse latinėt e neolatinėt kanė ANNUS pėr fjalėn tonė VIT. Tė tjera ?rastėsi? gjejmė edhe nė fjalėt latine ANGUSTUS (- I NGUSHTĖ), ECCE (- QE, JA) e plot tė tjera qė nuk po i sjellim kėtu.

Gjurmė tė Shqipes gjenden edhe nė mjaft emra krahinash apo vendesh nė Italinė e sotme (se mos vetėm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit nė Itali, vendbanimi i japygėve dikur, ėshtė njė fushė e tėrė, dikur vetėm me? BAR. Aty nuk ka asnjė pllajė. Qyteti i Brindizit ndodhet sėrish nė bregdetin Adriatik. BRINDISI nė italisht do tė thotė DOLLI, por kemi pėrshtypjen qė dollitė e kohėve tė hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me BRI, ē?ka duket tė jetė edhe rrėnja e fjalės italiane pėr dollinė, BRINDISI. Si tė shpjegohet fakti qė nė Itali gjendet njė qytezė me emrin PULA (nė Sardenjė) dhe por krejt njėsoj gjendet edhe nė bregdetin e Kroacisė, dikur dalmato-liburn (ilir). Pėr etimologjinė e qytetit tė vjetėr Trieste, Prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor TREG-ĖSHTĖ, dikur TRIEG-ESTE. Theksojmė kėtu rolin tregtar qė ka patur e ka ky qytet si pikė kyēe nė Adriatik. Emėrtimi TOSKANĖ qė gjendet nė Itali ngjason me atė TOSKĖRI tė Shqipes, ndėrsa arsyetimin historik tė kėsaj pse-je e plotėson Prof. D?Anzheli.

Vullkani Etna nė Siēili duket tė ketė njė emėr tė lashtė. Ky ėshtė njė nga mė vepruesit dhe nuk pushon edhe sot sė shpėrthyeri. Kur njė trup ėshtė shumė i nxehtė, pėr tė thuhet se KA ETJE, ĖSHTĖ MJAFT I ETUR (qė kėtej dallohet dialekti E ETUNA, E ETNA). Rrėnja ET e Shqipes formon edhe fjalė tė tjera. Moria e fjalėve dyshkronjėshe e dytingujshe tė Shqipes (si ERR, DHE, KA, PA, LĖ, VĖ, IK, etj.) sjellin zbulime aspak paqėsore pėr gjuhėt e sotme evropiane. Edhe fjala TERRORIST, aq e lakuar dhe ?e dashur? pėr veshėt e sotėm botėrorė, flet shqip! TERRORIST vjen nga latinishtja TERROR dhe TERR qė do tė thotė FRIKĖSOJ. Por nė Shqip ėshtė fjala TERR ose ERRĖSIRĖ, qė kanė rrėnjė tė pėrbashkėt ERR. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin MBYLL, PRISH, DĖMTOJ, NXIJ e gjėra frikėsuese si kėto, pikėrisht dalluese pėr njė? terrorist. Ndalemi kėtu me italishten pėr shkak nxėnėsie, por gjurmė tė shqipes gjejmė edhe nė emra kafshėsh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor.

Latinishtja, gjithsesi ruhet ende mė mirė nė gjuhėn spanjolle. Fjala spanjolle TREQUE [lexo TREKE] pėrkthehet TREG, SHKĖMBIM, ndėrkohė qė fjala e zakonshme spanjolle pėr tregun ėshtė MERCADO. Spanjollėt u thonė buzėve BOZO, ndėrsa vajzės CHICA [ lexo ĒIKA], ashtu si njė dialekt i yni qė i thotė vajzės ĒIKĖ/-A?. Ndėrkohė qė nė spanjisht ngjyrės sė bardhė i thonė BLANCO, pulėbardhės i thonė PARDELA. Nga gjuhėsia shohim se bashkėtingėllorja buzore P ėshtė e njėjtė me atė B, me pėrjashtim tė zėrit. Njėsoj ndodh edhe me ato dhėmbore D e DH, nga ku rrjedh se PARDELA (nė shqip PULĖBARDHĖ) ėshtė e njėjta gjė me BARDHELA. Nė spanjisht gjendet fjala MAS, qė i pėrgjigjet shqipes MĖ, nė dialekt MA. Kjo ?rastėsi? spanjolle ka tė njėjtat kuptime qė ka edhe fjala shqipe. Ajo pėrdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesėz formuese e shkallėve tė mbiemrit, njėsoj si nė Shqip. Sasia e fjalėve tė spanjishtes qė kanė lidhje me shqipen ėshtė krejtėsisht e shpjegueshme sikur gjuhėtarėt e historianėt tė marrin parasysh teorinė pellazgjike. Ndėr tė tjera, ajo thotė se ka pasur lėvizje pellazgėsh nga trojet tona pėr nė gadishullin Iberik tė sotėm, ku njė pjesė u ngul aty dhe njė tjetėr vėrshoi drejt Britanisė sė sotme (shih Kola dhe D?Anzheli).

Pėr tė mbėrritur te gjuha angleze, parathuhet se kjo ėshtė e formuar nga njė sasi gjuhėsh (kelte, gjermanike, nordike, frėnge, etj.). Duke pasur gjurmė tė latinishtes, nė anglisht gjejmė lehtėsisht fjalė qė pėrmbajnė rrėnjė tė shqipes. Po pėrveē kėtyre, gjenden edhe fjalė tė tjera larg latinizmave e krejtėsisht tė ngjashme me shqipen. Demit apo buallit (nė dialekt BULL) anglezėt i thonė BULL, ndėrsa LOPES (apo KAUT) i thonė COW [lexo KAU]?. Fjala VDEKJE haset nė dialekt edhe DEKĖ, DEKA, kurse nė anglisht gjendet si DEATH [lexo DETH]. A mund tė jetė njė rastėsi qė folja CRY e anglishtes ėshtė e njėjtė me QAJ tė Shqipes? Po ta zbėrthejmė, folja QAJ, siē e ruan gegėrishtja, bėhet KLAJ dhe folja angleze CRY lexohet KRAJ. Njėsoj gjejmė foljen KNOW [lexo NOU] qė do tė thotė NJOH dhe foljen SEE [lexo SI] qė pėrkthehet SHOH (krahaso SHIH). Kėshtu vijojnė edhe folje si STRETCH [lexo STREĒ] qė pėrkthehet SHTRIQ, SHTRIQEM. Gati tė gjitha fjalėt e lartpėrmendura tė anglishtes nuk hasen nė gjuhėt neolatine. Sėrish, ndalemi kėtu me anglishten.

Por edhe nė gjermanisht, si njė nga gjuhėt e trungut tė ashtuquajtur indoevropian dhe qė ka formuar edhe gjuhėn angleze, gjejmė fjalė si MILCH qė ėshtė QUMĖSHTI nė Shqip. Nė fakt, ky ushqim ėshtė pikėrisht ai qė njeriu ua mjel kafshėve, apo, mė mirė tė themi, ai qė MILLET (krahaso foljen MJEL, MIL me MILCH). Nė gjermanisht egziston edhe folja MELKEN qė pėrkthehet MJEL. Gjejmė edhe folje tė shumta, ku spikat folja RENNEN qė pėrkthehet REND, d.m.th., VRAPOJ; po t?i heqėsh mbaresėn dalluese gjermane foljes RENNEN, pėrftohet forma dialektore e shqipes REND. Kėshtu kemi REN nė shqip dhe REN nė gjermanisht si folje tė tė njėjtit kuptim, duke kujtuar se kėshtu u bėrtiste Frederiku i Madh ushtarėve tė tij pėr nė luftė.

Listės sonė tė pėrciptė nė kėtė shkrim i shtojmė edhe foljet SPOTTEN [lexo SHPOTEN], DREHEN, KAPERN qė pėrkthehen pėrkatėsisht SHPOTIS, DREDH dhe KAP. Gjykojeni vetė ngjashmėrinė. Pėr tė cituar ndonjė mbiemėr tė gjermanishtes, po zgjedhim LEER, qė pėrkthehet I LIRĖ. Kėshtu gjendemi nė tė njėjtin trung me gjermanishten, nė atė qė njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e pėrmban domosdoshmėrisht njohjen e gjuhėsisė indoevropiane. Sipas Kolės, gjuha e pellazgėve, etruskėve, helenėve (mos i ngatėrroni me grekėt e sotėm), ilirėve, arbėrve dhe shqiptarėve tė sotėm, SHQIPJA, nuk ka tė pėrbashkėta me ē?ka mund tė quhet ?indiane?. Ai nuk pranon lėvizje tė hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perėndimor e Mesdheut tė tilla qė tė kenė formuar trungun pellazgjik. Kurse tė paktėn historia dėshmon pėr pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, pėr pėrbėrjen e sė cilės i kemi do fakte. Sidoqoftė, enigmat janė tė mėdha dhe dokumentet e njohura historike tė pakta.

Kurse pėrsa i takon grekėve tė sotėm, ata krenohen me perėnditė e tyre tė Olimpit, me historitė e Trojės apo me Odisenė. Se si ka pėrfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, kėtė e dėshmojnė disa studime albanologjike tė D?Anzhelisė, Kolės, etj. Se ē?fatkeqėsi qe pėr popullin tonė historia e Greqisė dhe greqishtes sė sotme, kėtė nuk mund ta tregojmė nė pak rreshta, faqe apo libra. QĖ TĖ VĖRTETOSH SE JE GREK (D.M.TH., HELEN), MĖ PARĖ DUHET TĖ PROVOSH SE JE ARVANITAS, - pohon Aristidh Kola. Kjo thėnie e dyshimtė nė dukje ėshtė sa e vėrtetė, aq edhe rrėqethėse pėr vetė faktin se si ėshtė shkruar (apo duhet thėnė ?shkarravitur?) historia botėrore. Vėrtet, greqishtja ka pjesėn e saj nė formimin e latinishtes apo tė anglishtes, por ē?ėshtė greqishtja e ēfarė e ka formuar atė? Ē?e ndan greqishten e vjetėr nga atė tė re? Pse fjalori i Isiodit me fjalė homerike (shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse D?Anzheli dhe Kola ranė nė tė njėjtat pėrfundime, pa ditur studimet e njėri-tjetrit, tė tilla qė tė pohojnė se Shqipėria dhe Greqia e sotme duhet tė ishin metafizikisht i njėjti shtet? Pse sot pjesa mė e madhe e shkencėtarėve e kundėrshton hipotezėn pellazgjike, edhe pse mjaft cepa tė Evropės flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thėniet e Herodotit dhe shtrembėrohet Homeri? Pėrgjigjet janė mė nė jug tė Greqisė dhe diku mė nė lindje e veri tė Ballkanit. Por qė tė kuptosh tė gjitha kėto vlerėsime, teza e hipoteza, duhet sė pari tė kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe pėrmasat e saj.

Etimologjinė e fjalės PELLAZG d?Anzheli e shpjegon nga fjalėt PJELLĖ + E BARDHĖ (?Enigma?, fq. 85). Mė i ndėrlikuar ėshtė versioni i Strabon-Mylerit, por mė bindės. Etimologjinė e fjalės HELEN Kola e shpjegon nė tė njėjtėn mėnyrė qė bėn me fjalėn ILIR, nėpėrmjet rrėnjės I LARTĖ nė dialekt. Njėsoj shpjegohet edhe emri tjetėr i Trojės, ILION (krahaso ILIADA). Emėrtimin ETRUSK d?Anzheli e shpjegon nėpėrmjet fjalės sė vjetėr tė shqipes DRU nė njėrin version dhe DUSHK nė tjetrin. Kėtu mund tė shtojmė edhe tė famshmit DRUIDĖ nė Britani, qė kanė lidhje etnografike me ETRUSKĖT. Etimologjia e fjalės ARBĖR shpjegohet nga e njėjta rrėnjė e lashtė e fjalės pellazg. Ka variante qė fjalėn SHQIPTAR e nxjerrin nga EXIBERE e latinishtes dhe tė tjera qė e duan nga shpendi krenar, i lirė e i rrallė, shqiponja. Vazhdon tė ketė debate mbi kėtė, por disa studiues mediokėr nuk duan t?i studiojnė edhe kriteret e kėtij populli tė lashtė, krahas fjalėve shqipe apo joshqipe.

Fjalori i njohur i pėrpunuar Merriam-Webster nuk e pėrmend fare Gjergj Kastriotin nė fletėt qė ia kushton biografisė (njerėzve tė shquar) botėrore, ndėrkohė qė gjejmė aty lloj-lloj udhėheqėsi filipinas apo kryetari indian. Mirė kėtė, po as e njohura Nėna Terezė, qė po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin qė nė origjinat e fjalėve qė fjalori zbulon gjejmė shumė gjuhė pėrveē asaj shqipe; a thua se mė lart ne dhe mjaft albanologė kemi parė ėndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa ?gjuhėtarė? tė sotėm ndikohen (apo duhet thėnė ?paguhen?) nga politika tė tilla qė pėsojnė shkatėrrime sikur hipoteza pellazgjike tė shndėrrohet nė tezė. Le tė rrojė sot historia botėrore dhe shqipja tė quhet njė gjuhė rrugicash e birucash?! Vetėm njė mori shkrimesh, diskutimesh, kėrkimesh e studimesh mbi gjuhėn shqipe do tė bėjnė njė ditė tė mundur njė pėrmbysje tė madhe. Andaj sot duhet nxitur kėrkimi mbi gjuhėn shqipe, dashuria dhe respekti ynė pėr kėtė gjuhė dhe bėrja e njohur botės pėr kėtė gjuhė.

E mbyllim me disa emra trojanėsh e helenėsh, pasardhės tė tė cilėve ishin ilirėt, etėrit tanė. HEKTORI, komandanti trojan ishte njėkohėsisht njė bujk i shquar. D?Anzheli gjen foljen HEQ, HEK nė emrin e tij (kupto: ?ai qė hek barin, kositėsi, heqtori?). Nė fakt, kėta janė emra qė u kanė mbetur heronjve tė lashtėsisė dhe jo emra qė u janė vėnė nė lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh mė vonė si Nėnė Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Kėtė e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit tė Madh apo Demostenit (fq. 124). ENEA, trojani qė shpėtoi pa u vrarė nė luftė dhe qė u end nėpėr Thesali, Epir e Itali para se tė formonte atje njė qytetėrim, zbėrthehet nga fjala shqipe END, ENDEM, nė dialekt EN. Nuk po ndalemi te zbėrthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrės, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se tė gjithė flasin shqip, njėri mė bukur se tjetri.

E njėjta ?fatkeqėsi? pėr pseudohistorinė e sotme dhe pseudogrekėt e sotėm ndodh edhe me perėnditė e Olimpit. Kėta flasin shqip nė njė masė 99%! Kėshtu AFĖRDITA nuk ka nevojė pėr spjegim, paēka se grekėt e sotėm nuk ?arrijnė? ta shpjegojnė kėtė fjalėn e tyre ?tė pakupimtė? AFRODITIS. As fjalori Merriam-Webster ?nuk e di? (fq.40)! Por do t?ua mėsojmė ne shqiptarėt, tė tanishmit e atyre qė i krijuan kėto perėndi. Njėsoj EFESTI flet shqip, teksa ishte farkėtari i tė gjitha veshjeve e armėve pėr perėnditė (krahaso me E VESH, E MBATH). ZEUSI, ati i perėndive, flet njė shqipe tė pastėr, teksa duhet gjetur nė emrin e tij fillestar DIAS, i cili vjen nga folja DI ASHT, shqyrtimin e sė cilės e jep gjerėsisht Kola (fq. 187-8). Kėshtu bėn edhe HERA (nga ERA), ATHINA (nga E THEM, ASHT THĖNĖ), e kėshtu me radhė.

Shqipen e hasim edhe nė rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonėse nė doza mė tė vogla. Shqipja flet shumė pėr ata qė kanė sy e veshė. ĖSHTĖ E PLOGĖSHT MUNDĖSIA QĖ TĖ GJITHA KĖTO GJUHĖ TĖ KENĖ NDĖRTUAR SHQIPEN; ĖSHTĖ BASH E KUNDĖRTA. Shembujt qė sollėm kėtu nuk janė maja e ajsbergut, por vetėm njė gjethe peme. S?kishte se si tė mos fliste kaq shumė gjuha e atyre burrave qė ruajtėn kėtė Shqipėri, qė luftuan pėr Greqinė, pavarėsisht nga pėrfundimi, qė luftuan mes tyre nė Trojė, qė u nisėn drejt Indisė nėn Aleksandrin e Madh, qė mbajtėn njė perandori tė tėrė romake, qė mbajtėn ushtrinė e Napoleonit, Garibaldit e sulltanėve, drejtuan Egjiptin, perandorinė osmane e i ranė kryq e tėrthor Mesdheut!


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Pėrgatitur nga Vis Elbasani



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.