Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Statusi i Kosovės: A ka ardhur koha pėr tė?
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nga Arben Xhixho
22 Maj 2003 (18:45 UTC)

Statusi pėrfundimtar i Kosovės ishte objekti i njė seance diskutimesh nė Kongresin amerikan organizuar tė mėrkurėn nga Komisioni i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet me Jashtė. Disa ligjvenės i bėnė thirrje Departamentit tė Shtetit qė tė mbėshtesė hapjen e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar. Sipas tyre pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme qė do tė ndihmojė pėr kapėrcimin e problemeve dhe zhvillimin e Kosovės.

Por pėrfaqėsuesja e Departamentit tė Shtetit theksoi se administrata amerikane mbėshtet politikėn e tanishme ndaj Kosovės: plotėsimin e standarteve para fillimit tė bisedimeve pėr statusin.

Qė me fjalimet hapėse tė dy drejtuesve tė Komisionit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, kryetarit tė tij, republikanit Henry Hyde dhe demokratit Tom Lantosh u pa qartė se Departamentit tė Shtetit, do t’i duhej tė mbronte qėndrimin e administratės se nuk ka ardhur ende koha pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar pėr Kosovėn.

“Sot Komisioni merr nė shqyrtim statusin pėrfunditar pėr Kosovėn. Ėshtė pavarėsia rruga e sė ardhmes? A ka tė drejta shumica dėrrmuese nė Kosovė pėr vetė-vendosje? Ėshtė pėrcaktimi i statusit pėrfudnimtar rruga e vetme pėr tė kapėrcyer njė situatė tejet tė vėshtirė ekonomike?”, tha kryetari i komisionit Henry Hyde.

Ligjvenėsit Henry Hyde dhe Tom Lantosh mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės dhe me nxitjen e ish ligjvenėsit Joe Dioguardi, qė kryeson organizatėn lobiste Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, ata kanė paraqitur njė rezolutė nė Kongres pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės.

“Pėr tė arritur njė paqe tė drejtė dhe tė qėndrueshme nė Evropėn Juglindore, nė kėtė rajon me trazira, ne duhet t’i japim Kosovės pavarėsinė dhe t’ia japim atė tani”, tha ligjvenėsi Lantosh.


Kėto fjalė tė ligjvenėsit Lantosh gjetėn jehonė edhe nė fjalimet e disa ligjvenėsve tė tjerė si Eliot Engel i Nju Jorkut dhe Dana Rohrabacher i Kalifornisė. Por administrata amerikane nuk ėshtė e kėtij mendimi.

Pa lėnė shteg pėr asnjė interpretim ose dyshim, Zėvendės Ndihmėsja e Sekretarit tė Shtetit pėr Evropėn Jugore dhe Qendrore Janet Bogue, theksoi se Uashingtoni mbėshtet plotėsisht politikėn e tanishme tė standarteve para statusit.

“Nė Kosovė ka nga ata qė kėrkojnė pavarėsi menjėherė. Nė Serbi ka nga ata qė kėrkojnė ndarjen e menjėhershme tė Kosovės. Ne i kudėrshtojmė tė dyja kėto qėndrime. Ne besojmė se marrja e njė vendimi sot pėr statusin pėrfundimtar do tė rrezikonte tė destabilizonte Kosovėn dhe rajonin. Njė zgjidhje e menjėhershme tani do tė nxiste ato forca nė rajon qė kėrkojnė zgjidhje tė dhunshme”, tha zonja Bogue.

Kėto komente tė zyrtares sė lartė tė Departamentit tė Shtetit shkaktuan zhgėnjim tek ligjvenėsit qė kėrkojnė zgjidhjen e statusit tani. Veēanėrisht i ashpėr nė kritika ishte ligjvenėsi Tom Lantosh.


“Prindėrit nuk pėrgatiten qė mė parė pėr tė qėnė prindėr, vendet nuk pėrgatiten qė mė parė pėr tė qėnė tė pavarura dhe Kosova nuk bėn pėrjashtim”, tha ligjvenėsi Lantosh.


Mė pas ligjvenėsi Lantosh pėrmendi 12 shtete tė vogla qė janė tė pavarura dhe anėtare tė plota tė OKB-sė, megjithėse me njė popullsi mė tė vogėl se 100 mijė banorė. Ai pati kėtė shkėmbim replikash me zonjėn Bogue.

Tom Lantosh: “Unė jam i zhgėnjyer nga deklarata juaj pėr qėndrimin e administratės, veēanėrisht nė njė kohė kur ne kemi mbėshtetur vendet qė kėrkojnė pavarėsi. Dua tė tė bėj njė pyetje, si ligjvenėsi qė organzoi seancėn e parė nė Kongres pėr persekutimin e katolikėve nė Timorin Lindor. A besoni ju se Timori Lindor ėshtė mė i pėrgatitur se Kosova pėr tė qėnė shtet i pavarur?

Janet Bogue: “Nė se mė lejoni, kolegėt e mi nė departamentin e shtetit do tė mbeteshin pa mend nė se unė do tė flisja pėr kėtė vend pėr tė cilin nuk di asgjė, por ajo qė do tė doja, ėshtė tė flisja edhe njė herė pėr Kosovėn nė se mundem dhe tė thoja se ....”

Tom Lantosh: “Por siē e dini Kosova nuk ekziston nė njė boshllėk. Nė botė sot ka mbi 200 vende tė pavarura. Sapo ju dhashė njė listė me 12 vende secila me mė pak se 100 mijė banorė.”


Shkėmbime tė tilla ishin tė shpeshta nė seancėn e djeshme. Zyrtarja e Departamentit tė Shtetit duke sqaruar politikėn e administratės tha se nė Kosovė janė bėrė pėrparime jo tė vogla, por jo aq sa tė quhen tė mjaftueshme pėr plotėsimin e standarteve qė pėrfshijnė krijimin e institucioneve demokratike fuksionuese, respektimin e shtetit ligjor, lirinė e lėvizjes, kthimin e refugjatėve dhe stabilitetin ekonomik. Administrata e presidentit Bush nuk e mbėshtet rezolutėn qė ėshtė paraqitur nė Kongres pėr pavarėsinė e Kosovės, pasi njė gjė e tillė, siē tha zoja Bogue, do tė dėrgonte mesazhe tė gabuara e kontradiktore nė Kosovė. Rezoluta, edhe po tė miratohet, nuk do tė ketė fuqi ligjore, ajo ėshtė mė tepėr njė gjest simbolik pėr t’i treguar administratės se nė Kongres egziston mbėshtetje pėr pavarėsinė e Kosovės.

Nė seancė ishin ftuar pėr tė dhėnė mendimet e tyre edhe ekspertė tė pavarur si Daniel Serwer i Institutit tė Paqes, Jim O’Brien i Grupit Albright, ish i dėrguar special pėr Ballkanin nė administratėn e mėparshme, Joe Dioguardi president i Ligės Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi, kėshilltare pėr Ballknin pranė kėsaj Lige, ish ambasadori William Walker dhe Martin Vulaj drejtor ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan.

Seanca tė tilla nė Kongres kanė mė tepėr karakter informues. Dhe siē u shpreh njė prej analistėve tė pavarur, Daniel Serwer i Institutit tė Paqes, statusi i Kosovės nuk do tė vendoset nė Kongresin amerikan, por nga bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit. Megjithatė, sot nė njė kohė kur vėmendja e Shteteve tė Bashkuara ėshtė pėrqėndruar tek lufta kundėr terrorizmit dhe zhvillimet nė botėn arabe, organizmi i kėtyre seancave tregon se Ballkani nuk ėshtė harruar.

Tė mėrkurėn nė Kongresin amerikan, Komisioni i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet me Jashtė organizoi njė seancė pėr tė diskutuar mbi tė ardhmen e Kosovės. Dje ne ju njohėm me qėndrimin e Departamentit tė Shtetit, se koha pėr hapjen e bisedimeve nuk ka ardhur ende dhe se udhėheqėsit shqiptarė duhet tė pėrmbushin mė parė standartet para statusit. Nė seancė ishin ftuar pėr tė dhėnė mendimet e tyre edhe disa analistė tė njohur tė Ballkanit.


Ndoshta mbrojtja mė e mirė politikės amerikane, ndaj kėrkesave tė disa ligjvenėsve, qė statusi i Kosovės tė pėrcaktohet tani, nė njė seancė qė u cilėsua nga disa, si e mbizotėruar nga folėsa qė ishin pro pavarėsisė sė Kosovės, i erdhi nga dy analistėt e njohur, Daniel Serwer i Institutit Amerikan tė Paqes dhe James O’Brian, i Grupit studimor Albright. James O’Brian ka qėnė i dėrguar i posaēėm i administratės sė presidentit Klinton pėr Ballkanin.


Sipas zotit O’Brian politika e standarteve para statusit ėshtė njė politikė e zgjuar qė ndoqi komuniteti ndėrkombėtar pėr t’u bėrė trysni si shqiptarėve edhe serbėve. Tė dyja palėt thotė zoti O’Brian, nė njė farė mėnyre e kanė filluar procesin e statusit duke bėrė tė ditur qėndrimin e tyre maksimalist para fillimit tė bisedimeve dhe me shpresė qė pala tjetėr mund tė bėjė ndonjė lėshim qė para fillimit tė tyre.

“Nė kėtė mjedis negociatash, komuniteti ndėrkombėtar bėri njė veprim tė zgjuar, e kuptoi se ndikimi i tij do tė shtohej nė se ai mbante nė dorė ēelėsin e kohės tė hapjes sė bisedimeve Dhe ajo qė bėri Michael Steiner, njė diplomat mjaft i aftė, ėshtė qė ai tha: unė do ta pėrdor kėtė mjet pėr tė arritur pėrparim nė Kosovė para se ta hedh ēėshtjen e statusit nė tryezėn e bisedimeve”, tha zoti O’Brian.

Sot, tha zoti O’Brian komuniteti ndėrkombėtar nuk duhet tė bėjė gabimin qė bėri nė vitet ’90 duke vėnė afate. Afatet, tha ai, i vijnė pėr shtat palėve qė nuk janė dakort pasi ato mund t’i zvarrisin gjerat deri sa tė kalojė koha e afatit. Prandaj, tha analisti, vėnia e njė afati pėr plotėsimin e standarteve nuk ėshtė njė politikė e zgjuar.

Nga ana e tij Daniel Serwer, Drejtor i Nismės Ballkanke nė Institutin Amerikan tė Paqes, theksoi se zgjidhja e vetme pėr Kosovėn janė negociatat midis Beogradit dhe Prishtinės. Analisti paralajmėron qė “zgjidhja pėrfundimtare nuk do tė pėrmbushė kėrkesat maksimale as tė shqiptarėve edhe as serbėve. Tė dyja palėt duhet tė bėjnė lėshime. Negociatat duan pėrgatitje paraprake midis Beogradit dhe Prishtinės pėr ēėshtjet praktike. Bisedimet duhet tė fillojnė nėn organizimin e pėrbashkėt tė Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian deri nė vitin 2005 me synimin pėr t’i pėrfunduar brenda dy vjetėsh, dhe sė fundi, Shtetet e Bashkuara duhet tė jenė njė pjesėtar i domosdoshėm nė procesin e vendosjes pėr statusin pėrfundimtar”.

Zoti Serwer i bėri thirrje administratės amerikane tė luajė njė rol mė tė madh tani qė po afrohet koha pėr statusin e Kosovės. Evropės thotė ai, i mungon besueshmėria e duhur pėr ta zgjidhur vetė ēėshtjen e Kosovės dhe evropianėt shton ai, janė nė pritje tė njė sinjali se Amerika ėshtė gati tė angazhohet pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.


“Sinjali mund tė vijė me caktimin e shefit tė ri tė UNMIK-ut, njė detyrė qė ėshtė mbajtur nga njė evropian qė nga viti 1999. Nė se Shtetet e Bashkuara janė serioze pėr tė pėrgatitur Kosovėn pėr negociatat pėr statusin pėrfundimtar, Uashingtoni duhet tė caktojė njė kandidat amerikan pėr tė kryesuar misionin e OKB-sė nė Kosovė”, tha zoti Sewer.

Kandidati i pėrshtatshėm amerikan thotė zoti Serwer do tė bėnte atė qė nuk e bėjnė dot evropianėt: tė bindte shqiptarėt se rruga e vetme pėr statusin pėrfundimtar ėshtė trajtimi korrekt i serbėve dhe pakicave tė tjera.

Ndėrsa duke iu drejtuar drejtėpėrdrejt ligjvenėsve nė Kongres zoti Serwer theksoi se sinjalet qė po dėrgon Kongresi me rezolutat per pavarėsine e Kosovės, dėgjohen qartė si nė Prishtinė edhe nė Beograd, por jo gjithmonė kuptohen si duhet. Kongresi, tha ai, duhet t’ia bėjė tė qartė si Beogradit edhe Prishtinės qė statusi i Kosovės nuk do tė zgjidhet nga Kongresin amerikan por nga autoritetet e Beogradit dhe Prishtinės. Do tė ishte mirė, tha zoti Serwer, qė nė seancė tė ishte dėgjuar edhe mendimi serb.


Mendimi i palės shqiptare nė seancė u paraqit nga Xho Dioguardi dhe Shirley Cloyes tė Ligės Civile Shqiptaro-Amerikane dhe Martin Vulaj i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan.

Opinioni serb nė seancė mungonte, por ligjvenėsi Don Burton lexoi letrėn e serbo-amerikanit Michael Xhorxheviē. Zoti Xhorxheviē shprehte pakėnaqėsinė e tij qė gjatė kėsaj seance tė Komisionit pėr Marrėdhėniet me jashtė nuk ishte ftuar asnjė serb pėr tė paraqitur pikėpamjen serbe.


Kortezi e Zerit te Amerikes




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.