Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aktiviteti i gjuhes eshte pergjithesisht i lidhur me pertacine e shpirtit.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Krijimet e Drini N.
Postuar nga: Fiori

Letersi Nje tjeter lloj frymezimi dhe rrjedhimisht nje menyre e vecante te shprehuri. Ndoshta sepse dhe qellimi perfundimtar eshte i nderthurur me muziken dhe ate cfare fjalet dhe muzika mund te na thone se bashku.

Kthimi nė Qetėsi
(29 mars, 2003, 22:57)

Pasiguria e kėtij ēasti
ėshtė edhe fillimi i kėtij vargu
kjo ndjenjė thėrritėse pėr ndihmė
mė ka mbėrthyer tė gjithė lirinė

Sado qė rrėshkas nė meditim
dhimbja mė ēpon pėr brėndi nga ēdo vrimė
dhe kjo buzqeshje kaq e trishtuar
ėshtė veēse lėmshi i palėshuar

Sado qė jetoj nė ktė mėndje
e ēoj veten nė shumė endje
qė piknisen nga shkarja nė ėndėrrim
por qė pėrfundojnė nė thyerje dhe nė vlim

(refren)
Ah, dua ta lėshoj ktė lėmsh mes veti
qė mėndjen dhe shpirtin tim e treti
Ah, dua tė ndjej drridhjen time tė ndrojtur
dhe t'lė pėrdhunimin e ksaj nate tė mbrojtur

Dashuria e munguar
ėshtė kthyer nė njė shkėmb tė shkėrrmuar
nė njė rrotullisje brėnda njė boshllėku
qė e bėri njė fėmij tė duket si plaku

I shtrirė nė krevat e s'gjej vėnd
s'mė shijon mė as gjaku im si lėnd
eci nė rrugė gojmbyllur
ēdo njeri mė duket si hije e paduhur

lulja e trėndafiltė dhe shpuese
po fillon tė lind nga vdekja trishtuese
tė njė djegije qė mė pėrvėlon
dhe tė njė zemre qė mė lėndon

(refren)
Ah, dua ta lėshoj ktė lėmsh mes veti
qė mėndjen dhe shpirtin tim e treti
Ah, dua tė ndjej drridhjen time tė ndrojtur
dhe t'lė pėrdhunimin e ksaj nate tė mbrojtur

I pėrdhunuar nga bota qė mė rrethon
po mundohem t'eci gjeri sa t'shoh yllin qė ndriēon
po ja jap zemrėn time ta pėrpunoj
qė kur t'vij nata ty tė tė pėrqafoj

Do t'ec dhe do tė digjem si cigare
por kur tė t'kem ty do drenq ēdo halle
pa ty buzqeshja ime s'ka kuptim
tek unė sytė e tu fshihen nė ēdo gėzim

I rraskapitur dhe i ē'orjentuar po tė pres
po e lė veten tim nė ktė pėrdhunim tė vdes
dhe veē botėn po dėgjoj
nė qetėsinė qė po jetoj, pėr ty do kėrkoj.


Gabimi i Pafajsisė
(1 Prill, 2003, 11:17)

Do tė kishte qėnė mė ndryshe
sikur unė t'mos kisha folur
prej gjėrave qė bėra
kjo pasoj s'do tė kishte ndodhur

Dashė njė buzėqeshje, dhashė njė ndjenjė
qė u morr pėr ēfarė s'ishte sjell
dėgjova prej tė tjerėve se ē'kishe thėnė
pėr ē'dreqin budallėk unė kisha mbjellė

Fjalėt e mija s'kanė mė kuptim
qėkur nga tė tjerėt merren si pėr dreq
oh Zot, tė lutem mė jep njė ndihmė
bėja tė ditur kėsaj bote se s'ja kam pasur pėr keq

Them diēka qė ndjej vėrtetė
me fuqinė e natyrės sė vet shkon pėrtej
e jap me padijen se ēfarė do marr
por si njė bumerang qė kthehet mė godet prej andej.

S'mė del dot nga mėndja pse shkoi kėshtu
dhe mundohem t'i jap vėmėndje mėsimit nė klasė
por kjo brengė qė mė ka ngelur nė vetvete
s'mė lė gjė tjetėr veēse tė plas

Duhet tė hiki dhe tė vij prap
duhet tė mos dukem pėr njė ēast
dua tė eci vetėm tek shtegu nė ktė park
me duar nė xhepa tė thyej kėtė bast

Fjalėt e mija s'kanė mė kuptim
qė kur nga tė tjerėt merren si pėr dreq
oh Zot, tė lutem mė jep njė ndihmė
bėja tė ditur kėsaj bote se s'ja kam pas pėr keq.



Pėrdhunim
(2 prill, 10:14)

Frymarr kėtė frym
qė duart m'i bėn t'i lėviz
dhe vjen dhe hikėn
dhe ngurrėsohet tek unė
me kėtė zbrapsje tė tė keqes
qė s'mė linte tė jetoja gjatė ditės
ndjej rehatėsinė e tė qėnit i ulur
nė kėtė karrike, nė kėtė ēast
dhe ky mendim qė mė ka hipnotizuar
s'hikėn ashtu siē erdhi
ndjej rritmin, ndjej jetėn
ndjej rizgjimin e agmit tė sotēėm
tė rizgjohet prap nė pafundėsi
gjeri sa unė jam akoma nė kėtė butėsi
ah, ndjej vallzimin e njė kėnge tė ėmbėl
megjithėse jam nė qetėsinė e klasės
nė tė cilėn fshehuari hedh kto fjalė
por qė frymėzohen nga pėrdhunimi
i botės brėnda meje
i tė njė tė vėrtete tė pafund
qė dashje padashje do t'jetoj tek unė
veēse mė ngelet tė pajtohem me tė
sepse kto fjalė s'do t'mė vinin dot
dhe unė do t'kisha humbur tek unė

I shkatarron tė gjitha mendimet tona
dhe sjell njė dashuri tė ftohtė
atė qė vjen nga vdekja e njė lindjeje
nga pafundėsia i tė qėnurit i gjallė



Mos Pyet Mė
(6 Prill, 2003, 0:43)

M'je pranė kokulur
ėmbėlsinė e buzėve tė tua fsheh
jam nė gjuheti tė lėshimit tėnd
qė do t'mė jap gėzimin nga ai ledhatim

Vėre dorėn tėnde tė butė nė dorėn time
ta mbaj kėtu fortė nė gjoksin tim
frymėn tėnde ta dėgjoj kėtu pranė
qė ktė pėrqafim e kthen nė ndriēim

Trupi im kish luftuar tėrė jetėn
nė pėrplasje dhe dhimbje
pėr njė ēast rikthimi
tek trupi yt qė ėshtė ēlirimi

Mė mbėrthe mė fortė se unė
dhe veēse mos mė pyet mė
shiko, frymo, dhe jeto me mua
nė botėn e pafund qė vjen prej nesh.



Lypa njė Cigare
(7 Prill, 2003 00:03)

I ulur nė njė karrige tė kafenesė
me librin dhe penėn nė dorė
njėrėz qė vijnė dhe shkojnė
si mendimet e mija qė s'mė lėshojnė

Shumė i pabesueshėm ky ēast
qė minuti shkon mė shpejt se njė sekond
shof pėrballė, dhe shof dikė pranė
por mėndja tek ē'duhet tė bėj s'mė punon

Vras veten nė kėrkim tė pėrgjigjies
tė ēfarė s'po mė vjen pėr dreq
dhe pash dikė tu ndez njė cigare
e thash me ja lyp njė s'do bėj keq

Njė cigare pėr njė lėshim
njė cigare pėr njė frymzim
njė cigare pėr t'mė guludisur mėndjen
qė do m'bėj ta nxjerrė ktė brengė si psherėtimė

E lodh veten mė shumė sesa duhet
e shkoj atje ku s'duhet shkuar
s'di mė as pse bėj kėshtu
sonte edhe hyjet mė kanė harruar

Shoh makinat tė kalojnė
me njėrėz serioz dhe tė qeshur
si shumė netė tė tjerė
sonte pėrsėri njė cigare kam ndezur.



Pėr Zotin
(teks kėnge)

Ishte dhe do t’jetė ky Zot
Ai qė unė dua sot

S’ėshtė n’kishė e n’xhami
Por nė botkuptim e n’njeri

S’ėshtė nė luftė apo paqe
Por nė diell, tokė, dhe erė

(refren)
Ky Zot do t’vij
Ky Zot do t’vij
Kur ne t’kthejmė krahėt drejt tij

Ishte dhe do t’jetė ky Zot
Ai qė unė dua sot

Ėshtė n’pikė e n’rreth
N’ēdo vėnd gjithėsinė e pėrmbledh

(mbyllje)
Ishte dhe do t’jetė ky Zot.



Dal dhe Bie Prap (mė pėlqen)
(9 Prill, 2003 14:01)

Prap rash tek ky mendim
po mė bėn tė qesh pafund
ky cikėl pėrbėrnda meje
mė ktė ankth qė mė tund

Mjaft nė ktė mundim
sa i pafuqishėm jam tani
shpirti jot m'ka pėrdhunuar mėndjen
dhe unė tani varem vetėm tek ti

S'ka gjė mė tė bukur
kur e lėshon mėndjen tė shkoj
dhe tė dal dhe tė bjerė prapė
tek shpirti jot qė zemrėn mė infektoj

Edhe rebeli mė i fortė
ėshtė vllai im sot
llafet qė mund t'themi
kanė t'bėjnė veēse pėr dhunimin tėnd

Kishte apo s'kishte faj rebeli
ėshtė punė tjetėr
por s'ka pėrdhunim mė t'ėmbėl
kur perili i natyrės pushton zemrėn time tė etur

Shpirti im hidhet e bėn saltro
vrapon dhe rrėxohet
mė mbėrthen e s'mė lėshon
megjithėse i ulur nė karrige tė mendon

Njė ankth i ėmbėl
njė e dalė dhe e rėnė
njė sforcim i pavullnetshėm
dhe nė fund njė lėshim i rėndė


... je ti ...



... si njė fantazėm
majtas e djathtas do m'kesh
kur t'zgjohesh e tė flesh
kur t'vish e t'largohesh
kur t'jesh mirė e t'lėndohesh
kur t'flasėsh e t'dėgjosh
kur t'qeshėsh e t'qash
kur t'mėrzitesh e t'gėzohesh
kur t'jetosh e t'vdesėsh
gjerisa bukuria dhe drita jote t'jenė Zot
s'ishte faji im qė ti m'pėrdhunove sot
pa leje ndėrtove shtėpinė tėnde tek kjo zemėr
sikur t'jem mes fantazmave, m'le pa emėr
e qė mė bėre tė flas me veten
qė si i humbur nė botė e jashtė saj mbetem...



Qeni qė qan
(10 Prill, 2003 20:39)

Kishte pas njė tė Zot
qė e kishte lėnė tė lirė tė hikte
e kish tradhtuar krijesėn e tij mė besnike
dhe kish vazhduar jetėn e tij pėr vete

E shoh kėtė qen tė qaj
dhe tė vajtoj sot
s'i kish bėrė keq njeriu
veēse gėzim kish sjell pėr atė tė Zot

E dėgjoj furishėm tė qaj
dhe s'kam ē'ti bėj
shpi s'i gjej dot
se as vetė s'kam ku tė shkoj

Ajo klithėm e pafajshme
ajo pėrulje ndaj tė Zotit
ajo mirėsi qė nuk shpėrblehet
por qė i lihet ta vuaj nė fat tė motit

A pash kėtė qen prap sot
tė endet si i hutuar
nė rrugėt plotė me kalimtarė
qė ecin si njerėz tė munguar

E ka ngrohur mirė vėndin e tij
tek cepi i njė muri
atė vėnd qė e thėrrasin "vėndin e qenit"
qė mbi plehra dhe kartona e zuri

Mos vallė di njeri ēi ka ndodh kėtij qeni
ėshtė bėrė shumė i paduruar
shumė i pisėt nė sytė e njėrzve
qė edhe mėshirėn e kanė harruar

Kush mendon pėr vėndin e qenit
kur sot ka llukse tė panumėrta
nga mė tė shtrenjtat dhe tė shėrbyerat
por qė ngrohtėsinė e "vėndit tė qenit" kurr s'e kanė shijuar

Qeni qanė pėr atė Zot
qė e kish kthyer nga ujk nė qen
dhe qė mė vonė e la nė tok
pa mėshirshėm tė tradhtuar...

... qeni ėshtė kafsha mė besnike.



Mishėrimi i njė Frymarrjeje
(11 Prill, 2003 2:02)

Mbyll sytė pėr njė ēast
dhe i lė dhimbjet t'mė lėshojnė
mundimi n'ktė ēastė s'jeton
gjithēka janė veē yjet qė m'ndriēojnė

Ėshtė qetėsi
ėshtė njė mbėrthim n'vetvete
ėshtė kjo frymarrje e lehtė
qė vjen nė ēdo ēast qė mbet

Ky ēast qė mė mbet
oh, po ky ēast i harruar
mijra planete do kishta kaluar
por njė kthesė n'vetvete punėt m'i ka mbaruar

S'dua gjė tjetėr n'ktė ēast
ēdo gjė ka shkuar
s'kam nevoj mė t'mendoj se ē'them
kjo ndjenjė botėn m'ka mbretėruar

Ah, vajzė si ty s'ka
njė botė tė pėrjetė
n'zemrėn time e ke mishėruar
dhe t'harroj, por gjithnjė ktu m'ke pėrfunduar

Dhimbja s'mė trėmb mė
se edhe ēdo cep tė trupit tim
e pat lėnduar me kohė
dhe tani s'ka mė vėnd ku t'shpoj

Kjo frymarrje
kaq e lehtė
mė mbizotron
sikur t'jem njė mbret

Ah, silli t'gjithė
me yje, me diell e tokė
n'mėndjen time janė duke m'rėnė tė plotė
aq pafund bien sa kjo frymarrje e pamund

Ah Fat, m'li tė fluturoj gjeri sa t'shoh fundin
dhe qė ta di se pata bėrė njė fluturim
gjeri at'herė kur t'i them jetės
shumė falemnderit qė e solle ktė drin!



Debulesė pėr tė Paqėnėn
(11 Prill, 2003 23:52)

Duke menduar pėr ēfarė s'kam pranė
i shqetėsuar pėr mungesėn
pėr ēfarė shumė do tė dashuroja
me gjithė qjef t'i jepja zemrėn

Duke menduar pėr at'yll aq tė largėt
qė tė cilėn s'e prek dot
pėr atė qėnie aq tė shtrenjt
qė pa tė s'do t'isha i plotė

Njė trishtim i pafajshėm
pėr njė fat qė kish qėnė shkruar
fati qė ujkun e pati bėrė
t'qaj pėr hėnėn qė e ka verbuar

E tėrė ajo fantazėm e bukur
veē n'mėndjen time kish jetuar
por tani po e pėrmbledh veten
qė t'nis ēfarė duhet t'kisha mbaruar

Njė kafe e ngrohtė ktu nė duar
mė ndihmon pėr ta kaluar
ktė zhgėnjim pėr ēfarė humba
qė tani veēse m'ėsht mishėruar

Kjo kohė e humbur
njė formė arkitektonike do t'kishte lindur
do t'mė bėnte t'shihja njė ndjenjė ktu pranė
dhe njė gėzim qė zemra ime ka pritur

Lodhem pėr fjalė qė s'gjej dot
qė pėrshkruajn veēse njė tjetėr botė
qė asnjeri s'do ta kuptonte
se ky mundim do ishte i kot

Po t'mos isha munduar me ktė trishtim
s'do t'harrija dot tė ndjeja ktė gėzim
qė m'u fal sot me dhurimin e njė tjetėr shansi
pėr t'mbaruar atė qė duhet t'kisha bėrė nė fillim

Kto fjalėt e mija kaq kot
janė bosh aq sa njė got
qė s'harrijnė tė pėrmbledhin gjė tjetėr
veēse njė faqe tė lagur me lot

S'jam njeriu mė i ndritur
por veēse pak mėndje lehtė
por kjo veti nė fund tė fundit
veēse mua mė vret

Thashė po bėj njė rritėm
qė t'celebroj kthimin
qė do t'mė sjell njė ēlirim
nga dhimbja prej njė mendimi.


I Vetmuar
(14 Prill, 2003, 00:10)

I vetmuar
fjala qė s'do t'dėgjoj kush
ėshtė ajo ndjenjė
ky ēast

Shpresoj qė askujt
t'i bier rruga nej herė ktu
ulur me kurriz
tek ky mur i pafund

Do t'mallkosh
po kė?
Atė diell qė tė dieg
apo atė natė qė t'mbron?

Ah, e vetmuar
edhe kjo bimė
qė ka mbirė tek e ēara
e trutuarit me brimė

O bimė e egėr
mė jep pak lėng
nga kėrcelli jot
nga gjethet qė i ke hap tė plotė

T'shuaj kto buzė tė tharė
ta hap ktė kraharor
dhe t'mė freksoj trupin
qė mė dieg n'ktė orė

Kohė, shumė kohė
re nėpėr qiejt e pafund
diell, hėnė, qė ndjekin njėra-tjetrėn
dhe unė qė to vėshtroj.

Me prush nė dorė
po e shtyj ktė ēast
i mbėrthyer nė zinxhirat
e njė lirie tė vetmuar

Ah, i tkurrur
kjo zemėr
kto muskuj
tė ndrydhur

njė qeshje
po, po ta bėja
si njė trishtim
njė hipokrizi.

Po s'mbaron ktu
rivjen dhe shkon
me njė dorė nė ballė
mbaj kokėn qė m'rėndon

Dua ta mbyll ktė ēast
po ku t'shkoj
nė gjum tė bie
edhe aty s'mė lėshon.

Bukuria a kėtij ēasti
ėshtė qarja me tė madhe
ėshtė njė klithmė e ėmbėl
pėr vjatimin e asaj ėndre


... edhe njė natė mė shumė pėr tė duruar...



Bie Shi

(14 Prill, 2003, 13:24)

Shif bie shi
lotėt e qiellit
mė kan strukur nė shpi

Mė duket njė tingull qetėsues
ajo pikė pikė
me njė t'larė lagėshtues

Edhe shpirti im pastrohet
nga moti i qiellit
megjithėse nė shtėpi ngrohet

Pak kafe nė dorė
njė libėr, njė film, apo njė vizatim
nė ktė ēast m'afrohet

Duhet t'kisha kaluar nga njė shoku im
por, hėhė, me motor s'kam ku t'shkoj
nė freeway, apo rrugė ēdo vetėtimė do t'mė rrėxoj...

Shi, dhe bie prap Shi...



Sytė e Fshehur tė Mėndjes


S'di pse, por kam menduar rreth fjalėve qė mė tundojnė. Disa fjalė qė s'mė lėnė rehatė mėndjen. Ėshtė vet ajo pyetje, "Duhet apo Dua tė flas?" Ah, e mbyll njė ēast ēdo herė, e fsheh rreth kujtimeve qė mė ėmbėlsojnė kujtesėn, qė them "ah, ato ishin kohėra..." Ah, por shkon mė tej, rreth njė bote, qė s'di se ku ndodhet, nėse ėshtė nė rrugė pėrgjatė ecjes, nėse ėshtė tek Mali i Dajtit nė kujtimin tim, apo mos ėshtė njė errėsirė e zakonshme e mėndjes time. Kto fjalė mė tundojnė, sepse s'di kė tė zgjedh mė parė. S'di vėrtetė nėse po i shpreh edhe kėto fjali nė mynyrėn e duhur pėr tė kapur ktė ēast. Di disa fragmente tė ksaj ndjenje, ėshtė edhe kjo qė mė dha shkash qė ta vazhdoj ktė ndjenjė nė pafundsi. Mbase s'do t'harrij ta shpjegoj ndonjė herė, por nejse, do t'mė bier rruga po prap aty.
Po flisja pėr Ervin Hatibin sonte. Ai mė frymzoj, kujtimi im i asaj kohe, kur kaloja nga shpia e tij tek rruga e Elbasanit nė atė Tironė qė jeton vetėm nė mėndjen time tani. Mbaj mėnd sa gėzueshėm i bia baterisė tek shpia e Ervinit. Kur u mblidhshim tek rruga pėrballė shpisė sė tij. S'ėshtė historia qė po mundoj tė pėrshkuaj, por disa fragmente tė endura tani veēse nė mėndjen time. Si tė thuash, ke njė jubox me 1000 kėngė, ngaku 30 prej tyre janė sagllom. Janė tė endura si aty kėtu. Njė memorje, por megjithatė s'janė pamja e memorieve, ėshtė diēka shumė e thellė, ashtu si njė siguri nė tė cilėn e di se ēfarė ka pėrbrėnda njė mali. Sikur ta dish se tek mali mė i afėrt, nė mes, mu tek ai cep ndodhet njė thesar. Ti nga e di? Nuk e di, por ėshtė veēse atje, hajd shkojme e kėrkojmė...
Fragmente, ah, po njė tjetėr mbiemėr pėrshkrues, por qė prap nuk i bie nė shinjestėr. Janė fragmente tė endura tė qėnies time nė tokė qė tė gjitha si ndjenjė janė tė pėrbashkta. Janė ēdo gjė, ēfarėdolloj pamje qė kam parė, si kuklla nė televizion qė kam parė, si horizonti nė dritare, por edhe ajo shgarravinė tek muri pranė plehrave. Njė e ecur tek xhiroja, njė kalim te rruga e Elbasanit, ose njė e luajtur poshtė pemės kur isha 5 vjeē. Tė gjitha kėto ēaste i pėrmbledh veēse diēka: janė kalime, shikime tė diēkaje pa e patur vėrtetė mėndjen tek ajo, por nė tė njėjtėn kohė duke e parė shumė vėrtetėsisht. Janė ēaste tepėr mondane, shumė tė zakonta, si njė kėngė intrumentale e Led Zeppelin, Bron-Yr-Aur. Kjo kėngė, bashkė me tė tjera tė Zepelinave, gjithashtu edhe shumė kėngė tė Ritolkėve mė ēojnė aty.
Jam drini ai qė po shkruan, mbase edhe ju ndiheni kėshtu. Ka raste kur disa ēaste tė jetės tuaj pėrshkruajnė tė njėjtėn gjė, atė ndjenjė qė s'po di sesi ta emėrtoj, sesi ta pėrshkruaj. Them se po e emėroj "Sytė e fshehur tė mėndjes", megjithatė shumė emra mund tė ketė, vet pėr faktin se ne kemi sy pėr secilėn kokė, plus mėndja sa sy ka? Pėr cilėn mėndje e kam fjalėn edhe unė. Vetė besoj se ėshtė ajo mėndje qė ėshtė ekzistenca jonė. Ėshtė "Ne" ose mbase bėj gabim qė flas pėr tė gjithė, ėshtė ajo ndjenjė "Unė". Ēudi ėshtė sepse kjo ndjenjė mė del e njėjtė sa herė bie nė kėtė gjėndje, dhe veēse mė kujton shumė ēaste tė jetės qė jam ndjerė ashtu. Ėshtė gati plotėsishtė si njė ėndėrr telepatike, kur sheh diēka qė pas shumė kohe tė del nė jetė, dhe mendon "hey, e kam parė diku kėtė rrethanė, ktė makine tė bardhė, ktė kalimtar me xhaketė dhe ktė femėr me fustan."
Mbase janė fjalė tė bardha ato qė po kėrkoj. Fjalė me shkronja me tė njėjtėn ngjyrė me sfondin. Dmth nė ktė rastė tė bardha sepse letra ėshtė e bardhė. Kto fjalė do tė ishin tė errta nėse do tė isha duke kaluar nė rrugė me duar nė xhepa gjatė natės, ose mbase tė errėt e kaltėr nėse flas pėr atė ditė kur isha njė fėmij me gjyshin andej nga kodra e liqenit. Por do tė ndryshonte shumė ngjyra kėto shkronja kaq tė shkreta se bojėn s'po ja gjej dot. Do tė ishin duke ndryshuar nga e gjelbėr e errėt nė ngjyrėn e errėt tė qiellit duke perėnduar. Me devijime fjalish aq tė shpeshta sa edhe lėkundjet e dorės time nga pėrdorja me gjyshin tim. Jo, mbase mė thjeshtė, nga pėrdredhja e asaj rruge qė s'mė kujtohet nga liqeni i Tiranės. Mė kujtohen veēse disa fragmente pamjesh, tė kisha mijra duar do t'i kisha pikturuar tė gjitha.
Ku po shkoj edhe unė? Nuk e di, ėshtė nė fat tė ksaj ndjenje, ėshtė sa herė mbyll sytė, sa herė vėshtroj shoqėrinė, sa herė jam duke kthyer kokėn, sa herė puth vajzėn qė dashuroj, por e vetmja gjė: nuk ndodh kur dua unė! Tani m'erdhi tė flas kėshtu megjithėse tani e di se kėngė si Bron-Yr-Aur mė ēojėn tek ajo ndjenjė. Nė ktė ēast ndihem kėshtu, dhe unė pi i jap dorėn, dhe e ftoj tė vallėzoj me mua. Ėshtė e fortė, njė fallxhore mė tha se nė 13 Prill, gjeri nė 8 qershor yjet dhe planetet janė nė favorin tim. Nė janar ajo mė shpjegoj gjėra tė tilla si, rrutullimi i planeteve, vėndlindja ime, dhe ditėlindja ime, tė gjitha kėto cilke rrutullmime qė bėjnė edhe natė/ditėn e fatit tim. Ja boj hallall asaj se po ma kap fatin. Shpresoj unė ta mbaj fortė dhe ti besohem njė tė endure tė rrezikshme si kjo. Ēdo njeri ka njė yll qė i pėrket, mbase ėshtė mė i madh se ē'mund tė besojm...
... kur isha i vogėl, rreth 4-5 vjeē mendoja se Gjithėsia dhe Yjet janė thjeshtė njė glob i vogėl, si njė nga ato qė hasim nganjėherė, por qė ndodhej tek shtėpia e Zotit, dhe ky i fundit i ulur nė njė kolltuk lėkure, me librarinė e tij pas kurrizit tė tij e pasuruar plot mė libra, dhe ky qė sheh globin e Gjithėsisė aty pranė kolltukut nė njė tavolinė tė vogėl dhe qė e rrutullon duke e soditur. Qesh me ne qė qajmė, qė mallkojmė, me ne qė gėzohemi, ose me ata qė vetvriten me mendimin se shkojnė nė parajsė... dhe ky Zoti qė qesh me tė madhe: "He ėshtė veēse njė Zoti qė ju kontrollon juve, Djalli nuk ekziston, ai ėshtė veēse maska ime ndonjė herė kur them t'a ndryshoj pak humorin e ditės. Ju fėmijėt e mij, laboratori im, bėni ēfarė duhet tė bėni se Zoti po i shkruan tė gjitha tek libraria ime ktu nė kurriz timin..."
Thuaj mė pas nėse s'besoj nė Zot apo jo. Hėhėh, vetėm ta dija se ku ėshtė kjo shpia e atij, por s'ka rėndėsi, intuita ėshtė kjo ndjenjė qė po mundohem tė pėrshkroj. Ėshtė si njė nga ato kėngėt e Enigmave njė rikthim nė fėmijėri, ose njė "Ne erdhėm nga thellėsia..." Janė veēse ndjenja qė mė kujtojnė kur isha nė furgon me kushuririn tim, dhe unė qė shihja kodrėn nė tė djathtė. Kot meqė e kisha parė atė nė tė majtė. Janė si atė ditėt kur shkonim nė plazh me shoqėrinė, por edhe vetėm. Kur je duke notuar nė det dhe mendon se ēfarė ka nė thellėsinė e detit, sidomos kur kam qėnė nė Durrės, nganjėherė mendoja se vėrtetė ka njė anije Ilirie aty nė thellėsi, poshtė kėmbėve tė mija. Dhe mė duket vetje se jam nė kohėn e Ilirėve, kur ndėrgjegjshėm e di se ėshtė veēse mendimi im, por megjithatė, ata po aty kanė qėnė, nė tė njėjtin vėnd.
Ėshtė e ēuditshme, kjo ndjenjė mė vjenė gati vetėm nga njėrzit Arjanė, sidomos nga njė kėngė Ēiftelie e ēfarėdolloji mali por edhe ndonjė kėngė pėr Detin nga Polofonia e zėrave. Tė gjitha ato e bashkojnė njė zė, qė i lidh bashkė ajri, por ndjenja ėshtė tek unė. Ėshtė tek ai ēast tepėr i veēant por edhe aq i zakoshėm. Ėshtė si tek ajo ditė qė ndjeva shqipen tė shqiptohej nga Pema e Dushkut nė Dodonė. A thu se i kam dėgjuar vėrtetė ato fjalė, nuk e di, por ėshtė kjo ndjenjė shumė e fortė tek unė. Pse mė erdhi kėshtu? Pse duhet tė kisha kuptuar njė gjė kaq qė moēme pėr njė tokė nga ana tjetėr e rruzullit ndaj asaj toke.
Sa herė mendoj pėr ku jetoj, dhe sesi gjithēka ėshtė pėr "imazh" shumė tė rrallė janė ata qė tė kuptojnė se kush je. Shumė mė dinė emrim, por jo drinin. Jetoj nė njė nga qyetet mė tė rinj nė botė, dhe mė tė famshėm sot por pėrbrėnda meje ndjell ndjenjat e njė lufte me shpata Kelte. Ato ndjenjat e njė thirrjeje Taulante, dhe ato tė historive arjane si borė-bardha dhe xhuxhat e saj. Si shtatė mėkatet e purgatorit, dhe si unė qė vėrtitem rreth pėrmbarmit tė tyre, megjithėse nganjėherė pėrfundoj nė Parajsė dhe nganjėherė nė Ferr. Dantja e kishte shkruar pėr jetėn toksore, dhe s'do ta kishte bėrė kėtė mundim pa dashuruar tė dashurėn e tij qė s'mė kujtohet emri. S'ka shumė rėndėsi, ėshtė ajo vajzė qė ka rėndėsi.
Ėshtė pranverė, dhe gjethet po mbijnė prap, shiu qė bie e bėn tokėn tė frymarrė njė aromė jete. Tė paktėn kėshtu mė duket. S'di mė ē'them pėr kėto fragmente, pėr kėto ēaste, ah po, Londra mė kujton ktė ndjenjė, s'di pse. Megjithatė ato s'mbrajnė kurrė, tė paktėn sa tė jemė gjallė.

Janė kėto fragmente tė mbledhura bashkė, por nga pafundėsia e tyre, nuk harrijnė kurrė ta plotėsojnė atė mozaik, atė "puzzle", por thjeshtė secila e prej tyre mė ėmbėlson, mė gėzon, mė jep frymė, mė jep gjėnė mė tė thjeshtė tė ēastit...
Gėzim i pavetėdijshėm mbase kjo ėshtė fjala qė e pėrshkron ēiltėrsinė...
megjithatė s'ka rėndėsi...



Bari jeshil i L.A.-it
(19 Prill, 2003 3:03)

Vajta tek Starbucks-i
po pastaj...
takova shoqen time
po pastaj...
vajtėm tek ai vėndi
po pastaj...
shoku foli pėr shokun e shokut
po pastaj...
birra kishte plotė
po pastaj...
e dredhmja mė shijoj shumė tek makina
po pastaj...
bonte pak ftohtė
po pastaj...
shumė goca tė bukura kishte
po pastaj...
u knaqa t'u i ra kapakut tė kazanit
po pastaj...
kėnova kongėn time
po pastaj...
robt po na shikonin
po pastaj
policat e dreqit na prishėn party-in
po pastaj...
ja hypa motorit i bomė
po pastaj...
m'u duk se i dhashė mė mirė se esull
po pastaj...
nė shpi s'hiqja dot alarmin
po pastaj...
i zgjova tė gjithė
po pastaj...
i bomė jom t'u ju shkrujt tani


Pajtimi pėr Mirėsi - I Vetmi Shpėtim
(24 Prill, 2003 1:00)

Po i lėshoj mendimet tė shkojnė siē vinė
ato s'jetojnė pėr mua qė t'varem tek to
sot kam takuar Kohėn e bukur si ylli,
me tė cilėn nė shikim tė parė e dashurova sot,

E kisha ndjerė pranė qėkurri,
por s'e kisha lejuar t'mė pėrdhunoj gjer'tani
dashuria qė na bashkoj ėshtė vullneti pėr veprim
dhe pėr tė dy, pajtimi pėr mirėsi si i vetmi shpėtim.

Ajo mė kish dashuruar qė nė lindje
por unė s'e kisha kuptuar gjer'tani
e mėsova sot kur e vėshtrova rastėsisht
dhe e ndjeva dashurinė e lidhur nga unaza e mirėsisė.

Kjo rastėsi ėshtė pėrdhunimi jonė hyjnor
sepse pėr njė ēast unė i harrova emrat e yjeve
por njerzimi pat pėrdhunuar mė vete
kur i ngjyrosi me emra yjet e palyer.

E shkuara s'ka mė rėndėsi se Koha sot mė fali
ndaj edhe unė e dua shumė atė
sepse ajo mė ka thėnė poprap sot
se kur tė prehem, edhe ajo do tė vdes me sytė nė lotė.

Tani e di se mendimet s'kanė rėndėsi
ato i fryn vetėm frymarrja e Kohės,
e vetmja gjė qė ngelet tek unė ėshtė lėvizja
ėshtė puna qė do mė mbaj tė dashuruar me Kohėn.

U pėrdhunova prej saj sepse e Tradhtova tė Keqen
ndaj pa e tradhtuar keqbėrsinė
fjala Pėrdhunim tingėllon veēse djallzim
sepse nė syrin e tė keqes ėshtė papajtueshmėri.

E Keqja ėshtė njeriu i zakonshėm
qė mendon mė shumė sesa duhet
por ai e tradhėton tė Keqen
kur mendon pėr Kohėn qė shumė i duhet

Mendimet e duhur dhe Koha
i pėrkasin njėra-tjetrės,
tė parat janė frymarrja e puthjes tonė
ndėrsa tė dytat janė vrapimi im pėr tek Koha

Tani nuk po mendoj
por po punoj
dhe po ndjej,
mė pranė Kohėn e ėmbėlsuar...


Nė dHomėn tIme
(5 maj, 2003 10:19)

nė dhomėn time
ngrysem nė mendime
i lėshuar nė dyzim
nė ēfarė ėshtė jeta ime

i rrethuar nga katėr mure
vetvrasjes mendimore i pėrulem
e lė veten tė shkoj
pėr frymarrjen qė do mė gjallėroj

i besoj besimit
i besoj ėndėrrimit
i besoj shpresės
qė sjell plotėsimin

shoh gėzimin tė manifestohet
kur mbyll sytė dhe ndjej zemrėn t'jetohet
flaka pėrbrėnda meje mė ngrohn
dhe nga kto mure mė ēliron

po mėsoj se ku ėshtė kufiri
prej nga dėshira pėr ta kaluar
tė kthen nė njeri tė hipokrizuar

tash po filloj tė ndjej tė gjithė qytetin
nė natė dhe ditė duke fluturuar
prej katėr mureve tė rrethuar

frymarr sot
pėr frymarrjen qė do marr nesėr
gėzohem sot
se mbase s'do tė mund ta bėj nesėr.

post script: ēfarė do tė quaja: fjalė pėrdhunuese!



Duke Pritur
(11 maj, 2003 16:47)

Duke pritur
qė arsyetimi i tepėrt t'mė lėrė
dhe qė bota qė shoh
nga ndjesia ime t'jetė bėrė.

Duke pritur
qė fjalė prej saj tė dėgjoj
dhe qė tė shoh lėvizjet e saj nė ēdo veprim
pėr tė cilat shumė ėndėrroj.

Duke pritur
qė kjo cigare tė mbaroj
dhe qė ky meditim
ēdo konfuzion tė pėrshkroj

Duke pritur
qė zemra ime tė bėhet tokė
ngaku shiu veē lule do tė lulėzoj
me gėzim ku pėr t'menduar s'ėshtė nevoj.

Duke pritur
qė muskujt e mi tė shplodhen
ta ēlirojnė nga ēdo ndrydhje
trupin qė s'do njoh mė lodhjen.

Duke pritur
ndjenjėn qė pėrgjithmonė do mė drejtoj
dhe qė tashmė e di
se unė vetėm pėr njė jetė jetoj.

Lejo ndjenjat tė tė tregojnė botėn
dhe qė tė tė dėftojnė portėn
ku mund tė gjesh veē gjallėrķ
dhe ku t'menduarit e kthen nė mbretėrķ.


I Pafuqishėm
(19 Maj, 2003 15:20)

Po kuptoj pse jam i pafuqishėm
pse mėndja mė shkon gjetiu
pse trupi s'mė shplodhet
dhe i ngatarruar nė merimangė ndodhet

I endur nė mendim
i ngecur nė njė kėndvėshtrim
i ndalur nė kokfortėsķ
i mblyllur nė kutķ

Njė shpirt qė s'ka nėnė
nė melankolķ lėndon
duke u munduar qė tė hapet
nė mes tė rrugės ndalet

Si njė zog i vogėl
qė mundohet tė fluturoj
trupi qė nė lindje e ka bėrė
qė me gjysmėn e zemrės tė funksionoj

Sado tė mundohet
zogu duhet tė gjej gjysmėn tjetėr
qė mbyll vrimėn qė ka nė zemėr
pa tė cilėn s'bėn dot gjė tjetėr.


Desha qė gjithēka tė ngrihnte
(21 Maj, 2003 12:04)

Ky ēast
desha qė tė ngrihnte
kjo ndjenjė
kto njerėz

Pėr njė ēast
asgjė t'mos harroja
dhe ktė siguri nė vetvete
tė ngrirė ta mbroja

T'mos lija tė keqen
t'mė pėrpinte
t'mos e endja veten
nė asnjė grindje

Kujtova se ēdogjė s'do ndryshonte
por harrova se
pas ēdo mendimi
njė varg mė ngrohnte

Desha t'mos harroja
t'mos e lėshoja
gjėn e shkuar
dhe tė ngelesha i verbuar

Zjarri qė djeg ēastin
mė cėnon jetesėn
mė bėn tė frymarrė
ndjenjėn e largesės

Mė hedh tė endur nė fat
mė trajton si njė pik paemėr
nė njė vorrbull tė thatė mė lag
qė tė ardhmen ta shoh nė sytė e fjetur.



©Drini N.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.