Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te mencurit kane gjithnje ide te reja;budallenjt i shperndajne.
--- Heine

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: Frika nga komunizmi
Postuar nga: Albo

Histori Te paret kane qene njerezit e Mergates, qe e kane pasur ne kurriz, friken ndaj komunizmit. Shume prej tyre, me shume probleme te mbartura me vehte, nje gje e dine shume mire: se komunistet nuk do t'i falnin lehte. Eshte kjo arsyeja, qe shumica e tyre, qe i kane kundershtuar gjate komunistet kane frike ne fundvitet '40. Me teper se cdo gje, friken e shton fakti se komunistet i kane ndjekur deri aty, madje kane filluar qe edhe t'u perzihen ne pune.

Kjo i ben emigrantet politike shqiptare, qe te kerkojne qe te zhvendosen menjehere nga Italia. Alternativa, qe u jep adjutanti i mbretit, drejt Egjiptit dhe Sirise duket se eshte me e mira. Ja pse emrat, qe afrohen per te drejtuar komitetet e refugjateve, jane te gjithe spektrit kundershtar komunist. Por, bashkimi i tyre, ndodh vetem perpara nje rreziku te madh te ekzistences, sepse kur ishte puna, qe te luftonin kunder komunisteve shume syresh nuk kane mundur. Gjithsesi, mbreti e di shume me mire se te gjithe situaten. Ai i ka mire te skeduar njerezit, qe nuk iu pergjigjen ne 7 prill, por edhe ne situata te tjera kritike. Por, i duhet t'i kaloje te gjitha. Me shume se percarja, atyre u duhet bashkim. Kjo eshte arsyeja, qe mergata drejtohet nga Mit'hat Frasheri, nje njeri teper i besuar. Por, ne kete ngutje, nje gje nuk mund te fshihetomunistet forcohen nga dite ne dite. Dhe ca me keq, ata gjejne gjithmone e me shume mbeshtetje nga ana e faktorit nderkombetar. Pervec Anglise dhe Amerikes, qe tashti vendosen ne nje front te ri, vendet e tjera duket se duan ta mbajne mire me komunistet e Tiranes.

Dhe, njerezit e Mergates, qe i kane njohur "live" komunistet, duket se jane te paret qe lajmerojne me ankthin e tyre, se beteja me komunistet nuk do te ishte e lehte. Si per ironi te fatit, ajo do te vazhdonte, derisa sa shume prej njerezve te Mergates nuk do te ishin me gjalle. B.an

Organizmi i mergates shqiptare ne Rexhio Emilia

Mbreti Zog, bashkimi i Mergates dhe afrimi i Eqerem bej Vlores, Koliqit etj

Pas vizites ne kampin e Barletes, adjutanti i mbretit udheton drejt kampit te Rexhio Emilias. Jane qindra shqiptare, qe presin te ardhmen te frikesuar prej komunisteve.

Adjutanti u rrefen si ka mundur qe t'i bashkoje dhe ne te ardhmen t'i therrasin te gjithe ne Siri, Egjipt dhe Jordani. E gjithe mergata qetesohet dhe prane mbretit afrohen edhe Ernest Koliqi, Gjon Marka Gjoni, Eqerem bej Vlora, Ali Kelcyra etj. Edhe qeveria italiane tregon interes, ndersa zv/ministri i jashtem italian takon adjutantin duke e siguruar per refugjatet. Duket sikur gjerat shkojne shume mire, por papritmas kolonel Hysein Selmani therritet ne Egjipt. Keshilli per rregullimin e emigracionit ka emrat e Mehdi Frasherit, Hiqmet Delvines, Dhimiter Beratit, Kapidan Gjon Markagjonit, Ismail Verlacit, Ernest Koliqit, Eqerem bej Vlores, Tahir Kolgjinit, Dr.Kemal Jusufatit, Ferid Dervishit, Sotir Avramit, Ali Kelcyres, Koco Mukes, Ragip Frasherit

Regjio Emilio 7 shtator 1947

Kolonel Husein Selmani, pasi perfundoi takimet me te gjitha ne Kampin Barleta, i shoqeruar deri ne stacion prej Mit'hat Frasherit e gjithe pergjegjesit e grupeve te ndryshme, u nis. "Ishin afer 300 persona, qe me shoqeronin ne mbremjen e dates 6 Shtator 1947, kujton adjutanti-kur u nisem per te vizituar Kampet e Regjio Emilios. Ata ishin te lajmeruar e ne mengjesin e dates 7 Shtator 1947, arritem ne kamp. Ne Regjio Emilio, priteshim prej te gjithe pergjegjesve te grupeve, Salih Myftia, me pergjegjesit e Legalitetit dhe Faik Cukut me pergjegjesit e Ballit Kombetar e tjere. Ishim pothuaj se me teper se 100 persona. Brenda tyre ishin edhe disa boshnjake, si Hasan Ago Senica e te tjere".

Pasi u pershendetem, kujton kolonel Selmani,- u drejtuam te flisnim me pergjegjesit e grupeve. Ai vizitoi te gjithe kampet, ku u ndje nje kenaqesi e madhe. Pasi u vizituan kampet, ai shkoi me pare ne qendren e O.K.L.Legalitetit tek Salih Myftari, ne prezencen e Hysen Prishtines, Neshat Kolonjes, Moz-har Pustines, Selam Damanit, Omer Beshirit dhe ju komunikoi mesazhin e Mbretit. Atje u prit me nje brohori e kenaqesi te madhe, mandej ju vura ne dijeni permbi sa u bisedua ne Rome, vijon adjutanti. Si u vendos unanimisht u pranua.

Pas kesaj,thote ai- une shkova ne qendren e Ballit Kombetar tek N.kolonel Faik Cuku dhe aty ne prezencen e tre pergjegjesve te Ballit, edhe ketu, po me te njejten fryme u prit mesazhi. Dhe, bisedimet ishin teper te sinqerta dhe Faik Cuku, ishte ne dijeni mbi bisedimet me Mit'hatin. Ketyre ju sqarova ne hollesi per bisedimet e Romes dhe ata mbeten dakord.

Pasi mbarova me pergjegjesit e partive, thirra Dervish Bicakun, Sadik Shasken, Qemal Begun. Ai bisedoi gjate e gjere me ta, "e ketyre vecanerisht ju dhashe te falat e Mbretit". Ai i kishte miq te ngushte, por ishin te kaluar pak nga mosha. Ata mbeteshin gjithmone per nje bashkim ne mes te emigracionit shqiptar.

Pasi u mbaruan te gjitha si vizitat po ashtu dhe bisedimet u shtrua nje dreke prej te tre grupeve. Ajo kaloi ne nje harmoni te perzemert e krejt vellazerore. Pothuaj, se u harruan cdo lloj grindje e meparshme. Adjutanti kujton se ndjeu nje kenaqesi te vecante rreth bukes dhe asnje fjalim nuk u zhvillua. "Vetem se kishte qeshje e dashuri ne mes njeri tjetrit, e mbi te gjitha ishte dashuria per Mbretin Zog.

Pas dreke, kolonel Selmani, shkoi ne Hotel, ku aty priti kolonine shqiptare te Milanos dhe kaloi ne Milano dhe priti disa njerez prej Paresise Boshnjake. Aty kishte me vete nje Major Italian Profesor Omer Beshirin, dhe Moz-har Pustinen. Si mbaroi te gjitha vizitat te kolonise shqiptare ne Milano, "natyrisht aty ishin Zonja dhe Zotni edhe boshnjaket e te tjere".

Kolonel Husein Selmani, ne Milano, ngarkoi Omer Beshirin dhe Xhemal Ferren e Qemal Shtinen. Ai rregulloi nje kokteil per te gjithe kolonelet, aty ne sallonet e Hotelit. Kjo u be sepse ai nuk kishte kohe per me ju kthye vizitat. Kokteili kaloi mjaft mire. U shkembyen mjaft fjalime, po kolonel Selmani ngarkoi Profesor Beshirin t'ju pergjigjet. "Kjo ishte nje kenaqesi e paharrueshme ne mes te kolonis shqiptare ne Milano", vijon adjutanti.

Kolonel Husein Selmani, pasi mbaroi cdo send ne Milano, u kthye ne Regjio Emilio. Aty shkoi e u beri nga nje vizite dy oficerave britanike e amerikane, qe ishin pergjegjes te kampeve. Ata e priten shume mire dhe e siguruan se cdo gje qe t'ju vije perdore nuk ka per te munguar per plotesimin e mungesave, qe mund te ndihen. Pas kesaj, kolonel Selmani i falenderoi dhe doli.

I derguari i Mbretit Zog I, qe ishte kolonel Husein Selmani ne Regjio Emilio, para se te nisej per Rome, i rrethuar me teper se 1000 vete burra, gra, femije, kur po ndaheshin prej tyre nuk ju durua dhe "nga mallengjimi i teper, ju drejtova keto fjale po ne emrin e Mbretit:

Motra e vellezer te dashur. Madhnia e Tij, Mbreti Zog pas ketyre tragjedive, qe po kalon populli yne i dashur, jo vetem shpirterisht por edhe me cdo mjet qe ka sot ne dore ka nderhyre dhe ka bere c'eshte e mundur per t'jua plotesuar nevojat. Dhe me ju ardhe ne ndihme ne te gjitha pikpamjet, per sistemimin e emigrates, sikurse tregon edhe mesazhi i Mbretit. Vecanerisht, Mbreti eshte i preokupuar per te ardhmen e djelmerise te emigranteve shqiptare dhe per sistemimin me te mire per ta. Ai do te perpiqet duke siguruar cdo perkrahje, ne menyre qe te perparojne dhe te kulturohen. Ai ka shprese te plote se: keto vuajtje qe po kalojme sot do te marrin fund dhe do t'ja arrijme qellimit te perbashket si vellezer, qe jemi te nje gjaku dhe te nje toke.

Per kete shpresojme se atje ku do te emigroje rinia shqiptare do te kete te gjitha perkrahjet morale dhe materiale, per te ecur perpara ne rrugen e kulturimit. Ne menyre, qe kur te vije dita t'i sherbej me se miri interesave te larta te Shqiperise".

Mbas ketij bisedimi menjehere kolonel Selmani hyri ne tren dhe u nis per ne Rome. Ai i salutoi te gjithe, dhe "emigrantet nuk u shperndane deri sa treni nuk dukej me", shkruan ai.

Rome 11 shtator 1947

Per kete dite adjutanti kujton se: Kur po sa arrita ne Rome aty me vjen nje telegram prej Salih Myftise dhe Faik Cukut. Me te cilen me thone se, sonte kane arrestuar Hasan Age Senicen dhe Kurtish Romen dhe Adem Dushin. Keta ishin pergjegjesit e emigrates boshnjake dhe nuk dihet se ku i kane derguar. Mundesisht perpiqu per shpetimin e tyre, i thoshin adjutantit ne leter.

"Kjo na tronditi shume rende dhe kolonel Selmani menjehere mori Ferid Dervishin dhe Stefon Stilven e shkoi ne Ambasaden Amerikane ne Rome", shkruan Hysein Selmani. Aty menjehere u thirr sherbimi policor i kampeve dhe i pyeten. Pas shume telefonatash brenda nje ore i gjeten duke kaluar ne Trieste dhe i ndaluan. Ata na siguruan se brenda kesaj nate njerezit do te dorezohen ne kampin Regjio-Emilio. "E mos behi merak se i shpetuat", i thane burimet amerikane adjutantit.

Falenderova Ambasadorin dhe shkova ne Hotel. Aty mora Salihe Myftine dhe Faik Cukun ne telefon e ju thashe se i gjetem, shkruhet ne kujtime- dhe brenda nates do te vijne ne kamp e keta shpetuan.

Rome 16 shtator 1947

Kolonel Husein Selmani mblodhi me 16 Shtator 1947, ne oren 10 para dite, ne sallonet e Hotelit D'Gasper, "paresin me perfunduar permbi sa ishte biseduar me 24 Gusht 1947. Para se u vizituan kampet dhe ne mbledhje ishin":

1-Mehdi Frasheri 8-Kapidan Gjonmarkaj 15-Ali Kelcyra

2-Hiqmet Delvina 9-Ismail Verlaci 16-Koco Muka

3-Dhimiter Berati 10-Ernest Koliqi 17-Ismail Sefa

4-Qemal Jusufati 11-Tahir Kolgjini 18-Hiqmet Meco

5-Ferid Dervishi 12-Ekrem Vlona 19-Ekrem Telhai

6-Ragip Frasheri 13-Nexhmedin Qoraliu 20-Nexhet Peshkopia

7-Sotir Avrami 14-Ago Agaj 21-Moz-har Pustina

Kolonel Husein Selmani, si i pershendeti, ju shpjegoi ne hollesi mbi vizitat qe pati ne Kampet Barleta, dhe ne ate Regjio-Emilio. U tregoi gjithe sa u biseduan si dhe kenaqesia pergjithesisht, qe u ndigjue prej te gjitheve. E vecanerisht ishte ajo e Mit'hat Frasherit.

Pas kesaj, kolonel Selmani shkurtimisht ju vuri ne dukje rreth gjendjes se kaluar me pak fjale: "Perpjekjet rreth Luftes Dyte Boterore nje dite do te shihen te gjitha, C'eshte bere prej Institutit te Larta Shteteror dhe te atyre patrioteve shqiptare qe kane pasur mundesine t'i sherbejne kombit, per ta shpetuar nga keto menzyra".

"Edhe sot,-tha ai- lipset cilidoqofte ta kuptoje clirimin e Atdheut. Nuk pretendohet as qe varet krejtesisht nga mundimet dhe sherbimet, qe mund t'i behen nga ana e shqiptareve. Por, edhe nga ana tjeter, qe perpjekjet per te gjetur miq te sinqerte ne perkrahjen e rasteve, duhet te gjithe te bejme cmos dhe te sakrifikojme cdo gje. Kjo duke qene te bashkuar me nje program dhe me direktiva te caktuara. Vetem nje sjellje e tille, shkruan adjutanti- mund t'i lavderoj shqiptaret para historise dhe t'i shfajesoi nga ana e kombit. Per t'i arritur ketij qellimi, shqiptaret te bashkuar, duhet te jene ne bashkepunim dhe ne marreveshje te ngushte e vellazerore. Dhe vecanerisht edhe me Shtetet Fqinje, Greket dhe Jugosllavet ne arrati.

Duke qartesuar nje problem persa u perket nje marreveshje me Fqinjet tane ketu duhet t'i hedhim nje veshtrim c'eshte bere nga ana jone per te arritur nje marreveshje dhe bashkepunim per nje front te perbashket me greket. "Sic mund ta dini, shkruhet ne kujtime- se kur u sulmua Greqia me 28 Dhjetor 1940, Zog I Mbreti Shqiptareve i eshte drejtuar Mbretit dhe Qeverise Greke, se ai ishte gati te shkonte ne Greqi per te formuar legjonet shqiptare per te luftuar krah per krah me greket, ky ofrim nga ana e Mbretit te Shqiptareve mbeti pa pergjigje nga ana e Greqise, ne 1943-44, prape Mbreti i Shqiptareve ka kerkuar te shkoje ne Shqiperi me anen e Aleateve dhe aty te luftoje okupatorin, eshte penguar nga ana e fqinjeve.

Gjate luftes Italo-Greke shqiptaret kane sabotuar ushtrine italiane, ushtaret shqiptare te marre me force jane arratisur me shumice ne Greqi. Te tjere te carmatosur u vune ne fushe perqendrimi nga ana e italianeve. Kete sabotim kaq te forte Qeveria fashiste Italiane e ka quajtur nje nga faktet kryesore te humbjes se luftes se saj me Greqine, se pengesa u duken gjithkundi.

Mund te thuhet me keqardhje se cdo veper dhe deshire e shfaqur nga ana e shqiptareve per te vene bazat e nje miqesie te sinqerte, deri sot nuk ka gjetur ndonje pritje te meritueshme nga ana e grekeve. Megjithekete, ne kemi qene gjithmone e kurdohere te gatshem, me pas nje bashkepunim ne interesa te Shqiperise dhe Greqise, te bazuara ne nje miqesi te sinqerte. Dhe, eshte e nevojshme per te dy palet, qe lidhen me interesat politike dhe ekonomike te perbashket dhe qe kane nje afrim me shume se cdo komb tjeter ne gadishullin Ballkanik.

Ne prape jemi gati t'ju zgjasim doren per nje lidhje miqesie, te sinqerte e te forte, por me nje kondite se cdo pretendim i kote i tyre te zhduket. Te kthehen sipas viteve 1922-39, qe ne mes te dy kombeve ishin harruar cdo e kaluar dhe filloi nje miqesi e dashuri aq e perzemert ne mes te dy popujve miq. E shqiptaret per te filluar hedhjen e themelit te nje miqesie nje pike veme ne dukje: qe greket ne qofte se kane dhe ushqejne deshiren per nje miqesi, duhet te shfaqin se ato respektojne indipendencen, integritetin tokesor dhe lirine e Kombit Shqiptar.

Ne cdo marreveshje, qe mund te hyjne e qe mundet te bejne shqiptaret ne emigrim, per te pasur efektin e nje traktati dhe te nje akti nderkombetar duhet te kene parasysh qe te jene ne legalitet te kompetencave dhe te fuqive te veshura per nje marreveshje. Marreveshjet kane fuqine e tyre kur jane bilaterale dhe s'kane asnje vlere kur keto behen nga perfaqesuesit e nje anes qe nuk ka prerogativat per konkludimin e nje marreveshje.

Shqiptaret kesaj pike duhet t'i vene re shume se kjo kondite esenciale per efektin e nje marreveshje duhet ta kene kurdohere parasysh dhe duhet te dihet se nje marreveshje pa qene me konditat legale jo vetem qe nuk ka asnje vlere, por mund te kete rreziqe te pariparueshme.

Shqiptareve ne mergim nuk u mungojne mjetet per t'u veshur perfaqesuesit e tyre per te drejtat e cdo marreveshje per te miren e Kombit. Sepse sic eshte e ditur Zog I Mbreti i Shqiptareve s'ka abdikuem. Ai eshte veshur nga Parlamenti i fundit, i kthyer ne Asamble, qe te ushtroje edhe jashte Shqiperise ne interes te kombit shqiptar te gjitha prerogativat qe i ka dhene statuti kombetar. Gje e cila eshte e njohur dhe ne disa shtete ka dhe perfaqesuesit e tij diplomatike. S'ka as me te voglin dyshim se Mbreti i Shqiptareve per te miren e Atdheut ka qene e do te jete gati te perdori prerogativat edhe fuqite qe i ka mveshur shtatuti, per te shpetuar Atdheun e per te liruar kombin. Se bashku me ju miqte e Shqiperise".

Mbas kesaj, Mehdi Frasheri tha: "Sic shohim se asnje kundershtim nuk ka atehere do te ishte mire qe te emerohen elementi i pershtatshem per komitetin qe do te merren per rregullimin e emigracionit dhe pjestimin e tyre ne vendet e pranuara nga miqte arabe. Ne kete menyre u caktuan ata qe do te merrnin pjese. Aty qe mungonte ishte Mithat Frasheri dhe Sali Myftia, po ata kishin pranuar".

Rome 17 shtator 1947

Ja si shkruan adjutanti per kete dite. Mori fjalen Hiqmet Delvina, i cili vuri ne dukje se "Komiteti i emigracionit zen edhe he per he vendin e nje komiteti politik, per t'i dhene gjithe kontributin dhe sakrificat e tyre interesave te larta te Atdheut. Natyrisht, nen udhezimin e N.M.Tij Mbretit Zog, personat qe do te zgjidhen nga partite duhet te jete kopetent per detyren qe u besohet pervec Mit'hat Frasherit. Ai eshte shenuar drejtpersedrejti nga deshira e Mbretit Zog si kryetar i ketij komiteti".

Mbas bisedimit te Hiqmet Delvines filluan te japin emrat e caktuara nga grupet e ndryshme, qe partite kishin zgjedhur me votat e tyre:

Komiteti i Emigracionit

1-Mit'hat Frasheri Kryetar i Komitetit

2-Salih Myftija Antar i Komitetit

3-Ernest Koliqi Antar i Komitetit

4-Ali Kelcyra Antar i Komitetit

5-Koco Muka Antar i Komitetit

6-Dr.Qemal Jusufati Antar i Komitetit

7-Dr.Ragip Frasheri Antar i Komitetit

8-Prof.Vasil Andoni Sekretar i Komitetit

Ky ishte komiteti, i zgjedhur prej grupeve te ndryshme. Me perjashtim te Mit'hat Frasherit, qe ai ishte caktuar prej deshires se Mbretit Zog. Keta qendren e kishin ne Aleksandri te Egjyptit. Dhe, natyrisht do te vizitonin edhe shtetet e tjera si Jordanine e Syrine per instalimin e emigrates. Ky Komitet ne te vertete do te funksiononte nder ata shtete, qe ende njihnin Shqiperine Mbretnore Shqiptare dhe jo komunizmin. Atje ishte dhe vendi, ku te ishte nje Qeveri ne emigrim. Ne ato shtete, qe nuk e njihnin si nje qeveri e njihnin si nje komitet politik, por me mbrojte te drejtat e cdo ngjarje te Shqiperise.

Financimi, he per he, rendon krejtesisht mbi Mbretin Zog nga te hollat e tij. Prandaj, do t'u benin demarshe per nje hua. Dhe, per sa u perket kolonive shqiptare kjo tani nuk realizohet tani per tani, se keto nuk jane ne ate entuziazem si ne vitin 1939-40, ka ndryshuar koha, vijon adjutanti.

Ekzistojne shpresat, se me anen e Shteteve Arabe, mund te gjendet nje hua prej afer 2 milion sterlinga. Kjo shume kalon nje kohe dhe atje zhvillohen mjaft punime dhe ka propaganda edhe ne shtetet aziatike ne dobi te ketij komiteti.

Ky ishte vendimi, qe u mor ne Rome, sipas mesazhit te Madhnis Tij Mbretit Zog I dhe ku kane qene po te gjithe te kenaqur nga kjo veprimtari ne interesat e Shqiperise.

Rome 17 shtator 1947

Kolonel Husein Selmani, me kete date ne oren 10 paradite, i shoqeruar prej Dr.Qemal Jusufatit dhe Ferid Dervishit shkuan ne Ministrine e Jashteme Italiane. Atje pati nje takim me Kontit Xopin, meqe Sforca nuk ndodhej ne Rome. Me kontin bisedoi mbi emigraten shqiptare, pasi qarkullonin disa gjera e lipte si nje garanci prej qeverise Italiane qe mos t'ju behet ndonje padrejtesi. Ideja ishte seemigrantet brenda nje kohe te shkurter do te terhiqeshin pergjithesisht ne Shtetet Arabe.

N/Ministri i Jashtem Italian Konte Xoppi, me nje kenaqesi u pergjigj, kujton adjutanti: "Mos te keni asnje dyshim se mos u ngjasi ndonje e keqe, sic flitet se mos t'i dorezojne tek komunistet , se ne qysh sot do te vejme sherbimet tona qe ne rast se diktohet nje gje e tille, ne sic e dini nuk mundemi me u kundershtuar anglo-amerikaneve. Vetem se ju siguroj, pa pesuar asnje gje te lige, do i hipim me nje vapor tonin dhe direkt do ua dergojme ne Aleksandri dhe per kete te jeni te qete".

Vecanerisht u ngrit ne kembe dhe me shtrengoi doren e me tha: "Jemi me turp para N.M.Tij Mbretit Zog se kete leje qe nuk na hiqet fashizmi ja vuri kete njolle popullit Italian kundrejt popullit mik e bujar shqiptar. Me perulesi i parashtroj homazhet e mija me te larta". Tek mbaruam keto fjale dolem na percolli deri poshte.

Si dolem nga Palacio Kixhi, shkova tek Gjeneral de Antonio, komandanti i P.Xhandarmerise Italiane. Ate e falenderova se tepermi se ky me kishte lene nje major ne dispozicion gjithkund ne vizitat qe ju kam bere kampeve per 10 dite rresht. Ky na priti shume mire, si edhe na tha se keni kaluar shume mire me bashkatdhetaret tuaj. "Ne kemi ndjere nje kenaqesi e rritje morali",- me tha kujton koloneli,-dhe a keni me qendruar ndonje dite ketu".

"Jo, -i thashe- neser nisem".

"Perse kaq shpejt,- me tha dhe m'u lut si mik personal qe sonte do te hame nje darke bashke".

Megjitheqe, insistova duke thene se kisha afer 15 persona shqiptar per darke 'e ju lip te falura ai me insistoje saqe u detyrova te ndaloj vajtjen per nje dite dhe i thashe mire'. Keshtu u ndame.

Kur pas dy oresh bashke me Gjeneral Galin me vjen ne Hotel per te me kthyer viziten. Por, kur erdhi aty gjeti me teper se 30 persona nga paresia e emigracionit. Nejse, e mora e hyra me nje sallon te vecante. Atje e paraqita me Mehdi Frasherin, Kapidan Gjon Markagjonin dhe Dhimiter Beratin, e te tjere. Ata pasi pine kafe dhe patem nje bisedim qeshje te vjetera e dolem e shkuam.

Tamam, ne oren 8 te mbremjes, vjen Gjenerali Galicio Gali me gjithe automobilin dhe na mori. Aty isha une, Dr.Qemali, Ferid Dervishi dhe Omer Fortuzi. Shkuam ku na kishte rezervuar nje restorant mbi Vatikan, nuk ja mbaj mend emrin. Aty kemi qendruar deri ne oren 1 pas mesnate dhe mbetem shume te kenaqur. Ata na derguan vete deri ne Hotel, ju kerkova se neser po nisesha.

"Por, kur do te me jepet rasti me ardhe prape do te kalojme nje nate te kendshme si kjo nate. Ose, me ju ra rasti ndonje here ne Aleksandri, tek ne keni shtepine tuaj". Keshtu,- thote adjutanti, u morem vesh. Me fjale te mire, duke me siguruar se per cdo gje, na keni ne dispozicion e te tjera, u ndame.

Rome 18 shtator 1947

Me daten 18 shtator 1947, kisha mbledhur te gjithe Keshillin, qe kishte studjuar e vendosur per rregullimin e emigracionit. Ishin 1-Mehdi Frasheri, 2-Hiqmet Delvina, 3-Dhimiter Berati, 4-Kapidan Gjon Markagjoni, 5-Ismail Verlaci, 6-Ernest Koliqi, 7-Ekrem Vlona, 8-Tahir Kolgjini, 9-Dr.Kemal Jusufati, 10-Ferid Dervishi, 11-Sotir Avrami, 12-Ali Kelcyra, 13-Koco Muka, 14-Ragip Frasheri e te tjere. Kur ishim ne bisedim e siper dhe kete mbremje si keto edhe sa te tjere do i kisha per darke.

Tamam ne kete kohe marr nje telegram urgjent nga Aleksandria, ku me lajmerojne se per disa interesa teper urgjente menjehere duhet qe te kthehesha ne Aleksandri. Dhe, ne rast se nuk keni mbaruar pune mund te shkonim prape. "Por, sot te niseni per ketu, ZOG I", e lajmeronte Lartmadheria.

"Ky telegram, vijon adjutanti,- na shqetesoi jo se kishte ndonje send, qe i perkiste emigracionit, por natyrisht jane gjera te tjera. Me qeshje vazhduam bisedimin, dhe ju thashe se tani dreken do ta hame se bashku. Dergova menjehere Omer Fortuzin per me marre bileten, qe pasi te mbaronim dreken do te nisesha menjehere. Pastaj, ju pergjigja telegramit se: Sipas urdherit sot pasdite nisem per Aleksandri. Ku shpresoj qe pasneser te jem ne Aleksandri dhe telegramin ja dhashe Fortuzit qe t'ja jape menjehere. Shtova se, te gjitha punet ketu kane marre fund me se miri.

Me daten 18 Shtator 1947, ne oren 4 pasdite, u nisa bashke me Ferid Dervishin dhe Omer Fortuzin me automobil per Napoli. Aty menjehere hyra ne vapor 'Argjentina', qe do te nisej menjehere se aeroplanet nuk mund te uleshin ne Aleksandri. Keshtu, si u ndava me Ferdi Dervishin dhe Omer Fortuzin, vaporri u nis ne drejtim te Aleksandrise. Une akoma isha duke pershendetur Feridin e Fortuzin ne taracen e vaporit kur u ula per te shkuar ne kabinen time. Papritmas, aty me vjen komandanti i vaporit dhe me thote:

"Ju lutem, ketu paskan hyre fshehtas dy shqiptare. Ata jane ne vapor te fshehur pa bilete dhe pa vize. Asnje dokument nuk kane. Keta kane deklaruar se na njeh kolonel Husein Beg Selmani dhe shkojme ne Aleksandri me ate. Ne keta i kemi marre ne verejtje per t'ja dorezuar xhandarmerise se Mesine. I kemi lajmeruar qe ata do te vijne me nje motoskaf per t'i marre".

Une u habita se kush do te jene keto persona. Menjehere ju thashe: "Te m'i sjellin mua t'i shikoj, se kush jane keta dy shqiptare. A mos te jene komuniste o kush".

Kur m'i sollen, ata ishin Xhelal Beg Bushati nga Shkodra dhe Malosh Kosova. Une menjehere i mora per gryke dhe i ula. Kapiteni i vaporit u habit. Pastaj e ula edhe komandantin e vaporrit dhe u thashe se: "Po ju keshtu, ku veni?" Ata me thane se:"Ne nuk kishin me vend, as jetese ne Itali. Prandaj vendosem qe te vijme ne Egjypt, duke perfituar prej zoteris suaj".

"Po mire. A keni ndonje dokument,- i pyeta?"

"Asgje nuk kemi, as document dhe as bilete,- me thane". "Nejse,- ju thashe- sa per bilete nuk eshte nevoja, se ju paguaj une vaporin. Keshtu ju luta komandantit te vaporrit qe mos te mirrej asnje mase kunder ketyre. Keta jane miq te ngushte te mij dhe se jane familje shume te mira ne Shqiperi, jam une garant per ta dhe ju pagova biletat". I mbajta me vete deri ne Aleksandri dhe komandanti shume burre i mire qe ishte...

Aleksandri 23 shtator 1947

Me daten 23 shtator 1947, ne mengjes, arrita ne Portin e Aleksandrise. Aty isha i pritur prej Ministrit te Oborrit Mbretnor Sotir Martinit, Chamberlein Kemal Mesarese, Gaqi Goges, kapiteneve Zenel Shehit e Halil Sufes, si edhe prej kapiten Shevki Egiptiani, qe ishte ne sherbim te Pallatit Mbretnor Shqiptar.

Aty pasi u pershendeta me ta zbritem nga vaporri. Isha i percjelle edhe nga komandanti i vaporit. Ne kete kohe mora me vete dhe Xhelal Beg Bushatin dhe Malush Kosoven dhe hipen ne automobila e shkuam direkt ne Pallat tek Mbreti Zog. Aty, si u paraqita tek Mbreti dhe tek Mbreteresha e Princeshat, pas nje bisedimi te shkurter, i spjegova ceshtjen e Xhelal Beg Bushatit e Malush Kosoves. Mbreti Zog me nje kujdes me tha: "Po djali Suce Begut"

"Si urdhnon,- i thashe. Oh, sa mire, keni be kolonel,- me tha Mbreti. Tani m'i sillni ketu tek une t'i pyes".

Menjehere i mora dhe i paraqita tek Mbreti, shkruan adjutanti. Mbreti Zog, si i dha doren dhe i uli porositi kafe dhe i pyeti mbi te gjitha. Ai urdheroi kolonel Selmanin, qe t'i rregulloje mire me nje hotel pension dhe ju tha se sa here te deshironi te vinin ketu ishin si ne shtepine e tyre. Nga ana tjeter, vecanerisht urdheroi kolonelin me i rregullu pasaportat e cdo dokument tjeter. Dhe kur u ngriten me dale moren leje e i puthen doren Mbretit. Por, Mbreti i ndaloi dhe i tha kolonelit: qe te therrase Mbretneshen dhe Princin Leka e te falen me ta. Se eshte djali i Sulce Begut.

Menjehere, erdhen Mbretnesha dhe Princi Trashegimtar Leka. Aty, ata u habiten kur pane se Princi ishte i rritur shume e u shperthyen lotet. I puthen doren Mbretneshes, por nga mallengjimi nuk mujten me fol, dhe keshtu moren leje e dolen. Mbreti i dha kolonel Selmanit nga 10 lira egjiptiane t'jua jipte qe t'i kishin per shpenzime. I shperndava nga 10 lira Xhelal Begut dhe 10 Malush Kosoves. Me pas, ai i dergoi ne Hotel "Bourivazhe" per te fjetur dhe per te ngrene si mysafir i Mbretit Zog. Ata u kenaqen se tepermi sa qe nuk dinin se si te shpreheshin.

Mbasi kolonel Selmani ju rregulloi pasaportat e gjitha dokumentat, keta deshironin te shkonin ne Siri se Shevket Sulejmanin e kishin te tijin e ju kishte premtuar shume sende. "Ku me thane, qe deshironin te shkonin sa me pare, bile kolonel Selmani, Malosh Kosoven deshi ta ndaloje si guzhinier ne Pallat. Sepse, ai ishte shume i zoti, per gjellberes. Se ky ka patur restorantet me te mira ne Durres. Por, nuk mundi te rrinte se i kishte dhene fjalen me shku ne Syri, Damasco".

Pas 10 diteve, ne Aleksandri, kolonel Selmani sipas urdherit te Mbretit, ju dha biletat e vaporrit me anen e shoqerise "Farros" per Beirut. U dha edhe pak te holla, qe t'i kishin me vete dhe vete i dergoi e i futi ne vapor e keshtu u nisen per Siri.

"Kane kaluar shume mire atje, do te shkruaje me vone adjutanti. Kane treguar gjithe ate bujari e mirepritje e ndihma qe Madheria e Tij Mbreti Zog I ju beri. Dhe ju tha qe te qendronin ne Aleksandri, si miq te Mbretit, bashke me oficeret e tjere. Ata falenderonin kolonel Husein Selmanin per fisnikerine e burrerine te pashoqe te tij e te tjera. Keshtu, ata derguan apostafat Shevket Sulejmanin ne Aleksandri per te shfaqe bindjen e besnikerine kundrejt prijesit te madh Mbretit Zog I.

Mbreti Zog grumbullon mbreterit arabe

Si i priten Siria dhe Egjipti emigrantet shqiptare

Ardhja ne Egjipt e Komisionit te Emigranteve shqiptare

Pse nuk shkoi Mit'hat Frasheri ne Egjipt


"Mbreti Zog, nje nate, i thirri si miq per darke ne shtepine e tij ne Aleksandri, Mbretin Faruk; Mbretin Abdullaj; Kryetarin e Syrise Shyqri Kuwatly; Miftine e Jeruzalemit Hysein Efendine; Xhemil Madam Bene, Emile Chamunin dhe ju dha te kuptonin mbi ngjarjet, qe po zhvillohen ne Palestine ne mes Arabeve e Izraeliteve", tregon adjutanti. Zogu mundohet t'u terheqe vemendjen atyre, per nje nga problemet me te medha, qe do t'i shoqeroje me pas pergjate gjysmes se dyte te shekullit te kaluar nga marredhenia arabo-izraelite. "Ju,- duhet te studjoni mire, se ne c'menyre mundeni te gjeni nje pajtim te favorshem duke keshilluar vellezerit tuaj arabe, qe te rrine urte, e mos t'i japin asnje shkak egersie, se ju me force nuk mundet te beni asgje", i keshillon Zogu i I. Me shume se cdo gje mbreti vuan per te ardhmen e mergates shqiptare, qe duket se nuk do ta kete te lehte ne vendet arabe. Mbreti mendon per zhvendosjen e mergates ne drejtim te SHBA, Frances, Anglise dhe vendeve te tjera.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.