Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mjeku e sheh njeriun ne gjithe dobesine e tij; juristi e sheh ne gjithe keqesine e tij; teologu ne gjithe budallallekun e tij.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: 30 vjetori i revoltes se Spacit
Postuar nga: Albo

Histori Ish-anėtari i grupit Socialdemokrat tė krijuar nė kohėn e rregjimit komunist, Agim Musta tregon tmerret e Burrelit e Spaēit dhe, ecejaket e familjarėve qė kėrkojnė ende eshtrat

Si u shkrinė me gėlqere tė pashuar eshtrat e 400 ish-tė burgosurve politikė



"Ne nė vitin 2001 ishim nė Spaē dhe, sipas dėshmitarėve qė ne takuam, kėto varreza janė prishur nga komanda e Spaēit mė 1989-n dhe vėrshimet e pėrroit kanė zhdukur gjithēka. Nga viti 1968 deri nė 1990 vetėm nė kampin e Spaēit kanė vdekur 40 veta.
Njė gropė gjigante pas burgut shėrbeu si varr masiv. Nė anė tė gropės nuk kishte asnjė lloj bimėsie, pėrveē njė qershie qė u bė simboli i vdekjes. Pikėrisht kjo qershi e frymėzoi njė regjisor hungarez qė banonte nė Gjermaninė Perėndimore, pėr tė realizuar filmin e titulluar "Qershia"


Rezarta Delisula

E kanė zhdukur njė pjesė tė historisė sė tyre, edhe pse ecejaket pėr t'i gjetur nuk kanė shterrur. Eshtra... eshtra... Mes kujtimeve qė i mundojnė dhe shpresės sė largėt, qindra familjarė duhet tė pėrballen me godinat e vuajtjes-vdekje: Spaē, Burrel. Dikush kėrkon vėllain, bashkėshortin, babain... Pjesa mė e madhe e jetės sė tyre ka kaluar nė kampet e internimit apo tė punės sė detyruar. Mjaftonte njė akuzė pėr agjitacion e propagandė, tentativė arratisjeje apo grup armiqėsor dhe mijra familje hipnin nė Ziz-at e tmerrit, ndėrsa tė akuzuarit degdiseshin nė burgje. Familje tė tjera qė kishin lidhje gjaku mė tė largėta me "tradhtarin", nuk internoheshin, por edhe nuk shpėtonin lehtė nga kthetrat e terrorit.

Jeta e tyre endej me vėshtirėsinė e njė peri tė trashė, qė vegjėt me zorr e kalonin. Viti '90. Familjet e internuara nisėn tė ktheheshin. Disa gjetėn shtėpitė dhe i rimorėn, disa tė tjerė banonin me qira, pasi nuk quheshin mė pronarė. Kur busti i diktatorit Enver Hoxha u tėrhoq zvarrė nė rrugėt e kryeqytetit dhe fjalorit tė pėrditshėm iu shtua termi "pluralizėm", tė lodhur nga punėt e vėshtira dhe dhuna psikologjike, shumė familje nisėn tė kėrkonin pjesėt e humbura tė vetes, eshtrat e tė afėrmve tė shuar nė akullsinė e burgjeve. Nė Spaē dhe nė Burrel familjarėt e ish-tė burgosurve politikė pėrpiqen ende qė, nėpėrmjet njerėzve qė banojnė rrotull apo ndonjė roje tė vjetėr, tė gjejnė pas shumė vitesh eshtrat. Agim Musta, i dėnuar me 13 vjet burg pėr anėtarėsi nė Partinė Socialdemokrate tė krijuar nga Pjetėr Arbnori e Petrit Kalakula, tregon tmerret e burgjeve tė komunizmit dhe zhdukjen e "gjurmėve tė vdekjes" - eshtrat e rreth 400 tė burgosurve politikė.

Burreli

Burgu i Burrelit nisi tė ndėrtohet nė vitin 1938 dhe pėrfundoi mė 1940. Pėr njė kohė tė shkurtėr u pėrdor si burg, por, me ardhjen e italianėve, u kthye nė kazermė e njė batalioni kavalerie. Pas vendosjes sė diktaturės mė 1944-n, godina nisi tė riparohej dhe vetėm pas dy vjetėsh u hap si burg i sigurisė sė lartė. Aty u dėrguan intelektualėt dhe antikomunistėt nga tė gjithė burgjet e vendit. Me flokėt e bardhė e sytė qė i lotojnė, revolta brenda 70- vjeēarit bėrtet. Ka qenė viti 1962, kur Gjykata Ushtarake e Tiranės me nė krye Llazi Polenėn dėnon me vdekje Pjetėr Arbnorin e Petrit Kalakulėn, ndėrsa Agim Musta degdiset nė Burrel. Burg shfarosės. Kėshtu e emėrton ish-i burgosuri politik godinėn e tmerrit, ku, sipas tij, nga viti 1946 deri mė 1948 kanė vdekur mbi 200 intelektualė, mes tyre ish-kryeministri Koēo Kote; ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korēa; ish-shefi i Shtabit tė Ushtrisė, Gjergj Kokoshi; Xhavit Leskoviku, drejtor i Bibliotekės Kombėtare; Arqile Tase, qė kishte kryer studimet nė Harvard... "Merrnim nė ditė 500 gramė bukė misri tė thatė; s'kishim trajtim mjekėsor, s'lejohej takimi e marrja e pakove nga familjarėt. Nė vitin 1949 Partia Komuniste Shqiptare, duke ia faturuar tė gjitha krimet Koēi Xoxes, nė burgun e Burrelit u bėnė disa lehtėsira, duke u dhėnė tė dėnuarve 600 gramė bukė gruri, supė nė drekė dhe ēaj pa sheqer nė darkė. Po kėshtu, u lejua dėrgimi i pakove dhe takimi me familjarėt", thotė Agim Musta.

Kaushėt

Kėshtu i quanin tė burgosurit politikė nė Burrel qelitė e vogla, tė cilat kishin vetėm njė dritare tė vogėl nga ku dielli e kishte tė vėshtirė tė hynte. Nė banjė tė burgosurit shkonin dy herė nė ditė dhe thuajse ēdo kaush qelbej nga era e rėndė e amonjakut. Nė librin "Dosjet e Gjalla", i shkruar nga Agim Musta, kemi shkėputur njė pjesė tė vizitės sė Aranit Ēelės nė Burrel. Tė veshur me rroba doku e kapele sipas modės kineze, prokurori i pėrgjithshėm, Aranit Ēela, dhe sekretari i parė i partisė pėr rrethin, Mustafa Pajenga, kishin arritur nė Burrel. Sipas kujtimeve tė Mustės, Araniti ishte prezantuar me shprehjen arabe "Alekum Selam", ndėrsa u drejtonin pyetje tė burgosurve, tė cilėt nuk guxonin t'u kthenin pėrgjigje. "Porosia e atij varrmihėsi tė drejtėsisė shqiptare, sa herė qė takonte vartėsit e tij, ishte: Kodet nė sirtar, veprat e Enver Hoxhės mbi tryeza", shkruan Agim Musta.

"Qershia" dhe gėlqerja

Njė gropė gjigante pas burgut shėrbeu si varr masiv. Nė anė tė gropės nuk kishte asnjė lloj bimėsie, pėrveē njė qershie qė u bė simboli i vdekjes. Pikėrisht kjo qershi e frymėzoi njė regjisor hungarez qė banonte nė Gjermaninė Perėndimore, pėr tė realizuar filmin e titulluar "Qershia". Sipas llogaritjeve aproksimative, nė Burgun e Burrelit qė nga 1946-a deri nė 1990-n kanė vdekur rreth 400 tė burgosur. Njė metodė e lashtė u pėrdor pėr tė zhdukur gjurmėt e krimit - gėlqerja. "Pėr tė zhdukur kufomat, punonjėsit e burgut tė Burreli hidhnin mbi kufoma gėlqere, nga e cila kufamat shkriheshin. Rreth viteve '80 sėrish, me qėllimin pėr tė humbur gjurmėt, me preteksin se u krijua ferma e Burrelit, njė buldozer i shtypi kufomat, ndėrsa bashkė me thėrmimin e tyre u zhduk edhe shpresa e familjarėve", vijon rrėfimin e tij 70-vjeēari. Nė Tiranė, ata qė dėnoheshin me vdekje, pushkatoheshin te bregu i Lumit, pranė ish-frigoriferit, nė Sharkė pranė Vorės, si dhe Farkė. Edhe nė kryeqytet shumė familje nuk kanė mundur tė gjejnė eshtrat e njėrėzve tė afėrm, tė pushkatuar me akuza tė ndryshme. Burgu i Burrelit u mbyll nė vitin 1990 gjatė kohės sė vizitės sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndėrsa aktualisht shėrben si burg i sigurisė sė lartė, ku vuajnė dėnimin shumė kriminelė.

Revolta e Spaēit

Spaēi ishte burgu me punė tė detyruar, i ndėrtuar mė 1968-n. Ndėrtimin e tij Ministria e Punėve tė Brendshme e bėri me tė burgosur ordinerė, ku u rrethua njė sipėrfaqe prej dhjetėra hektarėsh dhe u hapėn galeritė e bakrit dhe piritit (rėrė e trashė nga ku del acidi sulfurik). Me pėrfundimin e burgut, 600 tė burgosur politikė i shpėrndulėn nga kampi me punė tė detyruar i Elbasanit pėr nė Spaē. "Nė Fushė-Krujė na takuan qėllimisht me tė burgosurit ordinerė qė ndėrtuan Spaēin, tė cilėt nisėn tė bėrtisnin: Jua bėmė varrin", thotė Agim Musta, duke rikthyer edhe njė herė ndėr mend pamjen e kampit tė tmerrshėm. Sipas tij, kampi pėrbėhej nga disa barraka tė vogla tė ndėrtuara nga drejtoria gjologjike nė 1956-n, ndėrsa qielli pa kufij nga Spaēi dukej sa njė tepsi. Puna nė galeri bėhej me tre turne dhe pa asnjė lloj sigurimi teknik. Norma e punės ishte 4 vagonė pėr dy tė burgosur e, ai qė s'e realizonte, e lidhnin me kavo tė zhveshur nė pemėt jashtė galerive. Nga trajtimi mizor mė 21 maj tė vitit 1973 tė burgosurit u hodhėn nė revoltė, e cila mė pas u cilėsua si revolta e parė me karakter politik nė Shqipėri gjatė viteve tė diktaturės. "Ngritėm nė kamp flamurin e kuq me shqiponjė, por pa yll, qė u pėrgatit nga piktori Mėrsin Vlashi dhe po kėshtu hodhėm parulla kundėr diktaturės. Kishim shtėnė kėshtu nė dorė kampin e brendshėm", vijon ish-i burgosuri politik. Agim Musta na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisė ishte mjaft i madh dhe si pasojė ata urdhėruan korpusin e Burrelit pėr rrethimin e kampit tė Spaēit me forca tė shumta e tanke. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit tė Shtetit, Feēor Shehu. Pas tri ditėsh revolta u mposht mes pėrdorimit tė shufrave tė hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndėrsa 100 prej tyre u dėnuan me 1700 vjet burg.

Zhdukja e eshtrave

Pal Zefi, Skėnder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pasha u dėnuan nga gjykata speciale me vdekje dhe vetėm pas disa ditėsh u ekzekutuan po nė Spaē. Tė katėr tė dėnuarit ishin nėn moshėn 30 vjeē. "Sipas hulumtimeve tė mia, revolta e Spaēit ėshtė mė e madhja nė tė gjitha kampet e vendeve tė Lindjes, me pėrjashtim tė revoltės sė vitit 1957 nė Karaganda", thotė Agim Musta. Varrezat e Spaēit ishin pėrtej pėrroit. "Ne nė vitin 2001 ishim nė Spaē dhe, sipas dėshmitarėve qė ne takuam, kėto varreza janė prishur nga komanda e Spaēit mė 1989-n dhe vėrshimet e pėrroit kanė zhdukur gjithēka. Nga viti 1968 deri nė 1990 nė kampin e Spaēit kanė vdekur 40 veta. Kur takuam rojet e Spaēit qė ėshtė shkatėrruar tėrėsisht, ata na thanė se shpesh aty mbėrrijnė familjarė pėr tė kėrkuar varret apo eshtrat e tė afėrmve, por pa mundur tė gjejnė gjė", vijon 70-vjeēari Agim Musta. Burgu-minierė u mbyll mė 1990-n, ndėrsa tė burgosurit u shpėrngulėn nė burgun e Pėrparimit, qė ndodhet nė katundin e Shėn Vasit nė Sarandė. Aktualisht kampi i Spaēit ėshtė shkatėrruar krejtėsisht.

Liria e frikshme

Nė fletėn e hollė tė letrės tė burgosurit politik mbanin nė dorė lirinė. Dikush kishte vuajtur 5 vjet, njė tjetėr 10 e disa tė tjerė mė shumė. Ēfarė i priste pas izolimit? Kjo ishte pyetja qė e tmerronte cilindo tė burgosur qė lirohej. Shumė prej tyre ndiheshin tė braktisur. Nėn presionin e madh tė partisė, gratė ndanė burrat, pėr tė mos u internuar, vėllai mohoi vėllanė. Shyqo Zagomerau, pasi u lirua nga burgu, vrau veten; Met Mezini u var nė njė hotel tė Durrėsit, pasi nuk u pranua nga familja; Balil Hadėri u mbyt nė Vjosė, sepse nuk kishte me se tė jetonte. Shumė tė tjerė ishin vrarė gjatė tentativave pėr arratisje, ndėrsa tė tjerė binin pėrsėri nė burg. Mė 19 nėntor tė vitit 1972 Agim Musta lirohet nga kampi i ferrit. Nėn presionin se ē'do tė ndodhte me tė, tmerri nuk e linte ta shijonte lirinė e fituar. "Kur e kujtoj atė ditė, edhe sot ndihem keq. Nuk e dija se ē'mė priste, a do tė mė pranonte familja apo jo, si do tė reagonit tė afėrmit. Megjithatė, kur takova motrat dhe nėnėn, u lehtėsova. Isha mbi 40 vjeē, por flokėt i kisha mė tė bardhė se tė nėnės sime", kujton teksa i dridhen ritmikisht duart ish-i burgosuri politik. Edhe pse kanė kaluar shumė vjet, kėta njerėz e kanė tė vėshtirė t'i largojnė nga kujtesa e tyre vuajtjet nė burgjet e vdekjes.

30 vjet nga revolta

Mė 21 maj tė kėtij viti ish-tė burgosurit politikė do tė pėrkujtojnė 30-vjetorin e revoltės sė Spaēit, qė u zhvillua mė 1973-in. Me organizimin do tė merret fondacioni kulturor i tė pėrndjekurve politikė "Musine Kokalari", kryetar i sė cilit ėshtė Agim Musta. Shqipėria, nė krahasim me popullatėn, duke pėrjashtuar republikat Balltike dhe Bashkimin Sovjetik, zė vendin e parė pėr sa u pėrket tė dėnuarve politikė. Ky konstatim ka dalė nga kongresi i Vilniusit nė Lituani, kongres i cili u zhvillua nė vitin 2001, ku pjesėmarrės ishin edhe tė burgosur politikė shqiptarė. Nė kėtė kongres personazhi ynė mbajti referatin "Burgjet e shtetit-burg", duke u paraqitur tė pranishmėve edhe hartėn e burgjeve nė vendin tonė. Mes kėtyre rreshtave jemi pėrpjekur tė japim njė informacion tė pėrmbledhur tė dy burgjeve mė tė tmerrshme gjatė rregjimit komunist dhe njeriu qė rrėfen pėr "Gazetėn" ėshtė pjesė e historive tė Burrelit e tė Spaēit. Edhe pse kanė kaluar thuajse 13 vjet nga lirimi i tė burgosurve politikė, shumė prej tyre vuajnė ende pasojat e burgjeve tė vdekjes. E, krahas tyre, qėndrojnė qindra familje tė cilat vazhdojnė tė kėrkojnė eshtrat e tė afėrmve nė Spaē e Burrel, ndėrsa mundohen tė rrėmojnė mes sė shkuarės kujtimet qė i kanė zhdukur me kohė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.