Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Politike :: Berisha: Mediat nėn urdhrat e Nanos
Postuar nga: Albo

Politike Kreu i PD -sė kėrkon thirrjen nė komisionin e mediave dhe nė interpelancė tė kryeministrit

Berisha: Mediat nėn urdhrat e Nanos

TIRANE- Dy anėtarėt demokratė tė komisionit tė Medias Vili Minarolli dhe Edi Paloka do tė kėrkojnė sot thirrjen e kryeministrit Fatos Nano pranė kėtij komisioni me qėllim sqarimin e lidhjeve tė pretenduara mes qeverisė dhe mediave. “Komisioni i Medias nesėr duhet tė thėrrasė kryeministrin Nano nė komision dhe t’i thotė qė tė heqė dorė nga dhuna mbi median, pėrndryshe ne do tė pėrdorim tė gjitha mjetet. Absolutisht do tė pėrdorim tė gjitha mjetet demokratike nė mbrojtje tė fjalės sė lirė”, -tha dje lideri i opozitės Sali Berisha nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD -sė. Kryetari i demokratėve ka qėnė mė i ashpėr sė kurrė ndaj kryeministrit Fatos Nano. Berisha e ka akuzuar kreun e ekzekutivit se ky e fundit po e pėrdor shtypin pėr qėllimet e tij personale duke shkelur nė kėtė mėnyrė njė nga tė drejtat themelore tė njeriut, atė tė fjalės sė lirė. “Mediat po shpėrfytyrohen dhe shtrembėrohen nė njė shkallė sikur nuk jemi mė nė njė vend evropian. I njėjti tekst identik qė transmetohet nga TVSH transmetohet edhe nga televizionet e tjera. Kjo do tė jetė objekt i njė interpelance dhe debati qė do tė zhvillohet pas rezolutės sė sotme pėr biznesin. Duhet tė vihen firmat pėr mbrojtjen e fjalės sė lirė, pėrndryshe mediat i hėngri qeveria. Nano ėshtė njė njeri i izoluar nga realiteti qė dėgjon aty dy -tre katėr persona tė cilėt i kėshillojnė dhe e pėrshėndesin pėr tė gjitha veprimet qė ai ndėrmerr”, -tha Berisha. Sipas tij, loja me fjalėn e lirė ėshtė lojė e rrezikshme pėr kombin. “Nano ėshtė bėrė i pakonceptueshėm me specialet e radhės nga njėri ekran tek ekrani tjetėr. Ka njė etike, ka njė kulturė dhe ka njė profesionalizėm. Mirėpo nė rast se nuk ia bėjnė njė gjė tė tillė, ai falimenton mediat. Iku periudha e monologjeve tė Edi Ramės, erdhi periudha e monologjeve tė Fatosit. Liria fillon me lirinė e fjalės. Ne nuk mund tė rrimė mė nė sehir. Ėshtė vėrtet dramatike situata e fjalės sė lirė”, -tha dje Berisha. Kryetari i demokratėve akuzoi dje kryeministrin Fatos Nano se ky i fundit ėshtė i lidhur ngushtė me krimin e organizuar. Tė njėjtin qėndrim ai mbajti edhe pėr ministrin e Rendit Luan Rama, tė cilin e bėri pėrgjegjės pėr vrasjen e pazbardhur tė biznesmenit Florian Vila dhe ngjarjen ndaj profesor Ylli Pangos. “Fatos Nano shėrben pėr krimin njėlloj si tapeti i kuq pėr demin. Me qėndrimet e tij tė papėrgjegjshme krimi bėhet gjithnjė e mė i rrezikshėm pėr vendin. Ministri i Rendit ka gjetur si mėnyrė pėr tė luftuar krimin, rolin e atyre qė pėrdhosin tė vdekurit dhe varrezat. Ai ėshtė njeri i pamoral, pa karakter, ėshtė mik i trafikantėve”, -tha Berisha.
Nevila Perndoj


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.