Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu s`ka miq. Ka lumturine e vet ne vend te tyre.
--- Naploeon Bonapart

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Elita :: Shqiptari i madh Isuf Luzaj
Postuar nga: Skampa

Elita Shqiptari i madh, historiani dhe filozofi i famshėm shqiptar nė Amerikė qė ka shkruar mbi 100 vepra pėr ēėshtjen kombėtare, qe jetoi nė mergim, porse eshtrat i prehen nė Vlorė.



Mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Shqipėria u bė tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, nė keto kushte pasardhėsit e fundit tė familjes princore tė Arianitasve lundronin nė detin e hapur nė drejtim te Venedikut. Pikėlimi i dallgėve ēonte freskinė e detit nė murin e kalasė sė Kaninės duke i ruajtur asaj freskinė e shekujve. Shekujt kalonin, tė rinjtė qė vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin tė krijonin lirinė. Oshėtimat e krismave tė shpalljes sė Pavaresisė mė 1912, shkrijnė nė gjirin e tyre, krismat e shtėpisė sė Luzajve nė Kaninė pėr pinjollin qė po vinte: Isuf Luzaj, mė vonė ky do tė bėhej njėsim me shekullin qė u bė i tij brenda truallit atėror dhe i pa ndarė sot, obelisk nė keto ditė te reja.

Isufi, nė faza vitesh duke i lėnė mbrapa ato nė vlerat e tyre arrin nė vitin 1933 e vazhdon studimet nė liceun "Louis Le Grand" dhe nė kronologji tė tyre mbaron studimet e larta nė Universitetin e Sorbonės, i lauruar me tituj shkencor doktor nė letėrsi, doktor nė filozofi. I plotėsuar si intelektual i rangjeve tė vecanta me jehonėn e kohėrave nė histori qė nga lashtėsia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e mė, deri te iluministėt me mbidishepullin Volter, e mė vone sot nė kohė tė reja tė Martin Heidegger e Sartre. Me kėtė pėrgatitje tė lartė, dyert e perėndimit pėr tė mbeteshin tė hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemrėn andej nga vinte zėri i lirise, nė Shqipėri.

Me diplomėn e dy doktoratave, zotėrues i mėse tetė gjuhėve tė huaja qė nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugėn e njė pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombėtar i tejmbushur pėr tė kėrkuar lavdinė e tij maratonė qė nga auditorėt a Argjentinės, Amerikė e ēfarė pėrfshijnė meridianėt e paralelet e kėtij globi nė mbarė botėn perėndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin kėto auditorė pėr tė dėgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij nė mbrojtjen e tė gjitha vlerave shoqėrore e mė nė gjerėsi tė ideve te tij pėr demokracinė. Isufi pėr nga karakterii tij i lartė, dhe si mendimtar hyn nė "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografinė e gjerė tė kulturės sė tij e nė luftėn e pa mbarim kundėr murtajės komuniste, sa vinte e tėrhiqte vėmendjen perėndimore deri nė sferat mė tė larta tė shteteve. Parlamenti i Argjentinės i akordon medaljen e florinjtė: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili pėrshėndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Nė vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorėzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetė presidenti Regan t'i vendosė nė qafėn e tij tė rrudhur me brazdat mishtore qė mbanin nė brendėsine e tyre historinė kombėtare, pjesė e sė ciles ai u bė. Kjo ishte dekorata e lartė dhe aq domethėnėse: "MĖSUES I AMERIKĖS". Ja kush ėshtė Prof. Dr. Isuf Luzaj. Ēfarė t'i numėrosh mė parė, lavdinė apo vuajtjet e tij; brenda lavdisė vuatja ėshtė bashkėudhėtare.

Ky ėshtė sistemi i diktaturave qė pėrndoqi, pėrdhunoi dhe eliminoi ndjenjėn kombėtare e pėr fatin e keq vazhdon akoma ...... pėrderisa historia nuk po shkon nė vend. Ata qė u sublimuan pėr t'i dhėnė dritė kėtij kombi, u gjykuan me plumb. Isufi deri nė grahmėn e fundit tė shpirtit tė tij luftoi pėr origjinėn Trako-Ilire e nė kėrkim tė tokės amtare deri te ai gurė sinori ku belbėzon gjuha e ėmbėl shqipe e zogjve tė Fishtes. Duke mos u futur nė hollėsira historike sepse kėto janė probleme akademikėsh nė histori, e cila duhet tė jetė nė drejtim tė ruajtjes sė vlerave e nė vėrtetesinė e tyre.

Historigrafisė shqiptare i mbetet detyrė e ngutshme tė nxjerrė nė pah kėtė bilanc historik me vlera tė mėdha kombėtare e mė nė gjerėsi botėrore. Kėtu flitet pėr njė realitet historik tė veprave tė tij e dekadat qė vijnė u hapin rrugėn brezave, ta ndėrtojnė atė pėr tė qenė tė sigurtė mbi themelin e saj. Kjo mbetet njė nga rrezet jeshile tė kėsaj vėrtetėsie. Jeta e Isuf Luzajt pėr edukimin e brezit tė ri, vazhdon me fillimin e punės si pedagog nė tregtaren e Vlorės, nė Normalen e Elbasanit e mė vonė nė atė tė shkollės qytetėse tė Korcės. Me fillimin e shfaqjeve te tij nė shtyp dhe aktiviteti i tij pėr evoluim shoqėror dhe kundėr rregjimit tė fashizmit nė Shqipėri, nga viti 1937, deri nė vitin 1942, provoi kalvarin nė tė gjitha ato lloje burgjesh qė nga Shqipėria deri nė Gaeta tė Italisė, e nė vazhdim nė atė tė Miventotenit e mė vonė pėr rrezikshmėri tė lartė e ēuan nė burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit mė 1942, agjentura fashiste, duke bėrė seleksionimin nė listat pėrkatėse pėr elementin kundėrshtar tė saj, arrin nė pėrfundimin se Prof. Dr. Isuf Luzaj duhej izoluar pėrfundimisht. Nė kėto kushte pėr tė fillon ajo jetė e vėshtirė konspirative e nė vazhdim e realizimeve tė ideve te tij, pėr tė mbrojtur demokracinė pėrkundrejt lėvizjes regresive komuniste.

Qė nga viti 1939 deri nė vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik nė demostratat e deri nė formimin e pluralizmit nė Shqipėri me krijimin e Partisė Social Demokrate si dhe nė qytetet Shkodėr, Vlorė, Tiranė. Nė kėto grupe militonin njerėz me kualifikim tė lartė, bij tė familjeve patriote qė e nisėn jetėn nga baza e lart brenda ndėrgjegjshmėrisė pėrkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qė kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesėmarrjen e pandarė te Isufit, nė themelimin e kėtij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve tė reja, duke i ndjekur ata nė jetėn e tyre e pėr t'u krijuar kushtet maksimale pėr tė vazhduar studimet nė vendet perėndimore.

Ndėrgjegjėsimi mbarė-shoqėror, nuk vjen nga partia e partitė, duke i ngjitur kombit lloje ēibanėsh e kushedi nga ku, por vetėm nga rruga e historisė dhe nė verifikimin e saj. Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjatė luftės mbarė popullore kundėr nazifashizmit, nga jugu nė veri nga lindja nė perėndim e nė diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku janė etazherėt. Isufi ishte kundėr ēfarėdo spekullimi moral e politik. Siē po ndodh sot me kėtė korrupsion tė pa mbarim, duke tė grabitur pronėn, shenjtėrinė e jetėve, e duke sunduar mbi njė popull kaq tė drobitur qė nuk i mungon zgjuarsia, por qė pėrjetėsisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamėsia e Isufit mbetet profetike nė parashikimin e madh tė tij per erėn e demokracisė. Ai e mbrojti kėtė pa asnjė mėdyshje, nė Mukje e kudo e deri nė interesimin e madh tė kundėrshtarėve tė kėsaj linje, siē ishte komunizmi me pėrfaqėsuesit e tij, qė nuk rreshtėn duke u ballafaquar me tė pėr ta tėrhequr nga ana e tyre. Prof. Dr. Isuf Luzaj as dhe njė herė nuk pranzi. Nė takimin e parafundit me Enver Hoxhėn, Isufi si njė shqiptar i madh, ballas kuvendoi: "Jam i sigurtė, ju do ta fitoni kėtė luftė... Unė nuk kam frikė dhe as turp siē thua ti, shok i mirė, por nuk bashkohem me ty. Unė kam turp nga ndėrgjegjia ime qė nuk beson nė ideologjinė marksiste-leniniste, si zhvillimi mė i mirė i jetės sė popujve. Besoj nė demokraci. Nė vatrėn e lindjes sė marksizmit kurrė nuk ka demokraci, por veēse krim, torturė, punė tė detyruar, etj."

Isufi mund tė pranonte miqėsinė, por kurrėn e kurrės kompromisin. Aq mė tepėr kur ishte fjala pėr fatet e atdheut. Kėtu mbetet dėshpėrimi i madh i Isufit, nė kėtė ndarje njė herė e pėrgjthmonė e pėr mė themeloren, pėr agoninė qė po i trokiste Shqipėrisė nė derė. Pėr fatin e keq, ajo erdhi. Prof. Dr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjtė kontinentalė, njerėz tė pėrmasave tė tilla janė produkt i vetė natyrės dhe ata si pjellė e saj, hyjnė nė paralelizėm me tė dhe rikrijojnė vlerat e origjinės dhe kėto realitete sot, duke krijuar ato produkte tė vlefshme pėr tė cilat ka aq nevojė shoqėria. Brezi i ri duhet tė ngulmojė, tė zbulojė e te vihet nė ndjekje tė kėtyre produkteve. Nė mėrgimin e largėt, Prof. Dr. Isuf Luzaj, e mbylli jetėn e tij i pangopur si asnjėherė tjetėr, pėr mallin e zhuritur pėr atdheun mbarė jetėn. Ai nuk kėrkoi shpėrblim nga atdheu, veēse pak vend, sa pėr t'u prehur nga gjithė ajo lodhje e gjatė, e gjatė. Ashtu u bė! Duke mos u larguar nga Isufi, shkėputemi nga kjo pllakė e ftohtė, e lėmė atė nė shoqėrinė e natyrės dhe tė dheut tė tij, bir i tė cilit mbetet, e lėmė nėn hijen e Dafinės sė Dantes e nė relievin ngjyrė gri tė errėt tė malit, i cili po pret ardhjen e njė agimi tė ri.

--------
Me respekt per Gazeten Shqiptare 13 Janar 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.