Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Ministri i Rendit mbron vrasesit e Florian Viles
Postuar nga: Albo

Lajme Leter drejtuar ambasadorit amerikan ne Shqiperi, Xhejms Xhefrej

Zoti Ambasador!

Ne rradhe te pare me lejoni t'ju sjell urimet e mia te sinqerta si dhe te familjes sime per prezencen tuaj ketu ne vendin tone, si perfaqesuesi i shtetit me demokratik ne bote, te shtetit lider te paqes dhe demokracise, te shtetit qe kryeson lidershipin ne respektimin e standarteve demokratike per lirite dhe te drejtat fondamentale te njeriut dhe qe per ne njerezit e ketij dheu, vendi juaj ka qene dhe eshte nje aspirate shekullore e paraardhesve tane, e jona si dhe e brezave qe do te na pasojne.

Zoti ambasador, vendi juaj eshte i gjithe popujve, atyre te zhvilluar dhe atyre me pak te zhvilluar. Energjite tuaja shperthyese ne funksion te demokracise, shtetit ligjor, paqes, sigurise, respektit ndaj prones, individit, jetes, civilizimit, prosperitetit, jane per ne nje shprese per te kuptuar dhe besuar, qe edhe ne vendin tone ka nje mbrojtje, ka nje garanci qe ky vend apo njerezit e ketij vendi mund te drejtohen per t'u mbrojtur nga dhuna, terrorizmi ne te gjitha format e shfaqjes se tij.

Zoti ambasador, une quhem Lena Vila, bashkeshortja e ve e z.Florant Vila, biznesmenit te njohur shqitar, qe u ekzekutua me 9 prill 2003 nga nje akt i paster terrorist nga njerez te panjohur, te veshur me uniforme policie, ne prag te shtepise se tij, ne rezidencen "Flevi lmt". Ky akt i paster terrorist ka prekur rende ndergjegjen qytetare te vendit tone, ka indinjuar pa mase shoqerine shqiptare, ka lenduar shume shpirterisht te gjithe njerezit e familjes Vila dhe personalisht mua, gruan e tij, si dhe dy femijet e vegjel.

Zoti ambasador, familja ime, une, femijet e mij dhe te Florianit, prinderit tane, si dhe gjithe vendi yne eshte me afer se ndonjehere se bashku dhe solidar me ju ne sfiden ndaj luftes kunder terrorizmit.

Zoti Florian Vila ishte nje personalitet i njohur i biznesit shqiptar. Me pune dhe duke djersitur, duke respektuar ligjin dhe rregullat e tregut, ne ngritem dhe zhvilluam nje kompani te suksesshme, sic eshte "Flevi lmt" dhe eshte identifikuar ne tregun e materialeve te ndertimit, si hekur per tregues te larte te performances, si cilesi te larte, marredhenie te mira klient-furnitor, respekt dhe rigorozitet ligjor me institucionet shteterore, si tatim-taksa, sigurimet shoqerore, institucionet e kreditit, bashki, etj.

Zoti ambasador, me anen e kesaj letre une dua te ve ne dijeni se ketu ne Shqiperi krimi terrorist eshte bere shume i frikshem, shume i dhunshem, ku per ne shqipetaret nje vrasje ne prag te shtepise lendon dhe varret. Kjo vrasje na ka pikelluar te gjitheve, por akoma na rendon fakti, qe asgje s'eshte bere nga institucionet shqiptare nga organet e specializuara qe te zbardhin kete akt te shemtuar terrorist, duke e zvarritur dhe zgjatur ne kohe per ta lene me pas te arshivuar ne sirtaret e harreses. Insinuata te artikuluara edhe nga goja e ministrit, te papergjegjshme, ne nje TV privat kombetar si "Klan"-i per ta klasifikuar kete vrasje me motive jashte atyre te biznesit, jane shume ogurzeza dhe tregojne poziten mjerane te ketij lloj ministri manikin i krimit terrorist. Me ate deklarim, ministri i Rendit z. Luan Rama, nuk provoi gje tjeter pervec ate qe ka pohuar edhe vete, qe strukturat e rendit jane te inkriminuara, qe krimi dhe kriminelet jane bere me imunitet, se ketu ne Shqiperi mund te vrasesh dhe te dhunosh dhe te terroriozosh dhe shteti s'te thote gje. Ai provoi se kriminelet kane avokatin e tyre per t'i mbrojtur, si dhe autoparlantin per t'i lajmeruar te largohen. Ky minister me brockullat e tij, ne te njejten kohe tregoi se organet e tjera te investigimit, te hetimit dhe akuzes duhet te fokusohen ku ai kerkon dhe do t'i fokusoje, duke e larguar vemendjen nga pista qe jane bere publike nga ana jone. Ishte ky minister Rendi, qe pak dite pas vrasjes, ne vijim te deklarates publike te organit te akuzes, prokurorise deklaroi lidhur me kete piste, se jane identifikuar vrasesit e biznesmenit z. Florian Vila.

Zoti ambasador, ky ndryshim llogoreje i ministrit te Rendit flet qarte per poziten e tij, per pafuqishmerine e tij per te zbuluar te verteten edhe ne te njejten kohe krijon ne menyre tinzare dhe fyese pista imagjinare, thjesht per te larguar veten nga pergjegjesia qe ka per funksionin qe ai kryen dhe keshtu qe te zgjase ditet e karriges se tij politike.

Zoti ambasador, per ne njerezit me te shtrenjte te familjes, kjo vrasje ka nje prapavije konkurrence, loje e pandershme tregu, nga ana e njerezve te lig, qe kerkojne ta fusin kete vend ne kthetra mafioze dhe te bejne ligjin, duke monopolizuar biznese dhe me pas duke terrorizuar njerez qe te shtrijne tentakulat e krimit oktopodian.

Zoti ambasador, per mua, bashkeshorten e z. Florian Vila, kjo vrasje nuk pa zbardh dot autoret e saj te vertete, si dhe te atyre qe fshihen pas tyre (se mbrohen me paturpesi edhe nga ministri i Rendit) ka shume rendesi qe te dal si e vertete. Kjo, jo vetem per te me lehtesuar mua, femijet tane, njerezit e aferm te Florianit, sado pak ate mungese shpirterore te njeriut tone te dashur, por se dhe kjo do te ndihmoje edhe shoqerine shqiptare te clirohet ne ndergjegjen e vet nga bota e krimit dhe terrorizmit. Une jam shume disponibel, qe te komunikoj me ju qe ju te ndermerrni inisiativen per plotesimin e kesaj dosje dhe te ndemjetesoni qe te nderhyni ne qeverine shqiptare si dhe te ndihmoni ne ngritjen e nje grupi te specializuar investigues per te hetuar rreth kesaj vrasje. Ne kemi nevoje shume per ndihmen dhe perkrahjen tuaj dhe te shtetit amerikan.

Duke besuar fort ne mbeshtetjen dhe interesimin tuaj, me lejoni edhe njehere t'ju pershendes ne emrin tim personal dhe te femijeve te mij, si dhe te afermve te familjes se Florianit.

Me respekt Lena Vila

E veja e Florian Viles


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.