Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shpesh te dashurit e pelqejne njeri tjetrin per cilesi qe nuk i kane e po ashtu, e lene njeri tjetrin per difekte qe nuk i kane.
--- Mme d`Agoult

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: Shindlerat shqiptarė
Postuar nga: Albo

Kulture Pandeli Pasko Kuteli

Mė shumė se njė vit mė parė miliona shikues italianė ndoqėn me interes filmin mbi Z. Perlaska, njė Shindler italian, i cili pati shpėtuar jetė tė hebrejve, gjė qė provon nevojėn e shoqėrisė pėr vlera. Ky shėnim tregon Shindlerat shqiptarė. Tė mos habiten ata qė lexojnė titullin. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore rreth 20000 shqiptarė shpėtuan 30000 jetė njerėzore nga nazistėt. Mė shumė se 1000 ishin hebrej, tė tjerėt - italianė. Veprimi shqiptar mbetet pėrgjithėsisht i panjohur nga Europa perėndimore. Hebrejtė e njohin zyrtarisht: emrat e tė drejtėve shqiptarė - musilmanė e tė krishterė - janė vendosur atje, nė kodrat e Jerusalemit, pėrbri pemėve tė mbjella pėr tė mos u harruar. Italianėt e njohin kėtė veprim, por turbull, si histori vetjake, ende jo zyrtarisht dhe jo tė njohur publikisht nėpėrmjet personave tė njohur.
Shqiptarėt dhe Hebrejtė. Njė pjesė e hebrejve tė shpėtuar jetonin prej kohe nė Shqipėri. Tė tjerė erdhėn para luftės e gjatė luftės nga vende fqinje e nga Europa Lindore. Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria e vogėl pati nderin tė ketė njė numėr hebrejsh mė tė madh se sa para saj. Thonė se edhe Ajnshtaini, para se tė ikė nga Europa drejt SHBA, kaloi nėpėr Shqipėri, nėn mbrojtjen e mikut tė tij shqiptar, Dr. Jovan Basho, mjek personal i Mbretit Zog.
Gjesti shqiptar i mbrojtjes sė hebrejve ėshtė normal pėr traditėn shqiptare, ku i huaji konsiderohet i shenjtė. Si popull i vuajtur nga ndėshkimet e tė huajve, me shpėrngulje tė mėdha, shqiptarėt u bėnė shumė tė ndjeshėm ndaj hebrejve. Ju ngjasonin pėr nga mėrgimet dhe pėr nga pėrulja qė provon i huaji larg vendit tė vet. Nė Kosovė nė vitet ’80 ishin pikėrisht shqiptarėt qė nuk lejuan ndėrtime urbane nė njė zonė ku kishin qenė varrezat ebreje. Kur panė karvanet biblike tė burrave e grave qė braktisnin vendin e tyre, qeveria e Izraelit – qartazi e prekur nga kujtimet e hershme dhe tė vonshme – pat qenė e para qė u dėgoi ndihma humanitare shqiptarėve tė Kosovės.
Shqiptarėt dhe Italianėt. Nėse qėndrimi shqiptar ndaj ebrejve kuptohen mė lehtė, strehimi i italianėve qė ndodheshin nė Shqipėri mbas kapitullimit tė Italisė mė 1943, me pėrmasa tejet mė tė mėdha, arsyetohet me vėshtirėsi: italianėt ishin pėrfaqėsues tė njė pushtimi tė panevojshėm, pikėrisht ditėn e tė Premtes sė Zezė, mė 7 Prill 1939. Pėr tė kuptuar kėtė qėndrim jo tė zakontė duhen shqyrtuar disa aspekte tė ndėrlikuara historike nė kohė tė afėrme e tė largėt. Para pushtimit, prania e Italisė nė Shqipėri ishte e dukshme nė treg e nė ndėrtime rrugėsh. Tirana po shndėrrohej nė qytet tė bukur kryesisht nga arkitektė italianė: shėtitore tė gjera e ndėrtime qė ruajnė edhe sot bukurinė. Tirana kishte nė qendėr sheshin “Skėnderbej” e ndėrkohė njė nga sheshet e mėdha tė Romės u quajt Sheshi “Shqipėria” (Piazza Abania) me njė monument tė Skėnderbeut, gjest qė pėrkėdhelte krenarinė shqiptare, ngjallte shpresa pėr marrėdhėnie bazuar nė respekt.
Por mė 1939 Italia e pėrzuri mbretin shqiptar, i cili pėr 15 vjet pati stabilizuar gjendjen dhe pati hedhur baza pėr rikthimin e vendit nė gjirin e shoqėrisė perėndimore, prej sė cilės pati mbetur i izoluar pėr 400 vjet. Nė zbarkim e mė pas, italianėt hasėn qėndresė tė armatosur tė paorganizuar, por mjaft mė tė madhe se sa ajo belge dhe holandeze ndaj gjermanėve. Ishin nacionalistėt shqiptarė, shumė prej tė cilėve patėn studiuar nė Itali, si oficeri Gjergj Mosko, i cili goditi me artileri oxhakun e njė anije ushtarake, Mujo Ulqinaku, etj.
Tė gjitha kėto u harruan kur ushtarėt italianė u shndrruan brenda njė dite nga pushtues nė refugjatė tė mbetur larg vatrave tė tyre dhe tė pėrndjekur nga gjermanėt. Shqiptarėt patėn provuar mirė kėto ndjenja; ua lanė pėrgjegjėsitė e luftės krerėve politiko-ushtarakė dhe pritėn 30 000 ushtarė nė shtėpitė e tyre tė varfra: ndanė bukėn me ata qė tani u trokisnin tek dera veshur me njė aureolė tė shenjtė, atė tė mikut. Asnjė italian nuk iu dorėzua gjermanėve, tė cilėt i kėrkonin me ngulm. Rreth 1500 italianė formuan batalionin “Antonio Gramshi” - emėr simbolik i komunistit italian mė tė njohur tė asaj kohe, i cili kishte origjinė shqiptare. Nė malet e Shqipėrisė, nė veri e nė jug, mbetet i gjallė kujtimi i pranisė tė italianėve nė vatrat e tyre. “Ishin njerėz tė mirė, dinin tė punonin”, -tė thonė edhe sot dėshmitarėt. Ende sot nė kadastrėn bujqėsore toka e re hapur nga Mario mbetet e regjistruar si “ara e Marios”, nė krah tė “arės sė Pietros”, etj
Qėndrimi ndaj italianėve tregon se shqiptarėt e kanė shumė tė zhvilluar kujtesėn kolektive. Shumė ushtri pushtuese shkelėn malet e Shqipėrisė dhe pati qėlluar qė shtetet dėrguese tė kapitullojnė, por mikpritja ndaj ushtarėve italianė nuk iu pat ofruar kurrė ushtarėve tė tjerė, tė cilėt vdiqėn nė tė njėjtat male nė dimrat e egėr tė luftrave ballkanike.
Njė tjetėr vėzhgim: Italia nuk ėshtė vendi i vetėm i mėrgimeve shqiptare mbas pushtimit turk. Janė edhe Greqia, Turqia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Egjipti e deri Ukraina. Por Italia ėshtė i vetmi vend ku shqiptarėt patėn ruajtėn mė mirė gjuhėn dhe traditat shenjė tjetėr e respektit reciprok mes dy popujve. Nė Itali u botuan librat e parė shqip (1555) gramatika e parė shqipe (1701), gazetat e para, u hapėn kolegjet e para pėr shqiptarė e pėr mėsues tė gjuhės shqipe qysh nė shekujt XV-XVI dhe katedrat e para tė gjuhės shqipe. Mė 1703 papa shqiptari Klementi XI organizoi Kuvendin e parė tė Arbėrit; dy kuvendet e tjera mė 1895 dhe mė 1897 i frymėzoi Franēesk Krispi – kryeministri shqiptar i Italisė.
E gjitha kjo, histori e afėrme dhe e largėt, e njohur pak nga njerėzit e fshatrave, por e ndjerė dhe e vėnė nė peshore me intuitė tė thellė, mendoj se qėndron nė bazė tė Shindlerizmit shqiptar ndaj italianėve nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Gjesti bujar i shqiptarėve ndaj italianėve nuk njihet ende. Nuk ka pėrkujtimore simbolike. Sa do t’u kish pėlqyer shqiptarėve, sidomos mėrgatės tė vjetėr e tė re, tė dėgjojnė njė fjalė tė mirė pėr gjyshėrit e tyre nga autoritetet italiane dhe pse jo, edhe tė KE! Kėtė duhet ta dinė mirė vetė italianėt - popull autentik mėrgimtarėsh. Kur Shindlerat shqiptarė tė njihen zyrtarisht do tė kemi njė frymė tė re nė marrėdhėniet mes popujve dhe njė hap drejt integrimit shqiptar nė BE.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.